PROJEKTVENDIM (Nr. ___, datë _____ 2019) “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR. 686, DATË 29.7.2015 ‘PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE, TË PËRGJEGJËSIVE E TË AFATEVE PËR ZHVILLIMIN E PROCEDURËS SË VLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË MJEDIS (VNM) DHE PROCEDURËS SË TRANSFERIMIT TË VENDIMIT E DEKLARATËS MJEDISORE’”, TË NDRYSHUAR

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

|

Postuar më: 08.10.2019

|

Data e Mbylljes: 23.10.2019

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 2062

PDF

|

XML

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ju fton ne mjediset e saj per degjesen publike ne date 25.10.2019, ora 09:30.

 

 

 

V E N D I M

(Projekt)

 

 

(Nr. ___, datë _____ 2019)

 

“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR. 686, DATË 29.7.2015 ‘PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE, TË PËRGJEGJËSIVE E TË AFATEVE PËR ZHVILLIMIN E PROCEDURËS SË VLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË MJEDIS (VNM) DHE PROCEDURËS SË TRANSFERIMIT TË VENDIMIT E DEKLARATËS MJEDISORE’”, TË NDRYSHUAR

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 7, të ligjit nr. 10440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit përgjegjës për mjedisin, Këshilli i Ministrave,

 

VENDOSI:

 

Në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 686, datë 29.7.2015, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

 

  1. Në gjithë përmbajtjen e vendimit fjala “..me shkrim” zëvendësohet me togëfjalëshin “..nëpërmjet sistemit elektronik”

 

  1. Në Kreun I, bëhen ndryshimet si vijon:
  1. Paragrafi i fundit në pikën 1.2 ndryshon si vijon:

Raporti i paraprak i VNM-së të jetë i nënshkruar elektronikisht nga personi i pajisur me certifikatën e ekspertit për vlerësimin e ndikimit në mjedis, ekspertizën mjedisore dhe auditimin mjedisor nga ministri.

  1. Pika 2 shfuqizohet.
  2. Gërma “b” e pikës 4, ndryshon si vijon:

“b) dërgon për mendim/konsultim aplikimin, nëpërmjet sistemit elektronik, institucioneve të mëposhtme, të cilët shprehen brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike:

  1. Pika 5 ndryshon si vijon:

ARM-ja, brenda 3 (tre) ditëve kalendarike nga data e marrjes së aplikimit nga AKM-ja, e dërgon për mendim nëpërmjet sistemit elektronik tek njësia/të e vetqeverisjes vendore ku propozohet projekti, të cilat shprehen, brenda 6 (gjashtë) ditëve kalendarike nga marrja e aplikimit”.

 

  1. Në Kreun II, bëhen ndryshimet si vijon:
  1. Pika 2 shfuqizohet.
  2. Gërma “b”e pikës 4, ndryshon si vijon:

“b) u dërgon për mendim/konsultim aplikimin, nëpërmjet sistemit elektronik, institucioneve të mëposhtme, të cilët shprehen brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike:

  1. Pika 5 ndryshon si vijon:

ARM-ja, brenda 2 (dy) ditëve kalendarike nga data e marrjes së aplikimit nga AKM-ja, e dërgon për mendim nëpërmjet sistemit elektronik tek njësia/të e vetqeverisjes vendore ku propozohet projekti, të cilat shprehen brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga marrja e aplikimit.

  1. Pika 10 ndryshon si vijon:

“Për t’u pajisur me Deklaratën Mjedisore zhvilluesi aplikon pranë Ministrisë nëpërmjet sistemit elektronik dhe plotëson dokumentacionin e mëposhtëm:”

 

IV. Kreu III, ndryshon si vijon:

  1. Kur zhvilluesi ndryshon pasi ka përfunduar procedura paraprake e VNM-së, zhvilluesi i ri  paraqet pranë AKM-së, në sistemin elektronik për vlerësimin e ndikimit në mjedis, nëpërmjet portalit e-Albania, kërkesën për transferimin e Vendimit për VNM paraprake, shoqëruar me dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Vendimin ekzistues;
  2. Aktin/kontratën për transferimin e veprimtarisë nga zhvilluesi ekzistues tek zhvilluesi i ri;
  3. Raport mbi zbatimin e kushteve të Vendimit për VNM praprake, nga koha e pajisjes me Vendim, deri në momentin kur kryhet kërkesa për ërimin e tij.
  1. Transferimi i vendimit për procedure paraprake të VNM-së bëhet me urdhër të titullarit të AKM-së.  Urdhri i transferimit i përcillet zhvilluesit të ri, nëpërmjet sistemit, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës.
  2. Kur zhvilluesi ndryshon, pasi ka përfunduar procedura e thelluar e VNM-së, zhvilluesi i ri paraqet pranë Ministrisë, në sistemin elektronik për vlerësimin e ndikimit në mjedis, nëpërmjet portalit e-Albania, kërkesën për transferimin e Deklaratës Mjedisore, shoqëruar me dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Deklaratën Mjedisore ekzistuese;
  2. Aktin/kontratën për transferimin e veprimtarisë nga zhvilluesi ekzistues tek zhvilluesi i ri;
  3. Raport mbi zbatimin e kushteve të Deklaratës Mjedisore, nga koha e pajisjes me Deklaratën Mjedisore, deri në momentin kur kryhet kërkesa për ërimin e saj.
  1. Transferimi i Deklaratës Mjedisore bëhet me urdhër të ministrit. Urdhri i transferimit i përcillet zhvilluesit të ri, nëpërmjet sistemit, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës.

 

V.      Pas Kreut IV, shtohet Kreu  IV/1 me këtë përmbajtje:

“Kreu IV/1

Dispozita tranzitore

  1. Nga data 1 dhjetor 2019 fillon aplikimi online në portalin e-Albania për vlerësimin e ndikimit në mjedis.
  2. Kërkesat për procesin e vlerësimit të ndikimit në mjedis, gjatë periudhës 1 dhjetor 2019 – 28 shkurt 2020  dorëzohen edhe në formë shkresore pranë ministrisë përgjegjëse për Mjedisin, deri në funksionimin e plotë të sistemit elektronik të vlerësimit të ndikimit në mjedis.
  3. Pranimi, shqyrtimi i kërkesave për procesin e VNM-së, lëshimi i të gjitha dokumentave si dhe ndërveprimi institucional nga data 1 mars 2020, kryhet vetëm  nëpërmjet sistemit elektronik të vlerësimit të ndikimit në mjedis.
  4. Kërkesat e dorëzuara në formë shkresore deri në datën 28 shkurt 2020, shqyrtohen nga ministria përgjegjësë për mjedisin në formën e paraqitur. Nga data 1 mars 2020 ministria përgjegjësë për mjedisin nuk pranon dhe shqyrton  kërkesa në formë shkresore.
  5. Ministria përgjegjëse për Mjedisin, Agjencia Kombëtare e Mjedisit si dhe të gjitha instucionet përgjegjëse për vlerësimin e ndikimit në mjedis marrin të gjitha masat që, brenda datës 1 dhjetor 2019, të dorëzojnë pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit të gjithë të dhënat dhe bazën materiale të nevojshme për pajisjen e nëpunësve, të përfshirë në procesin e shqyrtimit të kërkesave për VNM-në, me kredencialet për aksesimin e sistemit, si dhe me nënshkrim elektronik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  6. Ministria përgjegjëse për Mjedisin dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit marrin të gjitha masat që, brenda datës 1 dhjetor 2019 të trajnojnë nëpunësit, të caktuar si përdorues të sistemit elektronik të vlerësimit të ndikimit në mjedis.
  7. Ngarkohen Ministria përgjegjëse për Mjedisitn, Agjencia Kombëtare e Mjedisit si dhe Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi”.

 

VI. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i fillon efektet juridike nga data 1 dhjetor 2019.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

 

EDI RAMA

 

 

 

 

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.