PVKM Nr. ______, datë ______2019 “Mbi rregullat e hollësishme për hartimin, miratimin, rishikimin dhe zbatimin e programeve të pakësimit të shkarkimeve në Ajër”

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

|

Postuar më: 07.11.2019

|

Statusi: Konsultim i hapur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1433

PDF

|

XML

 

 

 

 

 

 

 

 

PROJEKT -VENDIM

 

Nr. ______, datë ______2019

 

 “MBI RREGULLAT E HOLLËSISHME PËR HARTIMIN, MIRATIMIN, RISHIKIMIN DHE ZBATIMIN E PROGRAMEVE TË PAKËSIMIT TË SHKARKIMEVE NË AJËR”[1]

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 17, të ligjit nr. 162, datë 4.12.2014, “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave,

 

 

VENDOSI:

 

KREU I

                DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

  1. Qëllimi i këtij Vendimi është të përcaktojë rregullat e hollësishme për hartimin, miratimin, rishikimin dhe zbatimin e programeve të pakësimit të shkarkimeve në ajër. Programi kombëtar për pakësimin e shkarkimeve në ajër është dokumenti kryesor i Republikës së Shqipërisë për të siguruar që angazhimet për pakësimin e shkarkimeve në ajër për vitet 2020 dhe 2030 të jenë përmbushur.
     
  2. Objektivi i këtij Vendimi është mbrojtja dhe përmirësimi i cilësisë së ajrit, nëpërmjet zbatimit të programeve të shkarkimeve në ajër, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe mjedisit. Ky vendim kontribuon në:
  1. Arritjen e niveleve të cilësisë së ajrit, të tilla  që nuk shkaktojnë efekte negative thelbësore dhe rreziqe, duke përcaktuar angazhime për pakësimin e shkarkimeve antropogjenike atmosferike të dyoksidit të squfurit (SO2), të oksideve të azotit (NOx), përbërësve organikë të avullueshëm jo-metan (NMVOC), amoniakut (NH3) dhe lëndës së ngurtë pezull (PM2,5), nëpërmjet hartimit, miratimit dhe zbatimit të programeve kombëtare për pakësimin e shkarkimeve në ajër, dhe që shkarkimet e këtyre ndotësve dhe ndotësve të tjerë të përmendur në Aneksin I të këtij vendimi, dhe ndikimet e tyre të monitorohen dhe raportohen;
     
  2. Arritjen e objektivave të cilësisë së ajrit, të përcaktuara në strategjinë kombëtare për cilësinë e ajrit të mjedisit, dhe në përputhje me udhëzimet për cilësinë e ajrit të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë;
     
  3. Arritjen e objektivave në fushën e biodiversitetit dhe ekosistemeve të përcaktuara në strategjinë kombëtare për Biodiversitetin;
     
  4. Rritjen e sinergjive ndërmjet politikës kombëtare të cilësisë së ajrit dhe politikave të tjera që lidhen me të, veçanërisht politikat e ndryshimeve klimatike dhe energjetike.

 

  1. Objekt i këtij vendimi janë shkarkimet e ndotësve të referuar në Aneksin I, që vijnë nga të gjitha burimet që ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë, zonat ekskluzive ekonomike dhe zonat e kontrollit të ndotjes.
  1. Të gjithë termat e përdorur në këtë vendim kanë të njëjtin kuptim me termat e Ligjit nr. 162/2014 “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit të mjedisit”, ndërsa termat e mëposhtëm nënkuptojnë:
  1. ‘Shkarkim’, nënkupton shkarkimin e një substance nga një burim i identifikueshëm ose i shpërndarë në atmosferë;
  2. 'Shkarkimet antropogjenike', nënkupton shkarkimet atmosferike të ndotësve që lidhen me aktivitetet njerëzore;
  3. 'Pararendësit e ozonit' nënkupton oksidet e azotit, përbërësit organikë të avullueshëm jo-metan, metanin dhe monoksidin e karbonit;
  4. ‘Objektivat e cilësisë së ajrit’ nënkupton vlerat kufi, vlerat e synuara dhe detyrimin mbi përqendrimin e ekspozimit për cilësinë e ajrit të përcaktuar në ligjin nr. 162/2014 "Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis" dhe VKM nr. 352, datë 29.4.2015 "Për vlerësimin e cilësisë së ajrit të mjedisit dhe kërkesat për disa ndotës në lidhje me të”;
  5. 'Dyoksidi i squfurit' ose 'SO2' nënkupton të gjithë komponimet e squfurit të shprehur si dyoksid squfuri, përfshirë trioksidin e squfurit (SO3), acidin sulfurik (H2SO4) dhe komponimet e reduktuara të squfurit si sulfur hidrogjeni (H2S), komponime që përmbajnë sulfur dhe sulfure dimetili;
  6. Oksidet e azotit' ose 'NOx' do të thotë oksid nitrik dhe dyoksid azoti, shprehur si dyoksid azoti;
  7. ‘Përbërësit organikë të avullueshëm jo-metan’ ose "NMVOC" nënkuptojnë të gjithë përbërësit organikë përveç metanit, të cilët janë në gjendje të prodhojnë oksidantë fotokimikë duke reaguar me oksidet e azotit në prani të dritës së diellit;
  8. 'Lënda e ngurtë pezull' ose 'PM2,5' nënkupton grimcat me diametër aerodinamik të barabartë ose më pak se 2,5 mikrometra (μm);
  9. 'Karbon i zi' ose 'BC' nënkupton lëndën e ngurtë karbonike që thith dritën;
  10. 'Angazhim kombëtar për pakësimin e shkarkimeve' nënkupton detyrimin për pakësimin e shkarkimeve të një substance; ai specifikon pakësimin e shkarkimeve që si minimum duhet të clirohet në vitin kalendarik të caktuar, si përqindje e totalit të shkarkimeve të cliruara gjatë vitit bazë (2005);
  11. ‘Cikli i uljes dhe ngritjes‘ nënkupton ciklin që përfshin lëvizjen në pistë në ardhje dhe ikje, ngritjen, ngjitjen, afrimin, uljen dhe të gjitha aktivitetet e tjera të avionëve që ndodhin nën lartësinë 3 000 këmbë;
  12. 'Trafik ndërkombëtar detar' do të thotë udhëtimet në det dhe në ujërat bregdetarë nga anijet e transportit ujor të të gjithë flamujve, me përjashtim të anijeve të peshkimit, që largohen nga territori i një vendi dhe mbërrijnë në territorin e një vendi tjetër;
  1. 'Zonë e kontrollit të ndotjes' është një zonë detare që nuk tejkalon 200 milje detare nga vijat bazë nga të cilat matet gjerësia e territorit detar, e përcaktuar për parandalimin, zvogëlimin dhe kontrollin e ndotjes nga anijet në përputhje me rregullat dhe standardet ndërkombëtare në fuqi;
  2. CLRTAP, është Konventa  e Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën mbi Ndotjen Ndërkufitare të Ajrit në Distancë të Largët (CLRTAP) e ratifikuar nepermjet  ligjit Nr. 9425, date 06.10.2005 "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e vitit 1979 “Për ndotjen ndërkufitare të ajrit në distancë të largët.
  3. Ministria është ministria përgjegjëse për mjedisin.
  4. Ministri, është ministri që mbulon fushën e mjedisit.
  5. Ministritë e linjës, për qëllime të këtij vendimi janë:
  1.      Ministria përgjegjëse për infrastrukturën dhe energjinë, zhvillimin urban, transportin dhe industrinë;
  2. Ministria përgjegjëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural,
  3. Ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale,
  4. Ministria përgjegjëse për financat dhe  ekonominë.

 

 

KREU II

AUTORITETET PËRGJEGJËSE PËR HARTIMIN, MIRATIMIN, RISHIKIMIN DHE ZBATIMIN E PROGRAMEVE TË PAKËSIMIT TË SHKARKIMEVE NË AJËR

 

  1. Ministria është autoriteti kompetent për:
     
  1. Koordinimin e përgjithshëm me ministritë e linjës dhe institucione të tjera të përfshira në procesin e përgatitjes së programeve kombëtare për pakësimin e shkarkimeve në ajër.
  2. Menaxhimin e sistemit të monitorimit dhe zbatimit e programeve kombëtare për pakësimin e shkarkimeve në ajër.
  3. Koordinimin e procesit të përditësimit të e programeve kombëtare për pakësimin e shkarkimeve në ajër në përputhje me kërkesat e përcaktuara në këtë vendim;
  4. Bashkërendimin e të dhënave të marra nga burime të ndryshme për vlerësuar efektet potenciale ndërsektoriale, veçanërisht nga ato burime që gjenerojnë të dhëna (p.sh. përdorimin e energjisë, bujqësinë, industrinë, transportin, sektorin rezidencial) që përdoren për përgatitjen e projeksioneve të shkarkimeve të ndotësve, shumë të rëndësishme për efektivitetin e politikave dhe masave për programin e pakësimit të shkarkimeve të tyre në ajër;
  5. Përgatitjen për Këshillin e Ministrave të një raporti vjetor mbi zbatimin e programit kombëtar për pakësimin e shkarkimeve në ajër, mbi bazën e informacionit të dhënë nga ministritë e linjës në përputhje me pikën 4.(b) të këtij kreu;
  6. Sigurimin e aksesit në informacion dhe pjesëmarrjen e publikut gjatë hartimit dhe miratimit të e programit kombëtar për pakësimin e shkarkimeve në ajër dhe për të siguruar shpërndarjen aktive dhe sistematike të informacionit për publikun dhe organizatat e interesuara;
  7. Bashkëpunimin dhe bashkërendimin, duke përfshirë dhe shkëmbimin e informacionit, me vendet e tjera dhe organizatat përkatëse ndërkombëtare, në lidhje me kërkimin dhe zhvillimin teknik dhe shkencor, me qëllim mundësimin e pakësimit të shkarkimeve në ajër.
  8. Komunikimin me Sekretariatin e Konventës, si  Pika Fokale Kombëtare e Konventës për ndotjen ndërkufitare të ajrit në distancë të largët (CLRTAP).
     
    2. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, është përgjegjëse për:
     
  1. Përgatitjen mbi baza vjetore, të inventarëve kombëtarë të shkarkimeve të ndotësve në ajer të referuar në Aneksin 1 të këtij vendimi;
  2. Përgatitjen mbi baza vjetore, të raporteve informues të inventarit të shkarkimeve në ajër;
  3. Përgatitjen e projeksioneve të shkarkimeve në ajër, duke filluar nga viti 2021;
  4. Përgatitjen e inventarëve kombëtarë të shkarkimeve hapësinore të shpërndara dhe inventarët e burimeve të mëdhenj pikësorë (gridded emission)  duke filluar nga viti 2021;
  5. Raportimin pranë ministrisë të inventarëve, projeksioneve raportit informues të inventarit të shkarkimeve në ajër, shkarkimeve hapësinore të shpërndara dhe inventarët e burimeve të mëdhenj të pikësorë (gridded emission) sipas afateve të përcaktuara në këtë vendim;
  6. Për zbatimin e kërkesave të kësaj pike, Agjencia Kombëtare e Mjedisit mbledh, përpunon dhe menaxhon të dhënat  dhe informacionin duke bashkëpunuar ngushtë me:
  1. Autoritetet përkatëse kombëtare (ministritë dhe strukturat e tyre të varësisë) dhe lokale (njësitë e qeverisjes vendore);
  2. Institucionet monitoruese që ofrojnë të dhëna dhe informacione: institute, laboratorë, qendra kërkimore dhe shkencore, universitete publike ose institute dhe laboratorë privatë të licencuar, të kontraktuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit;
  3. Përfaqësuesit e industrisë, veçanërisht ata që lidhen me burimet me djegie, si kontribuesit kryesorë të shumë shkarkimeve ndotëse.
     
    3.   Për të mundësuar bashkëpunimin ndërinstitucional që siguron zbatimin e koordinuar të legjislacionit si edhe hartimin dhe zbatimin e politikave/programeve kombëtare në lidhje me pakësimin e shkarkimeve dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit, me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit ngrihet dhe funksionon Komisioni Kombëtar për Ajër të Pastër (KKAP), me përfaqësues nga ministria dhe strukturat e saj të varësisë; ministritë e linjës dhe njësitë e qeverisjes vendore; përfaqësues të industrisë; përfaqësues të shoqërisë civile; përfaqësues të komunitetit shkencor;
     
    4. Ministritë e Linjës, janë përgjegjëse për:
  1. Raportimin pranë Agjencise Kombëtare të Mjedisit të informacionit për hartimin e inventarëve të shkarkimeve në ajër dhe projeksionet e tyre sipas burimeve të shkarkimit në përputhje me formatet tabelë të përcaktuar nga AKM dhe të miratuara nga Ministri. Lista indikative e të dhënave kryesore të aktivitetit dhe institucionet përgjegjëse për sigurimin e tyre janë të njëjta me ato të përcaktuara ne legjislacionin që rregullon monitorimin dhe raportimin e Gazeve me Efekt Serrë.
  2. Raportimin pranë ministrisë lidhur me zbatimin e masave të përcaktuara në Programet kombëtarë të pakësimit te shkarkimeve në ajër, që lidhen me këto institucione, sipas afateve të përcaktuara në program;

 

  1. INSTAT-i ka detyrimin t’i ofrojë ministrisë përgjegjëse për mjedisin dhe AKM të gjithë të dhënat socio-ekonomike, të popullsisë dhe të tjera që lidhen me to.

 

KREU III

ANGAZHIMET KOMBËTARE PËR PAKËSIMIN E SHKARKIMEVE

  1. Shkarkimet antropogjenike atmosferike të dyoksidit të squfurit, oksidet e azotit, përbërësit organikë të avullueshëm jo-metan, amoniakut dhe lëndës së ngurtë pezull në Republikën e Shqipërisë, kufizohen në përputhje me angazhimet kombëtare të pakësimit të shkarkimeve, për periudhën 2020 deri në 2029, si dhe nga viti 2030 e tutje, siç përcaktohet në Aneksin II të këtij vendimi.
     
  2. Angazhimet kombëtare të pakësimit të shkarkimeve, në Aneksin II të këtij vendimi, propozohen nga Ministri përgjegjës për mjedisin, ministri përgjegjës për energjinë dhe transportin, ministri përgjegjës për bujqësinë brenda datës 30 dhjetor 2020, në përputhje me rezultatet e inventarit të shkarkimeve në ajër për vitin bazë (2005) dhe projeksioneve të shkarkimeve në ajër për periudhën 2020- 2030.
          
  3. Pavarësisht afateve të përcaktuara në pikën 1 të këtij kreu:
    1. Ministria, ministritë e linjës, sipas rastit dhe njësitë e qeverisjes vendore që veprojnë në zonën që ata mbulojnë, të marrin të gjitha masat e nevojshme që kanë për qëllim kufizimin në vitin 2025 të shkarkimeve antropogjenike të dyoksidit të squfurit, përbërësve organikë të avullueshëm jo-metan, amoniakut dhe lëndës së ngurtë pezull. Nivelet indikative të këtyre shkarkimeve përcaktohen nga një trajektore lineare pakësimi e vendosur midis niveleve të tyre të shkarkimit të përcaktuara në angazhimet për pakësimin e shkarkimeve për vitin 2020 dhe niveleve të shkarkimit të përcaktuara nga angazhimet për pakësimin e shkarkimeve për vitin 2030.
    2. Ministria ndjek një trajektore jo-lineare të pakësimit, nëse kjo është ekonomikisht ose teknikisht më efikase, si dhe parashikon që, duke filluar nga viti 2025, ajo bashkohet/përputhet në mënyrë progresive me trajektoren e pakësimit linear dhe se nuk ndikon në ndonjë angazhim për pakësimin e shkarkimeve për vitin 2030. Ministria, në programin kombëtar për pakësimin e shkarkimeve në ajër, përcakton trajektoren jo-lineare të pakësimit dhe arsyet për ndjekjen e saj.
    3. Kur shkarkimet për vitin 2025 nuk mund të kufizohen në përputhje me trajektoren e përcaktuar të pakësimit, Ministria n, shpjegon arsyet për atë devijim, si dhe masat që do të sillnin përsëri në trajektore, në raportet informues pasues të inventarit të shkarkimeve.
       
  4. Për efekt të përmbushjes së kërkesave në pikat 1 dhe 3 të këtij kreu, nuk llogariten shkarkimet e mëposhtme:
  1. Shkarkimet e avionëve përtej ciklit të uljes dhe ngritjes së tyre;
  2. Shkarkimet nga trafiku detar ndërkombëtar;
  3. Shkarkimet e oksideve të azotit dhe përbërësve organikë të avullueshëm jo-metan nga aktivitetet që ndodhen nën Nomenklaturën për Raportimin 2014 (NFR) siç parashikohet nga Konventa e LRTAP, kategoritë 3B (menaxhimi i plehut organik) dhe 3D (tokat bujqësore).

KREU IV

PËRPUTHSHMËRIA ME ANGAZHIMET KOMBËTARE TË PAKËSIMIT TË SHKARKIMEVE

  1. Ministria, në përputhje me Pjesën 4 të Aneksit IV, përshtat inventarët kombëtarë vjetorë të shkarkimeve për dyoksidin e squfurit, oksidet e azotit, përbërësit organikë të avullueshëm jo-metan, amoniakut dhe lëndës së ngurtë pezull, në rast se rezultohet mungesë përputhshmërie me angazhimet kombëtare të pakësimit të shkarkimeve si rezultat i aplikimit të metodave të përmirësuara të hartimit të inventarëve të shkarkimeve, të përditësuara në përputhje me njohuritë shkencore.

 

  1. Duke filluar nga viti 2025, në rast se ekzistojnë faktorë thelbësisht të ndryshëm të shkarkimit ose metodologji të ndryshme të përdorura për përcaktimin e shkarkimeve nga kategoritë e burimeve specifike në krahasim me ato që priteshin si rezultat i zbatimit të një norme apo standardi të caktuar sipas legjislacionit për pakësimin e shkarkimeve në ajër, Ministria zbaton kushtet e mëposhtme shtesë për rregullimet, në përputhje me pikat 1 (d) (ii) dhe (iii) të Pjesës 4 të Aneksit IV:
  1. Pasi të ketë marrë parasysh gjetjet e programit kombëtar të inspektimit dhe zbatimit të ligjit që monitoron efektivitetin e legjislacionit të pakësimit të shkarkimeve në ajër, tregon që faktorë thelbësisht të ndryshëm të shkarkimit nuk vijnë si rezultat i zbatimit të atij legjislacioni.
  2. investigon nëse ka nevojë për veprim të mëtejshëm, në rast të ndryshimeve thelbësore në faktorët e shkarkimit.
     

 

  1. Nëse në një vit të caktuar, për shkak të një dimri jashtëzakonisht të ftohtë ose të një vere jashtëzakonisht të thatë, nuk është e mundur të sigurohet përputhshmëria me angazhimet për pakësimin e shkarkimeve në ajër, këto angazhime përmbushen për vitin në fjalë duke u bazuar në mesataren e shkarkimeve kombëtare vjetore, të vitit paraardhës dhe atë pasardhës, me kusht që kjo mesatare të mos e tejkalojë angazhimin kombëtar vjetor të pakësimit të nivelit të shkarkimeve në ajër.

 

  1. Nëse në një vit të caktuar, nga zbatimi i të gjitha masave me kosto efektive, një apo më shumë angazhime të pakësimit të shkarkimeve në ajër të përcaktuar në Aneksin II, nuk arrihen, mbasi  janë vendosur në një nivel më të rreptë sesa pakësimi me kosto efektive të identifikuar në Strategjinë Kombetare të Cilësisë së ajrit në mjedis, konsiderohet se janë në përputhje me atë angazhim përkatës të pakësimit të shkarkimeve në ajër për një periudhë maksimale prej pesë vjetësh, me kusht që për secilin nga ato vite, ai kompenson për atë mospërputhje me një ulje ekuivalente të shkarkimit të një ndotësi tjetër të përmendur në Aneksin II.

 

  1. Konsiderohet përputhshmëri me detyrimet sipas kreut III për një periudhë maksimale prej tre vjetësh, në rast se mospërputhja me angazhimet për pakësimin e shkarkimeve në ajër për ndotësit përkatës, rezulton nga një ndërprerje e papritur dhe e jashtëzakonshme ose nga humbja e kapacitetit në furnizimin me energji dhe/ose ngrohje ose sistemi i prodhimit, i cili nuk mund të ishte parashikuar në mënyrë të arsyeshme dhe me kusht që të plotësohen kushtet e mëposhtme:
  1. Është provuar se janë bërë të gjitha përpjekjet e arsyeshme, duke përfshirë zbatimin e masave dhe politikave të reja për të siguruar përputhshmërinë dhe që vazhdojnë të bëhen për të shkurtuar sa më tepër është e mundur periudhën e mospërputhjes; dhe
     
  2. Është provuar se zbatimi i masave dhe politikave shtesë të atyre që përmenden në pikën (a) shpie në kosto joproporcionale, rrezikon në masë të madhe sigurinë kombëtare të energjisë ose paraqet një rrezik të konsiderueshëm të varfërisë energjetike në një pjesë të konsiderueshme të popullsisë;

 

  1. Përdorimi i ndonjërit prej fleksibiliteteve për një vit të caktuar rishikohet dhe vlerësohet nëse plotëson kushtet përkatëse të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij kreu dhe në pjesën 4 të Aneksit IV ose në pikat 3, 4 ose 5 të këtij kreu, ku është e aplikueshme.
     
  2. Në rast se përdorimi i një fleksibiliteti të dhënë nuk është në përputhje me kushtet përkatëse të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij kreu dhe në pjesën 4 të Aneksit IV ose në pikat 3, 4 ose 5 të këtij kreu, merret një vendim mbi raportin përkatës të përmendur në kreun 7 (pika 6), se përdorimi i atij fleksibiliteti nuk mund të pranohet duke dhënë dhe arsyet e këtij refuzimi. Në rast se nuk ka kundërshtime në raportin përkatës të përmendur në kreun 7 (pika 4), përdorimi i atij fleksibiliteti konsiderohet i vlefshëm dhe i pranueshëm për atë vit.

8. Përdorimi i fleksibiliteteve sipas përcaktimit në pikën 6 të këtij kreu, bëhet duke marrë parasysh edhe dokumentet përkatëse udhëzuese të zhvilluara sipas Konventës së LRTAP;

KREU V

HARTIMI, MIRATIMI DHE RISHIKIMI I PROGRAMIT KOMBËTAR PËR PAKËSIMIN E SHKARKIMEVE NË AJËR

 

1. Për të kufizuar shkarkimet antropogjenike vjetore të dyoksidit të squfurit, oksideve të azotit, përbërësve organikë të avullueshëm jo-metan, amoniakut dhe lëndës së ngurtë pezull dhe për të kontribuar në arritjen e objektivave të përcaktuar në këtë Vendim, Ministria harton programin kombëtar për pakësimin e shkarkimeve në ajër në përputhje me kërkesat e përcaktuara në Pjesën 1 të Aneksit III të këtij vendimi, i cili miratohet nga Këshilli i Ministrave.

2.  Gjatë hartimit, miratimit dhe zbatimit të programit të referuar në pikën 1 të këtij kreu, Ministria:

  1. Vlerëson se deri në çfarë mase burimet kombëtare të shkarkimit mund të kenë ndikim në cilësinë e ajrit në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në vendet fqinje duke përdorur, aty ku është e përshtatshme, të dhënat dhe metodologjitë e zhvilluara nga Programi Evropian i Monitorimit dhe Vlerësimit (EMEP) nën Protokollin e Konventës së LRTAP për financimin afatgjatë të programit të bashkëpunimit për monitorimin dhe vlerësimin e transmetimit në distancë të largët të ndotësve të ajrit në Evropë;
     
  2. Merr parasysh nevojën për të pakësuar shkarkimet e ndotësve të ajrit me qëllim arritjen e përmbushjes së objektivave të cilësisë së ajrit në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe, aty ku është e përshtatshme, në vendet fqinje;

 

  1. Prioritizon masat për pakësimin e shkarkimeve për karbonin e zi gjatë marrjes së masave për të arritur angazhimet kombëtare për pakësimin e lëndës së ngurtë pezull;
     
  2. Koordinon procesin me ministritë e linjës dhe Komisionin Kombëtar për Ajër të Pastër, që të siguroje koherencë me planet dhe programet kombëtarë  të sektorëve kyc që kontribuojne në shkarkimet në ajër, duke përfshirë bujqësinë, industrinë dhe transportin;
     
  3.  Me qëllim përmbushjen e angazhimeve përkatëse kombëtare për pakësimin e shkarkimeve, Ministria përfshin në programin kombëtar të pakësimit të shkarkimeve në ajër, masat e detyrueshme të pakësimit të shkarkimeve, të përcaktuara në Pjesën 2 të Aneksit III dhe mund të përfshijë në këtë program edhe masat për pakësimin e shkarkimeve të përcaktuara si opsionale në Pjesën 2 të Aneksit III ose masat që kanë efekt zbutës ekuivalent.

 

3.   Programi kombëtar i pakësimit të shkarkimeve në ajër përditësohet të paktën një herë në katër vjet.

 

4.  Pavarësisht pikës 3 të këtij kreu, politikat e pakësimit të shkarkimeve dhe masat e përfshira në programin kombëtar të pakësimit të shkarkimeve në ajër përditësohen brenda 18 muajve nga paraqitja e inventarit të fundit kombëtar të shkarkimeve ose projeksioneve të shkarkimeve kombëtare nëse, sipas të dhënave të paraqitura, detyrimet e përcaktuara në kreun 3 të këtij vendimi nuk janë përmbushur ose nëse ekziston rreziku i mospërputhjes. 

 

5.  Ministria, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi për pjesëmarrjen e publikut në vendimarrjet mjedisore, konsulton me publikun dhe me autoritetet e tjera kompetente të përcaktuara në Kreun I të këtij vendimi draft programet kombëtare të pakësimit të shkarkimeve në ajër dhe çdo përditësim thelbësor përpara finalizimit të këtyre programeve.

 

6. Autoritetet kompetente, përgjegjëse për zbatimin e programit kombëtar të pakësimit të shkarkimeve në ajër, integrojnë në politikat dhe buxhetet e tyre sektoriale aktivitete të tilla, që garantojnë arritjen e angazhimeve kombëtare për pakësimin e shkarkimeve në ajër, sipas afateve të përcaktuara në këtë program.

 

7. Në rastin kur masat e përcaktuara në programin kombëtar të pakesimit të shkarkimeve kanë ndikim ndërkufitar, Ministria kryen konsultime ndërkufitare, në përputhje me legjislacionin në fuqi për VNM/VSM në kontekstin ndërkufitar.

 

KREU VI

MBËSHTETJA FINANCIARE

  1. Autoritetet kompetente, e parashikuara në kreun 1 të këtij vendimi, nxisin zhvillimin e projekteve dhe programeve lokale dhe kombëtare; pjesëmarrjen në projekte, programe rajonale dhe ndërkombëtare që synojnë zbatimin e masave kombwtare për pakësimin e shkarkimeve në ajër;
     
  2.  Ministria përgjegjëse për koordinimin e ndihmës së huaj bashkëpunon me ministrinë dhe ministritë e linjës, për të siguruar financimin e masave të identifikuara në programet kombwtare për pakësimin e shkarkimeve në ajër,  me qëllim përfitimin nga fondet ndërkombëtare për sektorët kryesorë të mëposhtëm që përmbushin angazhimet për pakësimin e shkarkimeve:
  1. Prodhimi i energjisë dhe industria (aplikimi i TMD-ve, teknologjitë e pakësimit, vlerat më strikte kufi të shkarkimeve, përdorim të energjisë së rinovueshme etj.);
  2. Bujqësia (përmirësimi i strukturës së tokës nëpërmjet inkorporimit të mbetjeve të korrjes, përmirësimi i teknikave për inkorporimin e mbetjeve të korrjes, përmirësimi i gjendjes së lëndës ushqyese dhe strukturës së tokës etj.);
  3. Mbetjet (optimizimi i shërbimeve të grumbullimit të mbetjeve, masat për reduktimin e mbetjeve veçanërisht për mbetjet e biodegradueshme etj.);
  4. Transporti (promovimi i shkarkimit zero, shkarkime të ulëta, automjete me karburant të pastër alternativ etj.);
  5. Konsumi familjar i lëndës djegëse (masat e efiçiencës së energjisë etj.).
     

KREU VII

INVENTARËT KOMBËTARË TË SHKARKIMEVE DHE PROJEKSIONET, DHE RAPORTET INFORMUES TË INVENTARIT

  1. Hartimi i Inventarëve kombëtarë të shkarkimeve antropogjenike të ndotësve në ajër dhe projeksionet e tyre, janë bazë për hartimin dhe monitorimin e zbatimit të programit kombëtar për pakësimin e shkarkimeve në ajër;
     
  2. Agjencia Kombëtare e Mjedisit përgatit dhe përditëson çdo vit inventarët kombëtarë të shkarkimeve për ndotësit e paraqitur në Tabelën A të Aneksit I, për periudhat kohore dhe afatet e raportimit, sipas përcaktimit në këtë Tabelë.

 

  1. Agjencia Kombëtare e Mjedisit përgatit dhe përditëson çdo vit inventarët kombëtarë të shkarkimeve për ndotësit e paraqitur në Tabelën B; të Aneksit I, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në këtë Tabelë.

 

  1. Agjencia Kombëtare e Mjedisit përgatit dhe përditëson çdo katër vjet inventarët kombëtarë të shkarkimeve hapësinore të shpërndara dhe inventarët e burimeve të mëdhenj pikësorë dhe, çdo dy vjet, projeksionet kombëtare të shkarkimeve për ndotësit e paraqitur në Tabelën C të Aneksit I, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në këtë Tabelë.

 

  1. Një raport informues i inventarit, i cili shoqëron inventarët kombëtarë të shkarkimeve dhe projeksionet e përmendura në pikat 2 dhe 3 të këtij kreu, hartohet në përputhje me kërkesat e paraqitura në Tabelën D të Aneksit I.
     
  2. Agjencia Kombëtare e Mjedisit që zgjedh një fleksibilitet sipas kreut IV, përfshin dhe informacionin që tregon se përdorimi i atij fleksibiliteti përmbush kushtet përkatëse të përcaktuara në kreun IV (1) dhe Pjesën 4 të Aneksit IV ose në kreun IV (3), (4) ose (5), kur është e aplikueshme, në raportin e inventarit informues të vitit në fjalë.
     
  3. Inventarët kombëtarë të shkarkimeve (duke përfshirë, nëse është e përshtatshme, inventarët e përshtatur kombëtarë të shkarkimeve), projeksionet e shkarkimeve kombëtare, inventarët kombëtarë të shkarkimeve të shpërndara hapësinore, inventarët e burimeve të mëdhenj pikësorë dhe raportet shoqëruese të inventarit informues përgatiten dhe përditësohen në përputhje me parashikimet në Aneksin IV.
     
  4. Sektorët që përfshihen në hartimin e inventarëve dhe projeksioneve të shkarkimeve në ajër janë:
  1. Energjia
  2. Proceset industriale
  3. Bujqësia
  4. Përdorimi i tokës, ndryshimi i përdorimit të tokës dhe pyjet (LULUCF)
  5. Mbetjet
  6. Solventët dhe përdorimi i produkteve të tjera
  1. Referuar pikave 2, 3 dhe 4 të këtij kreu, sistemi i mbledhjes dhe menaxhimit të të dhënave për shkarkimet në ajër nga AKM sipas sektorëve përkatës, është në përputhje me Vendimin që krijon Sistemin Kombëtar të Inventarit dhe projeksioneve për Gazet me Efekt Serrë;
     
  2. Për sigurimin e të dhënave nga operatorët e burimeve të mëdha pikësorë, në zbatim të ligjit për lejet e mjedisit, AKM vendos në kushtet e lejes mjedisore vlerat kufi të shkarkimeve për ndotës të caktuar: dyoksidi i squfurit, oksidet e azotit dhe lëndët e ngurta pezull; vendosjen e kushteve për monitorimin e ndonjë ndotësi tjetër: monoksidin e karbonit; aplikimin e afateve të ndryshme për vlerat kufi të shkarkimeve: për impiantet më të mëdha ekzistuese (5-50 MW): nga viti 2025; për ato më të vogla ekzistuese (1-5 MW): nga viti 2030; për impiantet e reja: pas një periudhe transpozimi prej dy vjetësh pas hyrjes në fuqi; zgjatje të afateve të pajtueshmërisë deri në vitin 2030 mund t'i jepen disa impianteve (sistemet e ngrohjes qendrore, impiantet që përdorin biomasën si lëndë djegëse kryesore, impiantet në sisteme të vogla të izoluara dhe impiantet që lidhen me një sistem kombëtar të shpërndarjes së gazit).
     

KREU VIII

MONITORIMI I NDIKIMEVE TË NDOTJES SË AJRIT

  1. Agjencia Kombëtare e Mjedisit monitoron ndikimet negative të ndotjes së ajrit në ekosisteme, duke krijuar një rrjet të zonave të monitorimit që është përfaqësues i habitateve të ujërave të tyre të ëmbla, natyrore dhe gjysmë-natyrore dhe llojeve të ekosistemeve pyjore, duke u bazuar në qasjet kosto-përfitim dhe qasjet në bazë risku.
     
  2. Agjencia Kombëtare e Mjedisit koordinon me institucionet monitoruese që sigurojnë të dhëna dhe informacion: institute, laboratorë, qendra shkencore dhe kërkimore, universitete publike ose institute dhe laboratorë privatë të licencuar, të kontraktuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, aty ku është e përshtatshme për të shfrytëzuar të dhënat e mbledhura në përputhje me legjislacionin përrregullat dhe procedurat për hartimin dhe zbatimin e programit kombëtar të monitorimit të mjedisit.
     
  3. Për të vlerësuar ndikimet negative të ndotjes së ajrit në ekosisteme, Agjencia Kombëtare e Mjedisit përdor indikatorë të mundshëm monitorimi të cilët janë listuar në Aneksin V.

 

  1. AKM gjatë mbledhjes dhe raportimit të informacionit të listuar në Aneksin V, përdor metodologjitë e përcaktuara në Konventën e LRTAP dhe manualet e saj për Programet e Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

 

KREU IX

RAPORTIMI

  1. Programi i parë kombëtar për pakësimin e shkarkimeve në ajër përgatitet më 1 prill 2022. Programet kombëtarë për pakësimin e shkarkimeve në ajër dhe përditësimi i tyre kryhet në bazë të kërkesave të përcaktuara në kreun 3(3) dhe kreun 4 të këtij vendimi.
     
  2. AKM, brenda afateve të përcaktuara në pikën 4 të këtij kreu, raporton pranë Ministrisë përgjegjëse për Mjedisin dhe Agjencisë Evropiane te Mjedisit(AEM) inventarët kombëtarë të shkarkimeve si dhe projeksionet, inventarët kombëtarë të shkarkimeve të shpërndara hapësinore, inventarët e burimeve të mëdhenj të identifikueshëm dhe raportet informues të inventarit, referuar në kreun 7, në përputhje me datat e raportimit të përcaktuara në Aneksin I.

Raportimi pranë AEM është konsistent me raportimin në Sekretariatin e Konventës së LRTAP

  1. Të dhënat e inventarit kombëtar të shkarkimeve rishikohen nga Qëndra e Inventarëve dhe projeksioneve nën Konventën LRTAP, në vitin e parë të raportimit dhe pas kësaj, në mënyrë të rregullt. Ky shqyrtim përfshin:
     
  1. Kontrollet për të verifikuar transparencën, saktësinë, qëndrueshmërinë, krahasueshmërinë dhe shkallën e plotësimit (TACCC) të informacionit të dorëzuar;
  2. Kontrollet për të identifikuar rastet kur të dhënat e inventarit janë përgatitur në një mënyrë që nuk është në përputhje me kërkesat e përcaktuara në Konventën LRTAP;
  3. Sipas rastit, llogaritjen e korrigjimeve teknike të identifikuara.
     
  1. AKM raporton pranë Agjencisë Evropiane të Mjedisit informacionin  e mëposhtëm:
    1. Brenda datës 1 korrik 2021 dhe çdo 4 vjet më pas, vendodhjen e pikave të monitorimit dhe indikatorët që lidhen me monitorimin e ndikimeve të ndotjes së ajrit;
    2. Brenda datës 1 korrik 2022 dhe çdo 4 vjet më pas, rezultatet e të dhënave të monitorimit referuar kreut 8.
       
  2. Ministria raporton pranë Sekretariatit të Konventës sipas afateve të mëposhtëm, mbi:
  1. Politikat, strategjitë dhe programet qe lidhen me cilësinë e ajrit dhe zbatimin e tyre në afatet e përcaktuara nga vendimet e Knventës;
  2. Brenda datës 15 shkurt të cdo viti, inventarin e shkarkimeve në ajër për të gjithë ndotësit që adresojnë protokollet e Konventës, të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë;
  3. Brenda datës 20 Mars të cdo viti, raportin informues të inventarit të shkarkimeve në ajër( IIR);
  4. Cdo 4 vjet, projeksionet e shkarkimeve në ajër, duke filluar nga viti 2021 brenda datës 20 Mars të këtij viti;
  5. Cdo 4 vjet, shkarkimet sipas rrjetit koordinativ (gridded emission)  dhe shkarkimet nga burimet e mëdha industriale,duke filluar nga data 1 maj e vitit 2021.

KREU X

AKSESI NË INFORMACION

  1. Ministria siguron shpërndarjen aktive dhe sistematike të informacionit të mëposhtëm për publikun duke e publikuar atë në faqen e saj të internetit:
    1. Programin kombëtar të pakësimit të shkarkimeve në ajër dhe çdo përditësim të tij
    2. Inventarët kombëtarë të shkarkimeve (duke përfshirë, aty ku është e mundur, inventarët e përshtatur kombëtarë të shkarkimeve), projeksionet e shkarkimeve kombëtare, raportet e inventarit informues dhe raportet dhe informacionet shtesë në përputhje me kreun 8.
       
  2. Ministria publikon në faqen e saj të internetit:
    1. Supozimet kryesore që janë marrë në konsideratë  lidhur me përcaktimin e potencialit kombëtar të pakësimit të shkarkimeve, të përdorura në Strategjinë Kombëtare të cilësisë së ajrit në mjedis;  
    2. Listën e legjislacionit kombëtar përkatës të pakësimit të shkarkimeve në ajër ;
    3. Rezultatet e kontrollit të referuara në kreun 8 pikat (1;2)

 

 

 

KREU XI

BASHKËPUNIMI ME VENDET E TJERA DHE KOORDINIMI BRENDA ORGANIZATAVE NDËRKOMBËTARE

Ministria, sipas rastit, ndjek, pa cënuar Nenin 218 TFEU, bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh me vendet e tjera dhe koordinimin brenda organizatave përkatëse ndërkombëtare si Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), UNECE, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO), Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) dhe Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO), duke përfshirë edhe shkëmbimin e informacionit, në lidhje me kërkimin teknik dhe shkencor dhe zhvillimin, me qëllim përmirësimin e bazës për lehtësimin e pakësimit të shkarkimeve.

 

 

KREU XII

DISPOZITA PËRFUNDIMTARE

  1. Ngarkohet Ministria, ministritë e linjës, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
     
  2. Ky Vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe fillon efektet ligjore më 1 qershor 2020.

 

 

KRYEMINISTRI

EDI RAMA

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ANEKSI I

MONITORIMI DHE RAPORTIMI I SHKARKIMEVE ATMOSFERIKE

 

Tabela A

Kërkesat e raportimit vjetor të shkarkimeve siç referohet në kreun VII (pika 2)

 

Elementi

Ndotësit

Periudhat kohore

Datat e Raportimit

Shkarkimet totale kombëtare

nga NFR (1) burimi, kategoria (2)

SO2, NOx, NMVOC, NH3, CO

 

Metalet e rënda (Cd, Hg, Pb) (3)

 

POPs (4) (total PAHs (5), benzo(a)pirene, benzo(b)fluorantene, benzo(k)fluorantene, indeno(1,2,3-cd)pirene, dioksina/furane, PCBs (6), HCB (7))

 

Vjetore, nga1990 deri në vitin raportues minus 2 (X-2)

15 Shkurt (9)

Shkarkimet totale kombëtare

nga NFR burimi  kategoria (2)

PM2,5, PM10  (8) dhe, nëse janë të disponueshme, BC (Karboni i zi)

 

Vjetore nga 2000  deri në vitin raportues minus2 (X-2)

15 Shkurt (9)

(1)  Nomenklatura për Raportimin 2014 siç parashikohet nga Konventa e LRTAP

(2)  Shkarkimet natyrore raportohen në përputhje me metodologjitë e përcaktuara në Konventën e LRTAP dhe Udhëzuesin për inventarin e shkarkimeve të ndotësve të ajrit (Udhëzuesi EMEP/EEA). Ato nuk përfshihen në totalet kombëtare dhe raportohen veçmas.

(3)  Cd (kadmiumi), Hg (merkuri), Pb (plumbi)

(4)  POPs (Ndotësit organikë të qëndrueshëm)

(5)  PAHs ( Hidrokarbure aromatike policiklike )

(6)  PCBs (Bifenilet e poliklorinuara)

(7)  HCB (hexachlorobenzene)

(8)  ‘PM10’ nënkupton lëndën e ngurtë pezull me diametër aerodinamik të barabartë ose më të vogël se 10 mikrometra (μm)

(9)  Ri-dorëzimet për shkak të gabimeve duhet të ofrohen dhe të përfshijnë një spjegim të qartë të ndryshimeve të bëra

Tabela B

Kërkesat e raportimit vjetor të shkarkimit siç referohet në nënparagrafin e dytë të në kreun VII (pika 3)

 

 

Elementi

Ndotësit

Periudhat kohore

 

Datat e Raportimit

Shkarkimet totale kombëtare

nga NFR burimi kategoria (10)

metalet e rënda (As, Cr, Cu, Ni, Se dhe Zn dhe komponimet e tyre) (11)

 

TSP (12)

 

Vjetore, nga1990 (2000 për TSP,) deri në vitin raportues minus 2 (X-2) 2021

15 Shkurt

 

(10)  Shkarkimet natyrore raportohen në përputhje me metodologjitë e përcaktuara në Konventën e LRTAP dhe Udhëzuesin për inventarin e shkarkimeve të ndotësve të ajrit (Udhëzuesi EMEP/EEA). Ato nuk përfshihen në totalet kombëtare dhe raportohen veçmas.

(11)  As (arsenik), Cr (krom), Cu (bakër), Ni (nikel), Se (selen), Zn (zink)

(12)  TSP (totali i grimcave pezull)

 

Tabela C

Kërkesat e raportimit për shkarkimet dhe projeksionet siç referohet në kreun VII (pika 4)

Elementi

Ndotësit

Periudhat kohore/vitet e përcaktuar

 

Datat e Raportimit

Të dhënat kombëtare të grumbulluara të shkarkimeve sipas kategorisë burimore (GNFR)

 

SO2, NOx, NMVOC, CO, NH3, PM10, PM2,5

 

metalet e rënda (Cd, Hg, Pb)

 

POPs (total PAHs, HCB, PCBs, dioksina/furane)

 

BC (nëse është në dispozicion)

 

Çdo katër vjet për raportimin e vitit minus 2 (X-2)

që nga 2021

1 Maj (13)

 

Burimet e mëdhenj të identifikueshëm (BMP) sipas kategorisë së burimit (GNFR)

 

SO2, NOx, NMVOC, CO, NH3, PM10, PM2,5

 

Metalet e rënda (Cd, Hg, Pb)

 

POPs (total PAHs, HCB, PCBs total, dioksina/furane)

 

BC (nëse është në dispozicion)

 

Çdo katër vjet për raportimin e vitit minus 2 (X-2)

që nga  2021

1 Maj (13)

Shkarkimet e projektuara nga NFR e agreguar

 

 

SO2, NOx, NH3, NMVOC, PM2,5 dhe, nëse është në dispozicion, BC

 

Dy vjeçar, duke mbuluar vitet e projektimit 2021, 2025, 2030 dhe, ku janë në dispozicion

2040 dhe 2050

që nga viti 2021

15 Mars

(13)  sigurohen ri-dorëzimet për shkak të gabimeve dhe përfshijnë një shpjegim të qartë të ndryshimeve të bëra

 

Tabela D

Raport informues i inventarit

Kërkesat e raportimit vjetor për raportin informues të inventarit siç referohet në në kreun VII (5)

Elementi

Ndotësit

Periudhat kohore/vitet e përcaktuar

Datat e Raportimit

Raporti informues i inventarit

SO2, NOx, NMVOC, NH3, CO, PM2,5, PM10

 

Metalet e rënda (Cd, Hg, Pb) dhe BC

 

POPs (total PAHs, benzo(a)pirene, benzo(b)fluorantene, benzo(k)fluorantene, indeno(1, 2, 3-cd) pirene, dioksina/furane, PCBs, HCB)

 

Nëse janë të disponueshme, metalet e rënda (As, Cr, Cu, Ni, Se dhe Zn dhe komponimet e tyre) dhe TSP

Të gjitha vitet (siç tregohet në tabelat A-B-C)   2020

15 Mars

ANEKSI II

ANGAZHIMET KOMBËTARE PËR PAKËSIMIN E SHKARKIMEVE

 

Tabela A

Angazhimet për pakësimin e shkarkimeve të dioksidit të squfurit (SO2), oksidet e azotit (NOx) dhe komponimet organike të paqëndrueshme (NMVOC). Angazhimet e pakësimit të shkarkimeve kanë si vit bazë vitin 2005 dhe për transportin rrugor, aplikohen për shkarkimet e llogaritura në bazë të karburanteve të shitur(* 1).

 

Pakësimi i SO2 krahasuar me 2005

Pakësimi i NOx krahasuar me 2005

Pakësimi i NMVOC krahasuar me 2005

Për çdo vit nga 2020 deri në 2029

Për çdo vit nga 2030

Për çdo vit nga 2020 deri në 2029

Për çdo vit nga 2030

Për çdo vit nga 2020 deri në 2029

Për çdo vit nga 2030

 

 

 

(*1)  Totali i shkarkimeve kombëtare të llogaritur mbi bazën e karburanteve të përdorura si bazë për përputhshmëri sipas Konventës LRTAP mund të mbahet si mundësi për të siguruar koherencë midis ligjit ndërkombëtar dhe atij kombëtar.

           

 

Tabela B

Angazhimet për pakësimin e shkarkimeve të amoniakut (NH3) dhe lëndës së ngurtë pezull (PM2,5). Angazhimet e pakësimit të shkarkimeve si vit bazë kanë vitin 2005  dhe për transportin rrugor, aplikohen për shkarkimet e llogaritura në bazë të karburanteve të shitur (* 2).

 

Pakësimi i NH3 krahasuar me 2005

Pakësimi I PM2,5  krahasuar me 2005

Për çdo vit nga 2020 deri në 2029

Për çdo vit nga 2030

Për çdo vit nga 2020 deri në 2029

Për çdo vit nga 2030

 

 

(*2) Totali i shkarkimeve kombëtare të llogaritur mbi bazën e karburanteve të përdorura si bazë për përputhshmëri sipas Konventës LRTAP mund të mbahet si mundësi për të siguruar koherencë midis ligjit ndërkombëtar dhe atij kombëtar.

       

 

 

 

 

 

ANEKSI III

PËRMBAJTJA E PROGRAMIT KOMBËTAR PËR PAKËSIMIN E SHKARKIMEVE NË AJËR REFERUAR KREUT V

PJESA 1

Minimumi i përmbajtjes së programit kombëtar për pakësimin e shkarkimeve në ajër

 

1.

Programet fillestare kombëtare për pakësimin e shkarkimeve në ajër të përmendura në Nenet 4 dhe 8 duhet të kenë të paktën përmbajtjen e mëposhtme:

(a)

Kuadrin kombëtar të politikës së cilësisë së ajrit dhe ndotjes në kontekstin e të cilit është zhvilluar programi, duke përfshirë:

(i)

Prioritetet e politikave dhe marrëdhëniet e tyre me prioritetet e vendosura në fusha të tjera të politikave përkatëse, duke përfshirë ndryshimet klimatike dhe, kur është e përshtatshme, bujqësinë, industrinë dhe transportin;

 

(ii)

Përgjegjësitë e autoriteteve kombëtare, rajonale dhe lokale;

 

(iii)

Progresin e bërë nga politikat aktuale dhe masat për pakësimin e shkarkimeve dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit, si dhe shkallën e përputhshmërisë me detyrimet kombëtare dhe të Bashkimit Evropian;

 

(iv)

Progresin e mëtejshëm të parashikuar duke supozuar se nuk ka ndryshime në politikat dhe masat tashmë të miratuara;

 

(b)

Opsionet e politikave të konsideruara për të qenë në përputhje me angazhimet për pakësimin e shkarkimeve për periudhën ndërmjet 2020 dhe 2029 dhe për vitin 2030 e më tej dhe nivelet e shkarkimeve të ndërmjetme të përcaktuara për vitin 2025 dhe për të kontribuar për të përmirësuar më tej cilësinë e ajrit dhe analizën e tyre, duke përfshirë metodën e analizës; ku është e përshtatshme, ndikimet individuale ose të kombinuara të politikave dhe masave për pakësimin e shkarkimeve, cilësinë e ajrit dhe mjedisin dhe paqartësitë shoqëruese;

 

(c)

Masat dhe politikat e përzgjedhura për miratim duke përfshirë një afat kohor për miratimin, zbatimin dhe rishikimin e tyre dhe autoritetet kompetente përgjegjëse;

 

(d)

Një shpjegim, aty ku është i përshtatshëm, i arsyeve pse nivelet e shkarkimeve indikative për vitin 2025 nuk mund të përmbushen pa masa që kërkojnë kosto jo proporcionale;

 

(e)

Një spjegim, aty ku është i përshtatshëm, i përdorimit të fleksibilitetit të përcaktuar në Nenin 3 dhe çdo pasojë mjedisore që vjen nga një përdorim i tillë;

 

(f)

Një vlerësim se si politikat dhe masat e përzgjedhura sigurojnë koherencë me planet dhe programet e miratuara në kuadrin e politikave të tjera relevante.

 

 

2.

Programet e përditësuara kombëtare për pakësimin e shkarkimeve në ajër të përmendura në Nenet 4 dhe 8, duhet të përmbajnë të paktën:

(a)

Një vlerësim të progresit të bërë në lidhje me zbatimin e programit, pakësimin e shkarkimeve dhe pakësimin e përqendrimeve;

 

(b)

Ndonjë ndryshim thelbësor në kontekstin e politikave, vlerësimet, programin ose afatet kohore të zbatimit të tyre.

 

 

PJESA 2

Masat për pakësimin e shkarkimeve të përmendura në nënparagrafin e dytë të Nenit 4 (2)

Dokumenti përkatës Udhëzues për Amoniakun (Ammonia Guidance Document) merret parasysh dhe përdor teknikat më të mira në dispozicion në përputhje me legjislacionin për lejet e Mjedisit që transpozon Direktivën 2010/75;

 

A.   Masat për të kontrolluar shkarkimet e amoniakut

 

1.

Krijimi i një kodi këshillues kombëtar për praktikat e mira bujqësore për të kontrolluar shkarkimet e amoniakut, duke marrë parasysh Kodin Kuadër të UNECE të 2014 për Praktikën e Mirë Bujqësore për Pakësimin e Shkarkimeve të Amoniakut (Code for Good Agricultural Practice for Reducing Ammonia Emissions), që mbulon të paktën cështjet e mëposhtme:

(a)

Menaxhimin e azotit, duke marrë parasysh të gjithë ciklin e azotit;

 

(b)Strategjitë e ushqyerjes së blegtorisë;

 

 

(c)Teknikat me shkarkime të ulta të shpërndarjes së plehut organik;

 

 

(d)Sistemet me shkarkime të ulta të magazinimit të plehut organik;

 

 

(e)Sistemet me shkarkime të ulta të strehimit të kafshëve;

 

 

(f)

Mundësitë për kufizimin e shkarkimeve të amoniakut nga përdorimi i plehrave kimikë;

 

 

2.

Krijimi i një Buxheti të mundshëm Kombëtar të Azotit për të monitoruar ndryshimet në humbjet e përgjithshme të azotit reaktiv nga bujqësia, duke përfshirë amoniakun, oksidin e azotit, amonin, nitratet dhe nitritet, bazuar në parimet e përcaktuara në Dokumentin Udhëzues të UNECE mbi Buxhetet e Azotit (Guidance Document on Nitrogen Budgets).

 

 

3.

Ndalimi i përdorimit të plehrave të karbonateve të amonit, dhe pakësimi i mundshëm i shkarkimeve të amoniakut nga plehrat inorganike duke përdorur metodat e mëposhtme:

(a)

Zëvendësimin e plehrave me baze ureje nga plehrat me bazë nitratin e amonit;

 

(b)

Atje ku vazhdojnë të përdoren plehrat me bazë urenë, duke përdorur metoda të cilat kanë treguar se pakësojnë shkarkimet e amoniakut me të paktën 30% krahasuar me përdorimin e metodës së referencës, siç përcaktohet në Dokumentin Udhëzues të Amoniakut;

 

(c)

Promovimin e zëvendësimit të plehrave inorganike nga plehrat organike dhe, kur plehrat inorganike vazhdojnë të përdoren, shpërndarjen e tyre në përputhje me kërkesat e parashikuara të kulturave bujqësore ose livadheve në lidhje me azotin dhe fosforin, duke marrë parasysh gjithashtu përmbajtjen e lëndëve ushqyese ekzistuese të tokës dhe lëndëve ushqyese nga plehra të tjerë.

 

 

4.

Pakësimin e shkarkimeve të amoniakut nga plehu i bagëtive duke përdorur metodat e mëposhtme:

(a)

pakësimin e shkarkimeve nga shpërndarja e plehut organik të lëngshëm dhe plehut organik të ngurtë në tokat bujqësore dhe livadhet, duke përdorur metoda që pakësojnë shkarkimet me të paktën 30% krahasuar me metodën e referencës të përshkruar në Dokumentin Udhëzues të Amoniakut dhe në kushtet e mëposhtme:

 

(i)

Vetëm duke shpërndarë plehra organikë të lëngshëm dhe të ngurtë në përputhje me kërkesat e parashikuara për lëndë ushqyese të kulturave bujqësore ose livadheve në lidhje me azotin dhe fosforin, duke marrë parasysh gjithashtu përmbajtjen e lëndëve ushqyese tashmë ekzistuese në tokë dhe lëndët ushqyese nga plehra të tjerë;

 

(ii)

Mos shpërndarja e plehrave organikë të lëngshëm dhe të ngurtë kur toka pritëse është e ngopur, e përmbytur, e ngrirë ose e mbuluar me borë;

 

(iii)

Aplikimi i shpërndarjes së plehrave organikë të lëngshëm në livadhe dhe duke përdorur makineri me spërkatje, ose përmes injektimit të cekët ose në thellësi;

 

(iv)

Inkorporimi i plehrave organikë të lëngshëm dhe të ngurtë brenda tokës së punueshme brenda një periudhe prej katër orësh nga momenti i të shpërndarjes së tyre;

 

(b)

Pakësimi i shkarkimeve nga magazinimi i plehut organik jashtë stallave, duke përdorur metodat e mëposhtme:

(i)

Për magazinat e ndërtuara pas 1 janarit 2022, duke përdorur systemin e magazinimit me shkarkime të ulëta ose teknika të cilat kanë treguar që pakësojnë shkarkimet e amoniakut me të paktën 60% krahasuar me metodën e referencës të përshkruar në Dokumentin Udhëzues të Amoniakut dhe për magazinat ekzistuese të plehut me të paktën 40% ;

 

(ii)

Mbulimi i magazinave të plehrave organikë të ngurtë:

 

(iii)

Sigurimi që fermat të kenë kapacitet të mjaftueshëm për magazinimin e plehut organik për të shpërndarë plehun vetëm gjatë periudhave që janë të përshtatshme për rritjen e kulturave bujqësore:

 

(c)

Pakësimin e shkarkimeve nga strehimi i kafshëve, duke përdorur sisteme të cilat kanë treguar se pakësojnë shkarkimet e amoniakut me të paktën 20% krahasuar me metodën e referencës të përshkruar në Dokumentin Udhëzues të Amoniakut;

 

(d)

Reduktimi i shkarkimeve nga plehu, duke përdorur strategji të ushqyerjes me pak  proteina, të cilat kanë treguar se pakësojnë shkarkimet e amoniakut me të paktën 10% krahasuar me metodën e referencës të përshkruar në Dokumentin Udhëzues të Amoniakut.

 

B.   Masat për pakësimin e shkarkimeve për të kontrolluar shkarkimet e lëndëve të ngurta pezull dhe karbonit të zi

 

1.

Pa cënuar Aneksin II mbi përputhshmërinë reciproke me legjislacionin që rregullon sh ë rbimin veterinar në Rebublikën e Shqipërisë, si dhe legjislacionin mbi sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve, djegia në një fushë të hapur e mbetjeve të korrjes, mbetjeve dhe mbetjeve të pyjeve mund të ndalohet.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit do të monitorojë dhe kontrollojë zbatimin e çdo ndalimi të bërë në përputhje me nënparagrafin e parë. Çdo përjashtim nga një ndalim i tillë nuk shkon përtej programeve parandaluese për të shmangur zjarret e pakontrolluara, për të kontrolluar dëmtuesit ose për të mbrojtur biodiversitetin.

 

 

2.

Një kod këshillues kombëtar për praktikat e mira bujqësore për menaxhimin e duhur të mbetjeve të korrjes, mund të krijohet mbi bazën të qasjeve të mëposhtme:

(a)

Përmirësimin e strukturës së dheut përmes inkorporimit të mbetjeve të korrjes;

 

(b)

Teknikat e përmirësuara për inkorporimin e mbetjeve të korrjes;

 

(c)

Përdorimin alternativ të mbetjeve të korrjes;

 

(d)

Përmirësimin e gjendjes së lëndës ushqyese dhe strukturës së tokës përmes inkorporimit të plehut organik siç kërkohet për rritjen optimale të bimëve, duke shmangur djegien e plehut organik (plehërimi i oborreve, shtroja e thellë e kashtës).

 

C.   Parandalimi i ndikimeve në fermat e vogla

Në marrjen e masave të përshkruara në Seksionet A dhe B, sigurohet që ndikimet në fermat e vogla dhe ato shumë të vogla janë marrë parasysh plotësisht.

Për shembull, fermat e vogla dhe ato shumë të vogla mund të përjashtohen nga ato masa kur është e mundur dhe e përshtatshme në funksion të angazhimeve të zbatueshme të pakësimit.

 

 

 

ANEKSI IV

RAPORTET INFORMUES TE INVENTARIT (IIR)

METODOLOGJITË PËR PËRGATITJEN DHE PËRDITËSIMIN E INVENTARËVE KOMBËTARË TË SHKARKIMEVE DHE PARASHIKIMEVE, RAPORTEVE INFORMUES TË INVENTARIT DHE INVENTARËVE TË PËRSHTATUR KOMBËTARË TË SHKARKIMEVE TË REFERUAR NË KRERËT IV dhe VII

Për ndotësit të përmendur në Aneksin I, përgatiten inventarët kombëtarë të shkarkimeve, inventarët e përshtatur kombëtarë të shkarkimeve, aty ku është e përshtatshme, projeksionet e shkarkimeve kombëtare, inventarët kombëtarë të shkarkimeve hapësinore të shpërndara, inventarët e burimeve të mëdhenj të identifikueshëm dhe raportet informues te inventarit, duke përdorur metodologjitë e miratuara nga Palët e Konventës LRTAP (Udhëzuesit e Raportimit të EMEP). Për sa më sipër kërkohet që të përdoret Udhëzuesi për inventarin e shkarkimeve të ndotësve të ajrit (Udhëzuesi EMEP/EEA) të referuar aty. Përveç kësaj, informacion shtesë, në veçanti të dhënat e veprimtarisë, të nevojshme për vlerësimin e inventarëve dhe parashikimeve kombëtare të shkarkimit duhet të përgatiten në përputhje me të njëjtat udhëzime.

Mbështetja tek Udhëzuesi i Raportimit të EMEP-it bëhet pa cënuar përshtatjet/rregullimet shtesë të specifikuara në këtë Aneks dhe kërkesat në lidhje me nomenklaturën e raportimit, periudhat kohore dhe datat e raportimit të specifikuara në Aneksin I.

 

PJESA 1

Inventarët kombëtarë vjetorë të shkarkimeve

 

1.

Inventarët kombëtarë të shkarkimeve duhet të jenë transparentë, konsistentë, të krahasueshëm, të plotë dhe të saktë.

 

 

2.

Shkarkimet nga kategoritë kryesore të identifikuara duhet të llogariten në përputhje me metodologjitë e përcaktuara në Udhëzuesin e EMEP/EEA dhe me qëllim përdorimin e një metodologjie Tier 2 ose më të lartë (të detajuar).

Metodologji të tjera shkencore kompatibël mund të përdoren për krijimin e inventarëve kombëtarë të shkarkimeve, atje ku ato metodologji prodhojnë vlerësime më të sakta sesa metodologjitë e parazgjedhura të përcaktuara në Udhëzuesin EMEP/EEA.

 

 

3.

Për shkarkimet nga transporti, llogariten dhe raportohen shkarkimet në përputhje me bilancet kombëtare të energjisë të raportuara në Eurostat

 

 

4.

Shkarkimet nga transporti rrugor llogariten dhe raportohen në bazë të karburanteve të shitur (1). Përveç kësaj, ato mund të raportohen gjithashtu si shkarkime nga transporti rrugor bazuar në lëndët djegëse të përdorura ose në kilometrat e kryer.

 

 

5.

Shkarkimet kombëtare vjetore raportohen të shprehur në njësinë e aplikueshme të specifikuar në formatin e raportimit të NFR të Konventës LRTAP.

 

(1) Totali kombëtar i shkarkimeve i llogaritur mbi bazën e lëndëve djegëse të përdorura si bazë për përputhshmërinë sipas Konventës së LRTAP mund ta mbajë këtë opsion në mënyrë që të sigurohet koherenca midis ligjit ndërkombëtar dhe atij kombëtar

 

 

PJESA 2

Projeksionet kombëtare të shkarkimeve

 

1.

Projeksionet kombëtare të shkarkimeve janë transparente, konsistente, të krahasueshme, të plota dhe të sakta dhe informacioni i raportuar përfshin të paktën sa më poshtë:

(a)

Identifikimin e saktë të politikave të miratuara dhe planifikuara dhe masat e përfshira në parashikime;

 

(b)

Sipas rastit, rezultatet e analizës së ndjeshmërisë të kryer për projeksionet;

 

(c)

Një përshkrim të metodologjive, modeleve, supozimeve themelore dhe parametrave kyç të inputeve dhe outputeve.

 

 

2.

Projeksionet e shkarkimeve vlerësohen dhe grumbullohen në sektorët përkatës të burimit. Një parashikim ‘me masa’ (masa të miratuara) dhe, kur është e përshtatshme, një parashikim për ‘masa shtesë’ (masa të planifikuara) për çdo ndotës në përputhje me udhëzimet e përcaktuara në Udhëzuesin EMEP/EEA duhet te sigurohet.

 

 

3.

Projeksionet kombëtare të shkarkimeve duhet të jenë në përputhje me inventarin kombëtar të shkarkimeve vjetore për vitin x-3 dhe me projeksionet e raportuara sipas legjislacionit që krijon Sistemin Kombëtar të Inventarit dhe projeksioneve për Gazet me Efekt Serrë , që ka transpozuar Rregulloren (BE) 525/2013.

 

 

 

PJESA 3

Raporti informues i inventarit

Raportet informuese të inventarit përgatiten në përputhje me Udhëzimet e Raportimit të EMEP dhe raportohen duke përdorur formatin për raportet e inventarit siç është specifikuar aty. Raporti i inventarit duhet të përfshijë, minimalisht, informacionin e mëposhtëm:

(a)

Përshkrimet, referencat dhe burimet e informacionit të metodologjive specifike, supozimet, faktorët e shkarkimit dhe të dhënat e veprimtarisë, si dhe arsyetimin për përzgjedhjen e tyre;

 

(b)

Një përshkrim të kategorive kryesore kombëtare të burimeve të shkarkimit;

 

(c)

Informacion mbi pasiguritë, sigurimin e cilësisë dhe verifikimin;

 

(d)

Një përshkrim të rregullimeve institucionale për përgatitjen e inventarit;

 

(e)Rillogaritjet dhe përmirësimet e planifikuara;

 

 

(f)

Nëse është e përshtatshme, informacion mbi përdorimin e fleksibiliteve të parashikuar në Nenin 3 (1), (2), (3) dhe (4);

 

(g)

Nëse është e përshtatshme, informacion mbi arsyet për devijimin nga trajektorja e pakësimit e përcaktuar në përputhje me nenin 2 (2), si dhe masat për të konverguar përsëri në trajektore;

 

(h)një përmbledhje ekzekutive

 

 

                    

PJESA 4

Përshtatja e inventarëve kombëtarë të shkarkimeve

 

1.

Propozimi për ndonjë përshtatje të inventarit kombëtar të shkarkimeve në përputhje me Nenin 3 (1) përfshin të paktën dokumentacionin mbështetës në vijim:

(a)

Evidencë se angazhimi/et që lidhet/n me pakësimin e shkarkimeve kombëtare është/janë tejkaluar;

 

(b)

Evidencë deri në cilën masë përshtatja e inventarit të shkarkimeve pakëson kapërcimin dhe kontribuon në përmbushjen e angazhimeve përkatëse të pakësimit të shkarkimeve kombëtare;

 

(c)

Një vlerësim nëse dhe kur pritet të arrihen angazhimi/et përkatës/e i/tëpakësimit të shkarkimeve kombëtare në bazë të parashikimeve kombëtare të shkarkimeve pa bërë rregullimet/përshtatjet;

 

(d)

Evidencë se rregullimi/përshtatja është në përputhje me një ose disa nga tri rrethanat e mëposhtme. Referenca mund të bëhet, sipas rastit, në rregullimet përkatëse të mëparshme:

(i)

në rastin e kategorive të burimeve të reja të shkarkimit:

Evidencë se kategoria e burimeve të reja të shkarkimit është e pranuar në literaturën shkencore dhe/ose në Udhëzuesin e EMEP/EEA;

 

Evidencë se kjo kategori burimi nuk ishte përfshirë në inventarin përkatës historik kombëtar të shkarkimeve në kohën kur është vendosur angazhimi për pakësimin e shkarkimeve;

 

Evidencë se shkarkimet nga një kategori burimesh të reja kontribuojnë në një shtet që nuk është në gjendje të përmbushë angazhimet e pakësimit të shkarkimit, të mbështetur nga një përshkrim i hollësishëm i metodologjisë, të dhënave dhe faktorëve të shkarkimit të përdorur për të arritur në atë përfundim;

 

(ii)

Në rastin e faktorëve thelbësisht të ndryshëm të shkarkimit të përdorur për të përcaktuar shkarkimet nga kategoritë burimore të veçanta:

Një përshkrim të faktorëve origjinalë të shkarkimit, duke përfshirë një përshkrim të hollësishëm të bazës shkencore mbi të cilën është nxjerrë faktori i shkarkimit;

 

Evidencë se faktorët origjinalë të shkarkimit janë përdorur për përcaktimin e pakësimeve të shkarkimit në kohën kur ato janë vendosur;

 

Një përshkrim të faktorëve të përditësuar të shkarkimit, duke përfshirë informacionin e detajuar mbi bazën shkencore mbi të cilën është nxjerrë faktori i shkarkimit;

 

Një krahasim të vlerësimeve të shkarkimit të bëra duke përdorur faktorët origjinalë dhe të përditësuar të shkarkimit, duke demonstruar se ndryshimi në faktorët e shkarkimit kontribuon në përmbushjen e angazhimeve të pakësimit në rast se nuk janë në gjendje ta përmbushin atë;

 

Arsyetimi për të vendosur nëse ndryshimet në faktorët e shkarkimit janë thelbësore;

 

(iii)

Në rastin e metodologjive thelbësisht të ndryshme të përdorura për përcaktimin e shkarkimeve nga kategoritë burimore specifike:

Një përshkrim të metodologjisë origjinale të përdorur, duke përfshirë informacionin e detajuar mbi bazën shkencore mbi të cilën është nxjerrë faktori i shkarkimit;

 

Evidencë se është përdorur metodologji origjinale për përcaktimin e pakësimit të shkarkimeve në kohën kur ato janë vendosur;

 

Një përshkrim të metodologjisë së përditësuar të përdorur, duke përfshirë një përshkrim të hollësishëm të bazës ose referencës shkencore mbi të cilën është nxjerrë;

 

një krahasim të vlerësimeve të shkarkimeve të bëra duke përdorur metodologjitë origjinale dhe të përditësuara për të treguar se ndryshimi në metodologji kontribuon për të arritur krahasimin e angazhimeve të pakësimit të vlerësimeve të shkarkimeve të bëra duke përdorur metodologjitë origjinale dhe të përditësuara.  Kjo tregon se ndryshimi në metodologji kontribuon në rast se vendi nuk është në gjendje të përmbushë angazhimin e tij të pakësimit;

 

arsyetimi për të vendosur nëse ndryshimi në metodologji është thelbësor.

 

 

2.

Ministria përgjegjëse për mjedisin mund të paraqesë të njëjtin informacion mbështetës për procedurat e përshtatjes bazuar në parakushte të ngjashme, siç përcaktohet në paragrafin 1.

 

 

3.

Shkarkimet e përshtatura për të siguruar konsistencën, për periudhat kohore të çdo viti që kryhen rregullimet/përshtatjet, duhet të rillogariten në masën e mundshme.

 

 

ANEKSI V

INDIKATORË TË MUNDSHËM PËR MONITORIMIN E NDIKIMEVE TË NDOTJES SË AJRIT TË REFERUAR NË KREUN VIII

(a)

Për ekosistemet e ujërave të ëmbla: përcaktimi i shkallës së dëmtimit biologjik, duke përfshirë receptorët e ndjeshëm (mikrofitë, makrofitë dhe diatom), dhe humbja e stokut të peshkut ose jovertebrorëve:

Indikatori kryesor acidi neutralizues (ANC) dhe indikatorët mbështetës të aciditetit (pH), sulfati i tretur (SO4), nitrati (NO3) dhe karboni organik i tretur:

Frekuenca e marrjes së mostrave: nga vjetor (në periudhën e qarkullimit të ujit të liqenit në vjeshtë) në mujor (rrymat).

 

(b)

Për ekosistemet tokësore: vlerësimi i aciditetit të tokës, humbja e lëndëve ushqyese të tokës, gjendja e azotit dhe balanca, si dhe humbja e biodiversitetit:

(i)

Indikatori kryesor aciditetit të tokës: fraksionet e shkëmbyeshme të kationeve bazë (saturimi bazë) dhe alumini i shkëmbyeshëm në tokë:

 

Frekuenca e marrjes së mostrave: çdo 10 vjet;

 

 

Indikatorët mbështetës: pH, sulfati, nitrati, kationet bazë, përqendrimet e aluminit në tretësirat që ndodhen në tokë

 

 

Frekuenca e marrjes së mostrave: çdo vit (ku ështe e pershtatshme);

 

(ii)

Indikatori kryesor i kullimit të nitratit të tokës (NO3, rrjedhje):

Frekuenca e marrjes së mostrave: çdo vit;

 

(iii)

Indikatori kryesor raporti karbon-azot (C/N) dhe indikatori mbështetës i azotit total në tokë (Ntot):

Frekuenca e marrjes së mostrave: çdo 10 vjet;

 

(iv)

Indikatori kryesor i balancës së lëndës ushqyese tek gjethet (N/P, N/K, N/Mg):

Frekuenca e marrjes së mostrave: çdo katër vjet.

 

(c)

Për ekosistemet tokësore: vlerësimi i dëmeve të ozonit ndaj rritjes së bimësisë dhe biodiversitetit:

(i)

Indikatori kryesor rritja e bimësisë dhe dëmtimi i gjetheve dhe treguesi mbështetës fluksi i karbonit (Cflux): frekuenca e marrjes së mostrave: çdo vit;

 

(ii)

Indikatori kryesor kapërcimi i niveleve kritike të fluksit bazë: frekuenca e marrjes së mostrave: çdo vit gjatë sezonit kur temperatura dhe reshjet lejojnë rritjen e bimëve.

 

 

 

 

 

[1]Ky Vendim është përafruar plotësisht me Direktivën e BE 2016/2284 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të datës 14 Dhjetor 2016 mbi pakësimin e shkarkimeve kombëtare të disa ndotësve atmosferikë, që amendon Direktivën 2003/35/KE dhe që shfuqizon Direktivën 2001/81/EC, botuar në Fletoren Zyrtare L 344/1, 17.12.2016; CELEX:32016L2284.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar