Strategjisë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve, 2020-2030

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

|

Postuar më: 24.01.2020

|

Data e Mbylljes: 20.02.2020

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1566

PDF

|

XML

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hartuar draft Strategjinë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve, 2020-2030. Kjo strategji është një dokument i rëndësishëm, që do të orientojë Qeverinë në përpjekjet e saj në përmirësimin e sektorit të ujësjellës kanalizimeve.

Qëllimi i Strategjisë së Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime është të përmirësojë ofrimin cilësor të shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve për qytetarët e Shqipërisë dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik të vendit, bazuar në kryerjen e një shërbimi kryesor të infrastrukturës.

Objektivat strategjike që synohen të arrihen janë specifike, të matshme në mënyrë që të arrihen në afatet kohore të parashikuara.

•           Përmirësimi i cilësisë saktësisë dhe konsistencës së të dhënave të sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizime.

•           Zgjerimi dhe përmirësimi i aksesit të shërbimeve ujësjellës dhe kanalizime për popullsinë.

•           Rritja e eficencës dhe cilësisë në ofrimin e shërbimeve UK.

•           Forcimi i qëndrueshmërisë financiare dhe përballueshmërisë së shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizime ndaj parimeve të kontrollit të kostos dhe mbulimit të plotë të kostos.

•           Forcimi i kapaciteteve të forcës së punës në sektor.

•           Përmirësimi i qeverisjes dhe kuadrit ligjor/rregullator të sektorit.

•           Hartimi dhe zbatimi i një programi për agregimin e shoqërive UK.

Objektiva Strategjikë janë përkthyer në Masa Prioritare të cilat do të detajohen nëpërmjet Planeve të Veprimit. Secila Masë Prioritare është shoqëruar me një objektiv të caktuar të performances, që do të monitorohet gjatë gjithë periudhës së zbatimit të kësaj Strategjie.

Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.