PVKM “Për miratimin e rregullave të ndalimit të eksportit të mërkurit metalik, komponimeve dhe përzierjeve të caktuara të mërkurit, ruajtjes së sigurt të mërkurit metalik dhe kriteret specifike të ruajtjes së mërkurit metalik të konsideruar si mbetje”

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

|

Postuar më: 04.04.2019

|

Statusi: Konsultim i hapur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1822

PDF

|

XML

P R O J E K T V E N D I M

Nr.____, datë _____2019

 “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË NDALIMIT TË EKSPORTIT TË MËRKURIT METALIK, KOMPONIMEVE DHE përzierjeve të caktuara të mërkurit, ruajtjes së sigurt të mërkurit metalik dhe kriteret specifike të ruajtjes së mërkurit metalik të konsideruar si mbetje”[1]

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 23, të ligjit nr. 27/2016, datë 17.03.2016, “Për menaxhimin e kimikateve”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave,

VENDOSI:

  1. Miratimin e rregullave për ndalimin e eksportit të mërkurit metalik, komponimeve dhe përzierjeve të caktuara të mërkurit, ruajtjen e sigurt të mërkurit metalik dhe kriteret specifike të ruajtjes së mërkurit metalik të konsideruar si mbetje sipas tekstit dhe shtojcave I, II, III, IV, V që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.

  1. Ngarkohen ministria përgjegjëse për mjedisin, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, ministria përgjegjëse për shëndetësinë, ministria përgjegjëse për industrinë, inspektorati shtetëror përgjegjës për mjedisin, inspektorati shtetëror përgjegjës për tregtinë, inspektorati shtetëror përgjegjës për industrinë dhe minierat, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, njësitë e qeverisjes vendore dhe operatorët ekonomikë të përmendur në këtë vendim për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet juridike pas datës 1 Janar 2020.

KRYEMINISTRI

Edi RAMA

MINISTRI PROPOZUES

Blendi KLOSI

RREGULLAT PËR NDALIMIN E EKSPORTIT TË MËRKURIT METALIK, KOMPONIMEVE DHE PËRZIERJEVE TË CAKTUARA TË MËRKURIT, RUAJTJEN E SIGURT TË MËRKURIT METALIK DHE KRITERET SPECIFIKE TË RUAJTJES SË MËRKURIT METALIK TË KONSIDERUAR SI MBETJE

I. OBJEKTI, PËRKUFIZIMET DHE FUSHA E ZBATIMIT

1. Objekt i këtij vendimi janë përcaktimi i rregullave, masave dhe kushteve në lidhje me përdorimin, ruajtjen, tregtimin e mërkurit, komponimeve që përmbajnë mërkur dhe përzierjeve të mërkurit, prodhimin, përdorimin dhe tregtimin e produkteve me mërkur të shtuar si dhe menaxhimin e mbetjeve të mërkurit.

Qëllimi i këtij vendimi është mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe mjedisit nga shkarkimet antropogjene dhe çlirimet e mërkurit dhe komponimeve që përmbajnë mërkur.

2. PËRKUFIZIME

Për qëllime të këtij vendimi, të gjithë termat kanë të njëjtin kuptim me termat e përcaktuar në nenin 5, të ligjit nr. 27/2016, “Për menaxhimin e kimikateve”, ndërsa termat e mëposhtëm nënkuptojnë:

  1.  ‘Asgjesim", ka të njëjtin kuptim siç përcaktohet në Ligjin Nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i ndryshuar;
  2. “Dokument dorëzimi”, ka të njëjtin kuptim sic përcaktohet në Ligjin Nr. 10463, dt. 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i ndryshuar;
  3. Eksport”, nënkupton:
  1. eksportin e përhershëm ose të përkohshëm të mërkurit, komponimeve të mërkurit, përzierjeve të mërkurit dhe produkteve me mërkur të shtuar, që plotësojnë kushtet e Nenit 28(2)të TFEU-së, ose
  2. ri-eksportimin e mërkurit, komponimeve të mërkurit, përzierjeve të mërkurit dhe produkteve me mërkur të shtuar, që nuk plotësojnë kushtet e Nenit 28(2) të TFEU-së të cilat i nënshtrohen një procedure doganore të ndryshme nga procedura e tranzitit të jashtëm për lëvizjen e lirë të mallrave nëpërmjet territorit doganor të Shqipërisë.

  1. ‘Import", nënkupton hyrjen fizike në territorin doganor të Shqipërisëmërkurit, komponimeve të mërkurit, përzierjeve të mërkurit dhe produkteve me mërkur të shtuar, të cilat i nënshtrohen një procedure doganore të ndryshme nga procedura e tranzitit të jashtëm  për lëvizjen e mallrave nëpërmjet territorit doganor Shqipërisë;
  2. "Komponim mërkuri", nënkupton çdo substancë që përbëhet nga atomet e mërkurit dhe një ose më shumë nga atomet e elementeve të tjerë kimikë që mund të ndahen në komponentë të ndryshëm vetëm nëpërmjet reaksioneve kimike.
  3. Konventë”, është Konventa e Minamatës, për mërkurin.
  4. “Mbetje mërkuri”, nënkupton mërkurin metalik që klasifikohet mbetje, sipas përcaktimit të dhënë në ligjin nr. Nr. 10 463, dt. 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” i ndryshuar;
  5. “Mërkur”, nënkupton mërkurin metalik (Hg, Nr. CAS 7439-97-6);
  6. "Nxjerrja parësore e mineralit të mërkurit" nënkupton nxjerrjen e mineraleve, ku përbërësi kryesor që kërkohet është mërkuri.
  7. “Operator”, ka të njëjtin kuptim sic përcaktohet në Ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011 “Për lejet e Mjedisit”, i ndryshuar.
  8. “Palë në Konventë” ose “Palë”, një shtet ose një organizatë rajonale e integrimit ekonomik që ka rënë dakord për t’u detyruar nga kjo konventë dhe për të cilat konventa është në fuqi.
  9. "Produkt me mërkur të shtuar", nënkupton një produkt ose komponime të produktit që përmban mërkur ose një komponim mërkuri të shtuar në mënyrë të qëllimshme.
  10. "Produkte të reja me mërkur të shtuar", nënkupton produktet me mërkur të shtuar të prodhuara pas hyrjes në fuqi të këtyre rregullave.
  11. Ruajtje e përkohëshme”, ka të njëjtin kuptim sic përcaktohet në Ligjin Nr. 10463, dt. 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i ndryshuar;
  12. "Shndërrim", nënkupton transformimin kimik të gjendjes fizike të mërkurit nga një gjendje e lëngshme deri në sulfur mërkuri ose një përbërje kimike të krahasueshme që është njëlloj ose më e qëndrueshme dhe e barabartë ose më pak e tretshme në ujë dhe që nuk paraqet rrezik më të madh për mjedisin ose shëndetin e njeriut, sesa sulfuri i mërkurit;
  13. “Shtet tjetër” ose “jo Palë”, çdo shtet që nuk është palë në Konventë.
  14. "Teknika më e mirë në dispozicion" nënkupton atë teknikë që është më efektive për të parandaluar dhe, kur kjo nuk është praktike, zvogëlon emetimet dhe shkarkimet e merkurit në ajër, ujë dhe tokë dhe ndikimin e emetimeve të tilla dhe shkarkimeve në mjedis si një e tërë, duke marrë parasysh rrethanat ekonomike dhe teknike për në vend ose objekt të caktuar brenda territorit.

3. FUSHA E ZBATIMIT

Ky vendim zbatohet për të gjithë personat fizikë ose juridikë në territorin e Republikës së Shqipërisë, të cilët:

  1. eksportojnë, importojnë, përdorin, ruajnë dhe tregtojnë mërkur, komponime që përmbajnë mërkur dhe përzierje mërkuri;
  2. prodhojnë, përdorin produkte me mërkur të shtuar;
  3. menaxhojnë mbetjet e mërkurit.

II. EKSPORTI, TREGTIMI DHE KUFIZIMET MBI PRODHIMIN E MËRKURIT, KOMPONIMEVE TË MËRKURIT, PËRZIERJEVE TË MËRKURIT DHE PRODUKTEVE ME MËRKUR TË SHTUAR

II.1. Kufizimet e eksportit

  1. Në Republikën e Shqipërisë, ndalohet:
  1. eksporti i mërkurit;
  2. eksporti i komponimeve dhe përzierjeve të mërkurit listuar në Shtojcën I, të këtij vendimi, sipas afateve kohore të përcaktuara në këtë Shtojcë;
  3. eksporti për qëllime të rikuperimit të mërkurit, të komponimeve dhe përzierjeve të tjera të mërkurit që nuk janë objekt ndalimi sipas gërmës (b), më sipër.

  1. Përjashtimisht nga pika 1 e këtij kreu, lejohet eksporti i mbetjeve të mërkurit vetëm për qëllime asgjesimi drejt shteteve, të cilat kanë në dispozicion kapacitetet teknike, infrastrukturore të nevojshme për kryerjen e shndërrimit, ngurtësimit të mërkurit. Eksporti, në këtë rast, kryhet në përputhje me procedurat e përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi për menaxhimin e mbetjeve dhe kërkesat e Konventës së Bazelit mbi Kontrollin e Lëvizjeve ndërkufitare të mbetjeve të rrezikshme.       
  2. Kërkesat e pikës 1(b) të këtij kreu, nuk zbatohen në rastin e importit, eksportit të komponimeve të mërkurit të listuara në Shtojcën I, të këtij vendimi, për qëllime kërkimore laboratorike ose analiza laboratorike.

II.2. Kufizimet e importit

  1. Në Republikën e Shqipërisë, ndalohet;
  1. importi i mërkurit dhe i përzierjeve të mërkurit të listuara në Shtojcën I, të këtij vendimi;
  2. importi i mbetjeve të mërkurit;
  3. importi i përzierjeve të mërkurit që nuk përfshihen në gërmat (a) dhe (b) më sipër dhe i komponimeve të mërkurit, për qëllime të rikuperimit të mërkurit.
  4. Importi i mërkurit për përdorim në miniera dhe përpunim artizanal në shkallë të vogël të arit.

  1. Përjashtimisht nga ndalimi në pikën 1(a) të këtij kreu, importi i mërkurit dhe importi i përzierjeve të mërkurit të listuara në Shtojcën I, të këtij vendimi, për një përdorim të caktuar në përputhje me legjislacionin per menaxhimin e kimikateve, do të lejohet kur Ministria përgjegjëse për mjedisin/Zyra e Kimikateve, në zbatim të detyrimeve sipas Konventës së Mërkurit, ka dhënë pëlqimin me shkrim për atë import. Pëlqimi me shkrim jepet kur:
    1. shteti eksportues është Palë në Konventë dhe mërkuri që do eksportohet nuk konsiderohet si nxjerrje parësore e mineralit të mërkurit, e ndaluar sipas Konventës, ose
    2. shteti eksportues që nuk është Palë në Konventë, siguron dokumentin se mërkuri nuk konsiderohet si nxjerrje parësore e mineralit të mërkurit,

  1. Në çdo rast, vendosja në treg, depozitimi dhe ruajtja e mërkurit kryhet në përputhje me kërkesat e përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi për menaxhimin e kimikateve, nga personat fizikë ose juridikë, të pajisur me Licencën përkatëse për prodhimin, vendosjen në treg, depozitimin dhe ruajtjen e kimikateve të rrezikshme.

  1.  Formatet për zbatimin e pikës 2 të këtij kreu, miratohen me Udhëzim të ministrit përgjegjës për mjedisin.

II.3. Eksporti, importi dhe prodhimi i produkteve me mërkur të shtuar

1. Ndalohet eksporti, importi dhe prodhimi i produkteve me mërkur të shtuar, sipas përcaktimeve dhe afateve kohore të parashikuara në Shtojcën II, të këtij vendimi.

  1. Përjashtimisht nga pika 1 e ketij kreu, ndalimi në pikën 1, nuk zbatohet për:
  1. produktet që janë thelbësore për mbrojtjen civile dhe përdorimet ushtarake;
  2. produkte që përdoren për qëllime kërkimore, kalibrimin e instrumentave ose si standarde referimi.

III. ruajtjA E SIGURT E mërkurit, KOMPONIMEVE DHE PËRZIERJEVE TË MËRKURIT SI DHE KUFIZIMET MBI PËRDORIMIN E MËRKURIT NË PROCESET E PRODHIMIT, PËRDORIMI AMALGAMËS DENTARE

III. 1. Ruajtja e mërkurit, komponimeve dhe përzierjeve të mërkurit dhe përdorimet e tyre në proceset e prodhimit

  1. Përdorimi i mërkurit dhe komponimeve të mërkurit, në proceset e prodhimit, lejohet vetëm në përputhje me kufizimet, kushtet dhe afatet kohore të përcaktuara në Pjesën II, të Shtojcës III, bashkëlidhur.

  1. Ndalohet përdorimi i mërkurit dhe komponimeve të mërkurit në proceset e prodhimit, sipas përcaktimeve dhe afateve kohore të parashikuara në Pjesën I, të Shtojcës III, të këtij vendimi.
  2. Për aktivitetet industriale, të reja ose ekzistuese, që synojnë të përdorin procese që çlirojnë mërkur dhe komponime mërkuri, AKM-ja gjatë procesit të pajisjes me lejen përkatëse të mjedisit, përveç kërkesave të përcaktuara në legjislacionin për lejet e mjedisit, vlerëson edhe proceset dhe kushtet e përcaktuara në Pjesën II, të Shtojcës III, të këtij vendimi.

  1. Për qëllime të këtij kreu, mërkuri, komponimet dhe përzierjet e mërkurit, që gjenden në Shtojcën I, bashkëlidhur, ruhen në mënyrë të përkohshme kur ruajtja:
  1. siguron mbrojtjen e mjedisit,
  2. është në përputhje me legjislacionin në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet;
  3. përmbush kërkesat e pikës 3, të kreut II.2, të këtij vendimi;
  4. është në përputhje me pragjet dhe kërkesat e përcaktuara në legjislacionin specifik për kontrollin e rreziqeve te aksidenteve madhore që përfshijnë substanca të rrezikshme.

  1.   Kërkesat teknike për ruajtjen e përkohshme të mërkurit, komponimeve të mërkurit dhe përzierjeve të mërkurit në mënyrë të sigurt për mjedisin, përcaktohen me Urdhër të Ministrit.

III.3. Përpunimi artizanal dhe minierat e arit në shkallë të vogël

  1. Në aktivitetet e nxjerrjes e arit nga minerali, në përpunimin artizanal si dhe në minierat e arit në shkallë të vogël ndalohet përdorimi i amalgamave të mërkurit.

  1. Kur konstatohen raste të mospërmbushjes së ndalimit në pikën 1, dhe kërkesave të kreut VI, më poshtë, Ministria përgjegjëse për industrinë, përgatit planin kombëtar të veprimit me masat që duhen ndërmarrë dhe në përputhje me kërkesat e Shtojcës IV, bashkëlidhur.

III.4. Amalgamat dentare  

  1. Amalgama dentare, e përftuar nga përzierja e mërkurit elementar të lëngët dhe një aliazhi në formë pluhuri të përbërë nga argjendi, kallaji dhe/ose bakri, përdoret si material mbushës dentar për trajtimin dentar të dhëmbëve, në përputhje me kërkesat e këtij kreu.

  1. Nga data 1 Korrik 2021, lejohet përdorimi i amalgamave dentare vetëm në formën e dozave paraprake të kapsuluara. Në klinikat dentare, ndalohet përdorimi i mërkurit, në formë “të pa paketuar” ose “të pa inkapsuluar”.

  1. Nga data 1 Korrik 2021, ndalohet përdorimi i amalgamave dentare për trajtimin dentar të dhëmbëve të qumështit, të fëmijëve nën moshën 15 vjeç dhe të femrave shtatzëna ose që janë në proces ushqyerje me gji.

  1. Përjashtim nga zbatimi i pikës 3 të këtij kreu, bën përdorimi i amalgamave dentare në rastet kur dentisti e konsideron përdorimin e amalgamave dentare të nevojshme për shërbimin dentar ndaj pacientit.

  1. Ministria përgjegjëse për shëndetësinë, brenda datës 1 Korrik 2021, përgatit planin kombëtar mbi masat që do të ndërmerren për heqjen nga përdorimi të amalgamës dentare në vend, i cili brenda 1 muaji nga data e miratimit, publikohet në faqen zyrtare të ministrisë.

  1. Ndarësi i amalgamit (separator) për mbajtjen dhe grumbullimin e pjesëzave/grimcave të amalgamës, përfshirë edhe pjesëzat që gjenden në ujin e përdorur gjatë këtyre procedurave, pas datës 1 janar 2021, është detyrim vetëm per ata ofrues të shërbimit dentar, të cilët përdorin amalgamën dentare apo kryejnë heqjen e mbushjeve me amalgamë dentare, në klinikat e tyre.

  1. Sipas përcaktimit në pikën 6 të këtij kreu, merren masat si vijon:
  1. ndarësit e amalgamës, që janë në përdorim pas datës 1 Janar 2020, të kenë një nivel mbajtjeje të paktën 95% të pjesëzave/grimcave të amalgamës;
  2. të gjithë ndarësit e amalgameve, që janë në përdorim pas datës 1 Janar 2024, të sigurojnë nivelin e mbajtjes të përcaktuar në pikën (a);
  3. të mirëmbajnë ndarësit e amalgamave, në përputhje me udhëzimet e prodhuesit për të siguruar nivelin më të lartë praktik të mbajtjes.

  1. Kapsulat dhe ndarësit e amalgamave, që ofrojnë një nivel cilësie dhe mbajtjeje në përputhje me standardet Evropiane, ose standarde të tjera kombëtare ose ndërkombëtare, duhet të përmbushin kerkesat e përcaktuara në pikat 2 dhe 7, të këtij kreu.

  1. Ofruesit e shërbimit dentar, që përdorin amalgama, marrin masat që mbetjet e amalgamave, pjesëzat dhe mbushjet e amalgamave, dhëmbët ose pjesët e tyre të cilat përmbajnë ose janë të kontaminuara me amalgamë dentare grumbullohen dhe trajtohen nga subjekte të autorizuara në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

  1. Ofruesit e shërbimit dentar, ndalohen të hedhin në mjedis, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, mbetjet e amalgamave. 

  1. Inspektorati përgjegjës për mjedisin dhe ai përgjegjës për shëndetësinë, inspektojnë ofruesit e shërbimit dentar.

IV. kriteret specifike të ruajtjes së mërkurit, KOMPONIMEVE DHE PËRZIERJEVE TË MËRKURIT TË KONSIDERUAR SI MBETJE, TRAJTIMI, ASGJESIMI DHE GJURMUESHMËRIA E TYRE

IV. 1 Ruajtja e mbetjeve të mërkurit dhe trajtimi i tyre

  1. Operatorët, që krijojnë dhe ruajnë mbetje marrin masat për të shmangur kontaminimin e mbetjeve të tjera nga mbetjet e mërkurit, komponimet e mërkurit dhe përzierjet që përmbajnë mërkur.

  1. Mërkuri dhe komponimet e mërkurit që gjenerohen në formë të pastër ose si përzierje nga  burimet e mëdha të përcaktuara në pikën 3 të këtij kreu, konsiderohen mbetje në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

  1.  Për qëllime të pikës 2, të këtij kreu, burime të mëdha konsiderohen:
    1. industria klor-alkali;
    2. pastrimi i gazit natyror;
    3. operacionet minerare jo-ferrore dhe ato të shkrirjes;
    4. nxjerrja nga mineralet e cinabarit.

  1. Mbetjet e mërkurit, grumbullohen, transportohen, magazinohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe sipas rastit mund të:
  1. ruhen përkohësisht në gjëndje të lëngët, në përputhje me kërkesat e pikës 5, të këtij kreu;
  2. i nënshtrohen proceseve të përcaktuara në pikën 6, të këtij kreu, për qëllime të ruajtjes së përhershme ose asgjesimit;
  3. ruhen në mënyrë të përhershme ose asgjesohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Procedurat e asgjesimit, në asnjë rast nuk duhet të çojnë në rikuperimin e mërkurit.

  1. Mbetjet e mërkurit deri në datën 1 Janar 2025, mund te ruhen përkohësisht në gjendje të lëngët kur:
  1. përmbushen kërkesat per ruajtjen e përkohëshme të përcaktuara në shtojcën V, të këtij vendimi, dhe kur
  2. ruajtja e përkohëshme e mbetjeve të mërkurit, bëhet në objekte mbi tokë, të cilat plotësojnë kushtet e posacme në pikën 6, të Shtojcës V, të këtij vendimi.

  1. Për qëllime të pikës 4 dhe 5, të këtij Kreu, ruajtja e përkohshme e mbetjeve të mërkurit, kryhet nga persona fizikë ose juridik të pajisur me lejen e mjedisit sipas fushës III.1 të shtojcës së ligjit nr.10081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, dhe liçencën III.2.B të fushës III të vendimit nr. 538, datë 26.5.2009 të Këshillit të Ministrave “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga/apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”.

  1. Mbetjet e mërkurit, para se ti nënshtrohen procesit të ruajtjes së përhershme, kalojnë në procesin e shndërrimit. Në rastin kur asgjesimi parashikohet të ndodhë në objekte mbi tokë, mbetjet e mërkurit i nënshtrohen shndërrimit dhe ngurtësimit.

  1. Mbetjet e mërkurit që i janë nënshtruar procesit të shndërrimit dhe/ose ngurtësimit, do të ruhen në mënyrë të përhershme në:

  1. lendfillet e mbetjeve të rrezikshme, sipas përcaktimit të legjislacionit në fuqi për lendfillet,
 
  1. minierat e kripës, të përshtatura dhe që përmbushin kërkesët e pikës 1, të Shtojcës V, për ruajtjen e përhereshme të mbetjeve të mërkurit të shëndrruara ose, formacione të forta shkëmbore nën toke, të cilat ofrojnë një nivel sigurie dhe izolimi të njëjtë ose më të lartë se minierat e kripës, ose

  1. objektet mbi tokë, të përcaktuara dhe të pajisura për ruajtjen e përhershme të mbetjeve të mërkurit të shëndrruara dhe ngurtësuara që sigurojnë një nivel sigurie dhe izolimi të njëjtë ose më të lartë se objektet në pikën (b).
  1. Operatori që ruan mbetjet e rrezikshme ka detyrimin që, mbetjet e mërkurit të shëndrruara dhe/ose ngurtësuara, të ruhen sipas kushteve si më poshtë:
  1. në mënyrë të ndarë nga mbetjet e tjera;
  2. grupuara në një dhomë ruajtjeje të vulosur;
  3. në përputhje me kërkesat e përcaktuara në legjislacionin për lendfillet e mbetjeve, dhe
  4. në përputhje me kërkesat specifike për ruajtjen e përkohshme të mbetjeve të mërkurit, sipas pikës 3 dhe 5, Shtojcës V, bashkëlidhur.

IV.2. Gjurmueshmëria

  1. Gjurmueshmëria e mbetjeve të mërkurit që nga krijimi deri në destinacionin e tyre përfundimtar kryhet në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

  1. Personat fizikë ose juridik që ruajnë përkohësisht mbetjet e mërkurit, krijojnë dhe mbajnë  rregjistrin me të dhënat si vijon:
  1. mbi dërgesat e marra të mbetjeve të mërkurit, që përfshin:
    1. origjinën dhe sasinë e mbetjeve të marra;
    2. emri dhe të dhënat e kontaktit të furnizuesit dhe pronarit të mbetjeve;

  1. mbi dërgesat e mbetjeve të mërkurit që largohen nga objekti:
    1. sasia e mbetjeve dhe përmbajtja e mërkurit në to;
    2. destinacioni dhe operacioni i destinuar i asgjesimit të mbetjeve;
    3. kopje të dokumentit së lëshuar nga operatori që kryen shndërrimin dhe, nëse është e zbatueshme, ngurtësimin e mbetjeve, siç referohet në paragrafin 3, më poshtë;
  2. sasinë e mbetjeve të mërkurit të depozituara në objekt në fund të çdo muaji.

  1. Kur mbetjet e mërkurit dalin nga ruajtja e përkohshme, personi fizik ose juridik në pikën 2 të këtij kreu, në përputhje edhe me legjislacionin në fuqi që rregullon eksportin e mbetjeve të rrezikshme, plotëson dokumentin e dorëzimit të mbetjeve të rrezikshme. Subjekti duhet të deklarojë se këto mbetje janë dërguar, sipas rastit, në një impiant që kryen shndërrimin dhe/ose ngurtësimin e mbetjeve të mërkurit, ose në një impiant asgjësimi. Një kopje e dokumentit i përcillet pa vonesë operatorëve ekonomik industrial të interesuar, sipas kreut IV.2.

  1. Personat fizikë ose juridik të përcaktuar në pikën 2, të këtij Kreu, dërgojnë në AKM, çdo vit deri më datë 31 janar, rregjistrin e të dhënave për vitin e mëparshëm kalendarik.  

IV.5. Zonat e ndotura

  1. Njësitë e qeverisjes vendore, përfshijnë në planet vendore të menaxhimit të integruar të mbetjeve edhe masat lidhur me zonat e ndotura me mërkur dhe mbetje mërkuri që janë brenda territorit të tyre, rrezikun që ato paraqesin për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, si dhe masat për rehabilitimin e këtyre zonave.

  1. Njësitë e qeverisjes vendore, bashkëpunojnë me ministrinë përgjegjëse për mjedisin, me institucione të tjera shtetërore si dhe donatorët e ndryshëm (organizata), donatorët e huaj, për financimin e projekteve që reduktojnë riskun në zonat e ndotura me mërkur dhe mbetje mërkuri.

  1. Ministritë, Inspektoratet përgjegjëse të tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, INSTAT dhe njësitë e qeverisjes vendore, bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë me Ministrinë dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit informacionet e nevojshme lidhur me masat e marra për:
  1. adresimin e mërkurit, komponimeve dhe përzierjeve të mërkurit;
  2. identifikimin dhe vlerësimin e zonave të ndotura nga mërkuri dhe komponimet e mërkurit si dhe,
  3. adresimin e rreziqeve të kontaminimit të mërkurit për shëndetin e njeriut dhe mjedisit.

  1. Bazuar në të dhënat e grumbulluara në pikën 3, Ministria përgatit inventarin e zonave të ndotura nga mërkuri dhe komponimet e mërkurit në vend.

  1. Brenda datës 1 Janar 2023, Ministria publikon informacionin e mbledhur në përputhje me pikën 3, përfshirë edhe inventarin e zonave të ndotura nga mërkuri dhe komponimet e mërkurit.

V. RAPORTIMI

V.1. Raportimi i burimeve të mëdha

  1. Agjencia Kombëtare e Mjedisit krijon dhe mirëmban inventarin e shkarkimeve të mërkurit në mjedis. Për qëllime të krijimit të inventarit, institucionet përgjegjëse dhe operatorët industrialë, raportojnë në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit në përputhje me legjislacionin që rregullon krijimin e regjistrit kombëtar të shkarkimit dhe transferimit të ndotësve.

  1. Për qëllime të pikës 1, të këtij kreu, operatorët industrialë të burimeve të mëdha, në shkronjat (a), (b), (c) të pikës 3, të kreut IV.1, raportojnë çdo vit, brenda datës 31 Maj pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, informacionin e mëposhtëm:
  1. sasinë totale të mbetjeve të mërkurit, të ruajtura në instalimet e tyre;
  2. sasinë totale të mbetjeve të mërkurit, të dërguara në objekte/impiante që kryejnë:
  1. ruajtjen e përkohëshme, shndërrimin dhe, kur është e zbatueshme, ngurtësimin e mbetjeve të merkurit ose,
  2. ruajtjen e përhershme të mbetjeve të mërkurit, që i janë nënshtruar procesit të shndërrimit dhe, nëse është e zbatueshme, ngurtësimit;
  1. vendndodhjen dhe të dhënat e kontaktit të çdo objekti/impianti të referuar në gërmën (b);
  2. kopje të dokumentit të lëshuar nga personi fizik ose juridik që kryen ruajtjen e përkohëshme të mbetjeve të mërkurit, në përputhje me pikën 2, të kreut IV.4;
  3. kopje të dokumentit të lëshuar nga personi fizik ose juridik që kryen shndërrimin dhe, nëse është e zbatueshme, ngurtësimin e mbetjeve të mërkurit, në përputhje me pikën 3, të Kreut IV.4;
  4. kopje të dokumentit të lëshuar nga operatori që kryen ruajtjen e përhershme të mbetjeve të mërkurit që ka pësuar shndërrim dhe, nëse është e zbatueshme, ngurtësim, në përputhje me pikën 3, të kreut IV.4.

  1. Operatorët industrialë të burimeve të mëdha të dhënat në pikën 2(a) dhe (b), i raportojnë në përputhje me kodet e përcaktuara në legjislacionin për mbajtjen, përditësimin dhe publikimin e statistikave të mbetjeve.

  1. Kërkesat e pikave 1 dhe 2, nuk zbatohen për operatorët e instalimeve klor-alkaline, një vit pas nxjerrjes jashtë përdorimit të të gjithë sasisë së mërkurit që operohet prej tij, në përputhje me teknikat më të mira në dispozicion për prodhimet klor-alkaline dhe, kur e gjithë sasia e mërkurit është dorëzuar në impiantet e menaxhimit të mbetjeve.

V. 2. Raporti kombëtar

        1. Ministria/Zyra e kimikateve, nga data 1 Janar 2023, përgatit raportin kombëtar me të dhënat si më poshtë:
  1. informacionin mbi zbatimin e këtij vendimi;
  2. informacionin e nevojshëm për përmbushjen nga Republika e Shqipërisë të raportimit sipas kërkesave të Konventës;
  3. një përmbledhje të informacionit të siguruar në përputhje me Kreun IV.2;
  4. informacion në lidhje me mërkurin që ndodhet në Republikën e Shqipërisë, duke përfshirë:

(i) një listë të vendeve ku gjenden rezervat e më shumë se 50 tonë metrikë mërkur përveç mbetjeve të mërkurit dhe sasinë e mërkurit në vend;

(ii) një listë të vendeve ku grumbullohen më shumë se 50 tonë metrikë mbetje mërkuri si dhe sasinë e mbetjeve të mërkurit në vend; dhe

  1. një listë të burimeve që kontribuojnë më shumë se 10 tonë metrikë mërkur në vit, për të cilat AKM ka informacion.

        1. Formati, frekuenca dhe mënyra e grumbullimit të informacionit për qëllime të përgatitjes së raportit, përcaktohen me Udhëzim të Ministrit përgjegjës për mjedisin.

VI. SANKSIONET

Mosrespektimi i parashikimeve të këtij vendimi, kur nuk përbën vepër penale përbën kundërvajtje administrative dhe shoqërohet me ndëshkimet administrative të parashikuara në pikat 38, 39 dhe 40, të nenit 40, të ligjit nr. 27/2016, datë 17.03.2016, “Për menaxhimin e kimikateve”.

SHTOJCA I

KOMPONIMET E MËRKURIT, OBJEKT I PARASHIKIMEVE TË PIKAVE 1(b) DHE 3, TË KREUT II.1, DHE PIKËS 3, TË KREUT III.1, DHE PËRZIERJET E MËRKURIT OBJEKT I PARASHIKIMEVE SIPAS PIKAVE 1(b) DHE 3, TË KREUT II.1, PIKËS 1(a), TË KREUT II.2, DHE PIKËS 4, TË KREUT III.1:

  1. Ndalohen të eksportohen komponimet e mërkurit, si më poshtë:
  1. Nga data 1 janar 2023:
 
  • Kloruri i mërkurit (I) (Hg2Cl2, Nr. CAS 10112-91-1)
  • Oksidi i Mërkurit (II) (HgO, Nr. CAS 21908-53-2)
  • Xeherori i Cinabarit
  • Sulfuri i Mërkurit (HgS, Nr.CAS 1344-48-5)

  1.  Nga data 1 janar 2025:
  • Sulfati i Mërkurit (II) (HgSO4, Nr.CAS 7783-35-9)
  • Nitrati i Mërkurit (II) (Hg(NO3)2, Nr.CAS 10045-94-0)

2.  Përzierjet e mërkurit, që ndalohen për tu importuar dhe eksportuar, nga data 1 janar 2023, janë:

  • Përzierjet e mërkurit me substanca të tjera, duke përfshirë aliazhet e mërkurit, me një përqendrim mërkuri të paktën 95 % të peshës.

SHTOJCA II

PRODUKTET ME MËRKUR TË SHTUAR, REFERUAR PIKËS II.3, TË KREUT II.

PJESA A - PRODUKTET ME MËRKUR TË SHTUAR

Produktet me mërkur të shtuar

Data e ndalimit të eksportit, importit dhe prodhimit të produkteve me mërkur të shtuar

  1. Bateritë ose akumulatorët që përmbajnë mërkur më shumë se 0.0005% të peshës.

31.12.2025

  1. Çelësat dhe reletë, me përjashtim të urave matëse të saktësisë së lartë dhe humbjeve në matje, të çelësave dhe releve të frekuencave të larta dhe radio-frekuencave në instrumentat e monitorimit dhe kontrollit me një përmbajtje maksimale të merkurit prej 20 mg për urë, çelës ose rele.

31.12.2025

  1. Llamba fluoreshente kompakte (CFL/LFL) për qëllime të përgjithshme ndriçimi:

(a) CFL.i ≤ 30 Ëat me një përmbajtje mërkuri që tejkalon 2.5 mg për ndezësin e llambave;

(b) CFL.ni ≤ 30 Ëat me një përmbajtje mërkuri që tejkalon 3.5 mg për ndezësin e llambave.

31.12.2023

  1. Llamba fluoreshente lineare (LFLs) për qëllime të përgjithshme ndriçimi:
  1. fosfor tribandësh < 60 Ëat me përmbajtje mërkuri që kalon 5 mg për llambë;
  2. (b) fosfor halofosfatik ≤ 40 Ëat me një përmbajtje mërkuri që i tejkalon 10 mg për llambë.

31.12.2023

  1. Llambat me avuj mërkuri në shtypje të lartë (HPMVs) për qëllime të përgjithshme ndriçimi.

31.12.2023

  1. Llambat fluoreshente me katodë të ftohtë me mërkur të shtuar, si më poshtë dhe llambat fluoreshente me elektrodë të jashtme (CCFL dhe EEFL) për ekranet elektronike:
  1. me gjatësi të shkurtër (≤ 500 mm) me përmbajtje mërkuri që i tejkalon 3.5 mg për llambë;
  2. me gjatësi mesatare (> 500 mm dhe ≤ 1 500 mm) me përmbajtje mërkuri që i tejkalon 5 mg për llambë;
  3. me gjatësi të madhe (> 1 500 mm) me përmbajtje mërkuri që i tejkalon 13 mg për llambë.

31.12.2023

  1. Produktet kozmetike me mërkur dhe komponime mërkuri, me përjashtim të rasteve të veçanta për Thiomers, dhe kripërat e Fenilmërkurit (përfshirë boratin), në përputhje me legjislacionin për produktet kozmetike.

31.12.2025

  1. Pesticidet, biocidet dhe antiseptikët topikal.

31.12.2025

  1. Pajisjet matëse, jo-elektronike të mëposhtëme:
  1. barometrat;
  2. higrometrat;
  3. manometrat;
  4. termometrat dhe pajisjet e tjera termometrike jo-elektrike;
  5. sfigmomanometrat
  6. matësit e tensionit të materialeve që përdoren me pletismografë;
  7. piknometrat me mërkur;
  8. pajisjet matëse me mërkur që përdoren për përcaktimin e pikës së zbutjes.

Pika (h), më sipër, nuk zbatohet për pajisjet matëse që vijojnë:

  1. pajisjet matëse jo-elektronike të instaluara në aparatura të mëdha që përdoren për saktësi të lartë, për të cilat nuk egziston alternativë e përshtatshme pa mërkur;
  2. pajisjet matëse më të vjetra se 50 vjeçare prej datës 3 tetor 2007;
  3. pajisjet matëse që demostrohen në shfaqet publike për qëllime kulturore dhe historike.

31.12.2025

PJESA B - PRODUKTE SHTESË TË PËRJASHTUARA NGA LISTA NË PJESËN A TË KËSAJ SHTOJCE

Çelësat dhe reletë, llambat fluoreshente me katodë të ftohtë dhe llambat fluoreshente me elektrodë të jashtme (CCFL dhe EEFL) për ekranet elektronikë dhe pajisjet matëse, kur ato përdoren për të zëvendësuar një përbërës të një pajisjeje të madhe, me kusht që të mos ketë alternativë të mundshme pa mërkur për atë përbërës, në përputhje me legjislacionin për automjetet në fund të jetës dhe kufizimet mbi përdorimin e disa substancave të rrezikëshme në pajisjet elektrike dhe elektronike.

SHTOJCA III

KËRKESAT MBI MËRKURIN, PËR TU ZBATUAR NË PROCESET E PRODHIMIT, REFERUAR PIKËS 1 DHE 2, TË KREUT III.1.

PJESA I: PËRDORIMI I NDALUAR I MËRKURIT OSE KOMPONIMEVE TË MËRKURIT, QOFTË NË FORMË TË PASTËR APO NË PËRZIERJE, NË PROCESET E PRODHIMIT si më poshtë,

  1. nga 1 Janari 2023: proceset prodhuese në të cilat mërkuri ose përbërjet e mërkurit përdoren si katalizator;
  2. si përjashtim nga pika (a), prodhimi i monomerit të klorurit të vinileve ndalohet që nga 1 Janari 2027;
  3. nga 1 Janari 2027: proceset prodhuese në të cilat mërkuri përdoret si elektrodë;
  4. si përjashtim nga pika (c), prodhimi klor-alkalin ku mërkuri përdoret si një elektrodë ndalohet nga 11 Dhjetori 2020;
  5. me përjashtim të pikës (c), ndalohet prodhimi i metanolatit ose etanolatit të natriumit ose të kaliumit nga 1 Janari 2028;
  6. nga 1 Janari 2023: prodhimi i poliuretanit, deri në masën që lejohet sipas pikës 62, të Shtojcës 1, të legjislacionit për kufizimet për prodhimin, vendosjen në treg dhe përdorimin e disa kimikateve dhe artikujve të caktuar të rrezikshëm”.

PJESA II: PROCESET E PRODHIMIT, QË I NËNSHTROHEN KUFIZIMEVE MBI PËRDORIMIN DHE SHKARKIMET E MËRKURIT DHE KOMPONIMEVE TË MËRKURIT

Prodhimi i metanolatit ose etanolatit të natriumit ose kaliumit

Prodhimi i metanolatit ose etanolatit të natriumit ose kaliumit, kryhet në përputhje me pikën (e), të Pjesës I, të kësaj Shtojce dhe, në përputhje me kushtet e mëposhtme:

  1. nuk përdoret mërkur i dalë nga nxjerrja parësore e mineralit të mërkurit;
  2. reduktimi i shkarkimeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta të mërkurit, komponimeve të mërkurit në ajër, ujë dhe tokë me 50% për njësi prodhimi deri në vitin 2025, krahasuar me vitin 2010;
  3. mbështet kërkimin dhe zhvillimin në respekt të  proceseve të prodhimit pa mërkur; dhe
  4. që nga 13 Korrik 2023, kapaciteti i impianteve që përdorin mërkurin dhe komponimet e mërkurit për prodhimin e metanolatit ose etanolatit të natriumit ose kaliumit dhe të cilat ishin në funksionim para kësaj date, nuk do të rritet dhe nuk do të lejohen impiante të reja.

SHTOJCA IV

PËRMBAJTJA E PLANIT KOMBËTAR PËR PËRPUNIMIN DHE NXJERRJEN ARTIZANALE NË SHKALLË TË VOGËL TË ARIT, referuar pikës III.3, të Kreut III.

Plani kombëtar, përfshin informacionin si vijon:

    1. Objektivat kombëtare dhe tragetet e reduktimit për të eleminuar përdorimin e mërkurit dhe komponimeve të tij;

    1. masat për eleminimin e:

(i) të gjithë xeherorëve të amalagamave*;

(ii) djegien në mjedise të hapura të amalgamit ose amalgamit të përpunuar;

(iii) djegia e amalgameve në zonat e banuara; dhe

(iv) kullimin/rrjedhjet e cianideve në sediment, xeheror apo mbetje në të cilat është shtuar mërkur, pa e larguar paraprakisht atë;

    1. hapa për të lehtësuar formalizimin ose rregullimin e sektorit të minierave dhe përpunimit artisanal të arit në shkallë të vogël;

    1. vlerësimet bazë të sasive të mërkurit të përdorur dhe praktikat e përdorura në miniera dhe përpunimin artizanal dhe në shkallë të vogël të arit brënda territorit të Republikës së Shqipërisë;

    1. strategjitë për promovimin e reduktimit të shkarkimeve, nxjerrjen, ekspozimin ndaj mërkurit në miniera dhe për përpunim artizanal dhe në shkallë të vogël të arit, duke përfshirë metodat që nuk përmbajnë mërkur;

    1. strategjitë për të menaxhuar tregtimin dhe parandalimin e shndërrimit të mërkurit dhe përbërjeve të mërkurit nga burimet e huaja dhe ato të brendshme, për përdorim në miniera dhe përpunim artizanal në shkallë të vogël të arit;

    1. strategjitë për përfshirjen e aktorëve në zbatimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të planit kombëtar;

    1. strategjinë e shëndetit publik mbi ekspozimin e minatorëve artizanal dhe të vogël të arit dhe komuniteteve të tyre ndaj merkurit, duke përfshirë ndër të tjera, grumbullimin e të dhënave shëndetësore, trajnimin e personave të kujdesit shëndetësor dhe rritjen ndërgjegjësimit nëpërmjet personelit të qëndrave shëndetësore;

    1. strategjitë për të parandaluar ekspozimin e popullatave vulnerabël, veçanërisht fëmijët dhe femrat në periudhën e lindjes, sidomos femrat shtatzëna, ndaj mërkurit të përdorur në minierat dhe përpunimin në shkallë të vogël të arit;

    1. strategjitë për sigurimin e informacionit për minatorët artizanal dhe në shkallë të vogël të arit si dhe komunitetet e prekura;

    1. një plan pune për zbatimin e planit kombëtar.

SHTOJCA V

RUAJTJA E PËRKOHËSHME E MËRKURIT METALIK

  1. Ruajtja e përkohëshme e mërkurit metalik

Për qëllime të ruajtjes së përkohëshme për më shumë sesa 1 vit të mërkurit metalik, zbatohen kushtet e mëposhtme:

  1. Mërkuri metalik ruhet veçmas nga mbetje të tjera.
  2. Kontenierët vendosen në vendruajtje të përshtatshme të mbyllura në mënyrë të tillë që të mos kenë krisje, të çara dhe të papërshkueshme nga mërkuri metalik, me vëllim të përshtatshëm me sasinë e mërkurit që mbajnë. Kontenierët me mërkur duhet të sigurohen në një formacion shkëmbor  të pajisur me një gropë grumbullimi.
  3. Vendruajtja duhet të pajiset me një sistem të mbrojtjes nga zjarri.

ç) Hapësira e magazinimit duhet të organizohet në një mënyrë të tillë për të garantuar se të gjithë kontenjerët administrohen lehtësisht.

  1. Përbërje të mërkurit

Përbërjet e mërkurit, duhet të jenë në përputhje me specifikimet e mëposhtme:

a) Përmbajtja e mërkurit të jetë më e lartë se 99.9% e peshës,

b) pa papastërti me aftësi gërryese për karbonin ose çelikun (p.sh. tretësirë e acidit nitrik, tretësirë e kripërave klorure).

3. Ruajtja

1. Kontenierët e përdorur për ruajtjen e mërkurit metalik duhet të  jenë rezistentë ndaj ndryshkjes dhe ndaj  goditjeve. Për këtë arsye duhet të shmanget saldimi. Kontenierët duhet të përmbushin të dhënat si vijon:

  1. Materiali i përbërës të jetë prej çelikut të karbonit (ASTM A36 minimum) ose çelik inoksi (AISI 304, 316L),
  2. Kontenierët duhet të mbyllen hermetikisht  për mos u përshkuar nga gazet dhe lëngjet,
  3. faqja e jashtëme e kontenierit duhet të jetë rezistente ndaj kushteve ku realizohet ruajtja,
  4. lloji dhe dizajni i kontenierit duhet të kalojë me sukses testin e rënies dhe  të rrjedhjes.

2. Raporti maksimal i mbushjes së konteinerit duhet të jetë 80% i vëllimit për të siguruar një  qëndrueshmëri të mjaftueshme, që as rrjedhja dhe as shtrembërimi i përhershëm i kontenierit të mos ndodhë si rezultat i bymimit të lëngut për shkak të temperaturës së lartë.

        1. Procedurat e pranimit

Lejohen për përdorim vetëm kontenierët që shoqërohen me një certifikatë që përmbush kërkesat e përcaktuara në vijim:

    1. vetëm mërkuri metalik që plotëson kriteret minimale të pranimit të përcaktuara më sipër, do të pranohet;
    2. kontenierët duhet të inspektohet me sy para magazinimit në mënyrë që të shmanget përdorimi i kontenierëve të dëmtuar, që rrjedhin ose  përmbajnë ndryshk;
    3. kontenierët duhet të të jenë pajisur me një vulë të qëndrueshme që përmban numrin e identifikimit të kontenierit,  materialin e ndërtimit, peshën e tij bosh, referencën nga prodhuesit dhe datën e ndërtimit,

ç. kontenierët do të mbajnë një tabelë të përhershme ku përmendet numri i identifikimit të certifikatës.

5. Certifikata

1. Certifikata duhet të përmbajë elementet e mëposhtme:

    1. emrin dhe adresën e prodhuesit të mbetjeve,
    2. emrin dhe adresën e përgjegjësit për mbushjen,
    3. vendin dhe datën e mbushjes,

ç.   sasinë e mërkurit,

    1. pastërtinë e mërkurit dhe, nëse gjykohet e nevojshme, një përshkrim të papastërtive, duke përfshirë raportin analitik,

dh. nëse kontenierët janë përdorur ekskluzivisht për transportimin dhe ruajtjen e mërkurit,

    1. numrin e identifikimit tëkontenierit,

ë. ndonjë koment të veçantë.

2. Certifikata lëshohet nga prodhuesi i mbetjeve ose, në mungesë të tij, nga personi përgjegjës për menaxhimin e mbetjeve.

  1. Kushte të posaçme për mërkurin metalik

Monitorimi, inspektimi dhe kërkesat emergjente

1. Në vendin e magazinimit duhet të vendoset një sistem i vazhdueshëm i monitorimit të avujve të mërkurit me një ndjeshmëri prej të paktën 0,02 mg mërkur/m3. Sensorët duhet të vendosen në nivelin e tokës dhe lartësinë e kokës. Kjo do të përfshijë një sistem alarmi vizual dhe akustik. Sistemi i nënshtrohet mirëmbajtjes të paktën një herë në vit.

2. Hapësira dhe kontenierët e magazinimit duhet të inspektohen me vëmendje nga një person i autorizuar të paktën një herë në muaj. Kur zbulohen rrjedhje, subjekti menjëherë duhet të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur çdo shkarkim të mërkurit në mjedis dhe për të rivendosur sigurinë e ruajtjes së mërkurit. Çdo rrjedhje konsiderohet se ka ndikim të dëmshëm mjedisor.

3. Planet e emergjencës dhe pajisjet e përshtatshme mbrojtëse për trajtimin e mërkurit metalik duhet të jenë të pranishme në çdo kohë.

  1. Mbajtja e të dhënave
  1. Të gjitha dokumentet që përmbajnë informacionin e përmendur në pikat 4, 5, dhe 6 të këtij kreu, përfshirë certifikatën që shoqëron kontenierin, si dhe të dhënat lidhur me shpërndarjen dhe dërgimin e mërkurit metalik pas magazinimit të përkohshëm dhe destinacionit të vendtrajtimit mbahen për të paktën 3 vjet pas përfundimit të magazinimit.

2. Mërkuri metalik, përbërjet dhe përzjerjet e mërkurit, të depozituara në në vendruajte të përcaktuara dhe kushte të veçanta, duhet të jenë të ambalazhuara dhe etiketuara me simbolin e rrezikut, treguesin e rrezikut dhe të sigurisë.

3. Depozitimi dhe ruajtja e mërkurit metalik, përbërjeve dhe përzjerjeve të mërkurit, si substanca të kategorizuara me rrezik për shëndetin e njerëzve dhe mjedisin i nënshtrohet procedurës së lejes dhe regjistrimit, kontrollit dhe marrjes së masave mbrojtëse për ruajtjen e mjediseve të ruajtjes në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi.

[1] Ky vendim përafron pjesërisht Rregulloren (EU) 2017/852 e Parlamentit Europian dhe Këshillit e datës 17 Maj 2017 mbi mërkurin, që shfuqizon Regulloren (EC) Nr 1102/2008 (Text with EEA relevance) OJ L 137, 24.5.2017, fq. 1–21. CELEX: 32017R0852.

Leter me koke Keshilli i ministrave-1-01

download

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar