PROJEKTLIGJ "'PER KADASTREN"

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më: 31.10.2018

|

Data e Mbylljes: 28.11.2018

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 2237

PDF

|

XML

Qëllimi i këtij ligji është:

  1. Përcaktimi i rregullave për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si institucioni shtetëror përgjegjës për administrimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme, si dhe për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë (Ligjërimi i ndërtimeve pa leje, proceset e lidhura me tokën bujqësore, trajtimin e pronës dhe inventarizimin e pronave shtetërore) të trajtuara me ligj të posaçëm.
  2. Përmirësimi i kuadrit ligjor për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, duke parashikuar norma të reja ligjore për mënyrën e administrimit të regjistrit publik të këtyre pasurive, pasqyrimin e të drejtave dhe detyrimeve që rëndojnë mbi pasuritë e paluajtshme, si dhe përmirësim-përditësimit të të dhënave të regjistrit për të korrigjuar pasaktësitë gabimet materiale të mbartura në të gjatë tre dekadave të fundit.

Objektivi final i kësaj nisme është garantimi i sigurisë në marrëdhëniet juridike të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme duke sjellë si pasojë zgjidhjen e efekteve negative, ekonomike dhe sociale që kanë shoqëruar këtë fushë të së drejtës dhe të veprimtarisë shtetërore.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.