PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.641, DATË 01.10.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR EKSPORTIN E MBETJEVE DHE KALIMIN TRANSIT TË MBETJEVE JO TË RREZIKSHME E TË MBETJEVE INERTE” , TË NDRYSHUAR

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

|

Postuar më: 20.05.2020

|

Data e Mbylljes: 30.06.2020

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1421

PDF

|

XML

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 50 e 51, të ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave,

VENDOSI:

Në vendimin nr. 641, datë 01.10.2014, të ndryshuar, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

  1. Kudo në tekstin e këtij vendimi parashikimi “Kopjen e lejes së mjedisit të tipit A, B ose C, sipas përcaktimit në ligjin nr. 10448, datë 14.7.2011, "Për lejet e mjedisit", të ndryshuar”, zëvendësohet me parashikimin “Kopjen e lejes së mjedisit të tipit A ose B nëse aktiviteti është e përcaktuar në shtojcën 1  të ligjit nr. 10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar.”
     
  2. Në pikën 7, bëhen këto ndryshime:
     
  1. Shkronja “a” ndryshohet si më poshtë vijon:

“a)            Kërkesën, në të cilën shprehen dhe përcaktohen qartë:

  1. të dhënat personale (emri i personit fizik dhe/ose juridik);
  2. një përshkrim i mbetjeve që do të eksportohen, ku të përcaktohen lloji dhe sasia e mbetjeve, të cilat duhet të jenë në përputhje me sasinë e përcaktuar në kontratën e lidhur midis palëve dhe me pikën 5 të formularit, sipas Aneksit 1, bashkëlidhur këtij vendimi;
  3. vendi i origjinës së mbetjeve, vendi i importit dhe vendet e kalimit transit;
  4. mjetet e transportit të mbetjeve të rrezikshme të pajisura me çertifikatën e miratimit të mjetit, sipas ADR-së, në zbatim të ligjit nr. 118/2012, datë 13.12.2012, “Për transportin e mallrave të rrezikshme”, nëse këto mbetje përfshihen në aneksin A të ADR-së;
  5. mënyra e paketimit dhe/ose ambalazhimit dhe etiketimit të mbetjeve.”.

 

  1. Shkronja “d” ndryshohet si më poshtë vijon:

“d) Kopjen e noterizuar të përkthimit në gjuhën shqipe të kontratës së lidhur midis personit që eksporton dhe personit që merr në dorëzim mbetjet për menaxhimin e integruar të tyre. Kontrata të jetë efektive që nga data e aplikimit për autorizimin për eksport deri në përfundim të vlefshmërisë së autorizimit, për të gjithë kohëzgjatjen e transfertave të mbetjeve. Në kontratën e lidhur midis palëve të përcaktohet sasia e mbetjeve që do të eksportohet”.

 

  1. Shkronja “dh” ndryshohet si më poshtë vijon:

“dh) Formularin e plotësuar, sipas Aneksit 1, bashkëlidhur këtij vendimi, në të cilin tregohet edhe sasia e mbetjeve për t’u eksportuar, siç përcaktohet në kontratën sipas parashikimit në shkronjën d), të kësaj pike. Formulari duhet të përmbajë në hapësirat përkatëse, firmën dhe vulën origjinale të personit fizik ose juridik, që kërkon pajisjen me autorizim.”.

 

  1. Shkronja “e”ndryshohet si më poshtë vijon:

“e) Faturën e garancisë financiare apo sigurimit ekuivalent, sipas përcaktimit në pikën 20, të këtij vendimi.Garancia duhet jetë efektive për të gjithë kohëzgjatjen e transfertave.”.

 

  1. Në pikën 16, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
     
  1. Shkronja  “a” ndryshohet si mëposhtë vijon:

“a) Kërkesën, në të cilën shprehen dhe përcaktohen qartë:

  1.        të dhënat personale (emri i personit fizik dhe/ose juridik);
  2. një përshkrim i mbetjeve që do të eksportohen ku të përcaktohen lloji dhe sasia e mbetjeve, të cilat duhet të jenë në përputhje me sasinë dhe llojin e përcaktuar nëkontratën e lidhur midis palëve dhe me pikën 3 të formularit, sipas Aneksit 3, bashkëlidhur këtij vendimi;
  3.  vendi i origjinës së mbetjeve, vendi i importit dhe vendet e kalimit transit;
  4. mjetet e transportit të mbetjeve si dhe
  5. mënyra e paketimit dhe/ose ambalazhimit dhe etiketimit të mbetjeve.”.

 

  1. Shkronja “d” ndryshohet si mëposhtë vijon:

“d) Kopjen e noterizuar të përkthimit në gjuhën shqipe të kontratës së lidhur midis personit që eksporton dhe personit që merr në dorëzim mbetjet për menaxhimin e integruar të tyre, Kontrata të jetë efektive që nga data e aplikimit për autorizimin për eksport deri në përfundim të vlefshmërisë së autorizimit, për të gjithë kohëzgjatjen e transfertave të mbetjeve. Në kontratën e lidhur midis palëve të përcaktohet sasia e mbetjeve që do të eksportohet.”.

 

  1. Shkronja “dh”ndryshohet si më poshtë vijon:

“dh) Formularin e plotësuar, sipas Aneksit 3 bashkëlidhur këtij vendimi, ku tregon edhe sasinë e mbetjeve për t’u eksportuar, siç paraqitet në kontratën sipas shkronjës d); Formulari përmban në hapsirat përkatëse firmën dhe vulën origjinale të personit fizik ose juridik, që kërkon paisjen me autorizim.”.

 

  1. Shkronja “e” ndryshohet si më poshtë vijon:

“e) Kopjen e noterizuar të përkthimit në gjuhën shqipe të lejes/autorizimit/lieçencës lëshuar nga autoriteti kompetent i destinacionit që provon se personi që merr në dorëzim mbetjet ushtron ligjërisht në vendin e tij veprimtarinë për të cilën kryhet transferta, siç përcaktohet në kontratën midis palëve. Leja/autorizimi/liçensa të jetë efektive për të gjithë kohëzgjatjen e transfertave.”.

 

  1. Shkronja “ë” ndryshohet si më poshtë vijon:

“ë) Faturën e garancisë financiare apo sigurimit ekuivalent, sipas përcaktimit në pikën 20, të këtij vendimi. Garancia të jetë efektive për të gjithë kohëzgjatjen e transfertave.”.

  1. Në pikën 25, bëhen këto ndryshime:
     
  1. Shkronja  “a” ndryshohet si më poshtë vijon:

“a) Kërkesën, në të cilën shprehen dhe përcaktohen qartë:

  1. të dhënat personale dhe juridike të kërkuesit;
  2. një përshkrim i shkurtër i mbetjeve që do të transitohen, ku të përcaktohen lloji dhe sasia, të cilat duhet të jenë në përputhje me sasinë e përcaktuar në kontratën e lidhur midis palëve edhe me pikën 3 të formularit, sipas aneksit 3, bashkëlidhur këtij vendimi;
  3. vendi nga i cili merret sasia e mbetjeve;
  4. pika kufitare e hyrjes dhe daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë si dhe

      shtetet nëpër të cilat do të kalojë,  mjeti me të cilin do të transportohen mbetjet.”.

  1. Shkronja “b” ndryshohet si më poshtë vijon:

b) Kopjen e noterizuar të përkthimit në gjuhën shqipe të kontratës së lidhur midis personit që eksporton dhe personit që merr në dorëzim mbetjet për menaxhimin e integruar të tyre. Kontrata të jetë efektive që nga data e aplikimit për autorizimin për eksport deri në përfundim të vlefshmërisë së autorizimit, për të gjithë kohëzgjatjen e transfertave të mbetjeve. Në kontratën e lidhur midis palëve të përcaktohet sasia e mbetjeve që do të eksportohet.”.

 

  1. Shkronja “c” ndryshohet si më poshtë vijon:
    “c) Formularin e plotësuar, sipas Aneksit 3 bashkëlidhur këtij vendimi, ku tregohet edhe sasia e mbetjeve për t’u eksportuar, siç përcaktohet në kontratën sipas shkronjës b); Formulari të përmbajë në hapësirat përkatëse firmën dhe vulën origjinale të personit fizik ose juridik, që kërkon pajisjen me autorizim.”.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

 

EDI RAMA

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.