Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik” të ndryshuar. Ndryshimet e propozuara synojnë rregullime në ligjin ekzistues nr. 8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publiK” të ndryshuar

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

|

Postuar më: 16.10.2019

|

Data e Mbylljes: 12.11.2019

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 3163

PDF

|

XML

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik” të ndryshuar. Ndryshimet e propozuara synojnë rregullime në ligjin ekzistues nr. 8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publiK” të ndryshuar.

Këto rregullime vijnë si rezultat i problematikave të ndryshme që janë hasur në praktikë, gjatë implementimit të ligjit aktual për shpronësimet.

Ndryshimet e propozuara synojnë të rregullojnë procedurat e shpronësimit, me synim planifikimin si dhe përqëndrimin e kompetencave të institucionit përgjegjës për shpronësimet. Me këtë qëllim, do të ngrihet Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, e cila do të jetë institucion në varësi të ministrit përgjegjës për infrastrukturën. Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit përgjegjëspër infrastrukturën, përcakton mënyrën e organizimit dhe funksionimit të saj.

Ky projektligj vjen si domosdoshmëri për të përmirësuar procedurat e shpronësimit që vjen si rezultat i përvojës së deritanshme me zbatimin e këtij ligji. Gjatë punës në zbatim të këtij ligji, janë evidenutar nevoja për të saktësuar aspekte proceduriale në fushën e shqyrtimit të kërkesave për shpronësim, duke i përqëndruar kompetencat në një institucion të vetëm.

ërsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.