PËR PROFESIONIN E NDËRMJETËSIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më: 14.07.2020

|

Data e Mbylljes: 12.08.2020

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 3529

PDF

|

XML

Përcaktimi i rregullave kombëtare për ushtrimin e profesionit të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme është një nga prioritetet e shtetit shqiptar, Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Drejtësisë në drejtim të konsolidimit të shtetit të së drejtës, reformës së shërbimeve publike të ofruara nga profesionet e lira, (noteria, avokatia, përmbaruesi, ndërmjetësi i pasurive të paluajtshme, ndërmjetësit për zgjidhjen jashtëgjyqësore të mosmarrëveshjeve) që do të synojë shërbime ligjore, sa më cilësore dhe profesionale për qytetarët duke siguruar standarte profesionale për ofrimin e shërbimit të ndërmjetësimit të transaksioneve me objekt pasuritë e paluajtshme.

projektligji ka si objektivë kryesorë:

  • Të përcaktojë rregulla të thjeshtuara për ushtrimin e profesionit të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme, si një profesion i lirë dhe i rregulluar në përmbushje të qëllimit për ndërmjetësimin e veprimeve juridike për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme ose të drejtave reale mbi to në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Të vendoset një kornizë ligjore për përparimin e e luftës për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në sektorin e pasurive të paluajtshme.
  • Detyrimi për të raportuar nga ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme pranë strukturave përgjegjëse të autorizuar me ligj,  në rast dyshimi për pastrim parash gjatë  kryerjes së transaksioneve që lidhen me pasuritë e paluajtshme.

Në këtë drejtim, është përgatitur projektligji “Për ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme”, i cili ka si qëllim përcaktimin e rregullave për ushtrimin e profesionit të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme, të drejtat, detyrimet, masat disiplinore, rregullat e caktimit të tarifave, si dhe marrëdhëniet e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme me të tretët.

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.