Projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 102/2015, datë 23.09.2015 “Për sektorin e gazit natyror” të ndryshuar”

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

|

Postuar më: 07.12.2020

|

Data e Mbylljes: 01.01.2021

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1335

PDF

|

XML

Projektligji  “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 102/2015, datë 23.09.2015 “Për sektorin e gazit natyror”, të ndryshuar”, konsiston në përditësimin dhe krijimin e elementëve të rinj që kanë të bëjnë me sigurinë e furnizimit me gaz natyror. Rregullorja (EU) 2017/1938 e Parlamentit Europian konsiston në masat që duhet të merren për të mbrojtur sigurinë e furnizimit me gaz. Rregullorja (EU) 2017/1938 për të cilën do të bëhen edhe ndryshimet në ligjin 102/2015 “Për sektorin e gazit natyror” të ndryshuar, ka në thelbin e saj planin  e veprimit parandalues dhe një plan emergjence i cili konsiston në masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e furnizimit me gaz. Përgatitja e një plani veprimi parandalues do të sillte një reagim me efikas në përballimin  e ndonjë krize të furnizimit me gaz. Duke pasur një vlerësim mbi sigurinë e furnizimit dhe aplikimin e masave parandaluese do të sillte avantazhe në përdorimin me efikasitet të një furnizimi konstant në situata emergjence. Duke bashkëpunuar me shtete e anëtare të Komunitetit të Energjisë përballimi i situatave emergjente do të rriste gatishmërinë për një qasje më të plotë dhe efikase. Në raste emergjente koordinimi i shteteve anëtare do të rriste sigurinë e furnizimit me gaz.

Një pikë tjetër e rregullores (EU) 2017/1938 që do të shtohet në ligjin e gazit 102/2015 lidhet me situata që do të krijohen në një gjendje krize, ku në varësi të shkallës së krizës që do krijohet do të ndahet në tre kategori si më poshtë;

       a)niveli i paralajmërimit të hershëm ('paralajmërimi i hershëm')

       b)niveli i alarmit (alarmi)

       c) niveli i emergjencës (emergjenca)

Për sa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.