Draft Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030

Ministri i Shtetit per Administraten Publike dhe Antikorrupsionin

|

Postuar më: 22.07.2024

|

Data e Mbylljes: 31.08.2024

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 5

|

Nr.Shikimeve: 2084

PDF

|

XML

DRAFT STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE KUNDËR KORRUPSIONIT 2024-2030, PLANI I VEPRIMIT 2024-2026 NË ZBATIM TË SAJ DHE PASAPORTA E TREGUESVE TË PERFORMANCËS

Vizioni i Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit, 2024-2030 është: Institucione publike që funksionojnë në përputhje me standardet më të larta të integritetit, transparencës dhe llogaridhënies publike dhe ofrojnë shërbime efiçente ndaj qytetarëve.

Ky vizion synohet të jetësohet nëpërmjet një strukture të bazuar në tre qëllime politikash:

(I) Parandalim - Politika e parë synon konsolidimin dhe zhvillimin e instrumenteve dhe mekanizmave të parandalimit të korrupsionit, duke promovuar integritetin dhe etikën përgjatë të gjitha hallkave të qeverisjes, si në nivel qendror ashtu edhe vendor. Parandalimi i korrupsionit ul nevojën për ndëshkim penal dhe ka një impakt më të gjerë në promovimin e besimit të publikut dhe qeverisjes së mirë të zyrtarëve publikë.

(II) Ndëshkim - Nëpërmjet politikës së dytë Strategjia do të synojë konsolidimin e hetimit dhe ndjekjes penale të korrupsionit. Institucionet ligjzbatuese dhe organet e drejtësisë do të duhet të jenë në gjendje që të përdorin mjete hetimore efektive, të dedikuara për të luftuar korrupsionin, si dhe burime të mjaftueshme njerëzore dhe financiare në kuadër të këtij funksioni, si dhe rritjes së bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të luftës kundër krimit transnacional.

(III) Ndërgjegjësim - Nëpërmjet politikës së tretë strategjia synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit kundër korrupsionit, së pari, nga rradha, por edhe nga rëndësia, përmes forcimit të edukimit mbi integritetin në sistemin arsimor parauniversitar, përgjatë të gjithë cikleve të tij, si dhe  forcimin e edukimit të sektorit publik, me qëllim garantimin e një sektori publik përgjegjës dhe llogaridhënës para shoqërisë.

Risitë kryesore që parashikon SNKK 2024-2030 në krahasim me kuadrin strategjik të mëparshëm janë:

  • Sigurimi i harmonizimit të legjislacionit me standardet e Bashkimit Evropian.
  • Fokus i përqendurar në sektorët me risk të lartë korrupsioni.
  • Forcimi i koordinimit ndërinstitucional në luftën kundër korrupsionit.
  • Forcimi i organeve ligjzbatuese për të krijuar një historik solid të hetimit, gjykimit dhe dënimit të veprave penale të korrupsionit
  • Forcimi i mekanizmave të parandalimit të korrupsionit në qeverisjen vendore.
  • Promovimi i integritetit në sektorin privat.
  • Edukim i shtuar i të rinjve mbi etikën, integritetin dhe ligjshmërinë.

Komentet nga qytetarët

arrow

Agjencia e Trajtimit te Sherbimeve

Bashkepunimi me Agjenci private me të njëjtin qëllim do të ishte i nevojshëm dhe efiqent.

Postuar më: 28.07.2024 05:39

arrow

Alban K.

Objektivi Specifik 1.6
“Forcimi i kornizës së sinjalizuesve për zbulimin e hershëm të korrupsionit”
Mbi këtë pikë që ndodhet në faqen 42 të Draft Strategjisë, do të shtoja këto sugjerime:
1.Lind e nevojshme që roli i sinjalizuesve të forcohet e inkurajohet nëpërmjet rritjes së shpërblimit financiar. Nuk mjafton një pagë fikse mujore, por duhen edhe stimuj me bonuse me përqindje mbi pagën bazë mujore, për çdo rast suksesi në sinjalizim.
2.Por edhe në të kundërt, kur në institucionin që punon sinjalizuesi, zbulohet nga palë të treta një rast korrupsioni, sinjalizuesi duhet të penalizohet mbi një përqidje të caktuar mbi pagën bazë, përveç masave të tjera administrative që aplikohen në këto raste.
3.Sinjalizuesi duhet ta ketë praktikë pune që të marrë info edhe në rrugë informale siç janë rrjetet sociale, portalet, gazetat, televizionet, individë jashtë institucioni, përpos rrugëve të tjera informuese brenda për brenda institucionit, që të nisë mbledhjen e fakteve e provave, sado që të jenë ato, por që krijojnë më pas bazën për ta referuar në organet përkatëse rastin si akt korruptiv.
4.Sinjalizuesi duhet të ketë informacion zyrtar nga institucioni për çdo vendimmarje që ka të bëjë me aspektet financiare të institucionit, apo me miratim licencash, lejesh, apo gjëra të këtij lloji. Kjo do e ndihmojë atë që nga hulumtimet të kuptojë nëse kemi apo jo akt korruptiv. Për shembull, kur ai informohet që është zhvilluar një tender dhe çmimi fitues për artikullin ‘X’ është 100 lekë, ndërkohë që ai e di që në treg ai artikull shitet 50 lekë (për aq sa ka mundësi ai të informohet mbi çmimet), kjo është një bazë e mirë për ta referuar rastin si korruptiv.
5.Sinjalizuesi nuk mund të jetë më i vogël sesa mosha dysheme 45 vjeç. Kjo për t’i dhënë më shumë autoritet figurës së tij, por edhe në aspektin e përvojës jetësore e intelektuale.
6.Sinjalizuesi duhet të jetë hallka që popullin Regjistrin Kombëtar Anti-Korrupsion, për individët që gjenden me shkelje të rënda. Ky Regjistër, duhet të jetë si filtër parandalues që individë të tillë të korruptuar të punësohen në institucione të tjera, ku të vijojnë avazin e vjetër të korrupsionit.

Postuar më: 19.08.2024 06:59

arrow

Josiba O.

Rritja e kapaciteteve profesionale të Oficereve të Sigurise në shkolla, në referim për parandalimin e korrupsionit të cilët duhen trajnuar,por duhet vendosur dhe një kordinator për sinjalizimin dhe punën me Oficeret ne shkolla, në varësi të Ministrit të Shtetit për Korrupsionin dhe Administratën Publike në mënyrë që të referojnë
 Oficeret e Sigurisë në shkolla japin orë të hapura dhe ndërgjegjësuese për edukimin ligjor në shkolla bazuar në edukimin ligjor të publikut por edhe tsrategjitë që miratohen cdo fillim viti nga MAS, në lidhje me drogën, trafikimin e të miturve, armët e zjarrit, sigurinë kibernetike, korrupsionin etj, Mund të krijoni fushata ndërgjegjësimi në shkolla bashkë me Oficeret e Sigurisë.
Përfshirja e Oficerëve të Sigurisë në shkolla në ligjin për aktivizimin e sinjalizimit siguron mbrojtjen e tyre.Sepse kjo strukture e re në shkolla nuk gëzon mbrojtje as kur referon informacionin në lidhje me veprat penale të miturve, krimin e organizuar në DVP, apo as kur referon informacionin në struktura të tjera MAS, ILDKP dhe për pasojë krijohen pengesa në ushtrimin funksional të detyrës së tyre për shkak se nuk gëzojnë mbrojtje në bazë të ligjit nr.60/2016
Duhet të përfshihen në strukturën e strategjisë në të 3 masat prioritare Parandalim-Ndëshkim-Ndërgjegjësim

Postuar më: 24.08.2024 12:26

arrow

Josiba O.

Rritja e kapaciteteve profesionale të Oficereve të Sigurise në shkolla, në referim për parandalimin e korrupsionit të cilët duhen trajnuar,por duhet vendosur dhe një kordinator për sinjalizimin dhe punën me Oficeret ne shkolla, në varësi të Ministrit të Shtetit për Korrupsionin dhe Administratën Publike në mënyrë që të referojnë  Oficeret e Sigurisë në shkolla japin orë të hapura dhe ndërgjegjësuese për edukimin ligjor në shkolla bazuar në edukimin ligjor të publikut por edhe tsrategjitë që miratohen cdo fillim viti nga MAS, në lidhje me drogën, trafikimin e të miturve, armët e zjarrit, sigurinë kibernetike, korrupsionin etj, Mund të krijoni fushata ndërgjegjësimi në shkolla bashkë me Oficeret e Sigurisë. Përfshirja e Oficerëve të Sigurisë në shkolla në ligjin për aktivizimin e sinjalizimit siguron mbrojtjen e tyre.Sepse kjo strukture e re në shkolla nuk gëzon mbrojtje as kur referon informacionin në lidhje me veprat penale të miturve, krimin e organizuar në DVP, apo as kur referon informacionin në struktura të tjera MAS, ILDKP dhe për pasojë krijohen pengesa në ushtrimin funksional të detyrës së tyre për shkak se nuk gëzojnë mbrojtje në bazë të ligjit nr.60/2016 Duhet të përfshihen në strukturën e strategjisë në të 3 masat prioritare Parandalim-Ndëshkim-Ndërgjegjësim

Postuar më: 26.08.2024 06:47

arrow

DHOMA AMERIK. E TREGT. NE SHQIPERI

Dhoma Amerikane e Tregtisë përgëzon iniciativën për miratimin e një strategjie të re me afat kohor 2024-2030, e cila fokusohet në rikonceptimin e objektivave specifike, si dhe vlerëson pozitivisht përfshirjen e nevojës për integritet në sektorin privat në draft-strategji duke mirëpritur angazhimin në këtë drejtim.

Megjithatë, vëmë re se, pavarësisht reformave dhe aktiviteteve kundër korrupsionit të ndërmarra vitet e fundit, zbatimi, llogaridhënia dhe transparenca e raportimit mbeten sfida të rëndësishme. Parandalimi dhe ndëshkueshmëria duhet të jenë të matshme dhe të përfshijnë raportime periodike publike. Këto masa duhet të synojnë rritjen e besimit të qytetarëve, komunitetit të biznesit dhe investitorëve të huaj në një qeverisje transparente që përfshin të gjithë palët e interesit dhe zbaton ligjet e harmonizuara me direktivat e BE-së. Matja e rezultateve duhet të shkojë përtej miratimit të akteve, duke përfshirë raste konkrete të korrupsionit për secilin institucion raportues.

Mendojmë se Strategjia dhe plani i veprimit duhet t'i japin më shumë hapësirë sektorit privat në luftën kundër korrupsionit. Angazhimi me sektorin privat duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe efektiv. Aktualisht, promovimi i integritetit në sektorin privat mbetet në nivelin e një normimi të butë dhe nuk është i mjaftueshëm për të trajtuar problematikat e tij. Korrupsioni në sektorin privat merr forma të ndryshme, përfshirë marrëdhëniet me institucionet dhe brenda strukturave të entitetit ligjor, gjatë zinxhirit të furnizimit dhe në mjedisin shoqëror. Praktikat e vendeve të tjera tregojnë se programet e pajtueshmërisë, si Kodet e Etikës dhe rregullat e brendshme, nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar korrupsionin në sektorin privat.

Aktualisht mungon një analizë e detajuar mbi korrupsionin në sektorin privat, i cili shpesh është i ndërthurur me korrupsionin në sektorin publik. Për këtë arsye, sugjerojmë që Objektivi 1.9 i Strategjisë të ketë një rol më të rëndësishëm dhe të paraprihet nga një analizë e hollësishme për identifikimin e problematikave në sektorin privat, në mënyrë që ndërhyrjet të jenë adekuate.

Gjithashtu, sugjerojmë që reformat, kur është e mundur, të rikonceptojnë organet ekzistuese për të shmangur mbivendosjet institucionale dhe të kompetencave, siç është rasti i njësisë përgjegjëse të parashikuar në Ligjin Nr. 60/2016 "Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve" dhe Rrjeti i Koordinatorëve kundër Korrupsionit, i ri konceptuar nga pikëpamja e organizimit dhe funksionimit me Vendimin Nr. 618, datë 20.10.2021 të Këshillit të Ministrave.

Duke shpresuar se sugjerimet tona do të merren në konsideratë,

Me respekt,
Dhoma Amerikane e Tregtisë!

Postuar më: 30.08.2024 10:45

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.