Vlerësimi i Ndikimit

Inspektoriati Qendror

|

Postuar më: 22.02.2019

|

Data e Mbylljes: 18.03.2019

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 2

|

Nr.Shikimeve: 2704

PDF

|

XML

EMËRTIMI I PROPOZIMIT TË POLITIKËS

Projektligj për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 10433, datë 16.06.2011, Për inspektimin, në Republikën e Shqipërisë”.

MINISTRIA UDHËHEQËSE  

Kryeministria

FAZA E POLITIKËS/VLERËSIMIT TË NDIKIMIT

Konsultim

BURIMI I PROPOZIMIT TË POLITIKËS

I brendshëm

DIREKTIVË/RREGULLORE E BE-së

Jo e zbatueshme

PUBLIKIMET DHE STRATEGJITË E LIDHURA

Programi Qeverisës 2017-2021, i Qeverisë; Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020 (SKZHI). Angazhimi i Qeverisë Shqiptare në Samitin e Londrës, Korrik 2018.

DATA E KONSULTIMIT PUBLIK

11.02.2019

DATA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT

22.02.2019

A E KA SHQYRTUAR KRYEMINISTRIA VLERËSIMIN E NDIKIMIT?

NËSE PO, JEPNI DATËN E SHQYRTIMIT

Jo

NUMRI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT

2019 – KM - Nr. 01

TE DHËNA KONTAKTI

(EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT)

Edvin Bica

Edvin.Bica@insq.gov.al

069 324 5868

 

 

PËRKUFIZIMI I PROBLEMIT

Cili është problemi në shqyrtim dhe cilat janë shkaqet e tij? Pse është e nevojshme ndërhyrja qeverisë?

 

Problemet konsistojnë në:

 

  1. Ekzistencën e konfliktit të ushtrimit të kompetencave në mes të nivelit qendror/lokal dhe atij ministror, megjithëse fushë veprimtaria e inspektorateve rregullohet me ligje të veçanta, në praktikë janë hasur pengesa të shumta mes të inspektorëve të nivelit qendror dhe atyre lokal. Inspektoratet grupohen në tri grupe:
  • Inspektorate që funksionojnë vetëm në nivel qendror;
  • Inspektorate që, përveç nivelit qendror, funksionojnë edhe me drejtori rajonale;
  • Inspektorate, që kanë varësinë nga një institucion tjetër.
  1. Mungesën e transparencës, efikasitetit të trupave inspektuese, ekzistenca e barrës administrative ndaj biznesit, të cilat janë hallka korruptive gjatë procesit të inspektimeve të të gjitha fushave, në Republikën e Shqipërisë.
  2. Mungesë profesionalizmi në ushtrimin e kompetencave me qëllim arritjen e objektivit, të Inspektorateve Shtetërore në Republikën Shqipërisë, atë të formalizimit të biznesit.
  3. Ushtrimin e veprimtarisë inspektuese, në mungesë të pavarësisë në vendimmarrje të trupës inspektuese si dhe nën ndikimin interferues politik, gjë e cila ka sjellë dhe realizim procedurash inspektuese në paligjshmëri si dhe në konsumim të hapur veprimesh korruptive.
  4. Kapacitetet institucionale, infrastrukturore të pamjaftueshme në, burime njerëzore, logjistikë dhe kapacitete laboratorike, të cilat janë domosdoshmëri për të forcuar funksionin e inspektimit, monitorimit të zbatueshmërisë së kuadrit rregullator nga bizneset dhe jo vetëm.
  5. Kërkesa ligjore të njëjta nga më shumë se një inspektorat, duke çuar edhe në mbivendosje të veprimtarisë inspektuese.
  6. Shqyrtimi i ankimimit në Inspektoratin Shtetëror, i cili licencon, programon, planifikon, inspekton,  Operatorin e Biznesit dhe në të njëjtën kohë kryen dhe shqyrtimin e ankimimit, gjë që çon në konsumimin nga trupa kolegjiale të elementëve korruptivë dhe vendosjen e subjektit nën presion administrativ.

Ndërhyrja e Qeverisë është e nevojshme sepse pa këtë ndërhyrje, situata e inspektimeve në vend do të vazhdojë të jetë e përfshirë në kushte jo të përshtatshme infrastrukture në Inspektorate, me inspektorë të pakualifikuar, me emërime nepotike, jo profesioniste, pa meritokraci dhe sistem karriere si dhe nën interferencat e ministrive përgjegjëse.

OBJEKTIVAT

Cilat janë objektivat dhe efektet e synuara të propozimit?

 

  • të garanohet pavarësia funksionale e Inspektorateve me efektin e ndarjes së politikë-bërjes nga procesi i inspektimit;
  • të menaxhohen dhe koordinohen më mirë Inspektoratet Shtetërore, duke qenë se riorganizohen në më pak inspektorate;
  • të ruhet numri ekzistues i inspektorëve në inspektorate, të pa ndryshueshëm;
  • të ulet numri inspektimeve aktuale, duke qenë se trupat inspektuese organizohen nga trupa me 1 - 2 inspektorë, në trupa inspektuese me 3 - 5 inspektorë;
  • të ulet  numri i inspektimeve në Operatorët e Biznesit, nga 184 217 inspektime/vit, në 47 610 inspektime/vit, pra parashikohen të realizohen ~ 74% e inspektimeve më pak, ulje e cila do të thotë: ulje e barrës administrative, ulje të kostos në kohë/orë inspektimi pranë bizneseve, rritje cilësore e procedurës së inspektimit;

 

OPSIONET E POLITIKAVE

Cilat janë opsionet kryesore të politikave, duke përfshirë mënyrat ndaj rregullimit? Duhet të bëni krahasimin e avantazheve/përfitimeve kryesore dhe të dizavantazheve/kostove të opsioneve të mundshme. Duhet të përcaktoni detajet në lidhje me opsionin e preferuar.

 

Opsionet e mëposhtme, janë marrë në konsideratë për të realizuar politikat e ndërmarra të Qeverisë Shqiptare:

 

Opsioni i status quo, i ligjit nr. 10433, datë 16.06.2019, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ka krijuar një gjendje ekzistuese të veprimtarisë së inspektimit në të gjitha fushat me problematikat e shënuara më sipër.

Opsioni 1 – është për ndryshime në ligjin nr. 10433, datë 16.06.2019, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, sipas propozimit të ecurisë së inspektorit me sistem karriere, si dhe parashikon evitimin e të gjitha momenteve ligjore, të cilat bëhen burim abuzimi dhe keqinterpretimi nga inspektori.

Opsioni 2 – është për ndryshime në ligjin nr. 10433, datë 16.06.2019, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, sipas propozimit të rekrutimit të inspektorit jashtë shërbimit për nëpunësin civil si dhe me sistem gradash, duke krijuar për inspektorin një figurë “policore”.

 

ANALIZA E NDIKIMEVE

Cilat janë ndikimet e opsionit të preferuar? Kjo duhet të përfshijë ndikimet me vlerë monetare të përcaktuar dhe ndikimet pa vlerë monetare të përcaktuar mbi buxhetin dhe bizneset.

 

  • Ndikimet ekonomike të opsionit të preferuar do të përfshijnë, kostot e drejtpërdrejta për sektorin publik - financimi nga buxheti i shtetit për zgjerimin e institucionit, Inspektoratit Qendror (Inspektorati  i Përgjithshëm Shtetëror).
  • Ndikim në kostot e drejtpërdrejta, do të sjellë edhe ndërtimi i Godinës së re të Inspektoratit Qendror dhe Inspektorateve Shtetërore i përshtatur me standardet evropiane. Është projektuar grupimi i të gjitha Inspektorateve shtetërore në një godinë të përbashkët, të konceptuar si një objekt shtetëror multi-funksional, sipas një ndërtimi me standarde bashkëkohore.
  • Përfitim ekonomik për sektorin publik, do të shoqërohen me Ristrukturimin e Inspektorateve Shtetërore, i cili do të sjellë riorganizimin e strukturave në sektorët mbështetës (sektorët e burimeve njerëzore, juridike, financiare dhe shërbimeve mbështetëse), duke minimizuar numrin e punonjësve në këta sektorë duke i grupuar në 6 Inspektorate.
  • Përfitimet cilësore kryesore, do të vinë nga grupimi i të gjitha Inspektorateve Shtetërore i cili do të rrisë bashkëpunimin e të gjitha trupave inspektuese dhe realizimin e inspektimeve të përbashkëta me kosto sa më të ulët administrative. Përmes optimizimit e racionalizimit të mjediseve e ambienteve synohet që të ketë një ndarje me racionale të detyrave e prioriteteve nga e njëjta adresë gjeografike; koordinim më të mirë të ekipeve inspektuese të inspektorateve shtetërore; pajisje e mjete më cilësore transporti e elektronike për ekipet inspektuese; më tepër eficiencë e përgjegjshmëri në reagimin ndaj kërkesave të qytetarëve; një qendër e vetme prej ku qytetari të bëj një njoftim apo denoncim dhe prej ku të ndjekë apo të marrë përgjigje për kërkesën e tij; një kod më të mirë veshje, sjellje e performancë prej inspektorëve të vendosura në të njëjtin objekt; burime njerëzore më të përqendruara e me ekspertizë në rritje; garantim të trajnimit e kualifikimit në vazhdimësi për të gjithë inspektorët, në të njëjtën vendndodhje; siguri e garanci më e lartë në mbajtjen e ruajtjen e regjistrimeve të çështjeve të inspektimeve duke e patur infrastrukturën elektronike dhe sallën e Serverëve, si dhe ofruesin e shërbimit Internet nga e njëjta qendër nga i njëjti ofrues; mekanizma më të mirë për rritjen e përgjegjësisë së inspektorëve shtetërore,  lehtësi e bizneseve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe  shkëmbim të informacionit në kohë reale etj.
  • Ndikim ekonomik pozitiv për bizneset, përfshijnë krijimin e një klime  të favorshme për zhvillimin e konkurrencës së ndershme, garantimin e rregullave të njëjta në treg, rritjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e ekonomisë në tërësi. Do të ketë gjithashtu edhe disa lloje ndikimesh pozitive jo të drejtpërdrejta ekonomike të mundshme, duke përfshirë formalizimin e ekonomisë me synim, uljen e barrës administrative, dhe uljen e korrupsionit.
  • Ndikim social pozitiv jo të drejtpërdrejtë, i cili konsiston në  rritjen e besimit tek qytetarët për funksionimin dhe zbatimin e ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve.

 

ARSYETIMI I OPSIONIT TË PREFERUAR

Shpjegoni arsyet për zgjedhjen e opsionit të preferuar. Ju lutemi jepni nëse është e mundur koston dhe përfitimin me vlerë të përcaktuar monetare.

 

Opsioni i rekomanduar/i preferuar është Opsioni 1, ndryshimi i ligjit nr. 10433, datë 16.06.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, i cili duhet të shkojë paralel edhe me riorganizimin dhe konsolidimin e trupave inspektuese në Inspektorate, me vullnetin për t’i zbatuar procedurat e inspektimit dhe aktivitetet laboratorike, më me efektivitet, eficiencë dhe ekonomi.

Përmirësimet cilësore në veprimtaritë inspektuese do të garantojnë inspektime me standarde bashkëkohore, me trupa inspektuese profesionale, me kushte më të mira pune, që ushtrojnë parimet bazë të ndryshuara në ligjin për inspektimin.

Kërkesat ligjore që do të çojnë në ofrim të shërbimeve ndaj Operatorëve të Biznesit me standarde bashkëkohore, i janë referuar modeleve dhe praktikave më të mira të marra nga bashkëpunimi me ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të fushës, modele të cilat kanë çuar në propozimin e opsioni preferencial.

  1. do të evitohen, anshmëritë, dublikimet dhe mbivendosjet, në procedurat inspektuese, duke reduktuar numrin ekzistues të inspektimeve.
  2. do të sigurohet, rritje cilësore e kapaciteteve kontribuese institucionale si dhe e integritetit të trupave inspektuese nëpërmjet një procesi rekrutimi të standardizuar bazuar në sistemin e karrierës.
  3. do të evitohet fryrja e strukturave të sektorëve mbështetës në Inspektorate, drejtori agjenci.
  4. do të sigurohet një menaxhim më me efektivitet, eficencë, dhe ekonomi të fondeve publike. Një planifikim dhe menaxhim i mirë i fondeve publike do të sjellë ulje të riskut në sistemet e menaxhimit të burimeve njerëzore, sistemet e pagesave, sistemet e prokurimeve, sistemet e kontabilitetit dhe raportimit financiar, dhe sistemet e programimit dhe zbatimit të buxhetit.

 

Ky opsion do të sjellë më shumë përfitime sesa kosto, por vlera monetare e kostos dhe e përfitimeve nga ndikimet e mundshme nuk ka qenë e mundur të përcaktohej për shkak të të dhënave dhe informacionit të kufizuar. Sidoqoftë, ato janë vlerësuar në aspektin cilësor, aty ku ka qenë e mundur. Përveç kësaj, ndikimi faktik do të ndihet pasi të hartohen dhe të miratohen aktet nënligjore.

Kostoja e përllogaritur në total e opsionit të preferuar mbi buxhetin e shtetit gjatë periudhës 3-vjeçare menjëherë pas miratimit të ligjit (kostoja në total në lek, çmimet aktuale, në terma nominalë):

në 000/ lekë

Viti 2019

Viti 2020

Viti 2021

774 060

1 237 858

360 834

 

 

 

KONSULTIMI

Jepni një përmbledhje të çdo konsultimi të kryer (me kë dhe si jeni konsultuar?), çfarë pikëpamjesh janë shprehur, si janë trajtuar ato, domethënë çfarë ndryshimesh janë pranuar dhe çfarë janë refuzuar dhe arsyet pse?)

 

Inspektorati Qendror, finalizimin e ndryshimeve në ligjin nr. 10433, datë 16.06.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, e ka kryer pasi ka realizuar konsultime të njëpasnjëshme për opsionet e propozuara, jo vetëm me publikun, por edhe me aktorë të tjerë të interesit, gjatë vitit 2017-18 e në vijim, ku përmendim ato më me rendësi, konkretisht:

 

Grupin teknik, ku IQ ka qenë pjesë përbërëse e tij, i cili është ngritur me Urdhrin nr. 157, datë 04.10.2017, “Për ngritjen e  Komitetit Drejtues për ndjekjen e procesit të Ristrukturimit të Institucioneve të Varësisë”, duke përfshirë dhe inspektoratet shtetërore. Gjatë periudhës kohore Tetor 2017 deri në Dhjetor të 2017, grupi teknik ka kryer mbikëqyrjen e veprimtarisë inspektuese në 15 Inspektorate Shtetërorë, duke analizuar problematikat.

 

Departamentin Antikorrupsion në Kryeministri, si pjesë e diskutimeve profesionale për këtë çështje.

Projektin “Tweening Project Against Corruption”, i financuar nga BE, i ka mundësuar ardhjen e ekspertëve ndërkombëtarë në fushën e derregullimit, të cilët kanë kontribuar me mendimet e propozuara.

Marrëveshjen e nënshkruar më datën, 1 Shkurt 2018, ndërmjet Inspektoratit të Përgjithshëm të Administratës Publike Franceze dhe IQ të Republikës së Shqipërisë, nga e cila u mor kontribut i veçantë nga disa inspektorë të përgjithshëm, për njohjen me përvojat më të mira të këtij inspektorati, i cili renditet nga më të mirët në vendet anëtare të BE.

Organizimin me drejtuesit e  Dhomave të Biznesit vendase dhe të huaj, në takimin e datës 6 Nëntor 2018, nga Zv. Kryeministri, ku u diskutuan arritjet e shënuara nga Inspektorati Qendror në lidhje me standardet e arritura për kryerjen veprimtarinë inspektuese nga Inspektoratet Shtetërore.

Biznesin vendas dhe të huaj, të cilët kanë kërkuar me shkresë, drejtuar Kryeministrit, miratimin sa më shpejtë të ndryshimeve, të përgatitura nga ana jonë në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror.

Takimin e organizuar në datat 5 dhe 6 Dhjetor, ku u prezantua inspektimi bazuar në metodologjinë e analizës së riskut, dokumente standarde, listë-verifikimi, me pajisje dixhitale, online, me tableta, sistem recorder "Video & Audio", pranë dhe në prani të biznesit apo entit publik/privat. Takimi u realizuar me prezencën e drejtuesit të lartë të OECD, Kryeinspektorit të Përgjithshëm të Administratës Franceze dhe Kryeinspektorin e Këshillit të Inspektoratit të Maqedonisë, me pjesëmarrjen e Këshilltarit të Zv. Kryeministrit, Koordinatorit të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave dhe me Kryetarët e Dhomave të Biznesit vendas e të huaj, që operojnë në Shqipëri.

Inspektorati Qendror disa ditë pas takimit në Tiranë, mori mendimin e drejtuesit të lartë të OECD i cili pasi studioi materialet e përgatitura, u shpreh se:

  • është evident fakti që 12 parimet e OECD, në shumë raste nuk zbatohen në praktikë dhe ligji në formën e tanishme nuk jep përfitime të pritshme, një nga arsyet për këtë mund të jetë fakti se inspektoratet janë të shpërndara në të gjithë administratën, duke i bërë ato të mos jenë efektive dhe efikase.
  • Bashkimi i Inspektorateve ekzistuese, me drejtori politik-bërëse, dhe agjenci që zbatojnë këto politika (inspektim, licencim, monitorim, koordinim), nuk është model i ngjashëm në asnjë nga inspektoratet e vendeve të BE, dhe është në shkelje të 12 parimeve, dhe metodologjisë për fushën e inspektimeve, të OECD.

IQ, ka organizuar aktivitete të vazhdueshme për njohjen e publikut dhe grupeve të interesit me ndryshimet ligjore të propozuar dhe po vijon ta afrojë me qëllim përgatitjen e tyre me ndryshimet e kryera si dhe marrjen më tej të mendimeve, të cilat do të konsiderohen konstruktive për të arritur objektivin e Qeverisë me fokus përmirësimin e klimës për biznesin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarin.

 

ZBATIMI DHE MONITORIMI

Si do të organizohen zbatimi dhe monitorimi?

 

Procesi i monitorimit të Inspektorateve Shtetërorë, do të jetë nën mbikëqyrjen dhe  udhëheqjen metodologjike të Inspektoratit Qendror, si strukturë me funksion rregullator, i cili do të jetë përgjegjës për garantimin e ligjshmërisë në çështjet e inspektimit, rekrutimit, sistemit të karrierës dhe veprimtarisë laboratorike.

Monitorimi do të kryhet, duke u bazuar tek të dhënat e inspektimeve online dhe rezultatet e inspektimeve të realizuara sipas vlerësimit të riskut, masave administrative të marra, referuar ankimimeve të operatorëve të biznesit në lidhje me procedurat e inspektimit si dhe ankesat e qytetarëve.

 

Tregues tjetër do të jetë dhe numri i ankimimeve të qytetarit, i cili identifikon rastet e ushtrimit të veprimtarisë inspektuese nga ana e trupës inspektuese, në shkelje të ligjit.

 

Sa më i ulët të jetë numri i treguesve të problematikave të hasura, aq më i madh dhe i suksesshëm do të jetë treguesi i progresit të këtij modeli të riorganizimit të Inspektorateve.

 

PJESA 2: BAZA KRYESORE E ANALIZËS DHE E PROVAVE

Historik

 

Jepni kontekstin e politikës

 

Reforma rregullatore i ka fillesat e saj që në vitin 2006, me ngritjen e Taks Forcës të Kryesuar nga Kryeministri dhe me anëtarë, të gjithë ministrat. Ministria e Energjisë, Tregtisë dhe Energjetikes në atë kohë ishte institucioni përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e Reformës.

 

Me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 157, datë 15. 03. 2006, u miratua “Plani i veprimit për reformën rregullatore në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit”. Ky plan u ndërmor për shkak se kuadri ligjor ekzistues i asaj kohe që prekte aktivitetin e biznesit, rezulton me cilësi të ulet duke ndikuar negativisht në tërheqjen e investitorëve të huaj dhe duke dekurajuar investimet vendase. Kjo është konvertuar në kosto të lartë për biznesin për t’u përshtatur dhe respektuar kuadrin ligjor ekzistues. Kuadri rregullator jo cilësor ka nxitur një shkallë të lartë informaliteti në ekonominë shqiptare. Njëkohësisht iniciativat e ndërmarra kanë qenë të fragmentuara, me mungese koordinimi ndër-ministror si dhe mungesë të kapaciteteve të mjaftueshme për zbatimin dhe monitorimin e tyre.

Projekti BERIS i Qeverisë Shqiptare në bashkëpunim me Bankën Botërore, kreu një analizë të thelluar të problemeve, dobësive dhe kostove te inspektimeve mbi biznesin.

Strukturat e trupave inspektuese, në tërësinë e tyre ishin të fragmentuara, të pakoordinuara, me mungesa në rregullore dhe udhëzime te detajuara e të qarta, ndërsa inspektoratet rezultonin te pajisur keq dhe me mangësi lidhur me metodat moderne të inspektimeve.

Si konkluzion, sistemi i inspektimit në Shqipëri, ndërsa kishin mangësi të theksuara në arritjen e qëllimit të parandalimit të risqeve dhe ndëshkimin e shkeljeve te rregullave, krijonin një kosto shtesë te padobishme mbi veprimtarinë e bizneseve.

Deri në vitin 2011 kishte 33 trupa inspektuese të cilat me hyrjen në fuqi të ligjit për inspektimit, sot në 2019, janë reduktuar në 15 trupa inspektuese.

Ligji për inspektimin që nga viti 2011, nuk ka pësuar asnjë ndryshim ligjor.

Në kuadër të ligjit ekzistues, Inspektoratet janë trupa ekzekutive dhe administrative, nën përgjegjësinë e një ministrie, dhe kujdesen për zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe që mbulojnë një fushë të caktuar. Ligji unik i inspektimeve, ka të përcaktuar organizimin dhe funksionimin e inspektorateve, por ndarja e përgjegjësive të inspektorateve ka bërë të ketë mbivendosje të kompetencave të atyre në nivel qendror, dhe drejtorive në nivel rajonal. Inspektoratet grupohen në tri grupe:

  • Inspektorate që funksionojnë vetëm në nivel qendror;
  • Inspektorate që, përveç nivelit qendror, funksionojnë edhe me drejtori rajonale;
  • Inspektorate, që kanë varësinë nga një institucion tjetër.

 

Këto tri grupime përbëjnë një numër prej 15 inspektorate dhe në disa raste, ekzistojnë konflikte kompetencash në mes të nivelit qendror/lokal dhe atij ministror, megjithëse fushë veprimtaria e këtyre inspektorateve rregullohet me ligje të veçanta, në praktikë janë hasur pengesa të shumta në mes të inspektorëve të nivelit qendror dhe atyre lokal.

 

 

Problemi në shqyrtim

                     

  • Përshkruani natyrën e problemit.
  • Identifikoni shkaqet e problemit.
  • Përshkruani shtrirjen e problemit.
  • Identifikoni grupet e prekura nga ky problem - qeveria / biznesi / shoqëria civile / qytetarët.
  • Vlerësoni nëse problemi mund të trajtohet ose jo përmes një ndryshimi të politikave.

 

 

Problematikat në Inspektoratet Shtetërore  

 

Bazuar në studimin e objektit të punës së Inspektorateve Shtetërore, strukturës, numrit të punonjësve, numrit të subjekteve të inspektuara, nivelit profesional, akteve administrative të shqyrtuara nga Inspektorati Qendror etj, konstatohen problematikat si vijon:

  1. kapacitete institucionale të pamjaftueshme
  2. mungesë të kushteve të punës;
  3. mungesë të mjeteve logjistike;
  4. mungesë për pajisje dhe materiale laboratorike;
  5. trupa inspektimi, të pa kualifikuara, pa arsimin përkatës;

të cilat sjellin  mungesë të monitorimit të zbatueshmërisë së kuadrit rregullator nga bizneset dhe jo vetëm.

  1. nivel të ulët page për inspektorin;
  2. mungesë transparence gjatë veprimtarisë së inspektimit në subjekt;
  3. kryerje e një numri të konsiderueshëm inspektimesh të paprogramuara;
  4. kryerje inspektimesh të pabazuara në metodologji dhe vlerësim risku;
  5. mungesë në vendimmarrje të trupës inspektuese, për efekt të interferencës politike;
  6. inspektime të dublikuara me kërkesa ligjore të njëjta nga Inspektorate Shtetërore të ndryshme;
  7. ushtrimi i veprimtarisë inspektuese nga një inspektor i vetëm;
  8. Veprimtaria inspektuese e Inspektorateve Shtetërore kryhet jo konform kërkesave ligjore;
  9. procedurat rregullatore të tilla si: regjistrimi, licencimi apo marrja e lejeve, si të drejta për ushtrimin e një aktiviteti të caktuar nga Operatorët e Biznesit, kryhen nga e njëjta strukturë institucionale duke krijuar situatë në konflikt interesi;
  10. marrëdhëniet e punësimit të inspektorëve me dy standarde (me kod pune dhe status i nëpunësit civil);
  11. për Vitin 2018, mbi 50% të Vendimeve Administrative, janë shfuqizuar nga trupat kolegjiale pranë Inspektorateve Shtetërore dhe 75% e Vendimeve Administrative të lëna në fuqi, janë shfuqizuar në gjykatë;
  12. Inspektoratet Shtetërore nuk kanë marrë masa disiplinore ndaj inspektorëve, me Vendime Administrative të shfuqizuara;
  13. shqyrtim i ankimimit të subjektit, nga trupë kolegjiale brenda organit i cili ushtron kontrollin ligjor në subjekt.

Të gjithë këta faktorë kanë ndikuar në ushtrim të kompetencave administrative, inspektuese në subjekt në paligjshmëri, në formë permanente dhe duke u bërë për Operatorët e Biznesit, barrë administrative dhe hallkë korruptive gjatë inspektimeve të të gjitha fushave, në Republikën e Shqipërisë.

 

 

Arsyeja e ndërhyrjes

 

  • Shpjegoni pse qeveria planifikon të ndërhyjë dhe pse është e nevojshme.
  • Shpjegoni se çfarë shpreson të trajtojë qeveria nëpërmjet kësaj ndërhyrjeje.
  • Identifikoni shkallën e ndërhyrjes së qeverisë që nevojitet për të trajtuar problemin.
  • Shpjegoni se si i mbështet kjo ndërhyrje objektivat e nivelit të lartë të qeverisë.
  • Rendisni punën ekzistuese që është realizuar tashmë.

Duke marrë shkas nga studimi i bazës ligjore me të cilat operojnë Inspektoratet e riorganizuara si dhe objektet e inspektimeve për fushat përkatëse në më pak Inspektorate Shtetërore, shkrirja në një strukturë të vetme e njësive inspektuese, do të evitojë mbivendosjen e kontrolleve në operatorët e biznesit, nga trupat e inspektimit, me inspektorë të cilët kanë kërkesa të njëjta në lidhje me zbatueshmërinë e akteve ligjore dhe nënligjore, sipas fushave përkatëse.

 

Krijimi i trupave të përbashkëta të inspektimit, do të realizojë gjithashtu edhe shmangien e kontrolleve të shumë-fishta duke reduktuar kështu shpenzimet logjistike të inspektimeve, nëse ato do të realizoheshin në mënyrë të veçuar si dhe duke ulur barrën e inspektimeve frekuente tek operatorët e biznesit.

Rritja e nivelit të zbatimit të akteve ligjore dhe nënligjore nga një trupë e përbashkët inspektuese përmes veprimtarisë së inspektimit, që mbikëqyr dhe kontrollon përmbushjen e rregullave, do të ketë efekte të shumanshme, pasi do të krijohen kushte më të mira për trupat inspektuese, që do të thotë, shërbim më të mirë ndaj operatorëve të biznesit në vend.

 

Këto Inspektorate, në fushat përkatëse të inspektimit, me fokus të përbashkët për ruajtjen dhe sigurinë e shëndetit të njeriut do të garantojnë, ushqime të sigurta, barna cilësore, kushte higjieno-sanitare në shërbimet shëndetësore, mbrojtjen e shëndetit nga rrezatimet jonizuese, mbrojtjen e shëndetit nga produktet e peshkimit. Në funksion të këtij qëllimi, koordinimi i Inspektorateve të organizuara në një bosht të vetëm, do të ndikojë më mirë në përmirësimin e misionit të tyre si dhe në shëndetin e popullatës.

 

Kjo ndërhyrje do të realizohet përmes sigurimit të një sistemi monitorimi dhe mbikëqyrjeje efektive dhe jo thjesht në kuadrin e formalitetit, në lidhje me inpaktin gjithëpërfshirës që do të sjellin veprimtaritë inspektuese.

 

Krijimi i trupave inspektuese profesionale dhe me sistem karriere ka për qëllim konsolidimin e boshteve inspektuese me fusha inspektimi të ngjashme dhe me vullnetin për t’i zbatuar më me profesionalizëm procedurat e inspektimit, duke evituar kështu anshmërinë, dublikimet dhe mbivendosjet, duke siguruar një përdorim më të mirë të burimeve publike dhe maksimizuar efektivitetin.

 

Krijimi i besimit qytetar për funksionimin dhe zbatimin e ligjit është i një rëndësie të veçantë, jo vetëm në cilësinë e jetës së konsumatorëve, por edhe në krijimin e një klime të favorshme për zhvillimin e konkurrencës së ndershme, rritjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e ekonomisë në tërësi.

 

Objektivi i politikës

 

  • Vendosni objektiva që korrespondojnë me problemin dhe shkaqet e tij.
  • Sigurohuni që objektivat janë specifikë, të matshëm, të arritshëm, realë dhe në kohë.

 

  • Të garanohet  pavarësia funksionale e Inspektorateve me efektin e ndarjes së politikë-bërjes nga procesi i inspektimit, ,
  •   të menaxhohen dhe koordinohen më mirë Inspektoratet Shtetërore, duke qenë se riorganizohen në më pak inspektorate;
  •   të ruhet numri ekzistues i inspektorëve në inspektorate, të pa ndryshueshëm;
  •   të ulet numri i inspektimeve aktuale, duke qenë se trupat inspektuese organizohen nga trupa me 1 - 2 inspektorë, në trupa inspektuese me 3 - 5 inspektorë;

 të ulet  numri i inspektimeve në Operatorët e Biznesit, nga 184 217 inspektime/vit, në 47 610 inspektime/vit, pra parashikohen të realizohen ~ 74% e inspektimeve më pak, ulje e cila do të thotë: ulje e barrës administrative, ulje të kostos në kohë/orë inspektimi pranë bizneseve, rritje cilësore e procedurës së inspektimit.

 

Objektivi i politikës ka të bëjë me përmirësimin cilësor të veprimtarisë inspektuese në vend.

 

Evitimi i problematikave të hasura gjatë veprimtarive inspektuese si:

  • konflikti gjatë ushtrimit të kompetencave në mes të inspektimeve në nivel qendror/local
  • anshmëritë, dublikimet dhe mbivendosjet e kërkesave të inspektimit nga Inspektorate me veprimtari inspektuese të fushave të ndryshme,

Opsioni i status quo, i organizimit të Inspektorateve Shtetërore, funksionon nën efektin e elementëve problematikë, të cilët nuk kanë bërë të mundur heqjen e pengesës në arritjen e objektivit që duhet të kenë Inspektoratet Shtetërore në Republikën Shqipërisë, atë të formalizimit të biznesit.

Trupat inspektuese jo vetëm që do të jenë profesionale, me sistem karriere, kushte më të mira në infrastrukturë gjatë operimit, shpërblim financiar më të mirë, por do të realizojnë inspektime online, me tabletë, audio dhe video rekorder, të gjurmueshme në kohë reale (me sistem GPS), transparente si dhe me nivel të ulët korrupsioni.

 

Realizimi i riorganizimit të 15 inspektorëve Shtetërore në 6 Inspektorate të mëdha, është mjaft i domosdoshëm për vendin, në kushtet kur mbështetja dhe mbikëqyrja e duhur rregullatore dhe monitoruese e procesit të inspektimeve në formë vertikale, janë garanci e domosdoshme për të përmbushur detyrimet e Qeverisë Shqiptare, në kuadrin e Integrimit Evropian dhe angazhimeve në Samitin e Londrës.

 

Riorganizimi do të sjellë ndarjen e politikë-bërjes dhe evitimin e ofrimit të shërbimeve, të përqendruara në të njëjtin Inspektorat Shtetëror, i cili licencon, programon, planifikon edhe inspekton njëkohësisht.

Do të shkëpusë përqendrimin në një dorë të vetme të procesin e inspektimit dhe të rekrutimit të trupave inspektuese;

 

Marrëdhëniet e punësimit të inspektorëve në inspektoratet shtetërore dhe vendore do të rregullohen sipas dispozitave të parashikuara në legjislacionin për nëpunësit civilë dhe akteve nënligjore që përcaktojnë kushtet dhe kriteret profesionale të rekrutimit dhe të karrierës për institucionet e pavarura.

 

Fokusi do të jetë tek kontrolli dhe monitorimi i zbatimit të parimeve të pavarësisë, proporcionalitetit, inspektimit të programuar, i dispozitës më të favorshme ligjore, i këshillimit dhe informimit nga trupa inspektuese.

 

Inspektorati Qendror ka qëllim realizimin e inspektimeve të programuara dhe të paprogramuara të hartuara dhe zbatuara nga Inspektoratet Shtetërore në raportet 85% me 15% .

 

Riorganizimi i inspektorateve shtetërore do të sjellë ulje të numrit të inspektimeve dhe kostos në kohë të inspektimit në Operatorin e Biznesit të inspektuar gjatë një viti, si dhe ulje të numrit të inspektimeve të paprogramuara nga 40% në 15%.

 

Do të reduktohet periudha maksimale e lejuar e inspektimit vjetor nga 5 deri në 15 ditë / në 5 deri në 10 ditë.

 

Koha që i duhet subjektit për t’u njoftuar paraprakisht për Autorizimin e inspektimit do të rritet nga 3 në 7 ditë.

 

Inspektimet e realizuara me trupa inspektuese të përbashkëta, do të sjellin ulje të kostos në kohë/orë inspektimi pranë bizneseve, duke iu referuar inspektimeve të mbivendosura;

 

Ankimimi i Operatorëve të Biznesit nuk do të shqyrtohet në konflikt interesi, nga trupa kolegjiale të ngritura pranë organeve të cilat edhe i vendosin.

 

Opsioni i preferuar është parë si mundësia e vetme për përmirësim dhe arritjen e strategjive të ministrive përgjegjëse dhe objektivave që kjo Qeveri ka ndërmarrë, realizimi deciziv i saj do të sjellë një procedurë inspektimi në vend me standarde Evropiane dhe jo vetëm, pasi do të jenë edhe model për rajonin.

 

Implementimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10433, datë 16.06.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””, është i një rëndësie rregullatore dhe institucionale, e cila do të realizojë ndarjen e politikë-bërjes nga procesi i inspektimit, do të sjellë formalizimin e ekonomisë shqiptare, biznese me konkurrencë të ndershme në tregun vendas dhe të huaj, efektet e të cilës do të jenë të ndjeshme gjatë mandatit Qeverisës 2017-2021.

 

Përshkrimi i opsioneve të shqyrtuara

 

  • Përshkruani opsionin e status quo-së.
  • Identifikoni dhe përshkruani të gjitha opsionet e politikave që keni marrë parasysh.
  • Shpjegoni se si janë zgjedhur opsionet e renditura.  

 

Opsioni – status quo-së.

 

Ligji ekzistues nr. 10433, datë 16.06.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, nuk ka parashikuar në fushën e inspektimeve pikat si më poshtë:

 

  • Sistemin e organizimit dhe funksionimit të veprimtarive inspektuese me fusha të ngjashme;
  • Rregullimin e sistemit të rekrutimit të inspektorëve nëpërmjet statusit të nëpunësit civil duke evituar modelin ekzistues me dy standarde.
  • Përcaktimin e kushteve dhe kritereve profesionale të rekrutimit dhe të karrierës;
  • Përcaktimin e performancës së inspektorëve nëpërmjet nivelit të gradave të inspektorit;
  • Krijimin e rregullave për testimin fillestar dhe atë periodik të inspektorëve;
  • Përfshirjen e Inspektoratit Qendror, në monitorim të procedurës së inspektimit në terren, dhe në të drejtën e inicimit të një inspektimi me arsye.
  • Krijimin e trupës kolegjiale, që ushtron kompetenca jashtë ndikimeve dhe interferencave politike dhe konfliktit të interesave.

 

Politika e Qeverisë Shqiptare në Programin Qeverisës 2017-2021, flet për krijimin e besimit të qytetarëve, për një të ardhme moderne të Shqipërisë, duke luftuar korrupsionin, informalitetin, klientelizmin, pabarazinë përpara ligjit, pandëshkueshmërinë apo diskriminimet e çdo lloji qofshin.

 

Qeverisa Shqiptare në Samitin e Londrës, Korrik 2018, ka marrë Angazhimin, për:

Zbatimin e procedurave të inspektimit të digjitalizuara me GPS të integruar, listat e kontrollit të standardizuara, procedurat bashkë-nënshkrimi dhe ngritja e vetëdijes për këto procedura të reja për qytetarët dhe komunitetin e biznesit.

 

Futjen e inspektimeve të bazuara në risk, të cilat planifikohen dhe zbatohen bazuar në risqet e mbledhura nga sistemi i dixhitalizuar;

 

Trajnimi dhe certifikimi i inspektorëve për t'iu përmbajtur procedurave të reja, kodit të etikës dhe konfliktit të interesit dhe rregullave të tjera të integritetit;

 

 

Opsioni i status quo dhe Opsioni 2, kanë disavantazhe pasi disa elementë, të përmirësueshëm nuk janë cilësorë, si:

 

Opsioni i status quo  është, ushtrim i veprimtarisë inspektuese në vend, me 15 inspektorate me fusha inspektimi të ndara, që do të thotë nuk kemi përmirësim të situatës së inspektimeve në vend dhe problematikat e hasura janë të qëndrueshme dhe të pakontrollueshme, gjë e cila bie ndesh me qëllimin e politikave të ndërmarra në këtë fushë.

 

Nuk ka përmirësim në cilësinë e inspektimit dhe ulje të kostos në kohë/ore inspektimi pranë bizneseve, duke qenë se mbetemi në kushtet e inspektimeve të mbivendosura.

 

Mungesë transparence, lirie në vendimmarrje nga trupat inspektuese dhe qasje e hapur e elementëve korruptivë.

 

Numri i inspektimeve të paprogramuara me inspektimet e programuara është afërsisht në vlera 40% me 60%.

 

Në opsionin 2, përfitimet nuk janë të ndjeshme, pasi;

 

riorganizimi i 15 inspektorateve, bëhet në një godinë të vetme, nuk sjell reduktim të posteve të punës, të shërbimeve mbështetëse si dhe nuk sjellë rritjen e buxhetit të parashikuar në opsionin 1 të preferuar;

 

numri i inspektimeve është ai i opsionit të status quo, me 184 217  inspektime/vit;

 

rekrutimi i inspektorëve, kryhet jashtë sistemit të ligjit për nëpunësin civil;

përqendron në një dorë të vetme procesin e inspektimit dhe të rekrutimit të trupave inspektuese;

nuk ka përmirësim cilësor të inspektimeve, duke qenë se barra administrative e subjektit nuk pëson ndryshim;

shmang qëllimin që synon reforma në inspektime, atë të zbatimit të parimeve të pavarësisë, proporcionalitetit, inspektimit të programuar, i dispozitës më të favorshme ligjore, i këshillimit dhe informimit.

 nuk ka ulje të kostos në kohë/orë inspektimi pranë bizneseve, duke qenë se mbetemi në kushtet e inspektimeve të mbivendosura;

nuk ndryshon numri i objekteve institucionale në nivel qendror dhe qarqe, ndërsa me amendimet në opsionin 1, kemi reduktim të objekteve, duke qenë se ka riorganizim të Inspektorateve Shtetërore, nga 15 në 6 të tilla, në nivel qendror, e cila do të shkoj paralel edhe në të 12 qarqet e vendit.

raporti i inspektimeve të programuara me ato të paprogramuara, mbetet sa ai i opsionit të status quo, pra nuk pëson ulje të numrit të inspektimeve të paprogramuara, i cili është një nga objektivat për përmirësimin e situatës së inspektimeve në vend.

 

Në opsionin 1, përfitimet janë të ndjeshme;

 

riorganizimi i propozuar, do të garantojë koordinim vertikal dhe horizontal, trupa inspektuese të përqendruara dhe organizuara më me efektivitet edhe në nivel infrastrukturor.

nuk parashikohen ulje të numrit të inspektorëve në 15 Inspektoratet Shtetërore;

trupat inspektuese nuk do të organizohen me 1 - 2 inspektorë, por në trupa inspektuese me 3 - 5 inspektorë;

do të ulet numri i inspektimeve në Operatorët e Biznesit, nga 184 217  inspektime/vit, në 47 610 inspektime/vit, pra parashikohen të realizohen ~ 1/2 e inspektimeve;

do të garantohet, ulje e barrës administrative ndaj subjektit si dhe kostos në kohë/orë inspektimi në subjekt.

do të ulet numri i inspektimeve të paprogramuara nga 40%15%.

periudha maksimale e lejuar e inspektimit vjetor nga 5 deri në 15 ditë do të bëhet 5 deri në 10 ditë.

do të rritet koha që i duhet subjektit për t’u njoftuar paraprakisht për Autorizimin e inspektimit nga 3 në 7 ditë.

ndarje dhe funksion të qartë jashtë klientelizmit dhe konfliktit të interesit të strukturave ministrore apo agjencive të varësisë që sot kryejnë funksione inspektimi, funksione shërbimi (inspektim, licencim, monitorim, koordinim) dhe politikë-bërje;

rekrutimi i inspektorëve do të bëhet me sistem karriere, jashtë ndikimit politik, bazuar në meritokraci dhe konkurrencë të ndershme, e cila është menduar se do të sjellë procedura inspektimi cilësore, profesionale dhe ligjore.

 

Opsioni i politikës që është marrë parasysh

 

Opsioni i vetëm për arritjen e objektivit të ndërmarrë nga Inspektorati Qendror është realizimi në formë paralele i ndryshimit të ligjit për inspektimin dhe riformimi i strukturave inspektuese në Shqipëri në inspektorate kryesore me sistem organizimi vertikal, të cilat së bashku me inspektimin online tashmë të realizuar, do të standardizojnë dhe rregullojnë, me akte ligjore dhe nënligjore funksionimin optimal dhe jashtë mundësive korruptive.

Vlen për t’u theksuar se, nga institucionet me funksione inspektuese, për të qenë pjesë e Inspektorateve të riorganizuara, janë marrë në konsideratë vetëm strukturat të cilat kanë si objekt inspektimin.

Opsionet janë zgjedhur duke studiuar në formë të veçantë organikat, detyrat funksionale si dhe bazën ligjore me të cilën funksionojnë të gjitha Inspektoratet, Drejtoritë dhe Agjencitë me funksione të ngjashme inspektuese, që janë përfshirë në këtë skemë.

 

Vlerësimi i opsioneve/analizimi i ndikimeve

 

  • Identifikoni se kush preket.
  • Identifikoni llojet e ndikimeve për secilin grup të prekur; bëni dallimin midis ndikimeve të drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta.
  • Për ndikimet e drejtpërdrejta:

 

    • Përshkruani nga ana cilësore ndikimet e drejtpërdrejta mbi grupet e prekura.
    • Analizoni nga ana sasiore ndikimet më të rëndësishme të drejtpërdrejta.
    • Përcaktoni vlerën monetare të ndikimeve më të rëndësishme të drejtpërdrejta aty ku është e mundur (shih aneksin 1/a për tabelën që mund të përdorni).
    • Analizoni ndikimin mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

 

  • Për ndikimet jo të drejtpërdrejta:

 

    • Përshkruani nga ana cilësore ndikimet jo të drejtpërdrejta mbi grupet e prekura.
    • Analizoni ndikimin mbi konkurrencën. 

 

  • Diskutoni kufizimin e analizës:

 

 

  • Përmblidhni vlerësimin e opsioneve:

 

    •  Paraqisni një pasqyrë përmbledhëse të të gjitha ndikimeve të opsioneve të analizuara.
    • Shpjegoni se si ndikimet e të gjitha opsioneve të analizuara krahasohen me njëra-tjetrën.
    • Paraqisni përllogaritjet më të mira të përgjithshme neto të ndikimit me vlerë monetare të përcaktuar për çdo opsion (shih aneksin 1/b për tabelën që mund të përdorni).

 

Në kuadër të analizës së ndikimeve, parashtrohen ndikimet e mëposhtme:

 

 

Ndikimet ekonomike

 

  1. Ky është një propozim shpenzimi. Zgjerimi i një institucioni si Inspektorati Qendror (Inspektorati i Përgjithshëm Shtetëror), do të kërkojë fonde shtesë nga buxheti i shtetit.

 

  1. Reduktimi i 15 Inspektorateve shtetërore në 6 të tilla, do të ketë efekte pozitive financiare në buxhetin e shtetit pasi do të ketë reduktim të posteve të larta të punës si: Kryeinspektorë, drejtorë drejtorie, shefa sektori, specialistë si dhe një nr. punonjësish shërbimesh mbështetëse. Gjithashtu do të ulen shpenzimet operative të Inspektorateve si dhe do të lirohen ndërtesat akomoduese ekzistuese të këtyre institucioneve.

 

  1. Të gjitha këto ndryshime do të prekin Inspektoratet shtetërore, të cilat janë me organizim boshtor si dhe Inspektoratet me degë rajonale.

 

  1. Kostot e drejtpërdrejta për sektorin publik- një herë do të përbëjnë totalin e fondeve nga buxheti i shtetit për krijimin e një godine të re të përbashkët, të konceptuar si një objekt shtetëror multi-funksional, sipas një ndërtimi me standarde bashkëkohore, ku do të përqendrohen të gjitha Inspektoratet Shtetërore dhe strukturat inspektuese të drejtorive dhe agjencive të prekura nga skema e riorganizimit. Grupimi i të gjitha fushave të inspektimit, do të rrisë bashkëpunimin e trupave inspektuese dhe realizimin e inspektimeve të përbashkëta me kosto sa më të ulët administrative. Përmes optimizimit e racionalizimit të mjediseve e ambienteve synohet që të ketë një ndarje me racionale të detyrave e prioriteteve nga e njëjta adresë gjeografike; pajisje e mjete më cilësore transporti e elektronike për ekipet inspektuese; burime njerëzore më të përqendruara e me ekspertizë në rritje; siguri e garanci më e lartë në mbajtjen e ruajtjen e regjistrimeve të çështjeve të inspektimeve duke e patur infrastrukturën elektronike dhe sallën e Serverave, si dhe ofruesin e shërbimit Internet nga e njëjta qendër, nga i njëjti ofrues.

Kosto për buxhetin – një herë e përllogaritur në total e opsionit të preferuar mbi buxhetin e shtetit gjatë periudhës 3-vjeçare të Programimit Afatmesëm Buxhetor (PBA) 2019- 2021, ku janë përfshirë kosto të ndërtimit të godinës e cila shtrihet në periudhë 2- cjecare 2019 dhe 2020 dhe kosto e pajisjeve laboratorike, zyre, informatike si dhe servera e infrastrukturë e cila shtrihet ne periudhën 2- vjeçare 2020- 2021.

                                                                                                                                                          Në 000/ lekë

Viti 2019

Viti 2020

Viti 2021

774 060

1 237 858

360 834

 

 

  1. Riorganizimi i veprimtarive inspektuese dhe laboratorike si dhe shërbimi ndaj klientëve, në një godinë të vetme do të sjellë ndër të tjera, kryerjen e funksioneve administrative më me eficiencë në kohë dhe cilësi.
  2. Fondet për kryerjen e veprimtarisë së Inspektoratit të Përgjithshëm Shtetëror, do të financohen nga të ardhurat e tjera të krijuara nga burime të ligjshme, duke përfshirë: donacionet, financimet dhe grandet si dhe aktivitetet e tjera.

 

  1. Riorganizimi i zyrave të Inspektorateve Shtetërore është parashikuar sipas projektit të hartuar nga studio arkitekture, me përfitues Këshillin e Ministrave dhe Inspektoratin Qendror.

 

  1. Përfitimi kryesor i drejtpërdrejtë ekonomik që pritet të vijë si rezultat i kësaj politike do të jetë ai që do të marrin inspektorët në formën e pagave të ngritura/përmirësuara.
  2. Propozimi gjithashtu pritet të sjellë përfitime të drejtpërdrejta ekonomike për sektorin publik, shoqërinë dhe ekonominë e gjerë. Funksionet administrative të Inspektoratit të Përgjithshëm Shtetëror, të tilla si mbikëqyrja, koordinimi, vlerësimi i analizës së riskut për veprimtaritë inspektuese të të gjitha fushave në nivel rajonal dhe lokal si dhe garantimi cilësisë dhe sigurisë të të gjitha produkteve dhe menaxhimi nëpërmjet inspektimit me përgjegjësi dhe profesionalizëm të lartë i të gjithë aseteve natyrore të vendit, do të sjellin rritje ekonomike të drejtpërdrejta. Vlera monetare e këtyre përfitimeve nuk është përcaktuar për shkak të natyrës së pakthyeshme.
  3. Propozimi gjithashtu pritet të sjellë përfitime të drejtpërdrejta ekonomike për bizneset që përfshijnë  uljen e kostove administrative (kosto në kohë). Kostoja në kohë e procedurës së inspektimeve pranë bizneseve pritet të ulet akoma më shumë duke marrë parasysh edhe mbikëqyrjen nga Inspektorati Qendror, i cili, referuar planeve mujore të 6 (gjashtë) inspektorateve, do të koordinojë inspektime të përbashkëta në një subjekt, të dy ose më shumë inspektorateve. Nga llogaritja e raportit kosto- efektivitet, është matur efektiviteti i secilit opsion sipas tabelës më poshtë. Numri i inspektimeve, në Operatorët e Biznesit, sipas Status- quo dhe Opsionit 2 është 184 217  inspektime/vit, dhe sipas Opsionit 1 rreth 47 610 inspektime/vit. Kohëzgjatja e një procedure inspektimi pranë operatorit është 4 orë. Numri i bizneseve që inspektohen në të gjithë territorin e Shqipërisë është rreth 30 000 biznese.

Duke iu referuar Status- quo dhe Opsionit 2, numri i orëve që shpenzohet pranë bizneseve, për procedurën e inspektimit për një vit (kosto në kohë) është: 184 217 inspektime/ vit * 4 orë (kohëzgjatja e një inspektimi) = 736 868 orë/ vit.

Duke iu referuar Opsionit 1, numri i orëve, që shpenzohet pranë bizneseve, për procedurën e inspektimit për një vit (kosto në kohë) është: 47 610 inspektime/ vit * 4 orë (kohëzgjatja e një inspektimi)= 190 440 orë/ vit.

Tabela e llogaritjes se kosto- efektivitetit të opsioneve

 

Opsionet

Kosto në kohë (ore inspektimi pranë bizneseve)

Njësi efektiviteti (Numri I bizneseve)

Raporti

Rezultatet

Status quo

736 868 orë në vit për procedurën e inspektimeve

30 000 biznese që inspektohen në territorin e Shqipërisë

24.56

24.56 orë do të shpenzohen për inspektim pranë një subjekti mesatarisht për 1 vit

Opsioni 1

190 440 orë në vit për procedurën e inspektimeve

30 000 biznese që inspektohen në territorin e Shqipërisë

6.3

6.3 orë do të shpenzohen për inspektim pranë një subjekti mesatarisht për 1 vit

Opsioni 2

736 868 orë në vit për procedurën e inspektimeve

30 000 biznese që inspektohen në territorin e Shqipërisë

24.56

24.56 orë do të shpenzohen për inspektim pranë një subjekti mesatarisht për 1 vit

 

Analiza e kostove në kohë sipas tabelës tregon se Opsioni 1 është opsioni i rekomanduar për zbatim sepse ka vlerën më të ulët të raportit. Vlerat e raportit tregojnë kohën mesatare të inspektimit nga trupa inspektuese pranë një  subjekti për një vit, pa marrë parasysh inspektimet e tjera të kryera jashtë programit: inspektime në kushtet e flagrancës, verifikimi i detyrave të lëna, aksidente, inspektime me urdhër të posaçëm, të parashikuara në ligjin për inspektimin.

Opsioni i preferuar ka kosto në buxhetin e shtetit(ku përfshihet edhe ndërtimi i godinës) krahasuar me opsionet e tjera, por mbetet i preferuari për shkak te përfitimeve te shumta qe ka.

 

  1. Përveç efekteve të drejtpërdrejta ekonomike të diskutuara më sipër, ekziston edhe potenciali i efekteve ekonomike jo të drejtpërdrejta, pasi përmirësimi i aktivitetit të bizneseve do të sjellë rritje ekonomike, e cila mund të shoqërohet me shtim të vendeve të punës si dhe mund të pritet njëfarë rritje e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB).

 

  1. Propozimi gjithashtu pritet të sjellë përfitime ekonomike jo të drejtpërdrejta për bizneset që konkurrojnë në treg në formë të ndershme. Vlera monetare e këtyre përfitimeve nuk është përcaktuar për shkak të vështirësive në parashikimin e nivelit të konkurrencës së pandershme.

 

Ndikimet sociale

 

  1. Propozimi pritet të çojë në një treg të formalizuar me konkurrencë të pastër, që do të thotë se do të kemi rritje të besimit dhe sigurisë të qytetarit për produktet vendase.

 

  1. Ka gjithashtu të ngjarë që propozimi do të ketë efekte sociale jo të drejtpërdrejta: përmirësime të mirëqenies personale të fituara përmes punësimit dhe ndikimet pozitive në komunitetin e gjerë nëpërmjet rritjes së punësimit.

 

Ndikimet mjedisore

  1. Përmirësimi i cilësisë së inspektimeve në Republikën e Shqipërisë në lidhje me profesionalizmin e trupave inspektuese, seriozitetin dhe zbatimin e procedurave konform ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi, do të sjellë ndikim indirekt edhe në cilësinë e mjedisit duke patur parasysh që përmirësimi përfshin Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, përgjegjës për çështjet e mjedisit si dhe inspektoratet e tjera të cilat bashkëpunojnë me të për të njëjtën çështje.
  2. Riorganizimi i Inspektorateve, do të përmirësojë indirekt shkallën e ndotjes të ujërave, ajrit dhe tokës, do të përmirësojë dhe ruajë me përgjegjësi të lartë pyjet dhe kafshët e egra, do të ndikojë në mbrojtjen dhe sigurinë ushqimore të njerëzve, kafshëve etj.

 

Përmbledhje e ndikimeve

 

Përmbledhja e ndikimeve jepet në tabelën më poshtë.

 

Ndikimet

Grupet e prekura

Përshkrimi i ndikimit

 
 

Ndikimet ekonomike

Të drejtpërdrejta

Kostot- një herë

Sektori publik (buxheti i shtetit)

Ndërtimi i një godine të re të Inspektoratit Qendror dhe Inspektorateve shtetërore (përfshirë në buxhetin e shtetit)

 
 
 

Blerje e pajisjeve laboratorike, zyrë, informatike si dhe servera e infrastrukturë

 

Përfitimet

Individët (punëkërkuesit)

Rritje/ përmirësim të pagave

 

Ofrimi i  shërbimeve me eficiencë në kohë dhe cilësi

 

Bizneset

Ulja e barrës  administrative (kosto në kohë e procedurës së inspektimeve)

 

Shoqëria

Garantimi i cilësisë dhe sigurisë të të gjitha produkteve dhe menaxhimi i të gjithë aseteve natyrore të vendit

 
 

Sektori publik

Rritja e cilësisë së zhvillimit të ardhshëm të politikave përdorimi me  efikasitet të fondeve publike.

 

Ulje të kostove të buxheti nga ristrukturimi (reduktim të posteve të larta të punës si: Kryeinspektorë, drejtorë drejtorie, shefa sektori, specialistë si dhe një nr. punonjësish shërbimesh mbështetëse

 

Jo të drejtpërdrejta

Përfitimet

Bizneset

Konkurrimi në treg në formë të ndershme

 
 

Ekonomia e gjerë

Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto

 
 

Ndikimet sociale

Të drejtpërdrejta

Përfitimet

Individi   

Përmirësime të mirëqenies personale të fituara përmes punësimit

 

Jo të drejtpërdrejta

Përfitimet

Shoqëria

Rritja e besimit dhe sigurisë të qytetarit për produktet vendase.

 
 

Ndikimet mjedisore

Jo të drejtpërdrejta

Përfitimet

Shoqëria

Mbrojtje indirekte edhe në cilësinë e mjedisit

 
 

 

 

Arsyetimi i opsionit të preferuar

 

  • Zgjidhni opsionin e preferuar, bazuar në analizë.
  • Shpjegoni arsyetimin tuaj.  

 

Opsioni 1, i preferuar, për riorganizimit të trupave inspektuese në gjashtë Inspektorate, ka vullnetin për t’i zbatuar më me efektivitet, eficiencë dhe ekonomi procedurat e inspektimit, dhe do të prekë grupet e interesit të cilat janë:

  • Operatorët e biznesit, të cilët operojnë në vend;
  • Investitorët e huaj, të cilët kanë interesin për të ushtruar aktivitet ekonomik në Shqipëri;
  • Konsumatorët/qytetarë.

Garantimi i pavarësisë funksionale të Inspektorateve me efektin e ndarjes së politikë-bërjes nga procesi i inspektimit ku nëpërmjet ndryshimit të ligjit 10433/2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, synohet:

  1. të rrisë nivelin e performancës dhe profesionalizmit të inspektorëve, duke qenë se kriteret për rekrutimin e inspektorëve, testimi fillestar dhe ai periodik do të kryhen nga IPSH dhe DAP;
  2. të rrisë vullnetin për t’i zbatuar më me efektivitet procedurat e inspektimit;
  3. të evitojë anshmërinë në vendimmarrje gjatë veprimtarisë së inspektimit;
  4. të minimizojë konsumimin e elementëve korruptivë nga trupa inspektuese si dhe nga trupa kolegjiale e shqyrtimit të ankimimit të subjektit;
  5. të evitojë dublikimin dhe mbivendosjen e inspektimeve, në të njëjtin Operator Biznesi;
  6. të ulë barrën administrative ndaj Operatorëve të Biznesit, gjatë procesit të inspektimeve;
  7. të sigurojë përdorimin më të mirë të burimeve publike, duke maksimizuar efektivitetin;
  8. të riorganizojë trupat inspektuese shtetërore sipas fushave të inspektimit me funksione të ngjashme inspektuese, nga 15 Inspektorate Shtetërore në 6 Inspektorate Shtetërore;
  9. të shmangë mbivendosjen e kompetencave ligjore të ushtruara në subjekt nga më shumë se një Inspektorat Shtetëror;
  10. të rregullojë marrëdhëniet e punësimit të inspektorëve në Inspektoratet Shtetërore dhe Vendore sipas dispozitave të parashikuara në legjislacionin për nëpunësit civilë dhe akteve nënligjore, që përcaktojnë kushtet dhe kriteret profesionale të rekrutimit dhe të karrierës, për institucionet e pavarura.
  11. të garantojë kryerjen e testimit fillestar dhe periodik të inspektorëve shtetërore dhe vendorë për aftësimin profesional në punë;
  12. të kryej trajnimin, kualifikimin dhe certifikimin e inspektorëve, duke bashkërenduar me inspektoratet shtetërore dhe vendore;
  13. të mbikëqyrë në terren nga Inspektorati Qendror, të një procedure inspektimi të inspektorateve shtetërore dhe vendore;
  14. të hartojë dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave, të veprimtarisë së inspektorateve shtetërore dhe vendore, me qëllim mbrojtjen e interesit publik dhe interesave të ligjshëm të personave fizikë e juridikë;
  15. të bashkërendojë politikat, drejtimet strategjike dhe objektivat e inspektorateve shtetërore dhe vendore;
  16. të rregullojë shqyrtimin e ankimimit ndaj vendimeve përfundimtare në fushën e inspektimit të Inspektorateve Shtetërore, që kryhet pranë trupës kolegjiale të Inspektoratit të Përgjithshëm Shtetëror të Ankimimeve administrative.

 

Efektet në lidhje me rezultatet e pritshme, referuar objektivave të sipërcituar, pritet të jenë të dukshme gjatë dhe në përfundim të vitit të parë të hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe realizimit të riorganizimit me sistem vertikal dhe horizontal, të trupave inspektuese.

 

Çështje të zbatimit

 

 

Njësitë përgjegjëse për zbatimin e opsionit të preferuar do të jenë, Ministritë përgjegjëse për çështjet e inspektimit: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, të cilat ngarkohen me përgjegjësinë e zbatimit të ligjit nr. 10433, datë 16.06.2011, "Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar””.

 

Ligji nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, I ndryshuar””, do të autorizojë miratimin e vendimeve të caktuara të Këshillit të Ministrave, të cilat do të mundësojnë zbatimin e tij nga institucionet zbatuese të vartësisë.

 

Inspektorati Qendror, do të monitorojë zbatimin e ligjit për inspektimin, si dhe akteve nën ligjore që do të parashikohen në zbatim të tij.

 

Faza e shqyrtimit/vlerësimit

 

  • Jepni një përshkrim të përmbledhur të masave të monitorimit dhe të vlerësimit.
  • Identifikoni  kriteret/treguesit për të matur arritjen e qëllimeve ose progresin drejt tyre.

 

Zbatimi dhe monitorimi i politikës që propozohet do të realizohet nga Inspektorati i Përgjithshëm Shtetëror dhe Inspektoratet Shtetërore.

 

Inspektorati i Përgjithshëm Shtetëror, do të sigurojë funksionimin e një sistemi koherent të monitorimit dhe raportimit, pasi që të gjitha shtyllat duhet të shfrytëzojnë të njëjtin sistem të monitorimit dhe raportimit për sa i përket formave (modeleve) dhe afateve. Hapat, afatet dhe modelet e raportimit do të përcaktohen në udhëzime për monitorimin dhe raportimin, të cilat do të përgatiten nga Inspektorati i Përgjithshëm Shtetëror. Sistemi i monitorimit dhe raportimit duhet të jetë në përputhje me sistemin e monitorimit dhe raportimit të përcaktuar nga Qeveria, për t’u harmonizuar me sistemin e monitorimit të Qeverisë.

 

Monitorimi do të jetë një proces i vazhdueshëm i grumbullimit sistematik të të dhënave në pajtim me indikatorët e caktuar, me qëllim vëzhgimin e shkallës së progresit dhe të realizimit të qëllimeve dhe politikave të vendosura:

 

  1.  Krijimin e politikave të orientuara drejt arritjes së rezultateve të dukshme në fushën e inspektimeve, me qëllim uljes e kostos së biznesit dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit;
  2.  Orientimi i politikave publike sa më efikase dhe më efektive;
  3.  Mbështetje e të gjithë trupave të inspektimit për vendimmarrje të bazuara në fakte;
  4.  Udhëheqje metodologjike e të gjithë veprimtarisë inspektuese, kjo veçanërisht në planifikimin e inspektimeve të bazuara në risk;
  5.  Identifikimi i problemeve dhe prioriteteve;
  6.  Përcaktimi i aktiviteteve që duhet të monitorohen nga Inspektoratet Shtetërore dhe Inspektorati i Përgjithshëm Shtetëror;
  7.  Përgjegjësia për monitorimin edhe nga Inspektoratet Shtetërore;
  8.  Planifikimi i aktiviteteve për monitorim nga ana e Inspektoratit të Përgjithshëm Shtetëror
  9.  Përcaktimi i indikatorëve nëpërmjet të cilëve do të bëhet monitorimi si nga Inspektoratet Shtetërore dhe Inspektorati i Përgjithshëm Shtetëror;
  10.  Cilat metoda do të përdoren për monitorim;
  11.  Përcaktimi i resurseve të nevojshme dhe ndarja e tyre;
  12. Evidentimi i rreziqeve të mundshme, nga Inspektoratet Shtetërore dhe Inspektorati i Përgjithshëm Shtetëror

Procesi i monitorimit të Inspektorateve Shtetërorë, do të jetë nën mbikëqyrjen dhe  udhëheqjen metodologjike të Inspektoratit Qendror, si strukturë me funksion rregullator, i cili do të jetë përgjegjës për garantimin e ligjshmërisë në çështjet e inspektimit, rekrutimit, sistemit të karrierës dhe veprimtarisë laboratorike.

 

Monitorimi do të kryhet, duke u bazuar tek të dhënat e inspektimeve online dhe rezultatet e inspektimeve të realizuara sipas vlerësimit të riskut, masave administrative të marra, referuar ankimimeve të operatorëve të biznesit në lidhje me procedurat e inspektimit si dhe ankesat e qytetarëve.

 

Tregues tjetër do të jetë dhe numri i ankimimeve të qytetarit, i cili identifikon rastet e ushtrimit të veprimtarisë inspektuese nga ana e trupës inspektuese, në shkelje të ligjit.

 

Sa më i ulët të jetë numri i treguesve të problematikave të hasura, aq më i madh dhe i suksesshëm do të jetë treguesi i progresit të këtij modeli të riorganizimit të Inspektorateve.

 

Raporti i vlerësimit të ndikimit - Shtojca 2/a

 

Tabela: Vlera aktuale neto në total (VAN) - kostot dhe përfitimet me vlerë monetare të përcaktuar në milionë lekë e zbritur për 10 vjet (Vlera aktuale e kostos dhe vlera aktuale e përfitimit); krahasuar me status quo-në.

 

 

Viti  1

Viti 2

Viti 3

Viti 4

Viti 5

Viti 6

Viti 7

Viti 8

Viti 9

Viti 10

Faktori zbritës

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kosto për buxhetin – një herë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kosto për buxhetin – në vazhdim

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kosto për biznesin – një herë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kosto për biznesin – në vazhdim

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kosto për grupet e tjera – një herë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kosto për grupet e tjera – në vazhdim

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kosto në total

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kosto e zbritur në total = Kosto në total x faktorin zbritës

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përfitimi për buxhetin – në vazhdim

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përfitimi për biznesin – një herë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përfitimi për biznesin – në vazhdim

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përfitimi për grupet e tjera – njëherë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përfitimi për grupet e tjera – në vazhdim

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kosto për buxhetin – në vazhdim

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përfitimi në total

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përfitimi i zbritur në total = Përfitimi në total x faktorin zbritës

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vlera aktuale e kostos në total

 

 

Vlera aktuale e përfitimit në total

 

 

Vlera aktuale neto (VAN) = Vlera aktuale e përfitimit në total – Vlera aktuale e kostos në total

 

 

 

 

Raporti i vlerësimit të ndikimit - Shtojca 2/b

 

Tabelë: Vlera aktuale neto në total e çdo opsioni  

 

Opsioni

Vlera aktuale në milionë lekë

Vlera aktuale neto në milionë lekë

Kosto

Përfitimi

Opsioni 1

 

 

 

Opsioni 2

 

 

 

 

 

 

 

Komentet nga qytetarët

arrow

Romina H.

Pergezime grupit te punes dhe institucionit ne hapat qe ndermerr per permiresimin e procesit te inspektimit. Suksese ne realizimin e iniciatives!

Postuar më: 28.02.2019 12:25

arrow

Eni S.

Me vjen mire qe ka nje grup pune qe merret me problematikat aktualle te inspektimeve ne vend edhe jep nje sugjerim te miremenduar per te qasur problematikat me qellim te zgjidhjes te tyre. Kjo pune pervec anes funksionale, per unifikimin dhe standartizimin e gjithe inspektimeve ne vendin tone, ka edhe te miren e uljes te lekeve qe paguan taksapaguesi, per vendet drejtuese te duplikuara sot. Nje te mire shtese qe konstatoje ne kete mes eshte edhe aksesi qe me krijohet mua si qytetar/biznes per ankmimin ne nje qender inspektimi per ankesat ne te gjithe drejtimet e inspektimit. Pune shume e mire. Vazhdoni keshtu IQ!

Postuar më: 01.03.2019 09:10

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.