Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9179, datë 29.1.2004 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar.

Ministria e Mbrojtjes

|

Postuar më: 24.08.2020

|

Data e Mbylljes: 24.09.2020

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1643

PDF

|

XML

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

 

PROJEKTLIGJ

 

Nr. _____._____.2020

 

PËR

 

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME  NË LIGJIN 9179, DATË 29.1.2004 “PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË TË PUNONJËSVE, QË KANË PUNUAR NË DISA NDËRMARRJE TË INDUSTRISË USHTARAKE”, TË NDRYSHUAR

 

 

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikës 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Në ligjin nr. 9179, datë 29.1.2004 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar, bëhen shtesat, si më poshtë:

 

Neni 1

 

Neni 4 ndryshohet si më poshtë vijon:

 

“Përfitojnë trajtim të veçantë punonjësit e ndërmarrjeve të sistemit të industrisë ushtarake, të

cilët:

- në datën 31.12.2002 kanë qenë në marrëdhënie pune ose janë trajtuar në bazë të vendimeve

nr. 389, datë 8.8.2002 dhe nr. 695, datë 27.12.2002 të Këshillit të Ministrave në Kombinatin

Mekanik në Poliçan, në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës, në Uzinën Mekanike dhe

Uzinën e Pilave në Gramsh dhe në Uzinën e Riparimit të Avionëve në Kuçovë;

- kanë vazhduar të punojnë pas datës 30.9.2004 dhe ndërpresin marrëdhëniet e punës me ndërmarrjet e sistemit të industrisë ushtarake deri në datën 31.12.2020.

- kanë një periudhë pune ose gatishmërie jo më pak se 17 vjet dhe periudhë sigurimi jo më

pak se 20 vjet për gratë dhe periudhë pune ose gatishmërie jo më pak se 20 vjet dhe periudhë

sigurimi jo më pak se 25 vjet për burrat;

- nuk ushtrojnë veprimtari ekonomike.

 

 

Neni 2

 

Në nenin 6 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

 

“E drejta e kërkesës për përfitime për personat që përfitojnë, sipas paragrafit të dytë të nenit 4, ushtrohet brenda datës 1.2.2021. E drejta për përfitime lind nga data e paraqitjes së kërkesës pranë drejtorive rajonale të sigurimeve shoqërore.

 

 

Hyrja në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

 

KRYETARI

 

 

Gramoz  Ruçi

 

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.