PROJEKTLIGJ PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN Nr. 9587, DATË 20.07.2006 “PËR MBROJTJEN E BIODIVERSITETIT”, TË NDRYSHUAR

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

|

Postuar më: 18.11.2019

|

Statusi: Konsultim i hapur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 712

PDF

|

XML

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

PROJEKTLIGJ

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN Nr. 9587, DATË 20.07.2006 “PËR MBROJTJEN E BIODIVERSITETIT”, TË NDRYSHUAR[1]

 

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
 

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

 

Në ligjin nr. 9587, datë 20.07.2006 “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar, bëhen keto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

 

Në nenin 2, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

 

  1. Pika 12, shfuqizohet.
  2. Pika 17, ndryshohet si më poshtë.

“17. "material gjenetik" do të thotë çdo material me origjinë bimore, shtazore, mikrobiale ose tjetër që përmban njësi funksionale të trashëgueshmërisë;”

  1. Pika 38, ndryshohet si më poshtë:

“38. Rrjeti i zonave të mbrojtura” është sipas kuptimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për zonat e mbrojtura.”

  1. Pika 43, ndryshohet si më poshtë: 

“43. Njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë të njëjtin kuptim të dhënë në legjislacionin  për vetëqeverisjen vendore.”

  1. Pikat -  44 -,45,46 dhe 47 ndryshojnë si mw poshtw vijon:.

44.“Përdorues” është një person fizik apo juridik që përdor burime gjenetike ose njohuri tradicionale të lidhura me burimet gjenetike.

45.       “Shfrytëzim i burimeve gjenetike” është kryerja e kërkimeve me qëllim zhvillimin gjenetik dhe/ose biokimik të burimit gjenetik, përfshirë përdorimin e bioteknologjisë - Protokollit të Nagoyas.

46.       “Kushte të pranuara reciprocikisht” kanë kuptimin e marrëveshjeve kontraktuale të lidhura ndërmjet pronarit të burimit gjenetik ose përdoruesit tradicional të tij,  ose të dhënave të dala prej burimit  dhe një përdoruesi të mirëpëcaktuar, me anë të të cilit përcaktojnë të drejtat dhe detyrimet e palëve përfshirë edhe ndarjen e fitimit që do të vijë si pasojë e shfrytëzimit të burimt gjenetik apo të dhënave të dala prej tij me njohësin tradicional.

47. “Njohuri tradicionale e lidhur me burimin gjenetik” është njohuri e posacme e mbajtur nga një vendas apo një komunitet vendas afër burimit gjenetik, e cila ka vlerë të rëndësishme në lidhje me përdorimin e këtij burimi gjenetik.”

“48.    Protokolli i Nagoyas “Për aksesin në burimet gjenetike dhe ndarjen e drejtë e të barabartë të përftimeve që rrjedhin nga përdorimi i tyre”, referuar si Protokolli i Nagoyas.

49. “Burime gjenetike të përdorura në mënyrë të paligjshme” janë burimet gjenetike dhe njohuritë tradicionale të lidhura me burimin gjenetik, por të përdorura pa u respektuar detyrimet ligjore të përcaktuara në këtë ligj.

50.      “Vjelja” është proçesi i grumbullimit, ruajtjes  së grup mostrave të mbledhura ose informacionit përkatës, dhe i mbajtjes së tyre nga subjektet fizik e juridik publik ose privat.

51.      “Shoqatë e përdoruesve” është një organizatë jofitimrurëse e krijuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe që përfaqëson intereast e përdoruesve të burimit gjenetik.

52.      “Çertifikatë e pajtueshmërisë së njohur ndërkombëtarisht”ka kuptimin e një akti të lëshuar nga Ministria, që vërteton se burimi gjenetik që do të përdoret, apo të dhënat që ai prodhon janë në përputhje me kushtet e miratuara nga lëshuesi/dhënësi i kësaj çertificate.”

Neni 2

 

Pas gërmës “c” të pikës 1 të nenit 3 shtohet gërma “d” me përmbajtjen:

“d) për të gjithë burimet gjenetike dhe njohuritë tradicionale të këtyre burimeve gjenetike.”

 

Neni 3

Kudo në tekstin e këtij ligji, togfjalëshi “Ministria e Bujqesise, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave” zëvendesohet me togfjalëshin “Ministria përgjegjese për bujqësinë”

Neni 4

Neni 17/1, 17/2, dhe 17/3 , pika 2 e nenit 24, dhe neni 41 e 44 shfuqizohen.

 

Neni 5

 

Pika 1 e nenit 17/5 ndryshon si më poshtë vijon:

 

“1. Ministria përgatit, në çdo 6 vjet, raportin për zbatimin e masave të marra, sipas dispozitave të këtij ligji, të ligjit për zonat e mbrojtura dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tyre.”

 

Neni 6

 

Kudo në tekstin e këtij ligji, dhe në pikën 1 të nenit 25, togfjalëshi “pajisen me leje mjedisore” zëvëndësohet me togfjalëshin “trajtohen sipas legjislacionit në fuqi për vlerësimit e ndikimin në mjedis”.

 

Neni 7

 Neni 32 ndryshohet si më poshtë:

 

1. Importimi ose futja i qëllimshëm i llojeve të huaja ose i llojeve të huaja  invazive në mjediset tokësore, ujore ose detare të Republikës së Shqipërisë bëhet vetëm pas vlerësimit të ndikimit në mjedis referuar legjislacionit në fuqi duke provuar se një lloj i huaj apo invaziv nuk do të ndikojë negativisht në mjedis, në shëndetin e njeriut, si dhe në zhvillimin e qëndrueshëm.
2. Vlerësimi i ndikimit në mjedis duhet të paktën:
a. të bëhet për çdo rast konkret, përpara futjes së tij në vendin tonë;
b. të bëhet me metoda shkencore;
c. të bazohet në teknika të njohura vlerësimi;
ç. të mbështetet në udhëzime të njohura ndërkombëtare.
3. Aplikimi për vlerësim të ndikimit në mjedis, përvec procedurave dhe dokumentacionit referuar legjislacionit në fuqi, përfshin edhe:
a) masat për menaxhimin dhe kontrollin e rreziqeve të identifikuara;
b) një program monitorimi;
c) një plan për menaxhimin e pasojave të padëshirueshme apo situatat emergjente;
ç) një garanci financiare për të përballuar pasojat e padëshirueshme apo situatat emergjente.
4. Llojet e huaja ose llojet e huaja invazive, përpara introduktimit/futjes të lejuar të tyre, ose produktet që ato përmbajnë u nënshtrohen eksperimenteve të nevojshme.
5. Për të gjithë organizmat për të cilat lejohet importimi ose introduktimi/futja bëhet regjistrimi në regjistër të hapur për publikun. Formatin, kriteret e regjistrimit e të çregjistrimit dhe rregullat e administrimit të këtij regjistri, miratohen me urdhër Ministri.
6. Këshilli i Ministrave, brenda 5 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, me propozimin e ministrit, miraton listën e llojeve të huaja ose llojeve të huaja invazive dhe përcakton proçedurat për ndalimin dhe/ose futjen e tyre në pikat doganore të vendit.”

 

Neni 8

Neni 37 ndryshon si më poshtë:

“Përdoruesit e llojeve dhe të burimeve gjenetike të metodave të ruajtjes ex-situ, krijojnë kushtet e nevojshme për mirëmbajtjen dhe plotësojnë metodat e ruajtjes in-situ.
 

Neni 9

Neni 41 zëvendësohet me nenin 41 të ri si më poshtë vijon:

 

“Lejimi i veprimtarisë së shfrytëzimit dhe përdorimit të diversitetit biologjik
1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, veprimtaritë që shfrytëzojnë dhe përdorin elemente të diversitetit biologjik dhe të përbërësve të tij do të trajtohen sipas legjislacionit në fuqi për vlerësimin e ndikimit në mjedis në rastet kur:
a. veprimtaria kërkimore është në përputhje me kërkesat e këtij ligji;
b. janë siguruar informacione për personat juridikë dhe fizikë, që do të kryejnë kërkime, për përdorimin e mëvonshëm të materialeve kërkimore, objekt studimi, si dhe informacione të tjera shoqëruese;
c. parashikohet se veprimtaria kërkimore do të ketë ndikim negativ në diversitetin biologjik.
2. Përparësi u jepet veprimtarive kërkimore, që ndikojnë në masat e ruajtjes dhe të përdorimit të qëndrueshëm, si dhe në rrjetin e inventarizimit dhe monitorimit të biodiversitetit.
3. Përdorimet e mëvonshme të materialit gjenetik, të molekulave biologjike të lidhura me materialin e mbledhur, realizohet vetëm me pëlqimin e ministrisë dhe/ose të pronarit, dhe do t’u nënshtrohen kushteve për ndarjen e përfitimeve.
4. Kur veprimtaritë kërkimore janë propozuar nga persona juridikë dhe fizikë të huaj, miratimi perkates, përveç të tjerave, përmban edhe këto kushte:
a. ndarjen ose përdorimin e mëvonshëm të materialeve kërkimore ndërmjet studiuesve, vendas e të huaj, duke u mbështetur në kushtet e vendosura paraprakisht në kontratë dhe në bazë të rezultateve përfundimtare;
b. të drejtën që Republika e Shqipërisë t’i shfrytëzojë a përdorë kampionet ose produktin e arritur, si dhe të dhënat e mbledhura nëpërmjet këtyre veprimtarive;
c. vlerësimin e të dhënave për zyrtarizimin e tyre;
ç. pëlqimin e dhënë nga ministria dhe/ose institucioni përgjegjës respektiv, që të dhënat e rezultateve të kërkimeve të pasqyrohen në rrjetet ndërkombëtare të informacionit;

d. Mbledhja nga burime in-situ dhe përdorimi i sasive të konsiderueshme të bimëve, kafshëve apo materialit mikrobik, të materialit gjenetik apo të molekulave të tjera biologjike, si dhe të dhënave shoqëruese janë të ndaluara pa miratimin përkatës referuar legjislacionit në fuqi për vlerësimin e ndikimit në mjedis.

 

Neni 10

Kreu X ndryshohet si vijon:

KREU X

MBLEDHJA DHE PËRdorimi i   BurimeVE Gjenetike Shqiptare IN-SITU DHE EX-SITUdhe i Njohurive Tradicionale të Lidhura me to”

 

Neni 42

Mbledhja dhe përdorimi i materialeve biologjike dhe i kampioneve të mjedisit nga burime in-situ

Veprimtaria e mbledhjes nga burime in-situ dhe përdorimi i sasive të konsiderueshme të bimëve, kafshëve apo materialit mikrobik, të materialit gjenetik apo të molekulave të tjera biologjike, si dhe të dhënave shoqëruese i nënshtrohet proçedurave të vlerësimit të ndikimit në mjedis referuar legjislacionit në fuqi kur:
a. është siguruar informacioni i plotë për personat juridikë dhe fizikë, që kërkojnë materialet për veprimtaritë e propozuara dhe për përdorimin e mëvonshëm të materialeve që duhen mbledhur;
b. veprimtaria mbledhëse nuk është e ndaluar me ligj;
c. pronarët e materialit, të cilëve u është dhënë informacion i plotë për veprimtarinë e propozuar e për përdorimet e mëvonshme, kanë dhënë pëlqimin paraprak të informuar, që lidhet me aksesin dhe përdorimin e çdo të dhëne shoqëruese;
ç. është rënë dakord për kushtet e përdorimit të mëvonshëm të materialeve dhe për ndarjen e përfitimeve, monetare dhe jomonetare, me Republikën e Shqipërisë ose me pronarët privatë.

 

Neni 43
Përdorimi i kampioneve të materialeve biologjike nga burime ex-situ

 

Përdorimi i kampioneve të bimëve, kafshëve, materialit mikrobik, gjenetik apo i molekulave të tjera biologjike, që ato përmbajnë, të marra nga burime ex-situ në pronësi apo financim publik, si dhe i të dhënave shoqëruese bëhen me marrëveshje për transferimin e materialit të siguruar nga këto burime kur:

    1. veprimtaria është e lejuar nga ligji;
    2. janë siguruar të dhëna të plota për personat juridikë dhe fizikë, që i kërkojnë materialet dhe për përdorimin e mëvonshëm të tyre;
    3. është rënë dakord për kushtet e përdorimit të mëvonshëm të materialeve dhe për ndarjen e përfitimeve, monetare dhe jomonetare, me Republikën e Shqipërisë ose me pronarin privat;

ç.  është dhënë çdo e dhënë tjetër që kërkohet nga ministria.
 

Neni 11

Pas kreut X shtohet kreu X/1 me këtë përmbajtje:

KREU X/1

DETYRIMET E AUTORITETIT KOMBËTAR PËRGJEGJËS

Neni 44/1

Autoriteti Kombëtar Përgjegjës dhe Pika Kombëtare e Kontaktit

 

  1. Ministria përgjegjëse për mjedisin është autoriteti kombëtar përgjegjës dhe në të njëjtën kohë luan edhe rolin e Pikës Kombëtare të Kontaktitnë Protokollin e Nagoyas.
  2. Detyrimet e Autoritetit Kombëtar Përgjegjës  -janë:
  1. Vënia në dispozicion e informacionit mbi burimet gjenetike dhe përdoruesit tradicional të tyre;
  2. Dhënia e këshillimit mbi përdorimin e burimeve gjenetike dhe përdoruesve tradicional të tyre;
  3. Dhënia e aksesit për përdorimin e burimit gjenetik ose të dhënave referuar legjislacionit në fuqi për vlerësimin e ndikimit në mjedis të përdoruesit të burimit gjenetik;

ç.   Shkëmbimi i Informacionit për aksesin dhe Ndarjen e Përfitimit

  1. Monitorimi i përdoruesve të burimit gjenetik dhe informacionit përkatës;

dh. Krijimi dhe përditësimi i Regjistrit të Koleksioneve të Burimeve Gjenetike;

  1. Raportimi pranë Sekretariatit të Konventës mbi zbatimin e Protokollit tw Nagoyas.

 

Neni 44/2

Vënia në dispozicion e informacionit

 

Ministria përgjegjëse për mjedisin vë në dispozicion të të interesuarve informacionet lidhur me:

 

  1. Autoritetet  kombëtare përgjegjëse dhe funksionet e tyre;
  2. Komunitetet përkatëse të zonës ku ndodhet burimi gjenetik si dhe grupet përkatëse të interesit;
  3.  Proçedurat e nevojshme  për marrjen e pëlqimit paraprak të informuar të komunitetit të zonës ku ndodhet burimi gjenetik dhe  kushtet e dakordesuara nga palet, përkatësisht komunitetit të zonës dhe përdoruesit të burimit gjenetik, duke përfshirë këtu edhe ndarjen e përfitimeve, për subjektet kërkuese të cilët duan të kenë akses në burimet gjenetike;
  4.  Proçedurat për marrjen e pëlqimit paraprak të informuar nga komunitetet e zonës dhe vendosjen e kushteve kushteve te dakordësuara nga palët, duke përfshirë këtu edhe ndarjen e përfitimeve, për subjektet kërkuese, të cilët duan të kenë akses në njohuritë tradicionale lidhur me burimet gjenetike.

 

Neni 44/3

 

Këshillimi dhe aksesi mbi përdorimin e burimeve gjenetike dhe përdoruesve tradicionalë të tyre

Autoriteti/autoritetet kombëtare shkencore janë përgjegjës, për mbajtjen dhe përditësimin e informacionit mbi burimin gjenetik, të dhënave të tij dhe përdoruesve tradicionalë të tij, si dhe për dhënien e këshillimit mbi burimet gjenetike.

Neni 44/4

 Mekanizmi i Shkëmbimit të Informacionit për Aksesin dhe Ndarjen e Përfitimit

  1. Mekanizmi i Shkëmbimit të Informacionit për Aksesin dhe Ndarjen e Përfitimeve është një sistem elektronik ndërkombëtar, i shpërndarjes dhe aksesimit të informacionit mbi burimet gjenetike, njohuritë tradicionale dhe përdoruesit tradicional të tyre. Ministria përgjegjëse për mjedisin në cilësinë e Autoriteti Kombëtar Përgjegjës ka përgjegjësinë për administrimin dhe për të popullar me të dhëna të siguruara nga autoritetet kombëtare shkencore. 
  2. Ministria përgjegjëse për mjedisin, publikon dhe përditëson informacionin mbi  çertifikatat e dhëna për aksesin në burimin gjenetik, apo në aksesin për informacionet përkatëse gjenetike, pranë Mekanizmit të Shkembimit të Informacionit për Aksesin dhe Ndarjen e Perfitimit, sipas përcaktimeve nw Protokollit të Nagoyas. Ky informacion vërteton edhe dhënien e pëlqimit paraprak të informuar dhe vendosjen e kushteve të dakordësuara nga palët.
  3. Informacioni i përditësuar në sistemin elektronik sipas pikës 2 më sipër, do të përmbajë:
  1. Autoritetin përgjegjës për lëshimin e çertifikatës;
  2. Datë e lëshimit të çertifikatës dhe afatin e vlefshmërisë së saj;
  3. Ofruesin;
  4. Personin apo subjektin të cilit i është dhënë pëlqimi paraprak të informuar nga komuniteti;
  5. Burimin gjenetik ose informacionin e burimit gjenetik që mbulon kjo çertifikatë;
  6. Periodicitetin e vetëdeklarimit të të dhënave të përdorimit të objektit të çertifikatës nga mbajtësi i saj;
  7. Kushtet e përdorimit, referuar karakteristikave specifike të objektit të çertifikatës;
  8. Vërtetimi se janë vendosur kushtet e dakordësuara nga palët;
  9. Vërtetimi se është marrë pëlqimi paraprak i informuar nga komuniteti; dhe
  10. Përdorimi ose jo për qëllime tregtare.

 

  1.  Formati i çertifikatës për akses miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për mjedisin.

 

Neni 44/5

Monitorimi i përdoruesve të burimit gjenetik dhe informacionit përkatës

 

1. Autoriteti përgjegjës pas dhënies së çertifikatës për akses në burimin gjenetik ose në informacionin rreth tij, ka detyrimin për monitorimin e përdorimit të objektit të çertifikatës, sipas kushteve përkatëse të përcaktuara në të.

2. Ministria ose autoriteti i ngarkuar prej saj, monitoron dhe kontrollon zbatimin e kushteve të çertifikatës.

3. Proçedura e zhvillimit të kontrolleve miratohet me urdhër ministri. 

4. Në fazën e zhvillimit përfundimtar të objektit të çertifikatës, poseduesi i saj nëpërmjet vetëdeklarimit njofton ministrinë se i ka përmbushur detyrimet që:

a. rrjedhin nga çertifikata;

b. janë plotësuar kushtet e dakordësuara.

6. Ministria përditëson të dhënat e përfituara sipas pikës 3 mësipër në sistemin elektronik të Mekanizmit të Shkëmbimit të Informacionit për Aksesin dhe Ndarjen e Përfitimit, në pjesën ku është njoftuar çertifikata përkatëse.

 

Neni 44/6

Krijimi dhe përditësimi i Rregjistrit të Koleksioneve të Burimeve Gjenetike

 

  1. Ministria krijon dhe përditëson rregjistrin elektronik të terësisë së burimeve gjenetike që ndodhen brenda territorit administrativ të Republikës së Shqipërisë. Ky regjistër do të quhet Koleksion i Burimeve Gjenetike.
  2. Ky Koleksion popullohet me të dhëna menjëherë pas zbulimit/evidentimit të një burimi gjenetik të pa njohur më parë.
  3. Ministria merr masa që Rregjistri i Koleksioneve të Burimeve Gjenetike të jetë lehtësisht i aksesueshëm për publikun.

 

PROÇEDURA E APLIKIMIT DHE TRAJTIMIT TË KËRKESËS PËR AKSES

Neni 44/7

 Aplikimi për akses dhe informacion në burimet gjenetike

  1. Ushtrimi i aktivitetit të mbledhjes së produkteve nga burime in-situ dhe përdorimi i sasive të konsiderueshme të bimëve, kafshëve apo materialit mikrobik, të materialit gjenetik apo të molekulave të tjera biologjike, si dhe të dhënave shoqëruese të tyre kryehet vetëm pas pajisjes me çertifikatën e aksesit.
  2. Me qëllim perdorimin e materialit gjenetik dhe molekulave biologjike, personi fizik/juridik i interesuar duhet të pajiset me çertifikatë nga Ministria, pas miratimit paraprak te informuar nga pronari i burimit gjenetik, mbi bazë edhe të kushteve të  dakordësuara nga palet, për ndarjen e përfitimeve.
  3. Aplikimi për akses dhe informacion në burimet gjenetike apo në informacionin e tyre realizohet nëpërmjet kërkesës me shkrim pranë ministrisë përgjegjëse për mjedisin, sipas formatit përkatës të miratuar me urdhër të ministrit përgjegjës për mjedisin.
  4. Pas marrjes së kërkesës sipas pikës 3 më sipër,  ku kërkohet aksesi në burimet gjenetike in-situ, ministria përgjegjëse për mjedisin vlerëson nëse aplikimi përmban informacionin e mëposhtëm:
  1. për personat juridikë dhe fizikë, që kërkojnë materialet për veprimtaritë e  propozuara dhe për përdorimin e mëvonshëm të materialeve që vilen;
  2. nëse veprimtaria vjelëse nuk është e ndaluar me ligj;
  3. mbi pronarët e materialit, të cilët vërtetojnë se  janë informuar plotësisht për veprimtarinë e propozuar dhe për përdorimet e mëvonshme, dhe kanë dhënë pëlqimin paraprak të informuar të tyre për aksesin dhe përdorimin e çdo të dhëne shoqëruese;
  4. se është rënë dakord për kushtet e përdorimit të mëvonshëm të materialeve dhe për ndarjen e përfitimeve, monetare dhe jomonetare, me Republikën e Shqipërisë ose me pronarët private të burimit gjenetik apo informacionit rreth tij.

 

Neni 44/8

Proçedura e vlerësimit të kërkesës për akses

 

  1. Pas marrjes së kërkesës për akses në burime gjenetike ex-situ, ministria përgjegjëse për mjedisin përcakton nëse aplikimi plotëson kushtet e mëposhtme:
  1. Veprimtaria është e lejuar nga ligji;
  2. janë siguruar të dhëna të plota për personat juridikë dhe fizikë, që i kërkojnë materialet dhe për përdorimin e mëvonshëm të tyre;
  3. është rënë dakord për kushtet e përdorimit të mëvonshëm të materialeve dhe për ndarjen e përfitimeve, monetare dhe jomonetare, me Republikën e Shqipërisë ose me pronarin privat.
  1. Aksesi për sasira të vogla, kryesisht për qëllime kërkimore apo demostruese, të bimëve, kafshëve, materialit mikrobik, materialit gjenetik apo molekulave të tjera biologjike, të vjelura nga burime ex-situ që janë në pronësi apo financim publik, si dhe i të dhënave shoqëruese të tyre, bëhen me marrëveshje për transferimin e materialit të siguruar nga këto burime, nëse kërkesa plotëson kushtet e përcaktuara në pikën 1 më sipër.
  2. Procedura e vlerësimit të kërkesës për akses do t’i nënshtrohet proçedurave ligjore për vlerësimin e ndikimit në mjedis.

Neni 44/9

Rastet përjashtimore të trajtimit të kërkesës për akses

  1. Ministri me urdhër, mund të miratojë me proçedurë të thjeshtuar për aksesin dhe informacionin në burime gjenetike për të interesuarit për qëllime kërkimi jotregtare.
  2. Rregullat për aksesin në burimet gjenetike lidhur me ushqimin dhe bujqësinë dhe rolin e tyre të veçantë për sigurinë ushqimore, miratohen me Urdhër të përbashkët të Ministrit dhe ministrit përgjegjës për bujqësine dhe ushqimin, duke mbajtur në konsideratë edhe aktet ndërkombëtare, në të cilat Republika e Shqipërisë është palë.

 

 

PRONËSIA, TRANSFERIMI, EKSPORTI DHE PËLQIMI I KOMUNITETIT

 

Neni 44/10

Pronësia, transferimi dhe eksporti i materialeve gjenetike

 

  1. Materialet e përfituara, nga burimet gjenetike pavarësisht sasisë së tyre dhe të dhënat shoqëruese, edhe pas përdorimit, mbeten pronë e Republikës së Shqipërisë ose pronarit nga i cili ato u volën ose janë marë.
  2. Pajisja e përdoruesit me çertifikatë, nuk ndryshon pronësinë e materialeve gjenetike të mbledhura in-situ nga veprimtaria kërkimore, por lejon përdorimin e tyre dhe rikthimin e tyre tek pronari fillestar pas përfundimit të veprimtarisë kërkimore, me përjashtim të rasteve kur është vendosur ndryshe paraprakisht mes palëve. 
  3. Transferimi tek të tretët i materialeve apo të dhënave shoqëruese lejohet në bazë të normave ndërkombëtare vetëm pas marrjes së miratimit paraprak të informuar me shkrim nga ministria apo pronari privat dhe nënshkrimit të marrëveshjes përkatese mes palëve.
  4. Ministria përgjegjëse për mjedisin, harton formatin e marrëveshjes për transferimin e materialit për përdorim nga të gjitha burimet ex-situ në pronësi, e cila miratohet me urdhër të ministrit.
  5. Ndalohet eksporti i materialeve apo mostrave të burimeve gjenetike të vjelura në mënyrë in-situ.

 

Neni 44/11

Pëlqimi i informuar paraprak nga komuniteti

  1. Të gjithë të personat që duan të kenë akses në dijet, risitë dhe praktikat e komuniteteve vendore në lidhje me burimet gjenetike dhe njohuritë tradicionale, duhet të marrin pëlqimin e informuar paraprak nga këto komunitete, duke përcaktuar paraprakisht edhe kushtet e dakordesuara me ta për ndarjen e përfitimeve nga përdorimi i tyre.
  2. Pëlqimi paraprak i informuar jepet me shkrim nga komuniteti ose përfaqësuesi i tyre.
  3. Të gjithë komunitetet apo personat brenda komuniteteve, kanë të drejtë të përfitojnë nga përdorimi tregtar apo jo tregtar i dijeve, risive dhe praktikave të tyre në lidhje me burimin gjenetik, si pasojë e afërsisë territoriale.

 

Neni 11

Në nenin 49,pikat 1 dhe 2 ndryshohen si më poshtë;

“1. Për ruajtjen e biodiversitetit dhe të përbërësve të tij, në zbatimin e kërkesave të këtij ligji, ushtrojnë kontroll strukturat përgjegjëse.

2. Kontrollet shërbejnë për verifikimin e zbatimit të legjislacionit për biodiversitetin, për kontrollin e zbatimit të kushteve të çertifikatës së aksesit dhe për marrjen e masave të përcaktuara në këtë ligj.”

Neni 12

Pas nenit 49 shtohen nenet 49/1, 49/2 dhe 49/3 me përmbajtje si më poshtë:

“Neni 49/1

Delaratat e kontrollit të detajuar të kërkimit shkencor

  1. Ministria përgjegjëse për mjedisin, është autoriteti kompetent për pajisjen me deklaratë të kontrollit te detajuar ndaj kërkimit shkencor për burimet gjenetike.
  2. Deklarata e kontrollit te detajuar ndaj kërkimit shkencor përfitohet nga kërkuesi pas dorëzimit nga ana e tij pranë ministrisë të  formularit të kërkesës të plotësuar sipas formatit të miratuar me urdhër të ministrit.
  3. Deklarata është një kopje e vetme dhe autentike që plotësohet vetëm një herë, dhe lëshohet  përpara se:
  1. të kërkohet miratim apo autorizim për hedhjen në treg të një produkti të zhvilluar nga shfrytëzimi i burimeve gjenetike dhe njohurive tradicionale të lidhura me burimet gjenetike;
  2. të kryhet paraprakisht njoftimi , përpara futjes për herë të parë në tregun shqiptar të një produkti të zhvilluar nga shfrytëzimi i burimeve gjenetike dhe njohurive tradicionale të lidhura me burimet gjenetike;
  3. rezultatet e perdorimit i shiten apo i transferohen çdo personi fizik apo juridik brenda Republikës se Shqipërisë, në mënyrë që ai person të kryejë njërën prej veprimtarive të shpjeguara në pikat (a), (b) dhe (c);

ç.   ka përfunduar shfrytëzimi në Republikën e Shqiperise dhe rezultatet i janë shitur     apo transferuar, një personi fizik apo juridik jashtë Republikës se Shqipërisë.

  1. Formati i deklaratës së të kontrollit të kërkimit shkencor miratohet me urdhër të të ministrit përgjegjes për mjedisin.
  2. Përdoruesit i japin të dhëna autoritetit kompetent sipas kërkesës me shkrim të këtij të fundit.
  3. , ministria përgjegjëse për mjedisin, mban dhe përditëson në Rregjistrin të Koleksioneve të Burimeve Gjenetike informacionin referuar dispozitave të këtij ligji, duke ruajtur të dhënat konfidencale dhe duke respektuar të drejtën e autorit.
  4. Dokumentacioni shoqërues i formularit, afatet dhe procedura e shqyrtimit të kërkesës për pajisje me Deklaratë, miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të ministrit përgjegjës për mjedisin.

Neni 49/2

 Deklarata për arritjen e fazës së zhvillimit përfundimtartë kërkimit shkencor

  1. Ministria është autoriteti kompetent për pajisjen me deklaratë të zhvillimit përfundimtar ndaj kërkimit shkencor për burimet gjenetike.
  2. Deklarata e kontrollit të zhvillimit përfundimtar ndaj kërkimit shkencor përfitohet nga kërkuesi  pas dorëzimit nga ana e tij pranë ministrisë së  formularit të të kërkesës të plotësuar sipas formatit të miratuar me urdhër të ministrit duke deklaruar në të se ka përmbushur detyrimet në vijim dhe njëkohësisht duhet të dorëzojë:
  1. informacionin përkatës sipas çertifikatës ndërkombëtare të pajtueshmërisë; ose
  2. kur nuk  disponon çertifikatën e pajtueshmërisë ndërkombëtare, siguron informacionin e mëposhtëm:

i) datën dhe vendin e burimeve gjenetike ose të njohurive tradicionale të lidhura me burimet gjenetike;

ii) përshkrimin e burimeve gjenetike ose njohurive tradicionale që lidhen me burimet gjenetike të përdorura;

iii) vendndodhja nga i cili gjenerohen burimet gjenetike ose njohuritë tradicionale të lidhura me këto burime, si dhe shfrytëzuesit e këtyre burimeve gjenetike ose njohurive tradicionale të lidhura me to;

iv) Lejet e aksesit, kur është e aplikueshme

v) kushtet e dakordësuara reciprokisht, duke përfshirë marrëveshjet për ndarjen e përfitimeve, aty ku është e aplikueshme.

3. Përdoruesit i japin të dhëna autoritetit kompetent sipas kërkesës me shkrim të këtij të fundit.

4. Informacionin e mbledhur, ministria përgjegjëse për mjedisin, e përditëson në Rregjistrin të Koleksioneve të Burimeve Gjenetike referuar dispozitave të këtij ligji, duke ruajtur të dhënat konfidencale dhe duke respektuar të drejtën e autorit.

5. Formati i deklaratës së të zhvillimit përfundimtar të Kërkimit shkencor miratohet me urdhër të të ministrit përgjegjes për mjedisin.

6. Dokumentacioni shoqërues i formularit, afatet dhe procedura e shqyrtimit të kërkesës për pajisje me Deklaratë, miratohet me urdhër të ministrit.

Neni 49/3

 Ruajtja e konfidencialitetit

1. Kërkuesit, pas lejimit të aksesit, ruajnë konfidencialitetin e informacionit nga kërkimi shkencor dhe të ndarjes së përfitimeve për një periudhë 20 vjeçare pas përfundimit të periudhës së kërkimit.

2. Autoritetet përgjegjëse respektojnë konfidencialitetin e informacionit tregtar apo industrial -nw përputhje me parashikimet  e legjislacioni kombëtar, për mbrojtjen e interesave legjitime ekonomike, veçanërisht lidhur me përcaktimin e burimeve gjenetike dhe përdorimin e tyre.

Neni 13

Në nenin 54, pika 2 bëhen ndryshimet si më poshtë:

  1. Në gërmën “b” hiqet togfjalëshi “dhe nuk janë pajisur me leje mjedisore”;
  2. Në gërmën “d” hiqet togfjalëshi “dhe pa leje mjedisore”;
  3. - Gërma “dh” ndryshohet si vijon:
    “dh) mospajisja, me miratimin përkatës të  veprimtarive që shfrytëzojnë diversitetin biologjik dhe përbërësit e tij, përfshirë këtu edhe përdorimin e burimeve gjenetike apo të dhënave të dala nga përdorimi i tyre.”;
  4. Në gërmën “ë” hiqet togfjalëshi “pa leje mjedisore”
  5. Në gërmën “f” togfjalëshi “pa leje mjedisore” zëvëndësohet me togfjalëshin “miratimin përkatës”.
  6. Në gërmën “g” togfjalëshi “pa leje mjedisore ” zëvëndësohet me togfjalëshin “miratimin përkatës”

 

DISPOZITA TË FUNDIT

 

Neni 14

Nxjerrja e akteve nënligjore

 

  1. Ngarkohet Ministri pergjegjes per mjedisin që brenda 2 vjetësh të hartojë aktet nënligjore në zbatim të neneve ketij ligji.

 

 

Neni 15
Hyrja në fuqi

 

Ky Ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

 

 

 

KRYETARI

GRAMOZ RUCI

 

 

 

 

 

 

 

[1] ky ligj transpozon pjesërisht Rregulloren e Parlamentit Europian dhe të Këshillit Nr 511/2014 datë 16 Prill 2014 “Për marrjen e masave për  përdorimin e Protokollit të Nagoyas në Aksesin e Burimeve Gjenetike dhe në ndarjen e drejtë dhe të barabartë të  përfitimeve të realizuara si pasojë e përdorimit të tyre në Union me referencë CELEX EEA OJ L 150, 20.5.2014, p. 59–71

 

           

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar