Projektligji "Për Arbitrazhin në Republikën e Shqipërisë"

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më: 18.08.2020

|

Data e Mbylljes: 15.09.2020

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

PDF

|

XML

Arbitrazhi është një nga mënyrat alternative dhe efikase të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Karakteristikë themelore e arbitrazhit është zgjedhja private dhe jashtë juridiksionit gjyqësor të mosmarrëveshjeve. Bizneset dhe jo vetëm, janë të interesuara në zgjedhjen e shpejtë dhe jo-burokratike të mosmarrëveshjeve. Procedura e arbitrazhit është transparente dhe ofron mjete të kontrollit të procedurës nga palët. Si përparësitë kryesore të arbitrazhit ndaj gjykatave, konsiderohen: (i) fleksibiliteti; (ii) efikasiteti në kohë dhe shpenzime; (iii) plotëfuqishmëria e vendimit të arbitrazhit dhe (iv) konfidencialiteti i procedurës dhe vendimeve.

Qëllimi kryesor i këtij projekt-akti është:

  • ruajta e koherencës/harmonizimi i legjislacionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar, lidhur me fushën e arbitrazhit.
  • përmirësimi i procedurave të gjykimit dhe rritja e efikasitetit në trajtimin e konflikteve duke ofruar zgjidhje më të shpëjtë të probleme të krijuara, më efektive dhe më pak të kushtueshme, për të garantuar respektimin e të drejtave dhe lirive themelore, në përputhje me aktet e Bashkimit Evropian.
  • përcaktimi i rregullave për marrëveshjen e arbitrazhit, në përputhje me parashikimet e rregullave model të UNCITRAL dhe të Konventës së Nju Jork-ut.
  • njohja dhe zbatimi i vendimeve të arbitrazhit.

Efektet që synon iniciativa propozuese janë të tilla që rregullojnë në tërësi kuadrin ligjor duke gjetur një zgjidhje fleksibël, afatgjatë dhe të gjithëpranuar.

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.