Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 79/2017, “Për sportin”.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

|

Postuar më: 24.01.2020

|

Data e Mbylljes: 13.02.2020

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 2093

PDF

|

XML

 

KUVENDI

 

P R O J E K T L I GJ

 

Nr. _____/ 2020

 

PËR 

 

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 79/2017 “PËR SPORTIN

 

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Në ligjin nr. 79/2017, “Për sportin”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

 

Neni 1

 

Në nenin 3, pas pikës 7, shtohet pika 7/1, me këtë përmbajtje:
 
“7/1. “Karta e tifozit” është një marrëveshje kontraktuale midis tifozëve dhe organizatës sportive, e cila përcakton, të drejtat dhe detyrimet e organizatës sportive ndaj tifozëve të saj, si dhe anasjelltas, sanksionet bazë lidhur me rastet shkeljes së kësaj marrëveshjeje, si dhe rregulla lidhur me mbarëvajtjen e veprimtarisë sportive brenda dhe jashtë vendit.”
 
Neni 2
 

Pikat 5 dhe 6 të nenit 7, ndryshohen, si më poshtë vijon:

 

“5. Ndihmat apo sponsorizimet me materiale sportive, pajisje sportive, barna dhe pajisje të mjekësisë sportive në funksion të sportit, për organizatat sportive dhe për Qendrën e Shërbimit të Sportit, të cilat vijnë nga institucione sportive ndërkombëtare apo çdo formë tjetër sponsorizimi, në kuadër të bashkëpunimit, nxitjes së sportit dhe rritjes së nivelit të sportit në rang ndërkombëtar, përjashtohen nga detyrimet doganore dhe tatimi mbi vlerën e shtuar.

 

6. Procedurat e përjashtimit dhe listat e materialeve e të pajisjeve sportive dhe ato mjekësore në funksion të sportit miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

 
Neni 3
 
Pas nenit 21, shtohet neni 21/1, me këtë përmbajtje:
 
“Neni 21/1
Karta e tifozit
 
  1. Karta e tifozit lëshohet nga organizata sportive, pas anëtarësimit të tifozit, sipas llojit të veprimtarisë sportive që kjo organizatë ushtron.
  2. Karta e tifozit përmban rregulla lidhur me çështjet e anëtarësisë, konsultimin dhe informimin, aksesin dhe përdorimin e stadiumeve, sigurinë dhe mbrojtjen e spektatorit, tregtimin lidhur me shitjen e biletave, aktivitetet e adresuara komunitetit, si dhe rregulla të tjera, kundër racizmit, dhunës, ksenofobisë apo diskriminimit në futboll. 
  3. Rregulla lidhur me procedurën dhe mënyrën për pajisjen me kartën e tifozit përcaktohen në rregulloren e brendshme të organizatës sportive.”.

 

Neni 4

 

Pika 2 e nenit 36 ndryshohet, si më poshtë si vijon:

 

“2. Të ardhurat e përfituara nga e drejta e transmetimit audioviziv u kalojnë organizatorëve të veprimtarisë sportive në masën 100%.”

 

 

Neni 5

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

                                                                                                                     K r y e t a r i

                  GRAMOZ RUÇI

 

Propozimet dhe sugjerimet tuaja me qëllim përmirësimin e projekt ligjit janë të mirëpritura në adresat zyrtare të MASR:

edmond.ahmeti@arsimi.gov.al

voltisa.koci@arsimi.gov.al

 

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.