Strategjia Kombëtare për Luftën kundër Terrorizmit dhe Planit te Veprimit 2021-2025

Ministria e Brendshme

|

Postuar më: 04.12.2020

|

Data e Mbylljes: 30.12.2020

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 2491

PDF

|

XML

Qëllimi i hartimit të këtij dokumenti është orientimi i politikave dhe forcimi i qasjes gjithëpërfshirëse në parandalimin, mbrojtjen, ndjekjen  dhe reagimin ndaj terrorizmit. Hartimi i kësaj strategjie e cila mbështetet në strategjinë e BE kundër terrorizmit, synon harmonizimin e veprimtarisë së strukturave, agjensive dhe institucioneve që kanë përgjegjësinë e luftës kundër terrorizmit. Parandalimi dhe goditja e terrorizmit vazhdon të mbetet një ndër prioritetet kryesore strategjike të Qeverisë Shqiptare. 

 Detyrë e institucioneve përkatëse është të parashikojnë masa konkrete ligjore, normative apo administrative për të mundësuar vlerësimin dhe ndjekjen e çdo sinjali apo indicie që çon në fenomene terroriste, duke i bërë njëkohësisht objekt analize e bashkëpunimi.

Vendi ynë, si vend anëtar i NATO-s, i dënon me forcë këto akte terroriste dhe qëndron përkrah shteteve anëtare të Aleancës në luftën kundër terrorizmit, si dhe do të vijojë të mbështetë fort përpjekjet ndërkombëtare kundër terrorizmit.

Për këtë arsye, me këtë projektvendim propozohet miratimi i Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër terrorizmit dhe i planit të veprimit.

Dokumenti përmban objektivat strategjike dhe objektiva tjera specifike për secilën nga shtyllat e sipër përmendura. Strategjia do shoqërohet me planin e veprimit për realizimin e objektivave dhe përcaktimin e mekanizmave implementues dhe koordinues.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.