Draft plani i rishikuar i veprimit të Axhendës Dixhitale 2015 - 2020

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

|

Postuar më: 04.07.2019

|

Data e Mbylljes: 25.07.2019

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 2146

PDF

|

XML

Të nderuar, 

Duke u bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 284 datë 01.04.2015 “Për miratimin e strategjisë ndërsektoriale "Axhenda Dixhitale e Shqipërisë 2015-2020", si dhe në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 673, datë 22.11.2017 “Për riorganizimin e Shoqërisë së Informacionit”, i ndryshuar, Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka iniciuar procesin e rishikimit të statusit të aktiviteteve të Strategjisë Ndërsektoriale të Axhendës Dixhitale 2015-2020 (SNAD) si dhe propozime për projekte të reja dixhitale.

Strategjia “SNAD 2015-2020” është pjesë e kuadrit strategjik të hartuar nga qeveria shqiptare dhe mbulon të gjitha fushat e zhvillimit të shoqërisë e qeverisjes. Për të pasur një shoqëri të bazuar në dije dhe informacion, për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social, konsolidim të infrastrukturës dixhitale në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë duke respektuar me rigorozitet parimet evropiane të konkurrencës së lirë e të ndershme, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike dhe duke rritur transparencën e qeverisjes

Strategjia ndërsektoriale “Axhenda dixhitale e Shqipërisë 2015-2020” synon drejtimin më të koordinuar dhe më efikas të investimeve në sektorin e teknologjive të informacionit dhe komunikimeve, me qëllim ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarin dhe përmirësimin e jetesës. Këto politika janë të harmonizuara me strategjitë sektoriale si dhe të përafruara me “Axhendën evropiane 2020” dhe “Strategjinë Rajonale SEE-2020”.

Rishikimi i këtij dokumenti strategjik, bëhet me synimin për të reflektuar zhvillimet e ndodhura që prej miratimit të tij si dhe për të pasqyruar kërkesat dhe nevojat që paraqet angazhimi i të gjitha palëve të shoqërisë në kuadër të sfidave të procesit të anëtarësimit në BE. Zhvillimi i shoqërisë së informacionit në Shqipëri është një objektiv i përbashkët i të gjithë aktorëve, si: sektori publik, bota akademike, OJQ-të, shoqëria civile dhe organizatat private. Realizimi i suksesshëm i këtij objektivi lidhet me mirëkoordinimin dhe harmonizimin e zhvillimeve midis të gjithë sektorëve dhe aktorëve.

Dokumenti i Planit të Veprimit të Axhendës Dixhitale paraqet përditësimin e projekteve që janë në proces realizimi si dhe propozon projekte të reja për periudhën kohore, për të hartuar planin e ri të veprimit të Axhendës Dixhitale 2020-2024.

Nëpërmjet këtij njoftimi, Kryeministria dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ju fton të jepni kontributin tuaj mbi dokumentin e rishikuar të Axhendës Dixhtale, përmes një procesi konsultimi publik online.

Konsultimi online do të jetë i hapur nga data 04 korrik 2019 deri më 25 korrik 2019.  

Qëllimi i procesit të konsultimit është informimi mbi procesin dhe dokumentin si dhe mbledhja e kontributit, rekomandimeve, sugjerimeve nga qytetarët, publiku i gjerë, shoqëria civile, akademikët, biznesi, partnerët për zhvillim, etj.  Kontributi dhe sugjerimet do të ndihmojnë në përmirësimin e mëtejshëm të këtij dokumenti si dhe zbatueshmërinë e masave të parashikuara në të.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.