STRATEGJIA E MBROJTJES SOCIALE 2019 – 2022

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

|

Postuar më: 10.07.2019

|

Data e Mbylljes: 28.07.2019

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 4571

PDF

|

XML

                                                                 Njoftim për Konsultimin Publik 

Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2019-2022

“Në vijim të Rishikimit Afatmesëm të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen Sociale (SKMS) dhe planit të veprimit, si një strategji e rëndësishme dhe e vlefshme për reformat e ndërmarra nga qeverisja qëndrore në bashkëpunim me atë vendore, periudha e SKMS u zgjat deri në vitin 2022. Në këtë kuadër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka rishikuar dhe përditësuar dokumentin strategjik dhe planin e veprimit të mbrojtjes sociale deri në periudhën e përditësuar. Objektivi kryesor është të avancojë procesin e reformave të nisura tashmë të Ndihmës Ekonomike, të Vlereësimit Bio-Psikosocial dhe Pagesave të Aftësisë se Kufizuar, dhe të Shërbimeve Sociale, si dhe të forcojë bashkëpunimin e qeverisjes qëndrore dhe atë vendore, si dhe të grupeve të interesit, duke përgatitur një dokument strategjik dhe plan veprimi të mbrojtjes sociale të rishikuar dhe të përditësuar.

Procesi i përditësimit të dokumentit strategjik dhe planit të veprimit të mbrojtjes sociale nisi në fillim të marsit 2019, nën kujdesin dhe udhëheqjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i mbështetur me asistencë teknike nga UNICEF. Procesi i përditësimit  është një vijim i natyrshëm i  Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale, i cili bazohet dhe në një vlerësim afatmesëm të strategjisë, që  përcaktoi disa gjetje dhe rekomandime.

Bazuar mbi këtë analizë u propozua ky dokument strategjik dhe plan veprimi i përditësuar dhe në qershor 2019 u ndërmorën takime ku u dakordësuan gjetjet dhe propozimet, me profesionistë, eskpertë dhe aktorë të fushës së NE, PAK dhe Shërbime, përfshirë shoqatat dhe drejtoritë e shërbimet sociale bashkive, të cilat shërbyen për të përditësuar dokumentin strategjik dhe planin e veprimit të mbrojtjes sociale në linjë edhe me përparësitë sektoriale të pushtetit vendor, në kuadër të reformës së decentralizimit.

 

Nëpërmjet këtij njoftimi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton të jepni kontributin Tuaj mbi dokumentin strategjik dhe planin e veprimit të mbrojtjes sociale të rishikuar, përmes një procesi konsultimi publik online, sipas legjislacionit përkatës për konsultimin publik.”

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin Tuaj

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.