PLANI I VEPRIMIT DHE TREGUESIT PËR STRATEGJINË KOMBËTARE NDËRSEKTORIALE PËR DECENTRALIZIMIN DHE QEVERISJEN VENDORE

Ministria e Brendshme

|

Postuar më: 04.07.2019

|

Data e Mbylljes: 25.07.2019

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1992

PDF

|

XML

Në vijim të Rishikimit Afatmesëm (RAM) të Strategjisë Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore (SKNDQV), i cili vlerësoi SKNDQV si një strategji të rëndësishme dhe të vlefshme për nevojat e qeverisë vendore, periudha e SKNDQV u zgjat deri në vitin 2022. Në këtë kuadër, Ministria e Brendshme ka rishikuar dhe përditësuar Planin e Veprimit të SKNDQV deri në periudhën e përditësuar. Objektivi kryesor është të avancojë procesin e decentralizimit dhe të forcojë qeverisjen vendore duke përgatitur një Plan Veprimi të rishikuar dhe të përditësuar.

 Procesi i përditësimit të planit të veprimit SKNDQV nisi në fillim të marsit 2019, nën kujdesin dhe udhëheqjen e Ministrisë së Brendshme (MB) dhe Agjencisë për Mbështetje të Vetëqeverisjes Vendore (AMVV). Procesi është mbështetur me asistencë teknike nga projekti PLGP (USAID) dhe projekti Bashki të Forta (Swiss Development Cooperation). Procesi i përditësimit të Planit të Veprimit është vijimi i natyrshëm i RAM të kësaj strategjie, i cili u përmbyll në gjysmën e dytë të vitit 2018 dhe përcaktoi disa gjetje dhe rekomandime, të diskutuara e dakordësuara edhe me grupet e interesit në një sërë tryezash konsultimi. Gjithashtu, Matrica e kompetencave, e cila konsistonte në një analizë të detajuar të ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, e hartuar nga MB me mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE), hodhi dritë mbi disa aspekte të tjera teknike të mungesave apo mbivendosjeve në kuadrin ligjor e rregullator për qeverisjen vendore dhe decentralizimin.

 

Bazuar mbi këto dy dokumente kyç, gjatë muajve mars, prill dhe maj 2019 u ndërmorën një sërë takimesh me ministritë e linjës dhe aktorë interesi, përfshirë shoqatat e bashkive, të cilat shërbyen për të përditësuar planin e veprimit në linjë edhe me përparësitë sektoriale sipas procesit të hartimit dhe përditësimit të strategjive përkatëse.

 Nëpërmjet këtij njoftimi, Ministria e Brendshme ju fton të jepni kontributin Tuaj mbi dokumentin e rishikuar të Planit të Veprimit të SKNDQV, përmes një procesi konsultimi publik online, sipas legjislacionit përkatës për konsultimin publik.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.