Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike” të ndryshuar

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

|

Postuar më: 08.11.2019

|

Data e Mbylljes: 05.12.2019

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1496

PDF

|

XML

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike” të ndryshuar. Ndryshimet e propozuara synojnë rregullime në ligjin ekzistues nr.  43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike” të ndryshuar, të cilat iniciohen me qëlllim realizimin e rekomandimeve të dhëna nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë. Këto rekomandime janë reflektuar edhe në Vendimin e Entit Rregullator të Energjisë, nr. 43, datë 15.03.2017, “Mbi miratimin përfundimtar të çertifikimit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike OST sh.a.” në përputhje me nenin 54, pika 6, të Ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” dhe nenin 9 pika 6, Direktivës 2009/72/KE mbas marrjes së opinionit të Sekretaritatit të Komunitetit të Energjisë”.

Qëllimi i këtij projektligji është rishikimi i disa dispozitave të ligjit aktual të cilat janë konsideruar nga Komuniteti i Energjisë si pengesa në realizimin e plotë të autonomisë së OST-së dhe ndarjes së OSHEE-së, si dhe përafrimin e plotë të ligjit me nenin 26, paragrafi 2, pika (c) dhe (d) të Direktivës 2009/72/KE, dhe me Acquis Communautaire në fushën e energjisë.

Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.