PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9062, DATË 8.5.2003, “KODI I FAMILJES”, TË NDRYSHUAR

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më: 14.08.2020

|

Data e Mbylljes: 11.09.2020

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

PDF

|

XML

Qëllimi i këtij projektigji është rregullimi në legjislacionin shqiptar i kushteve ligjore dhe procedurave që kanë të bëjnë me:

-kushtet e birësimit lidhen kryesisht me moshën e birësuesit dhe të birësuarit dhe diferencën e moshës ndërmjet tyre;

-me statusin martesor të birësuesit;

-me dhënien e pëlqimit për birësim nga palët e përfshira në birësim, si birësuesi, bashkëshorti i tij nëse aplikon për të birësuar vetëm njëri nga bashkëshortët, prindërit e fëmijës dhe vetë fëmija;

-me përcaktimin e fëmijës si i birësueshëm;

-me përshtatshmërinë e aplikantit birësues për tu kujdesur për rritjen dhe edukimin e fëmijës që do të birësohet;

-me ndalimin e ribirësimit;

-mungesën e lidhjeve gjinore ndërmjet birësuesit dhe të birësuarit;

-si edhe me përfundimin e kujdestarisë mes palëve

 

Nisur nga disa mangësi të neneve të Kodit të Familjes, që lidhen me birësimet, por edhe të disa prej problemeve të evidentuara në praktikën e punës së institucioneve të përkujdesjes sociale dhe të gjykatave u përpoq ti jepej zgjidhje me ndryshimet ligjore të vitit 2015 të nenit 250. Megjithatë, pesë vjet pas këtyre ndryshimeve rezulton akoma që mekanizimi i deklarimit të braktisjes nuk është funksional, duke mos garantuar interesin më të lartë të fëmijës dhe duke i mbajtur fëmijët “peng” në institucionet sociale deri në mbushjen e moshës madhore, pa mundësuar kthimin e tyre pranë familjes biologjike ose të afërmve të tjerë dhe pa mundësuar, nga ana tjetër, vendosjen e tyre pranë një familjeje birësuese. 

Ndryshimet e propozuara synojnë të ofrojnë  zgjidhjet më optimale që garantojnë interesin e tij më të lartë, si dhe nevojës së fëmijës për tu rritur dhe edukuar në një mjedis familjar sa më të përshatshëm për mirëqenien e tij, kur familja biologjike nuk ka mundësi t’i ofrojë një mjedis të tillë. 

 

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.