Projektligji "Për produktet mjekësore për përdorim njerëzor"
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
|
Postuar më: 27.11.2026
|
Data e Mbylljes: 25.12.2026
|
Statusi: Konsultim i hapur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 36
Projektligji Për produktet Mjekësore per perdorim njerezor ka si qellim krijimin e nje kuadri ligjor te plote dhe te harmonizuar me legjislacionin farmaceutik te Bashkimit Evropian, i cili rregullon autorizimin e tregtimit, prodhimin, importin, shperndarjen me shumice dhe ndermjetesimin, shitjen ne distance, etiketimin, klasifikimin, publicitetin, farmakovigjilencen, si dhe mbikeqyrjen e produkteve mjekeesore per perdorim njerezor ne republiken e Shqiperise, me qellim garantimin e cilesise , sigurise dhe efikasitetit te tyre dhe mbrojtjen e shendetit publik.
Projektligji transpozon Direktiven 2001/83/KE te Parlamentit Evropian dhe te Keshillit, date 6 nentor 2001, "Mbi Kodin e Komunitetit lidhur me produktet mjekesore per perdorim njerezor", te ndryshuar, perfshire Shtojcen I te saj, si dhe permban masat kombetare te nevojshme per zbatimin e Rregullores (KE) nr. 1394/2007 te Parlamentit Evropian dhe te Keshillit , date 13 nentor 2007, "Per produktet mjekesore te terapive te avancuara dhe per ndryshimin e Direktives 2001/83/KE dhe te Rregullores (KE) nr.726/2004"
Objektivat qe synohen te arrihen me miratimin e ketij projektligji jane ;
Perafrimi i plote i legjilslacionit kombetar per produktet mjekesore me aquis te BE-se , ne permbushje te detyrimeve te Kapitullit 28 "Mbrojtja e konsumatorit dhe e shendetit" te negociatave te anetaresimit;
Forcimi i garancive per cilesine , sigurine dh efikasitetin e produkteve mjeksore qe qarkullojne ne tregun shqiptar, nepermjet satandardeve te vleresimit te njejta me ato te autoriteteve rregullatore te shteteve anetare ;
Ngritja e nje sistemi kombetar farmakovigjilence te integruar me rrjetin evropian, me detyrime te qarta per mbajtesit e autorizimit te tregtimit, profesionistet e shendetesise dhe AKBPM-ne.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim