Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë për të Mitur 2027–2030

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më: 22.10.2026

|

Data e Mbylljes: 19.11.2026

|

Statusi: Konsultim i hapur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 628

PDF

|

XML

Projektakti për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë për të Mitur 2027–2030, Plani i Veprimit si dhe pasaporta e treguesve (SNDM III në vijim), propozohet nga Ministri i Drejtësisë, si një dokument politik i Qeverisë Shqiptare dhe si një nga prioritet kyçe të Ministrisë së Drejtësisë, në kuadër të konsolidimit të arritjes së Reformës në Drejtësi për të mitur, sipas standarteteve më të mira evropiane.

Hartimi i SNDM-së është paraprirë nga analiza e zbatimit të strategjisë, planit të veprimit (2022-2026) dhe pasaportës së treguesve. Analiza e secilit objektiv specifik dhe strategjik është bazuar në analizën e treguesve të realizuar, duke vënë në pah përparimet e bëra, praktikat e mira të zbatuara, nevojën për konsolidimin e tyre si dhe vështirësitë e hasura në zbatimin e planit të veprimit dhe adresimin e tyre për zgjidhje në periudhën në vijim.

Kjo strategji synon të sjellë në praktikë përshkallëzim të masave tashmë të zbatuara, si dhe parashikon gjithashtu nisjen e aktiviteteve të reja për konsolidimin e drejtësisë miqësore për fëmijët, me vëmendje të veçantë masat e parandalimit parësor, parandalimin e recidivizmit, si dhe shërbimet miqësore në të gjitha hallkat e drejtësisë që prekin fëmijën.

Kontributet në kuadër të procesit të konsultimit dhe përmirësimit të përmbajtjes së këtij projektvendimi, do të përcillen nga subjektet e interesuara nëpërmjet postës elektronike drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, me anë të regjistrit elektronik në adresën http://www.konsultimipublik.gov.al, në adresën postare të Ministrisë së Drejtësisë “Bulevardi “Zogu I-rë”, Tiranë”, si dhe në adresën e emailit të Koordinatorit për konsultimin publik: Greis.Como@drejtesia.gov.al.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar