Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 103/2016 “Për akuakulturën”, i ndryshuar
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
|
Postuar më: 14.10.2026
|
Data e Mbylljes: 11.11.2026
|
Statusi: Konsultim i hapur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 55
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural hap procesin e konsultimit publik për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 103/2016 “Për akuakulturën”, i ndryshuar”.
Ky projektligj ka për qëllim përmirësimin dhe qartësimin e kuadrit ligjor në fushën e akuakulturës, nëpërmjet përcaktimit më të saktë të regjimeve juridike që zbatohen sipas natyrës së mjedisit ku zhvillohet veprimtaria. Ndryshimet e propozuara synojnë të adresojnë paqartësitë e konstatuara gjatë zbatimit të ligjit nr. 103/2016 “Për akuakulturën”, të ndryshuar, dhe të krijojnë një kuadër më funksional për zhvillimin e sektorit.
Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja brenda 20 ditëve pune nga data shpalljes së njoftimit të procesit të njoftimit dhe konsultimit publik në adresën Kjara.Vogli@bujqesia.gov.al.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim