Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7892, datë 21.12.1994 “Për sponsorizimet”, të ndryshuar””

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

|

Postuar më: 04.02.2020

|

Data e Mbylljes: 24.02.2020

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 4428

PDF

|

XML

 

Description: stema2

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

 

P R O J E K T L I G J

                                                                                                                                               “PËR

 DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7892, DATË 21.12.1994 “PËR SPONSORIZIMET”, TË NDRYSHUAR

 Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave

                                                                                                                                                                               K U V E N D I

 I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 V E N D O S I:

                                                                                                                                                                                       Neni 1

 

1. Në shkronjën “c”, të nenit 5, togfjalëshi “e sportive” hiqet.

2. Në fund të shkronjës “c” të nenit 5, shtohet shkronja “d” me këtë përmbajtje:

 

“d) Sponsorizuesit për sponsorizimet në aktivitetet e sportit kanë lehtësirat e mëposhtme:

  1. për sponsorizime në rastet e sporteve ekipore më të përhapura, u njihet zbritja deri në 20 për qind  nga tatimi i fitimit sipas ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar;
  2. për sponsorizime të ndryshme nga ato të pikës (i) më sipër për sportet e tjera, deri në 10 për qind  tatimi i fitimin, sipas ligjit sipas ligjit 8438 date 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.”.
     
    3. Si kusht për njohjen e shumës së përcaktuar në nënpikën “i” të shkronjës “d” më sipër, si sponsorizim, sponsorizuesi, është i detyruar që t’i paguajë gjithashtu të sponsorizuarit një shumë prej 30% të shumës së përcaktuar në paragrafët si më sipër. Kjo shumë do t’i njihet sponsorizuesit si shpenzim i zbritshëm.
    4. Si kusht për njohjen e shumës së përcaktuar në nënpikën “ii”, të shkronjës “d”, më sipër, si sponsorizim, sponsorizuesi, është i detyruar që t’i paguajë gjithashtu të sponsorizuarit një shumë prej 20% të shumës së përcaktuar në paragrafët si më sipër. Kjo shumë do t’i njihet sponsorizuesit si shpenzim i zbritshëm.
    5. Pavarësisht përcaktimeve të shkronjës (d) të pikës 2 më sipër, i sponsorizuari, nga shuma e marrë sponsorizim nga një apo më shumë sponsorizues, nuk mund të përdorë më shumë se 14 milion lekë në vit për paga dhe shpërblime për sportistët.
     
    Neni 2
     
    Në nenin 6, pas togfjalëshit “të dokumenteve përkatëse që vërtetojnë realizimin e sponsorizimit”, shtohet paragrafi me përmbajtje si më poshtë vijon:
     
    “- certifikatës së sponsorizimit, në rastet e sporteve ekipore më të përhapura. Në kuptim të këtij ligji, me sporte ekipore më të përhapura nënkuptohet futbolli, basketbolli dhe volejbolli.”.
     
    Neni 3
     
    Pas nenit 6 shtohen nenet 6/1, 6/2, 6/3, 6/4, 6/5 dhe 6/6 me këtë përmbajtje:
     
    Neni 6/1
    Sponsorizimi për sportet ekipore më të përhapura
     
    1. Çdo sponsorizues, i cili realizon një sponsorizim në një nga sportet ekipore më të përhapura, mund të përfitojë lehtësi tatimore të parashikuara në këtë ligj, deri në masën e përcaktuar në certifikatën e sponsorizimit.
     
    2. Çdo shoqatë sportive, klub sportiv ose federatë sportive që ushtron aktivitetin e saj në një nga sportet ekipore më të përhapura, (këtu e në vijim aplikuesi), mund të jetë subjekt i një sponsorizimi sipas kuptimit të dhënë në këtë ligj. Aplikuesi ka të drejtë të aplikojë për tu pajisur me certifikatën e sponsorizimit duke ndjekur rregullat dhe procedurat, si dhe të plotësojë dokumentet dhe kriteret që përcaktohen në këtë ligj.
     
    Neni 6/2
    Kriteret dhe detyrimet
     
    1. Aplikuesi ka të drejtë të përfitojë nga sponsorizimi sipas këtij ligji, nëse përmbush këto kritere:
    a) merr pjesë ose ka të drejtë të konkurrojë në nivel amator ose profesionist sipas përcaktimit të bërë në ligjin nr. 79/2017 datë 27.04.2017 “Për Sportin”;
    b) ushtron veprimtarinë sipas legjislacionit në fuqi për sportet, prej të paktën 1 viti;
    c) nuk ka detyrime tatimore të pashlyera;
    ç) nuk ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën e tatim-taksave;
    d) ka përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni për sigurimet shoqërore të vitit të fundit financiar;
    dh) nuk është objekt i procedurave të falimentimit dhe/ose likuidimit apo ndonjë procedure tjetër të ngjashme;
    e) nuk është pezulluar me vendim gjykate.
     
    2. Për të përfituar lehtësitë tatimore sipas parashikimeve të këtij ligji, sponsorizuesi duhet të përmbushë këto kritere:
    a) nuk ka detyrime tatimore të pashlyera;
    b) ka përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni për sigurimet shoqërore të vitit të fundit financiar;
    c) nuk është objekt i procedurave të falimentimit dhe/ose likuidimit apo ndonjë procedure tjetër të ngjashme;
     
    3. Përveç kritereve të pikës 2 më sipër, sponsorizuesi duhet:
    a) të paraqesë një deklaratë  në të cilën angazhohet të japë sponsorizim për shoqatën sportive, klubin sportiv ose federatën sportive që kërkon mbështetje financiare;
    b) pas lëshimit të certifikatës së sponsorizimit, të tranferojë shumën e treguar në certifikatë;
    c) pas transferimit të shumës së sponsorizimit,  njofton organet tatimore përgjegjëse në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi.
    ç) transferon të paktën 75% të shumës së deklaruar për sponsorizim, gjatë vitit kur sponsorizimi është miratuar.
     
    4. Sponsorizimet në favor të sporteve ekipore më të përhapura, duhet të destinohen për:
    a) evidentimin e talenteve dhe zhvillimin e sportistëve të rinj;
    b) mbulimin e shpenzimeve të stafit sportiv;

    c) përmirësimin dhe rinovimin e pasurive të luajtshme që i shërbejnë për aktivitetin sportiv;
    ç) zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive;
    d)  shpenzimet që kanë të bëjnë me trajnimin; ose

    dh) mbulimin e shpenzimeve që rrjedhin nga organizimi i garave sportive.
     
     
    Neni 6/3
    Aplikimi
     
    1. Për përmbushjen e kritereve në lidhje me aplikuesin, dorëzohet dokumentacioni i mëposhtëm:
     
    a) Dokumentacionin që vërteton se aplikuesi merr pjesë ose ka të drejtë të konkurrojë në nivel amator ose profesionist, sipas përcaktimit të bërë në ligjin nr. 79/2017 datë 27.04.2017 “Për Sportin”;
    b) Dokumentacionin që vërteton se aplikuesi ushtron veprimtarinë sipas legjislacionit në fuqi për sportet, prej të paktën 1 viti;
    c) Vërtetimin se aplikuesi ka përmbushur detyrimet në lidhje me pagesat e taksave dhe tatimeve;
    ç) Vërtetimin se aplikuesi ka përmbushur detyrimet e sigurimeve shoqërore për vitin e fundit financiar;
    d) Vërtetimin se aplikuesi nuk është i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për vepra penale që lidhen me tatim-taksat;
    dh) Vërtetimin se aplikuesi nuk është pezulluar me vendim gjykate.
     
    2. Për përmbushjen e kritereve në lidhje me sponsorizuesin, dorëzohet dokumentacioni i mëposhtëm:
    a) Vërtetimin se sponsorizuesi ka përmbushur detyrimet në lidhje me pagesat e taksave dhe tatimeve;
    b) Vërtetimin se sponsorizuesi ka përmbushur detyrimet e sigurimeve shoqërore për vitin e fundit financiar;
    c) Vërtetimin se sponsorizuesi nuk është objekt i proçedurave të falimentimit dhe/ose likuidimit apo ndonjë procedure tjetër të ngjashme.
     
    3. Përveç dokumenteve të mësipërme, aplikimi duhet të shoqërohet edhe me:
     
    a) Një program mbi zhvillimin e sportit në të cilin të parashikohet të paktën, shpërndarja e fondeve të sponsorizimit gjatë vitit, nevojat për sponsorizim të aplikuesit, përfitimet që parashikohen të vijnë nga ky sponsorizim në favor të sportit ekipor më të përhapur dhe/ose interesit të përgjithshëm.
    b) Deklaratën e aplikuesit, me anë të së cilës subjekti merr përsipër dhe garanton vërtetësinë e të dhënave të dokumenteve të paraqitura në aplikim;
    c) Autorizimin me shkrim nga ana e aplikuesit, me të cilin komisioni apo çdo person i caktuar prej tyre, autorizohet për të kryer të gjitha verifikimet e nevojshme të të dhënave të paraqitura në materialet e aplikimit;
    ç) Vetëdeklarim se aplikuesi nuk është në një situatë apo rrethanë të konfliktit të interesit.
     
    4. Dokumentacioni dhe/ose vërtetimet e kërkuara më sipër, paraqitet në format origjinal ose kopje të noterizuara provuese të dokumentacionit të kërkuar. Nëse ndonjë nga dokumentet e sipërpërmendura nuk lëshohen në shtetin e origjinës, atëherë mjafton një vetëdeklarim, me shkrim, nga ana e subjektit të huaj të interesuar.
     
     
    Neni 6/4
    Komisioni përgjegjës për shqyrtimin e aplikimeve
     
    1. Brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Këshilli i Ministrave miraton me vendim ngritjen e komisionit të përhershëm për shqyrtimin e aplikimit, (këtu e në vijim komisioni), sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara më poshtë.
    2. Komisioni është përgjegjës për pritjen e aplikimit, shqyrtimin e tij, komunikimet dhe njoftimet me aplikuesit, çdo veprim tjetër të nevojshëm deri në pajisjen me certifikatë sponsorizimi, si dhe monitorimin e sponsorizimit.
    3. Përbërja e komisionit
    a) Komisioni përbëhet nga jo më pak se 5 anëtarë, nga të cilët, të paktën  një anëtar është përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për financat, një anëtar është përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për ekonominë, një anëtar është përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për sportin, si dhe dy anëtarë të propozuar nga shoqatat dhe/ose grupet e interesit. Kryetari i komisionit caktohet përfaqësuesi i propozuar nga ministria përgjegjëse për sportin. Në çdo rast, numri i anëtarëve të komisionit duhet të jetë një numër tek.
    b) Vendimi i Këshillit të Ministrave i cili krijon komisionin, përcakton detyrat e komisionit, si dhe mundësinë për të emëruar një sekretariat që mund ta asistojë atë. Mbledhjen e parë komisioni e zhvillon jo më vonë se 10 ditë pas krijimit të tij. Mbledhjet e radhës zhvillohen sa herë ka një aplikim, sipas rregullit që komisioni duhet të mblidhet për shqyrtimin e tij brenda 10 ditëve nga dita e paraqitjes së aplikimit.
    4. Komisioni merr vendime të vlefshme nëse në mbledhjet e tij marrij pjesë të paktën shumica e anëtarëve dhe për një vendim votojnë “pro” shumica e anëtarëve prezentë. Votimet bëhen të hapura dhe abstenimi nuk lejohet. Në rast të ndarjes në mënyrë të barabartë të votave, vota e kryetarit të komisionit merr vlerë përcaktuese. Në rast dorëheqje apo largimi të ndonjë anëtari, institucioni i cili e ka propozuar merr masa për zëvendësimin e tij përpara mbledhjes së radhës së komisionit.
    5. Nuk mund të marrin pjesë në këtë komision personat që kanë konflikt interesi me aplikuesit, sipas kuptimit të ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar. Anëtarët e komisionit kanë detyrimin të ruajnë konfidencialitetin e përmbajtjes së aplikimeve.
    6. Komisioni ka të drejtë të verifikojë çdo të dhënë ose dokument të paraqitur nga çdo aplikues.
     
    Neni 6/5
    Dorëzimi dhe shqyrtimi i aplikimit
     
    1. Aplikimet duhet të dorëzohen nga aplikuesit nëpërmjet postës ose dorazi pranë komisionit. 
    2. Nëse aplikimi plotëson të gjithë kërkesat e mësipërme te ketij ligji, komisioni e pranon aplikimin, dhe ja përcjell atë për miratim ministrit përgjegjës për sportin.
    Nëse komisioni konstaton se një aplikimi, ka mangësi informacioni apo dokumentacioni, atëherë komisioni informon aplikuesin dhe i jep atij një afat të arsyeshëm për plotësimin e mangësive. Nëse aplikuesi nuk plotëson mangësitë e aplikimit brënda afatit të përcaktuar, komisioni e refuzon aplikimin dhe njofton aplikuesin.
    3. Brenda 5 ditëve nga përfundimi i shqyrtimit, komisioni i përcjell ministrit përgjegjës për sportin, raportin përmbledhës. Raporti përmbledhës duhet të përmbajë përshkrimin e procedurës së ndjekur, numrin total të aplikimeve të paraqitura, aplikimet e skualifikuar apo të refuzuar, si dhe propozimin me aplikimet e pranuara.
     
     
    Neni 6/6
    Dhënia e certifikatës së sponsorizimit
     
    1. Ministri përgjegjës për sportin shqyrton rekomandimet e komisionit dhe nëse i aprovon ato, brenda 5 ditëve vendos të miratojë certifikatën e sponsorizimit, për aplikuesit aplikimi i të cilëve është pranuar.
    2. Aplikuesit i jepet certifikata e sponsorizimit vetëm pas dhënies së miratimit, nga ministri përgjegjës për sportin.
    3. Aplikimi i propozuar refuzohet, nëse:
  1. Propozimi për dhënien e certifikatës së sponsorizimit nuk miratohet nga ministri përgjegjës për sportet.
  2. Nga verifikimet, vërtetohet se aplikuesi nuk plotëson të gjithë kërkesat dhe kriteret e përcaktuara në këtë vendim; ose
  3. Nga verifikimet, vërtetohet se aplikuesi ka paraqitur informacione, të dhëna apo dokumentacione të pavërteta në lidhje me të informacionet, të dhënat apo dokumentacionin e kërkuar.
    4. Në rast se aplikuesi i propozuar refuzohet, i interesuari njoftohet për shkaqet nëpërmjet komisionit.”.
     
    Neni 4
    Hyrja në fuqi
     
    Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
     
     
     
                                                                                                                   K R Y E T AR I
     
     
                                                                                                                  GRAMOZ RUÇI

Propozimet dhe sugjerimet tuaja me qëllim përmirësimin e projekt ligjit janë të mirëpritura në adresat zyrtare të MASR:

edmond.ahmeti@arsimi.gov.al

voltisa.koci@arsimi.gov.al

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.