RELACION PËR PROJEKTVENDIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËR MIRATIMIN E PLANIT KOMBËTAR TË VEPRIMIT MBI DEINSTITUCIONALIZIMIT 2020-2023 DHE TË PLANIT TË VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E TIJ

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

|

Postuar më: 29.05.2020

|

Statusi: Konsultim i hapur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 2452

PDF

|

XML

Me anë të këtij projektvendimi realizohet miratimi i Planit Kombëtar të Veprimit mbi
Deinstitucionalizimin 2020-2022. Shkrimi i këtij dokumenti politik ka për qëllim vazhdimin e
reformave të fushës së shërbimeve sociale dhe atyre shëndetësore. Qëllimi i Planit Kombëtar
të Veprimit është kryerja e procesit të transformimit të shërbimeve rezidenciale në shërbime
të kujdesit alternativ, duke respektuar interesin më të lartë të fëmijës.
Vizioni i këtij plani veprimi është: “Ndërtimi i një sistemi të përkujdesit social të integruar
funksional dhe gjithëpërfshirës, të deinstitucionalizuar, i cili parashikon politikat dhe
mekanizmat për të mbrojtur të gjithë fëmijët në nevojë, apo në risk nëpërmjet shërbimeve
alternative të reja parandaluese dhe riintegruese, në një mjedis të përshtatshëm në familjen
biologjike apo kujdestare të përkohshme, duke realizuar plotësisht potencialin e tyre. »
Synim : Deri në vitin 2022, çdo fëmijë në institucionet e përkujdesit apo në rrezik
institucionalizimi do të mbështetet me shërbime të reja alternative, në familje
kujdestare apo shërbime të specializuara.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar