P r o j e k t l i gj Për disa shtesa në ligjin nr.8743, datë 22.02.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, i ndryshuar

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

|

Postuar më: 25.06.2020

|

Statusi: Konsultim i hapur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1713

PDF

|

XML

stema1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

P R O J E K T L I GJ

Nr. ___, datë ____.____.2020

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8743, DATË 22.02.2001, “PËR PRONAT E PALUAJTSHME TË SHTETIT”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 41, 78 dhe 83 pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

V E N D O S I:

 

Në ligjin nr.8743, dt.22.02.2001, “Për pronat e paluajtshme të Shtetit”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

 

Neni 1

 

Në nenin 2 shtohet gërma “ç” me këtë përmbajtje:

“ç) “bregu i detit” është sipërfaqja e tokës përgjatë detit, me gjerësi dhe kufi të përcaktuar sipas legjislacionit “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, e cila është pronë publike e patjetërsueshme.

 

Neni 2

 

Në nenin 3, në gërmën “a” të pikës 1, pas shprehjes “vija bregdetare për të hyrë në tokë” shtohet shprehja “bregu i detit”.

 

Neni 3

Hyrja në fuqi

 

  Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

KRYETARI I KUVENDIT

 GRAMOZ RUCI

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar