Projektligji "Për të huajt"

Ministria e Brendshme

|

Postuar më: 04.12.2020

|

Data e Mbylljes: 30.12.2020

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 2201

PDF

|

XML

Projektligji ka si qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të kuadrit legjislativ të migracionit, duke përafruar më tej legjislacionin për migracionin, me direktivat përkatëse të Bashkimit Evropian, të evidentuara gjatë procesit Screening për Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.

Ky projektligj ka si qëllim përmirësimin e mekanizmave të nevojshëm për lëshimin e vizave elektronike online, duke synuar zgjidhjen e problematikave të ndeshura gjatë zbatimit të tij, lidhur me pamundësinë për të mbuluar shumë vende me misione diplomatike apo poste konsullore.

Projektligji në dispozitat e tij plotëson një nga mangësitë e legjislacionit të mëparshëm për të huajt, duke integruar pajisjen me leje unike, e cila garanton një procedurë të vetme të aplikimit për të huajt, që kanë për qëllim të punojnë dhe qëndrojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, projektligji synon përmirësimin e dispozitave të lidhura me çështjen e punësimit të shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë, duke qartësuar afatet kohore dhe procedurat për t’u pajisur me leje unike, si dhe duke reduktuar pengesat e panevojshme për punësimin e shtetasve të huaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.