PLANI I VEPRIMIT 2019-2023 NË ZBATIM TË STRATEGJISË NDËRSEKTORIALE KUNDËR KORRUPSIONIT
|
Postuar më: 28.06.2019
|
Data e Mbylljes: 25.07.2019
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 4231
Ministria e Drejtësisë në rolin e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit po udhëheq procesin e rishikimit të Planit të Veprimit 2018-2020, në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2015-2020, (miratuar me VKM 241, datë 20.4.2019). Rishikimi i Planit të Veprimit Antikorrupsion është një program me bazë vjetore i parashikuar nga vetë strategjia antikorrupsion. Rishikimi i Planit të Veprimit gjithashtu është duke u kryer edhe në kuadër të kërkesës së ardhur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, për programimet IPA 2019 dhe 2020.
Draft Plani i Veprimit 2019-2023, në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit, është dokumenti i 3 i veprimit, pas konkretisht planeve 2015-2017, 2018-2020, që dëshmon në mënyrë të pandalur vullnet të palëkundur të qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit, përmes aksioneve parandaluese, masave ndëshkuese dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese, në përputhje me tre shtyllat e strategjisë, (qasja A- parandaluese, B-ndëshkuese e C- ndërgjegjësuese).
Ky draft plan veprimi është një dokument strategjik me qëllimin për të stimuluar e forcuar bashkëpunimin institucional në luftën kundër korrupsionit në vend. Për këtë arsye, si dhe duke u nisur nga raporti i fundit i Transparency International mbi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit dhe renditjen e Shqipërisë e 99-ta në listën e 180 vendeve të përzgjedhura për studim, nevojitet një impenjim edhe më i madh në luftën kundër korrupsionit.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim