Për disa ndryshime në Vendimin nr. 1117, datë 16.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Menaxhimit të Integruar të Kufirit 2021–2027 dhe të Planit të Veprimit 2021–2023”, të ndryshuar”
Ministria e Punëve të Brendshme
|
Postuar më: 03.11.2026
|
Data e Mbylljes: 30.11.2026
|
Statusi: Konsultim i hapur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 20
Projektakti i propozuar ka për qëllim miratimin e Planit të Veprimit 2026-2027 të hartuar në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale të Menaxhimit të Integruar të Kufirit 2021-2027, i cili është përgatitur në vijim të Planit të Veprimit 2024-2025, që përfundoi afatin e zbatimit në dhjetor 2025.
Vizioni për kufirin është “Sigurimi i një qarkullimi të sigurt të shtetasve dhe mallrave nëpërmjet kufirit shtetëror dhe marrja e masave të nevojshme për të parandaluar dhe goditur të gjitha format e krimit ndërkufitar dhe të migrimit të parregullt.”
Në linjë me këtë vizion, objektivi kryesor strategjik është zhvillimi i një sistemi të integruar të administrimit të kufijve në përputhje me sistemin evropian të mbikëqyrjes kufitare, si dhe rritja e sigurisë kufitare duke përmirësuar bashkëpunimin në të gjitha nivelet dhe forcimin e kapaciteteve administrative, infrastrukturore dhe teknike.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim