“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
|
Postuar më: 29.06.2020
|
Data e Mbylljes: 15.09.2020
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
PROJEKTLIGJ
Nr. ______._______.2020
“PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 59/2014 “PËR KARRIERËN USHTARAKE NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 9, pika 1, të bëhen ndryshimet, si më poshtë:
1. Në shkronjën “a”, nënparagrafi “i”, të ndryshohet, si më poshtë:
“i) kontrata lidhet për një afat jo më pak se 3 vjet me të drejtë ripërtëritjeje. Kohëzgjatja e ripërtëritjes së kontratës nuk duhet të kalojë moshën maksimale të përcaktuar në nenet 14, pika 1 dhe 14/1 të këtij ligji;
Në shkronjën “b”, nënparagrafi “i”, të ndryshohet, si më poshtë:
“i) kontrata lidhet për një afat jo më pak se 3 vjet me të drejtë ripërtëritjeje. Kohëzgjatja e ripërtëritjes së kontratës nuk duhet të kalojë moshën maksimale të përcaktuar në nenet 14, pika 1 dhe 14/1 të këtij ligji.”
2. Në shkronjën “c”, nënparagrafët “i” dhe “ii”, të ndryshohen, si më poshtë:
“i) kontrata lidhet me fillimin e studimeve brenda dhe jashtë vendit. Në kontratë përfshihen koha e arsimimit dhe 6 vjet periudhë shërbimi nga data e emërimit të parë si oficer në Forcat e Armatosura. Kohëzgjatja e ripërtëritjes së kontratës nuk duhet të kalojë moshën maksimale të përcaktuar në nenet 14, pika 1 dhe 14/1 të këtij ligji;
ii) në emër të Forcave të Armatosura për studentët ushtarakë nënshkruan komandanti i strukturës mbështetëse për çështje të arsimimit ushtarak, ndërsa për oficerët nënshkruan drejtuesi i njësisë së menaxhimit të personelit në Ministrinë e Mbrojtjes.”
Neni 2
Në nenin 12 të bëhen ndryshimet, si më poshtë:
- shkronja “ç” e pikës 1, ndryshohet si më poshtë:
“ç) Për studentët:
Titulli |
Lloji i gradës |
Student ushtarak |
Ushtar I” |
- pas pikës 3, shtohet pika 4, si më poshtë:
“4. Ushtarët dhe nënoficerët që konkurrojnë për shkolla të larta ushtarake brenda vendit, ruajnë gradën që mbajnë në momentit të pranimit në shkollat e larta ushtarake, deri në përfundim të studimeve.”
Neni 3
Në nenin 13, të bëhen ndryshimet, si më poshtë:
1. Në pikën 1, shkronja “ç”, të ndryshohet, si më poshtë:
“ç) Ushtar IV Detar IV 2 vjet”
2. Pika 2 të shfuqizohet.
Neni 4
Në nenin 14, pika 1, shkronjat “g” dhe “gj”, të ndryshohen, si më poshtë:
“g) Nëntoger Nënlejtënant 33 vjeç
gj) Toger Lejtënant 38 vjeç”
Neni 5
Pas nenit 14, shtohen nenet 14/1 dhe 14/2, si më poshtë:
“Neni 14/1
Mosha maksimale e qëndrimit në shërbimin aktiv për specialitetet.
1. Mosha maksimale e qëndrimit në shërbim aktiv për specialitetet është:
Forca Tokësore/Ajrore Forca Detare Mosha në shërbim aktiv
a) Ushtar IV Detar IV 42 vjeç
b) Nëntetar Nëntetar 45 vjeç
c) Tetar Tetar 50 vjeç
ç) Rreshter Rreshter 57 vjeç
d) Kapter Kapter 58 vjeç
dh) Nëntoger Nënlejtënant 41 vjeç
e) Toger Lejtënant 45 vjeç
ë) Kapiten Kapitenlejtënant 51 vjeç
f) Major Kapiten i rangut të tretë 60 vjeç
g) Nënkolonel Kapiten i rangut të dytë 61 vjeç
Neni 14/2
Mosha minimale e konkurrimit për marrjen e gradës.
Mosha minimale për konkurrim për marrjen e gradave të larta dhe gradës “Gjeneral brigade/Kundëradmiral” është, si më poshtë:
Forca Tokësore/Ajrore Forca Detare Mosha në shërbim aktiv
a) Kapiten Kapitenlejtënant 34 vjeç
b) Major Kapiten i rangut të tretë 40 vjeç
c) Nënkolonel Kapiten i rangut të dytë 45 vjeç
ç) Kolonel Kapiten i rangut të parë 50 vjeç”
Neni 6
Në nenin 15, pika 1, fjala “...parauniversitar...”, të ndryshohet dhe të bëhet “...9-vjeçar...”.
Neni 7
Në nenin 16, pika 1, pas fjalëve “...ka kryer...”, të shtohen fjalët “...minimalisht arsimin parauniversitar brenda ose jashtë vendit dhe...”.
Neni 8
Në nenin 18, të bëhen ndryshimet, si më poshtë:
1. Në pikën 2, fjala “...dy...”, zëvendësohet me fjalën “...tre...”.
Neni 9
Neni 20 ndryshohet, si më poshtë:
“Neni 20
Arsimimi dhe kualifikimi për përparim në gradë.
Ushtarakët e Forcave të Armatosura, për të fituar gradën e radhës, duhet të plotësojnë kriteret e arsimimit dhe të kualifikimit të përcaktuara në politikën e arsimimit të Forcave të Armatosura, të miratuar me urdhër të ministrit të Mbrojtjes dhe propozim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.”
Neni 10
Në nenin 21, të behën ndryshimet, si më poshtë:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë:
“1. Përparimi në gradë për oficerët deri në gradën “nënkolonel/kapiten i rangut të dytë”, nënoficerët deri në gradën “kapter” dhe ushtarët deri në gradën “ushtar IV”, që kryejnë detyra organike në specialitete në Forcat e Armatosura, bëhet sipas kritereve të përcaktuara në nenet 13 dhe 14/1 të këtij ligji dhe në përputhje me nevojat organike të Forcave të Armatosura.”
2. Pas pikës 1, shtohet pika 1/1, si më poshtë:
“1/1. Specialitetet sipas pikës 1 të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit të Mbrojtjes.”
Neni 11
Në nenin 22, pika 3, shkronja “b”, pas nënparagrafit “iii”, të shtohet paragrafi, si më poshtë:
“Në rast mungese organike të oficerëve me gradën madhore “gjeneralmajor/nënadmiral”, ato zëvendësohen me oficerë me gradën madhore “gjeneral brigade/kundëradmiral”.
Neni 12
Në nenin 24, të behën ndryshimet, si më poshtë:
1. Fjalia e dytë e pikës 1, ndryshohet, si më poshtë:
“Në mbarim të kësaj periudhe, ushtaraku emërohet në përputhje me gradën që mban, me përjashtim të rastit kur plotëson kushtet për daljen në lirim, sipas nenit 26, shkronja “b” të këtij ligji.”
2. Shkronja “c”, e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë:
“c) me kërkesën e ushtarakut për të shoqëruar bashkëshortin/bashkëshorten, që emërohet jashtë shtetit në funksione zyrtare ose që dërgohet në trajnime/kualifikime afatgjata mbi 9 muaj, jashtë vendit. Në këtë rast, pezullimi zgjat sa periudha e emërimit ose trajnimit/kualifikimit, por jo më shumë se katër vjet.”
Neni 13
Në nenin 25, të behën ndryshimet, si më poshtë:
- Shkronja “b” e pikës 1 ndryshohet, si më poshtë:
“b) pavarësisht numrit të aplikimeve për marrjen e gradës së radhës, ka plotësuar moshën maksimale të qëndrimit në shërbimin si përcaktuar në nenin 14 të këtij ligji.”
- shkronja “c”, e pikës 1 shfuqizohet.
Neni 14
Në nenin 26, pika 1, shkronja “b”, të ndryshohet, si më poshtë:
“b) vuan dënim me burgim me vendim gjyqësor të formës së prerë ose dënohet me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi me dashje”
Neni 15
Në nenin 32, të bëhen ndryshimet, si më poshtë:
1. Pika 1, ndryshohet, si më poshtë:
“1. Ushtaraku, mund të emërohet në një funksion me 1 gradë më të ulët, duke mbajtur gradën që ka, por jo për më shumë se 1 vit. Emërimi në një funksion më të ulët sipas kësaj pike nuk mund të kryhet pa kaluar të paktën 3 vjet nga emërimi i mëparshëm në një funksion me 1 gradë më të ulët.”
2. Pas pikës 1, shtohet pika 1/1, si më poshtë:
“1/1. Në rast pëlqimi me shkrim, nga vetë ushtaraku, emërimi në një funksion me 1 gradë më të ulët mund të bëhet më shumë se afati i përcaktuar në pikën 1 të këtij neni.”
Neni 16
Dispozita kalimtare
- Brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjithë ushtarakët e larguar nga shërbimi aktiv dhe për të cilët nuk ka urdhra përkatës të nxjerrjes në lirim/rezervë, të lirohen nga shërbimi aktiv me urdhër të organit kompetent, me efekt nga data e largimit të tyre faktik, të verifikuar me dokumentacion zyrtar në dispozicion të strukturave të Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
2. Të gjithë nëntetarët, nëntogerët dhe togerët të cilët kanë konkurruar 2 herë dhe nuk kanë marrë gradën e radhës, u lind e drejta të aplikojnë dhe një herë tjetër në rast se nuk kanë kaluar moshën maksimale të qëndrimit në shërbimi aktiv, sipas neneve 14 dhe 14/1 të këtij ligji.
Neni 17
Aktet nënligjore
Ngarkohet Këshilli i Ministrave për nxjerrjen e aktit nënligjor, në zbatim të pikës 2, të nenit 10, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e tij.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYETARI
Gramoz Ruçi
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim