Njoftim për konsultim publik të Projektplanit të Menaxhimit të Riskut nga Përmbytjet, Baseni Lumor Ishëm.

Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore

|

Postuar më: 09.10.2024

|

Data e Mbylljes: 09.04.2025

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 585

PDF

|

XML

Projektplani i Menaxhimit të Riskut nga Përmbytjet, Baseni Lumor Ishëm, ka për qëllim final, miratimin e një dokumenti planifikues i cili i shërben institucioneve shtetërore, enteve publike e private për të menaxhuar në mënyrë të harmonizuar riskun nga përmbytjet dhe marrjen e masave efektive, me qëllim parandalimin dhe reduktimin e pasojave të mundshme negative nga përmbytjet për shëndetin e njeriut, mjedisin, trashëgiminë kulturore dhe aktivitetin ekonomik, në zonat respektive.

Projektplani është hartuar nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU), me mbështetjen e projektit “Instrumenti Lehtësues i Projekteve të Infrastrukturës (IPF), instrument i asistencës teknike në Kuadër të Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF)” dhe ka marrë miratimin paraprak në Këshillin Kombëtar të Ujit (vendimi nr.6, datë 27.9.2024).

Procesi i konsultimit të këtij projektakti do të realizohet nga, dhe nëpërmjet AMBU-së, në cilësinë e organit përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e burimeve ujore, përfshirë këtu edhe menaxhimin e risqeve nga përmbytjet, që ka për detyre bashkërendimin e punës në përputhje me dispozitat e ligjit nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin Publik”.

Ju ftojmë të njiheni me Projektplanin e Menaxhimit të Riskut nga Përmbytjet, Baseni Lumor Ishëm, dhe të jepni mendimet, sugjerimet, komentet dhe propozimet tuaja, në lidhje me këtë dokument.

Lutemi, të dërgoni komentet tuaja, brenda një periudhë 6 mujore.

Njëkohësisht, mund të kontaktoni edhe në adresat hermon.bonati@ambu.gov.al; irmathemeli@ambu.gov.al; info@ambu.gov.al.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.