Plani Kombëtar për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Infrastrukturës Digjitale Broadband 2020-2025

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

|

Postuar më: 16.04.2020

|

Data e Mbylljes: 13.05.2020

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1996

PDF

|

XML

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hartuar draft Planin Kombëtar të Broadband për Shqipërinë 2020-2025.
Ky dokument strategjik do të zëvendësojë Planin Kombëtar Broadband, të miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave  nr. 468 datë 30.05.2013, të ndryshuar në vitin 2015. Dokumenti bën rishikimin e vizionit, objektivave strategjike dhe qëllimeve për zhvillimin e infrastrukturës broadband në përputhje me zhvillimet e fundit të tregut të telekomunikacioneve, zhvillimeve teknologjike në këtë fushë, me nevojat gjithnjë në rritje për konektivitet digjital të shpejtësisë së lartë dhe shumë të lartë të komunikimit si dhe në përgjigje të kërkesave dhe aspiratave të transformimit digjital në mbështetje të gjithë investimeve të kryera nga qeveria shqiptare në kuadër të digjitalizimit të infrastrukturës publike dhe shërbimeve elektronike.

Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet.e tyre.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.