Për një shtesë në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.687, datë 29.07.2015 "Për miratimin e rregullave për mbajtjen , përditësimin dhe publikimin e statistikave të mbetjeve"

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

|

Postuar më: 26.02.2021

|

Statusi: Konsultim i hapur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1830

PDF

|

XML

REPUBLIKA E SHQIPERISE

Keshilli i Ministrave

 

projekt

Vendim

 

Nr. ________, datë __________2021

 

PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR. 687, DATË 29.7.2015 “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR MBAJTJEN, PËRDITËSIMIN DHE PUBLIKIMIN E STATISTIKAVE TË MBETJEVE”

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 60, të ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

Në vendimin nr. 687, datë 29.7.2015 “Për miratimin e rregullave për mbajtjen, përditësimin dhe publikimin e statistikave të mbetjeve”, bëhet një shtesë, si vijon:

 

  1. Mbas pikës 4, shtohet pika 4/1, me përmbajtjen si më poshtë:

“4/1. Njësitë e qeverisjes vendore zbatojnë metodologjinë për grumbullimin, gjenerimin dhe përpunimin e të dhënave për menaxhimin e mbetjeve, sipas shtojcës 4, bashkëlidhur  këtij vendimi, për plotësimin e formatit të raportimit të statistikave vjetore të mbetjeve për mbetjet e krijuara në territorin e tyre, sipas përcaktimit të pikës 4, të këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

 

KRYEMINISTRI

 

                                                                  Edi RAMA

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shtojca 4

 

METODOLOGJIA PËR GRUMBULLIMIN, GJENERIMIN DHE PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PËR MENAXHIMIN E MBETJEVE

 

  1. Metodologjia – Klasifikimi sipas shkallës së besueshmërisë

Metodologjia ka për qëllim t’i mundësojë bashkive mënyrën se si ato të mbledhin të dhënat e kërkuara nga ky vendim dhe si të prodhojnë të dhëna të sakta dhe të besueshme për mbetjet në rastet kur ato mungojnë.

 

Të dhënat e nevojshme janë grupuar në tre grupe:

  1. Të dhënat për planifikimin e menaxhimit të mbetjeve
  2. Të dhënat për trajtimin e mbetjeve
  3. Të dhënat për grumbullimin e diferencuar dhe rrymat specifike

 

Kështu për çdo tregues, që bën pjesë në secilin prej grupeve të mësipërme dhe që kërkohet të raportohet nga bashkitë në kuadër të VKM-së së statistikave të mbetjeve, metodologjia përdor si llogjikë tre nivele të besueshmërisë së grumbullimit apo prodhimit të të dhënave (C, B dhe A).

Niveli i gjenerimit të të dhënave sipas metodës C është më pak i besueshëm dhe është i bazuar mbi supozime të thjeshta, të cilat gjithësesi i japin mundësi bashkisë që të plotësojë raportimin. Ndërkohë që niveli i gjenerimit të të dhënave sipas metodës A është më shumë i besueshëm dhe është i bazuar në matje në terren, të cilat gjithësesi këkojnë burime njerëzore dhe financiare. Kështu, duke marrë në konsideratë edhe kontekstin lokal, secila NjQV-vë mund të zgjedhë metodën e saj të raportimit me objektivin që niveli i gjenerimit të të dhënave të zhvendoset në një periudhë tranzicioni nga metodat me pak të besueshme C drejt atyre më të besueshme A. Në këtë mënyrë metodologjia jo vetëm do të udhëzojë njësitë vendore me mënyrë se si mund t’i gjenerojnë të dhënat e tyre, por gjithashtu do të mundësojë që të gjitha NJQV-të të raportojnë të dhënat e mbetjeve ashtu siç kërkohen, pavarësisht nga stadi dhe niveli i ofrimit të shërbimit në territorin e tyre.

 

Metoda C

(më pak e besueshme)

Metoda B

(mesatarisht e besueshme)

Metoda A

(shumë e besueshme)

 

 

 

 
 

 

 

 

 

Akoma më tej kjo metodologji prezanton një seri me tregues cilësor dhe sasior dhe nëpërmjet tyre synon që pas krijimit dhe popullimit të databazës së mbetjeve në çdo bashki, këto të fundit të jenë në gjendje që të masin performancës e shërbimit të menaxhimit të mbetjeve në territoret e tyre.

 

  1. Të dhënat për planifikimin e menaxhimit të mbetjeve

Në grupin e të dhënave për planifikimin e menaxhimit të mbetjeve bëjnë pjesë:

  1. Numri i popullsisë [banorë]
  2. Sasia e mbetjeve të prodhuara për person [kg/person/ditë]
  3. Sasia e mbetjeve shtëpiake të prodhuara në bashki [kg/ose ton/vit]
    1. Numri i popullsisë

Bashkitë kanë tre mundësi për llogaritjen e numrit të popullsisë:

  1. Të dhënat zyrtare të INSTAT
  2. Rregjistri i gjendjes civile
  3. Sipas formulës së përdorur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë
     

 

Në përgjithësi të dhenat e rregjistrit të gjendjes civile kanë një mospërputhje të madhe krahasuar me të dhënat e INSTAT (censusi i 2011). Për të shmangur këtë mospërputhje sugjerohet rruga e tretë, sipas formulës së përdorur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

 

    1. Sasia e mbetjeve të prodhuara për person

Bashkitë kanë katër mundësi për llogaritjen e sasisë së mbetjeve të prodhuara për person

  1. Përmes peshës së kamioneve
  2. Duke përdorur koeficentët e parashikuar në dokumentet strategjike
  3. Duke përdorur peshën e mbetjeve të rregjistruara në impiantet e trajtimit
  4. Duke përdorur vëzhgime në terren
      1. Llogaritja e normës së gjenerimit përmes peshës së kamionëve – Norma e gjenerimit I

Në mungesë të një peshore dhe buxhetit të kufizuar për ta lejuar atë në impiantin e trajtimit/fushën e grumbullimit, bashkitë duhet të japin informacion për shkallën e gjenerimit të mbetjeve bazuar në llogaritjen sipas ekuacionit të mëposhtëm:

 

ku:        c - kapaciteti mesatar i kamionit (m / automjet)

v - raporti mesatar i vëllimit dhe ngarkesës së kamionit = ngarkesa v/kamion

d - densiteti mesatar i mbetjeve bashkiake në një kamion (ton/ m3)

t - numri mesatar i rrugëve që bëhet çdo ditë nga kamioni (rrugët/ ditë)

l - numri mesatar i kamionëve që grumbullojnë në territorin e bashkise (nr kamionë / ditë)

ë - sasia e mbetjeve vjetore e gjeneruar (ton / vit)

 

      1. Llogaritja e normës së gjenerimit duke përdorur koeficentët e PKSMM – Norma e gjenerimit II

Llogaritja e shkallës së gjenerimit të mbetjeve duke përdorur koeficientin e parashikuar në Planin Kombëtar Sektorial për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta (Master Plan/ VKKT nr.1 datë 13.01.2020), siç tregohet në tabelat më poshtë. Secila bashki mund t'i referohet tabelave më poshtë dhe të përdorë koeficientin sipas tipologjisë të vendbanimeve të zonës së shërbimit, apo normës indikative të llogaritur nga parashikimi i numrit të popullisë sipas formulës të MFE dhe sasia e mbetjeve e parashikuar në master plan:

 

Tabela I: Norma e gjenerimit të mbetjeve sipas tipologjisë së vendbanimit

 

Llojet e vendbanimeve

Gjenerimi i mbetjeve (kg/banorë/ditë)

Kryeqyteti i vendit (Tiranë)

1.2

Kryeqytete me rëndësi kombëtare (qendra e qarkut > 35,000 banorë)

1.1

Qendër rajonale e bashkuar (qendra e bashkimit të vendbanimeve, > 20,000 banorë)

1.0

Qendër lokale (qendra e rrethit, jo e formuar nga bashkimet, < 20,000 banorë)

0.7

Zonë periferike metropolitane (brenda zonës Tiranë – Durrës)

Njësi vendore jo-urbane të orientuara drejt turizmit 

Periferi (jashtë zonës metropolitane Tiranë-Durrës)

0.55

Njësi vendore jo-urbane pranë minierave apo burimeve të energjisë

Njësi vendore të përziera industrialesh dhe shërbimesh

Zona të përziera bujqësore fushore

0.4

Zona të përziera bujqësore malore

Zona bujqësore fushore

Zona bujqësore malore

 

Tabela II[1]: Variacioni i normës së gjenerimit sipas masterplanit të mbetjeve

2020

 

 

2032

Popullsia

Sasia e mbetjeve

Norma e gjenerimit

….

….

Popullsia

Sasia e mbetjeve

Norma e gjenerimit

nr.

ton/vit

kg/banorë/ditë

 

 

nr.

ton/vit

kg/banorë/ditë

Qarku Berat

155,650

38,538

0.68

   

135,283

33,602

0.68

Berat

66,516

20,603

0.85

   

58,510

18,123

0.849

Kuçovë

35,707

8,942

0.69

   

31,356

7,852

0.69

Poliçan

11,930

1,999

0.46

   

9,957

1,669

0.46

Skrapar

12,782

2,385

0.51

   

10,202

1,904

0.51

Ura Vajgurore

28,715

4,609

0.44

   

25,258

4,054

0.44

 

Qarku Dibër

135,113

25,826

0.52

   

114,525

21,890

0.52

Bulqizë

30,850

5,892

0.52

   

26,579

5,076

0.52

Dibër

60,384

12,263

0.56

   

51,087

10,375

0.56

Klos

16,116

2,353

0.40

   

13,618

1,988

0.40

Mat

27,763

5,318

0.52

   

23,241

4,451

0.52

Qarku Durrës

341,154

107,830

0.87

   

385,481

122,088

0.87

Durrës

234,226

81,228

0.95

   

267,202

92,664

0.95

Krujë

71,355

17,995

0.69

   

78,791

19,870

0.69

Shijak

35,573

8,607

0.66

   

39,488

9,554

0.66

Qarku Elbasan

325,241

75,247

0.63

   

303,252

70,310

0.64

Belsh

22,587

3,298

0.40

   

21,283

3,107

0.40

Cërrik

32,167

5,126

0.44

   

30,471

4,856

0.44

Elbasan

155,422

46,775

0.82

   

146,214

44,004

0.82

Gramsh

26,442

4,869

0.50

   

24,067

4,432

0.50

Librazhd

33,878

5,753

0.47

   

30,913

5,250

0.47

Peqin

28,556

4,929

0.47

   

26,083

4,502

0.47

Prrenjas

26,189

4,497

0.47

   

24,221

4,159

0.47

Qarku Fier

356,954

83,899

0.64

   

340,909

80,046

0.64

Divjakë

39,206

5,724

0.40

   

37,554

5,483

0.40

Fier

140,329

38,516

0.75

   

135,840

37,125

0.75

Lushnje

94,486

21,489

0.62

   

89,664

20,392

0.62

Mallakastër

30,674

5,429

0.48

   

28,321

5,012

0.48

Patos

28,021

8,556

0.84

   

26,242

8,013

0.84

Roskovec

24,238

4,185

0.47

   

23,288

4,021

0.47

Qarku Gjirokastër

87,938

20,798

0.65

   

77,102

18,186

0.65

Dropull

8,899

1,726

0.53

   

8,188

1,589

0.53

Gjirokastër

32,708

10,135

0.85

   

28,400

8,800

0.85

Këlcyrë

7,888

1,526

0.53

   

10,078

1,950

0.53

Libohovë

4,279

752

0.48

   

3,645

641

0.48

Memaliaj

12,415

2,232

0.49

   

10,177

1,830

0.49

Përmet

11,680

2,422

0.57

   

8,231

1,707

0.57

Tepelenë

10,069

2,005

0.55

   

8,383

1,669

0.55

Qarku Korçë

249,493

61,641

0.68

   

227,849

56,558

0.68

Devoll

30,048

5,827

0.53

   

27,251

5,284

0.53

Kolonjë

12,861

2,451

0.52

   

11,212

2,137

0.52

Korçë

89,061

29,256

0.90

   

82,888

27,229

0.90

Maliq

46,110

6,991

0.42

   

41,032

6,221

0.42

Pogradec

67,690

16,572

0.67

   

62,017

15,183

0.67

Pustec

3,723

544

0.40

   

3,449

504

0.40

Qarku Kukës

85,209

17,741

0.57

   

74,271

15,448

0.57

Has

16,874

3,124

0.51

   

15,010

2,779

0.51

Kukës

47,242

10,846

0.63

   

40,855

9,378

0.63

Tropojë

21,093

3,771

0.49

   

18,406

3,291

0.49

Qarku Lezhë

154,034

35,516

0.63

   

146,072

33,703

0.63

Kurbin

52,717

13,439

0.70

   

50,049

12,758

0.70

Lezhë

75,909

16,979

0.61

   

72,880

16,302

0.61

Mirditë

25,408

5,098

0.55

   

23,143

4,643

0.55

Qarku Shkodër

242,514

61,593

0.70

   

227,859

57,910

0.70

Fushë-Arrëz

8,290

1,459

0.48

   

7,591

1,336

0.48

Malësia e Madhe

36,339

6,361

0.48

   

33,641

5,889

0.48

Pukë

11,945

2,338

0.54

   

10,401

2,036

0.54

Shkodër

150,611

45,761

0.83

   

142,056

43,161

0.83

Vau Dejës

35,329

5,674

0.44

   

34,170

5,488

0.44

Qarku Tiranë

975,534

345,094

0.97

   

1,185,417

419,777

0.97

Kamëz

129,385

33,058

0.70

   

157,573

40,260

0.70

Kavajë

59,537

17,215

0.79

   

70,944

20,513

0.79

Tiranë

721,656

281,109

1.07

   

879,352

342,537

1.07

Rrogozhinë

31,323

5,119

0.45

   

36,341

5,939

0.45

Vorë

33,633

8,593

0.70

   

41,207

10,528

0.70

Qarku Vlorë

249,002

74,019

0.81

   

258,418

77,642

0.82

Delvinë

11,401

2,610

0.63

   

12,016

2,751

0.63

Himarë

14,178

3,210

0.62

   

14,608

3,307

0.62

Finiq

17,610

3,301

0.51

   

14,614

2,739

0.51

Konispol

10,336

1,509

0.40

   

10,397

1,518

0.40

Sarandë

33,091

11,542

0.96

   

39,777

13,874

0.96

Selenicë

23,009

3,531

0.42

   

22,987

3,528

0.42

Vlorë

139,377

48,316

0.95

   

144,019

49,925

0.95

 

      1. Llogaritja e normës së gjenerimit duke përdorur të dhënat e impianteve të trajtimit – Norma e gjenerimit III

Sasia e mbetjeve të grumbulluara dhe të peshuara në të gjitha impiantet e trajtimit, e pjesëtuar me numrin e popullsisë, mund të përcaktojnë normën e gjenerimit të mbetjeve për atë pjesë të qytetit, ku ofrohet shërbimi.

 

Në këtë rast për të realizuar këtë llogaritje është e rëndësishme që sasia e mbetjeve të peshuara të jetë e grumbulluar vetëm në zonën e qytetit/NjA në fjalë, të jenë vetëm mbetje shtëpiake (pra të mos ketë lloje të tjera mbetjesh të grumbulluara si p.sh. mbetje inerte) dhe të ketë informacion të saktë mbi numrin e popullsisë/familjeve që marrin shërbim. Formati i sugjeruar që bashkitë duhet të plotësojnë për të vlerësuar normën e gjenerimit të mbetjeve shtëpiake nga të dhënat e impianteve tregohet si në tabelën më poshtë:

 

Tabela III: Norma e gjenerimit e llogaritur nga të dhënat e impianteve të trajtimit

NJA/ Bashkia

Mbetjet shtëpiake të transportuara në impaint (kg/ditë)

Nr. popullisë CENSUS 2011

Nr. popullsisë RGJC

Nr. popullsisë MFE

Norma e gjenerimit I (kg/banorë/ditë)

Norma e gjenerimit II

(kg/banorë/ditë)

Norma e gjenerimit III

(kg/banorë/ditë)

 

A

B

C

D

A/B

A/C

A/D

NJA 1

 

 

 

 

 

 

 

NJA 2

 

 

 

 

 

 

 

.

 

 

 

 

 

 

 

.

 

 

 

 

 

 

 

.

 

 

 

 

 

 

 

Bashkia Total

 

 

 

 

 

 

 

 

      1. Llogaritja e normës së gjenerimit duke përdorur vëzhgimet/studimet në terren – Norma e gjenerimit IV

Për të llogaritur normën e gjenerimit përmes vëzhgimeve në terren bashkia duhet të ndërmarrë të tilla studime të paktën 1 herë në 4 vite gjatë muajve Janar, Prill, Korrik dhe Tetor sipas metodologjisë së mëposhtme:

 

  • Hapi 1Ndarja e bashkisë sipas 3 shtresëzimeve për tipologjinë e familjeve – rekomandohet që bashkia të zhvillojë harta sipas këtyre tre tipologjive
  1. Shtresëzimi 1 – Tipologjia urbane
      1. Zonat urbane (nr. i familjeve)
      2. Zona rurale (nr. i familjve)
  2. Shtresëzimi 2 – Tipologjia e banesave
      1. Zona rezidenciale me pallate (nr. i familjeve)
      2. Zona rezidenciale me vila në qytet (nr. i familjeve)
      3. Zona rezidenciale të përziera me biznese (nr. i familjeve)
      4. Zona me shtëpi të ulta në fshatra
  3. Shtresëzimi 3 – Numri i banorëve në familje
      1. Familje me > 5 banorë (nr.)
      2. Familje me 4 banorë (nr.)
      3. Familje me < 3 banorë (nr.)

 

  • Hapi 2Përcaktimi i familjeve kampion dhe stafit që do të angazhohet për zhvillimin e ushtrimit
  1. Për secilën nga zonat e përcaktuar më lart duhet të përzgjidhet një numër familjesh, statistikisht të pranueshme për të nxjerrë rezultate, nga numri total i familjeve në atë zonë shtresëzimi (rekomandohet 5% e numrit total të familjeve në atë zonë shtresëzimi).
  2. Bashkia në bashkëpunim më administratorët e pallateve të përzgjedhura, sipas numrit të familjeve, duhet të mundësojë komunikimin paraprak me banorët, në lidhje me ditët kur punonjës të bashkisë do të vijnë dhe të peshojnë mbetjet e gjeneruara prej tyre gjatë 2 javëve të muajve të përzgjedhur (çdo ditë të javës – 1 javë po një javë jo, siç tregohet në tabelën me poshtë) - Muaji Janar (java 1 dhe 3), Muaji Prill (java 2 dhe 4), Muaji Korrik (java 1 dhe 3), Muaji Tetor (java 2 dhe 4).
  • Hapi 3 - Hartimi i formularëve për marrjen e të dhënave në familjet e përzgjedhura

Tabela IV

Muaji:

Janar/ Prill/ Korrik/Tetor (Zgjidh muajin, kur bëhet anketa)

Shtresëzimi:

Tipologji urbane/ Tipologji banese/ Nr. banorësh për familje (Zgjidh tipologjinë, ku bëhet anketa)

Nr. total i familjeve për shtresëzim:

 ……..

Nr. i kampionit të zgjedhur për shtresëzim:

 ………….

Java

1

2

3

4

 Vendos numrin e javës, kur bëhet anketa:

 

SASIA E MBETJEVE PËR JAVËN PËRKATËSE

 

E Hënë

E Martë

E Mërkurë

E Enjte

E Premte

E Shtunë

E Dielë

Totali

 

kg/ditë

kg/ditë

kg/ditë

kg/ditë

kg/ditë

kg/ditë

kg/ditë

kg/ditë

Familja 1

 

 

 

 

 

 

 

 

Familja 2

 

 

 

 

 

 

 

 

.

 

 

 

 

 

 

 

 

.

 

 

 

 

 

 

 

 

Muaji:

Janar/ Prill/ Korrik/Tetor (Zgjidh muajin, kur bëhet anketa)

 

Shtresëzimi

Nr. total i familjeve

Nr i familjeve kampion

Sasia e mbetjeve të peshuara

(kg)

Sasia e mbetjeve totale sipas përzgjedhjes statistikore

(kg)

Përcaktimi i normës së gjenerimit në varësi të numri të popullsisë dhe sasisë së mbetjeve që gjenerohen (kg/banorë/ditë)

Shtesëzimi I: Tipologji urbane

 

 

 

 

 

Shtresëzimi II: Tipologji banese

 

 

 

 

 

Shtresëzimi III: Nr. banorësh për familje

 

 

 

 

 

Total

 

 

 

 

 

                           

 

 

  • Hapi 4 - Zhvillimi i fushatës nga punonjësit e bashkisë në bashkëpunim më administratorët e pallateve për peshimin e sasisë së mbetjeve ditore të gjeneruara nga familjet sipas kalendarit përkatës
  • Hapi 5 - Mbledhja e të dhënave mujore për secilën shtresë dhe mesatarizimi i vlerave mujore
  • Hapi 6 - Përsëritja e ushtrimit gjatë tre muajve të tjerë të vitit

 

    1. Sasia e mbetjeve të prodhuara në bashki (ton/vit)

Sasia e mbetjeve të prodhuara në një bashki llogaritet me formulën e mëposhtme:

 

Bazuar në të dhënat e llogaritura në pikën 5.2 të normës së gjenerimit, bashkia përdor normën e llogaritur sipas metodologjisë përkatëse dhe bën llogaritjen e sasisë së mbetjeve të gjeneruara. Në tabelën më poshtë jepet formati që bashkitë duhet të përdorin për të llogaritur sasitë e mbetjeve të gjeneruara:

 

Tabela V: Sasia e mbetjeve të gjeneruara

NJA/ BAshkia

Popullsia – Census 2011

Popullsia RGJC

Popullsia MFE

Norma e gjenerimit I

Norma e gjenerimit II

Norma e gjenerimit III

Norma e gjenerimit IV

Sasia e gjeneruar

 

A (nr.)

B (nr.)

C (nr.)

D (kg/banorë/ditë)

E (kg/banorë/ditë)

F (kg/banorë/ditë)

G (kg/banorë/ditë)

Ton/vit

NJA 1

 

 

 

 

 

 

 

Formula më lart duke përzgjedhur burimet e dy të dhënave të përdorura

NJA 2

 

 

 

 

 

 

 

NJA 3

 

 

 

 

 

 

 

.

 

 

 

 

 

 

 

.

 

 

 

 

 

 

 

.

 

 

 

 

 

 

 

Total

 

 

 

 

 

 

 

 

    1. Besueshmëria e të dhënave

Në mënyrë që të dhënat të jenë të krahasueshme është shumë e rëndësishme që bashkitë të specifikojnë se cilën nga metodat e mësipërme kanë përdorur për të llogaritur: a) numrin e popullsisë dhe b) normën e gjenerimit. Në tabelën e mëposhtme paraqiten të klasifikuara sipas besueshmërisë metodat e mësipërme:

 

Shkalla e besueshmerise

Sasia e mbetjeve te gjeneruara ne NjQV

Metoda C (me pak e besueshme)

Gjenerimi i mbetjeve llogaritet si produkt i numrit te popullsise se rregjistruar ne gjendjen civile te NjQV me normen e gjenerimit [kg/banore/dite] te llogaritur me koeficentet e huazuar nga master plani apo dokumenta te tjere strategjik/ose sipas peshes se kamioneve

Metoda B (mesatarisht e besueshme)

Gjenerimi i mbetjeve llogaritet si produkt i numrit te popullsise se rregjistruar nga INSTAT me normen e gjenerimit [kg/banore/dite] te llogaritur me rregjistrimet e peshes se sasise se mbetjeve te depozituara ne impintet e trajtimit (te peshuara)

Metoda A (shume e besueshme)

Gjenerimi i mbetjeve llogaritet si produkt i numrit te popullsise sipas formules se MF me normen e gjenerimit [kg/banore/dite] te llogaritur nga vezhgimet/studimet ne terren.

 

  1. Të dhënat për trajtimin e mbetjeve

Në grupin e të dhënave për trajtimin e mbetjeve bëjnë pjesë:

  1. Sasia e mbetjeve inerte kg ose ton/vit
  2. Sasia e mbetjeve spitalore kg ose ton /vit
  3. Sasia e mbetjeve të depozituara në landfill ton /vit
  4. Sasia e mbetjeve të depozituara në incenerator ton /vit

 

    1. Sasia e mbetjeve inerte

Këtu bëhet fjalë për mbetjet e përziera nga ndërtimi dhe shkatërrimi (kodi 17 09 04). Bashkitë duhet të caktojnë pika fundore për grumbullimin e këtij fraksioni të mbetjeve, sipas detyrimit ligjor që kanë të përcatuar në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011, i amenduar, VKM nr. 452, datë 11.07.2012 “Për lendfillet e mbetjeve dhe VKM nr. 575, datë 24.06.2015 “Për miratimin e kërkesave për menaxhimin e mbetjeve inerte”. Zotëruesi i këtyre mbetjeve, i cili është përgjegjës për të gjithë ciklin nga grumbullimi deri në transportin në pikën fundore për trajtim, duhet t’i dërgojë ato në pikën fundore të përcaktuar nga njëisa vendore, ku operatori i së cilës është pajisur me lejen përkatëse të mjedisit sipas ligjit 10448, datë 14.07.2011 “Për lejet e mjedisit”, i amenduar.

Për mbledhjen e këtij informacioni bashkia mund të përzgjedhë dy nga metodat e mundshme sipas shkallës të saktësisë të tyre të shpjeguar më lart:

Metoda A me peshore të instaluar në impiante ose pika grumbullimi[2]. Këto të dhëna të cilat mbahen nga operatori i pikës për grumbullimin e mbetjeve inerte duhet të raportohen në bashki, sipas detyrimit ligjor në VKM 575/2015 “Për miratimin e kërkesave për menaxhimin e mbetjeve inerte”, deri në 31 Janar të çdo viti.

Metoda B bashkia mund të zgjedhë, që duke evidentuar të gjitha subjektet e ndërtimit që operiojnë në territorin e saj, t’iu kërkojë raportime vjetore në lidhje me sasinë e mbetjeve inerte që ato gjenerojnë gjatë aktivitetit ndërtimor apo prishjes që ata mund të zhvillojnë. Këto të dhëna bashkia mund t’i kërkojë në disa mënyra që të mundësohen nga operatorët privatë:

  1. Nga peshimet e rregullta të sasive të mbetjeve inerte që ato dërgojnë apo shkarkojnë për përpunim apo trajtim final
  2. Nga llogaritja e peshës me numrin e kamioneve të mbushur dhe kapacitetit të tyre

Në kuadër të detyrimit ligjor që të gjithë prodhuesit dhe përpunuesit e mbetjeve inerte duhet të raportojnë në bashki çdo vit, bashkia mund të zgjedhë të dërgojë kërkesë zyratre sipas modelit të shprehur në pikën 6.2. Në Aneksin II të këtij dokumenti, parashikohen formularët që bashkia mund të përdorë për t’ia bashkangjitur shkresës për kërkesë informacioni tek gjeneruesit apo përpunuesit e mbetjeve inerte.

 

    1. Sasia e mbetjeve spitalore (duhet zhvilluar)

Bazuar në kodin e katalogut të mbetjeve të përcatuar në VKM 687/2015 “Për statistikat e mbetjeve”, bashkive ju kërkohen sasia e mbetjeve amalgame nga kujdesi dentar, të cilat klasifikohen si mbetje të rrezikshme. Bazuar në detryrimin ligjor për pajisjen me leje mjedisi, dhe trajtimit të mbetjeve nga palë të treta të licensuara, të gjitha klinikat dentare duhet të plotësojnë rregullisht formularët e dorëzimit të mbetejve të rrezikshme, sipas VKM nr. 371, datë 11.06.2014 “Për miratimin e rregullave për dorëzimin e mbetjeve të rrezikshme dhe të dokumentit të dorëzimit të tyre”, i cili duhet të jetë në tre kopje (për dorëzuesin e mbetjeve, transportuesin dhe marrësin fundor). Nisur nga ky fakt, dhe detyrimit ligjor që bashkitë duhet të raportojnë për këto sasi mbetjesh, më poshtë jepen metodat e mundshme që bashkitë duhet të përdorin për mbledhjen e këtij informacioni:

Metoda A (raportimet nga të gjitha klinikat dentare të rregjistruara në bashki / ose nga firmat që grumbullojne këto fraksione mbetjesh në territorin e bashkisë). Për të mundësuar këtë proces, bashkitë duhet të dërgojnë në të gjitha klinikat dentare të regjistruar në territorin e tyre, apo në ato biznese që kryejnë transportin dhe trajtimin e kësaj kategorie të mbetjeve, kërkesë për mundësim informacioni në muajin shtator (më pas në muajin dhjetor mund të bëjë një rikujtesë për ato biznese që nuk kanë reaguar ende), ku brenda datës 31 Janar ky informacion t’i mundësohet bashkisë. Një model që mund të përdoret nga bashkitë tregohet si më poshtë:

 

Nga Bashkia: XXXX

 

Drejtuar: Biznesit XXXX

 

Këkesë për mundësim informacioni

 

Bashkia XXX, në kuadër të detyrimit ligjor për mbledhjen dhe raportimin e statistikave të mbetjeve, VKM nr 687, datë 29.07.2015 “Për miratimin e rregullave për mbajtjen, përditësimin dhe publikimin e statistikave të mbetjeve”, kërkon nga biznesi juaj që brenda datës 31 Janar të mundësoni evidencat për sasinë e mbetjeve siptalore (18 01 10) – mbetje amalgame nga kujdesi dentar që ju keni gjeneruar dhe dërguar për trajtimim gjatë vitit XXX. Ky informacion duhet të mundësohet nga biznesi juaj me Nr. NIPT xxxxxxxxxx, pranë zyrave tona me shkresë zytare brenda datës 31 Janar të vitit të ardhshëm, duke ndjekur modelin bashkangjitur kësaj shkrese!

 

Biznesi XXX

NIPT:

Janar

Shkurt

Mars

Prill

Maj

Qershor

Korrik

Gusht

Shtator

Tetor

Nëntor

Dhjetor

Total

Sasia e mbejeve të amalgamës të kujdesit dentar (kg/muaj)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Metoda B (vëzhgim në terren mbi sasinë e mbetjeve të gjeneruar në një ose disa klinika dentare për një javë ose 2 në vit. Kjo metodë mund të përdoret nga bashkitë, duke marrë disa klinika dentare si kampione për realizimin e ushtrimit, por kjo procedurë do të kërkojë një trajnim të veçantë të stafit të bashkisë për marrjen, kryerjen e matjeve dhe kthimin e mbetjeve të rrezikshme nga amalgama në ambjentet e klinikave, gjë të cilën bashkitë nuk kanë kapacitete dhe kompetencë për ta bërë. Na këtë kuadër, ky është një skenar i cili do të funksiononte në ato raste kur klinikat dentare nuk kishin leje mjedisi dhe kontrata për trajtimin e tyre. Në kushtet kur të gjitha klinikat dentare janë në fokusin e pajisjes me leje mjedisi, ku si detyrim kanë kontraktimin e palëve të treta për transportin dhe trajtimin e mbetjeve të rrezikshme që ato gjenerojnë, metoda e A është ajo që duhet të kuptohet dhe realizohet nga Bashkia.

 

    1. Sasia e mbetjeve të depozituara në landfill

Për të përcaktuar peshën e mbetjeve të grumbulluara në një bashki ekzistojnë këto mënyra:

    1. Bashkitë, të cilat i dërgojnë mbetjet në impiante trajtimi si landfill dhe incenerartor, të cilat janë të pajisura me peshore, i peshojnë mbetjet rregullisht përpara se të depozitohen për trajtim final. Këto bashki kanë mundësi të sigurojnë të dhëna të sakta në lidhje me sasinë e mbetjeve të grumbulluara dhe transportuara për trajtim final në territorin e tyre. Aktualisht bashkitë, të cilat i dërgojnë mbetjetet në këto impiante kanë të përcaktuar një supervizor në terren. Sipas Manualit zhvilluar nga dldp, HELVETAS “Modul Trajnimi për shërbimet bazuar në performancë”, roli i supervizorit në impiant, si landfill apo inceneratori është thelbësor për të marrë të dhëna të sakta për mbetjet që grumbullohen dhe transportohen. Ata kanë përgjegjësinë të kontrollojnë dhe raportojnë për aktivitetet që ndodhin në impiant, si:
              1. Kontrolli dhe grumbullimi i informacionit për shërbimin:
                1. Raportimi për çdo mjet që hyn në impiant: ID, targa, koha, pronari, lloji i mbetjeve (nëse nuk janë mbetje urbane)
                2. Raportimi për kohën e saktë të mjetit në fushë
                3. Raportimi i çdo incidenti në fushë, si zjarri etj.,
              2. Kontrolli i cilësisë së mbetjeve
                1. Informon bashkinë nëse hyn ndonjë mjet i pa identifikuar në impiant, përveç atyre që janë të planifikuar
                2. Lëshon raporte javore për supervizorët e shërbimit.

Ato bashki, të cilat nuk e kanë ende këtë procedurë, duhet të caktojnë një supervizor në impiant për të mbajtur rregullisht të dhënat, si më poshtë:

Bashkia: …             - NJA: …

Nr.

Muaji

Data

Targa e mjetit teknologjik

Pesha e mjetit të ngarkuar (kg/ton)

Pesha e mjetit të zbrazur (kg/ton)

Sasia e mbetjeve të depozituara (kg/ton)

Total

(kg/ton)

1.

 

 

 

 

 

 

 

2.

 

 

 

 

 

 

 

3.

 

 

 

 

 

 

 

.

 

 

 

 

 

 

 

.

 

 

 

 

 

 

 

 

Në sajë të raportimive të rregullta ditore nga supervizori në impiant për sasinë ditore të mbetjeve që grumbullohet dhe transportohet, bashkitë kanë mundësinë të sigurojnë të dhëna të sakta për t’i hedhur në databazë.

    1. Bashkitë, të cilat nuk i dërgojnë mbetjet në impiante të trajtimit, por i depozitojnë ato në vend-depozitime të hapura, dhe nuk janë të pajisura me peshore. Këto bashki përbëjnë shumicën, nga 61, dhe vend-depozitimet e tyre: së pari nuk janë të përshtatshme për vendosjen e një peshore për të siguruar peshimin e kamionëve, dhe së dyti vend-depozitimet janë nën procesin e rehabilitimit për një kohë të kufizuar deri në 3 vite, derisa ato të mbyllen plotësisht dhe të tjerët drejt mbylljes. Nisur nga kjo situatë, instalimi i një peshore në këto zona nuk do të jetë i realizueshëm për njësitë vendore. Sidoqoftë, të dhënat duhet të merren si një kërkesë ligjore, dhe bashkitë duhet të sigurojnë marrjen me qira të peshoreve të përdorura për arsye tregtare dhe të zhvillojnë fushata matëse që mund të organizohen 1 ose 2 javë në vit. Këto fushat duhet të kenë si qëllim:
  1. Identifikimin e peshoreve që operojnë në zonën e bashkisë – për arsye komerciale
  2. Hartimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit midis kompanive që kanë peshoret dhe bashkive për të marrë me qera për 1 ose 2 javë në vit peshoren e tyre për të peshuar kamionët përpara se ato të dërgohen për depozitim final
  3. Zhvillimi i fushatave deri në rishikimin e termave të referencës të kontratave të shërbimit, të cilat do të detyrojnë kompanitë e ofrimit të shërbimit në peshimin e kamionave të mbetjeve përpara se ato të depozitohen për trajtim final.

Bashkitë duhet të zgjedhin dy javë brenda vitit për të zhvilluar fushatën. Metodologjia propozon të zgjidhet një javë në prill dhe një javë në tetor, pasi muajt e verës dhe dimrit mund të mos japin të dhëna mesatare të sakta. Për një javë, çdo kamion së pari duhet të peshohet bosh, përpara rrugës për grumbullimin e mbetjeve dhe më pas të peshohet kur ngarkohet me mbetje. Ky ushtrim duhet të zhvillohet çdo ditë të javës. Të dhënat mesatare të mbledhura nga kjo javë mund të përdoren si të dhëna referenciale për mbetjet e grumbulluara dhe transportuara. Është e rëndësishme që marrëveshja midis bashkive dhe bizneseve të përcaktojë edhe emërimin e supervizorit nga bashkia që do të regjistrojë të dhënat siç tregohet në tabelën më poshtë, gjatë të gjithë periudhës të zhvillimit të ushtrimit (dy javë në vit).

BASHKIA: …                    - NJA: …

Nr.

Java 1 – Muaji Prill

Data

Targa e mjetit teknologjik

Pesha e mjetit bosh

(kg / ton)

Pesha e mjetit të ngarkuar (kg/ton)

Sasia e mbetjeve (kg / ton)

Totali

1.

E hënë

 

Mjeti 1

 

 

 

 

 

 

 

Mjeti 2

 

 

 

 

 

 

 

.

 

 

 

 

2.

E martë

 

Mjeti 1

 

 

 

 

 

 

 

Mjeti 2

 

 

 

 

 

 

 

.

 

 

 

 

3.

E Mërkurë

 

Mjeti 1

 

 

 

 

 

 

 

Mjeti 2

 

 

 

 

 

 

 

.

 

 

 

 

4

E Enjte

 

Mjeti 1

 

 

 

 

 

 

 

Mjeti 2

 

 

 

 

 

 

 

.

 

 

 

 

5

E Premte

 

Mjeti 1

 

 

 

 

 

 

 

Mjeti 2

 

 

 

 

 

 

 

.

 

 

 

 

6

E Shtunë

 

Mjeti 1

 

 

 

 

 

 

 

Mjeti 2

 

 

 

 

 

 

 

.

 

 

 

 

7

E Dielë

 

Mjeti 1

 

 

 

 

 

 

 

Mjeti 2

 

 

 

 

 

 

 

.

 

 

 

 

 

    1. Janë ato bashki të cilat nuk i dërgojnë mbetjet në impiantet e trajtimit, dhe nuk kanë mundësi për të marrë me qera peshore në zonën e tyre. Kjo kategori e bashkive, e cila gjithmonë e më shumë duhet të jetë në pakësim, në terma afatshkurtër mund të huazojë referenca nga bashkitë e tjera për të gjeneruar disa të dhëna në lidhje me sasinë e mbetjeve të grumbullurara. Edhe pse këto vlera, të cilat do të hidhen në databazë do të kenë një burim të dhënash jo plotësisht të sakta, do të japin mundësi për gjenerimin e të dhënave paraprake për një kohë të shkurtër, por bashkitë nuk mund t’i referohen kësaj metode për një kohë të gjatë pasi ka marxhe gabimi të konsiderueshme. Një nga referencat që mund t’i referohen bashkitë është numri i makinave teknologjike që mbushen gjatë ditës dhe shkojnë në vend depozitim. Referencën se sa është pesha e mbetjeve për 1 mjet të mbushur teknologjik mund ta marrin nga bashkitë që realisht i peshojnë mbetjet, ndonëse bashki të ndryshme kanë sjellje të ndryshme dhe shpeh herë mjetet teknologjike mund të kenë më shumë volum sesa peshë. Formati më poshtë mund të jetë një model raportimi nga këto bashki:

Bashkia: …             NJA: …

 

Nr.

Muaji

Data

Numri i transporteve (mjete teknologjike që shkojnë për depozitim final)

Sasia e mbetjeve në një mjet teknologjik të mbushur (kg/ton)

Totali i mbetjeve të transportuara

(kg/ton/ditë)

1.

 

 

 

 

 

2.

 

 

 

 

 

3.

 

 

 

 

 

.

 

 

 

 

 

.

 

 

 

 

 

 

    1. Sasia e mbetjeve të depozituara në incinerator

Kjo sasi matet njësoj si pika 6.3 Sasia e mbetjeve të depozituara në landfill.

 

    1. Besueshmëria e të dhënave

Shkalla e besueshmërisë

Sasia e mbetjeve spitalore

Sasia e mbetjeve inerte

Sasia e mbetjeve te depozituara ne incinerator/landfill

Metoda C (më pak e besueshme)

Nuk

Sipas peshës se kamionëve/makinave teknologjike që transportojnë mbetjet

Metoda B (mesatarisht e besueshme)

Nuk ka

Sigurojnë të dhena nga matjet sporadike me peshore të huazuar për një periudhe kohore të kufizuar në një vit, një ose dy javë sipas sezoneve

Metoda A (shumë e besueshme)

Të dhënat e formate dorëzimit të mbetjeve të rrezikshme për transport dhe trajtim final

Me peshore të instaluara në impiante

  1. Të dhënat për grumbullimin e diferencuar dhe rrymat specifike të mbetjeve

Për sa i takon rrymave specifike të mbetjeve, aktualisht në bashkitë e vendit nuk bëhet grumbullimi i diferencuar i tyre. Në formularin e prezantuar në VKM-ë për statistikat e mbetjeve kërkohet që bashkitë të plotësojnë me vlera për këto sasi mbetjesh, por në kushtet kur grumbullimi i mbetjeve aktualisht është i përzier, këto shifra duhet të deklaron si zero. Megjithatë mënyrat që bashkia mund të aplikojë për gjenerimin e këtyre të dhënave ndahen në tre kategori, të cilat nuk mund të vlerësohen me shkallën e saktësisë, por janë alternativa që bashkia mund të zgjedhë dhe t’i zbatojë në varësi të kushteve dhe potencialit financiar dhe njerëzor që ka në dispozicion.

  1. Të gjitha bizneset që operojnë në territorin e bashkisë dhe merren me prodhimin, pëpunimin, grumbullimin apo trajtimin e rrymave speficike të mbetjeve duhet të raportojnë çdo vit në bashki, sipas detyrimit ligjor të legjislacionit në fuqi për këto rryma. Bashkia mund të zgjedhë të dërgojë kërkesa specifike të gjithë bizneseve për mundësim informacioni.
  2. Bashkia vendos të ngrejë qendra grumbullimi të mbetjeve specifike, të cilat operohen nga operatorë privatë. Sipas legjislacionit për rrymat specifike të mbetjeve, këto biznese duhet të raportojnë një herë në vit në bashki, për sasinë e mbetjeve që grumbullojnë apo trajtojnë. Bashkia zgjedh të bëjë kërkesa gjatë vitit për këta operatorë për raportrim të dhënash.
  3. Bashkia vendos të ngrejë qendra grumbullimi të mbetjeve specifike, të cilat operohen nga vetë ajo. Në këto kushte bashkia duhet të ngrejë një sistem për monitorimin dhe mbajtjen e të dhënave për mbetjet që hyjnë në qëndër (pra për ato që ajo grumbullon) dhe që dalin për trajtim final sipas kategorive specifike. Në këto qendra, Bashkia, apo operatori privat mund të zgjedhë të bëjë rekuperim të produkteve apo materialeve nga përpunimi i produkteve/mbetjeve që hyjnë në qendër.

Në grupin e të dhënave për grumbullimin e diferencuar bëjnë pjesë:

  1. Sasia e mbetjeve plastike kg ose ton /vit 17 02 03/ 15 01 02 – mbetje plastike dhe mbetje ambalazhi plastike
  2. Sasia e mbetjeve të qelqit kg ose ton /vit 15 01 07 – mbetje ambalazhi nga qelqi
  3. Sasia e mbetjeve metalike kg ose ton /vit 17 04 07/ 15 01 04 – Metale të përziera dhe mbetje ambalzhi metalike
  4. Sasia e mbetjeve të drurit ton/m3 17 02 01/ 15 01 03 – dru dhe mbetje ambalazhi druri
  5. Sasia e mbetjeve të letrës dhe kartonit kg ose ton /vit 15 01 01/ 03 03 08 – mbetje ambalazhi letre dhe kartoni dhe mbetje që dalin nga seleksionimi i letrave dhe kartonit për riciklim
  6. Sasia e mbetjeve të baterive të dala jashtë përdorimit 16 06/ 16 06 01*/ 16 06 06* - bateri plumbi dhe elektrolite të ndara të mbeldhura nga bateri dhe akumulatorë
  7. Sasia e mbetjeve të gomave të dala jashtë përdorimit kg ose ton /vit 16 01 03– goma jashtë përdorimit
  8. Sasia e mbetjeve të vajrave të përdorura kg ose ton /vit 12 01 06*/ 12 01 10* - Vajrat minerale të makinerive që përmbajnë halogjene (përveç emulsioneve dhe solucioneve) dhe vajrat sintetik të makinerive
  9. Sasia e mbetjeve nga produktet e kafshëve kg ose ton /vit 02 01 02 – mbetjet nga indet e kafshëve
  10. Sasia e mbetjeve të produkteve të tekstilit kg ose ton /vit 04/ 15 01 09 – mbetjt që dalin nga industria e lëkurëve, peliceritë dhe tekstili dhe mbetje ambalzhi tekstil
  11. Sasia e mbetjeve elektrike dhe elektronike kg ose ton /vit 16 02/ 20 01 36 – mbetje nga pajisjet elektrike dhe elektronike dhe pajisjet e skaduara elektrike dhe elektronike (mbetje të tubave fluorishente dhe mbetje të tjera që përmbajnë mërkur, pajisje skarco që përmbajnë klorofluorokarbone)

Bashkia mund të sigurojë këtë informacion përmes rrugëve të mëposhtme:

  1. Raportimit të çdo kompanie e cila ushtron aktivitet në territorin e bashkisë për grumbullimin e fraksioneve të veçanta të mbetjeve. Bashkitë të duhet të kenë informacion për të gjitha bizneset që operojnë në territorin e tyre, të cilat grumbullojnë apo trajtojnë mbetje të kategorive të ndryshme, si për shembull, fraksione të rrymës të mbetjeve bashkiake, si organike, plastika, letra&karton, qelqi, metalet, druri, tekstili.

Të gjitha njësitë vendore kanë një regjistër të bizneseve private që operojnë në territorin e tyre, pasi atyre u kërkohet të paguajnë taksat dhe tarifat çdo vit. Ndërkohë të gjitha bizneset që operojnë në territorin e bashkisë bazuar në VKM-të për prodhimin e rrymave specifike duhet të raportojnë çdo vit në njësitë vendore, sasinë e mbetjeve që ato prodhojnë dhe menaxhojnë.

Bashkia duhet të kërkojë raportime të rregullta nga këto kompani, në sajë të një formati të caktuar, i cili duhet të specifikojë, burimin e fraksionit të mbetjes, sasinë që grumbullohet dhe trajtohet dhe sasinë e mbetjeve fundore të cilat dalin pas procesit të trajtimit. Është shumë e rëndësishme të specifikohet nga kompanitë burimi i lëndës së parë që ato do të hedhin në proces, apo vetëm do të grumbullojnë, për të kuptuar realisht përqindjen e mbetjeve bashkiake që trajtohen veçantë, dhe në përgjithësi sasinë e fraksioneve specifike, si plastika, qelqi, letër&karton, metale që riciklohen. Ndërkohë, sipas VKM nr. 177, datë 06.03.2012 “Për ambalazhet dhe mbetjet e tyre” Aneksin II të kësaj metodologjie mundësohen dy formate, të cilat bashkia mund t’ia bashkangjisë kërkesës vjetore që ajo i drejtohet bizneseve që merren me prodhimin, pëprpunimin, trajtimin, importin apo eksportin e mbetjeve nga ambalazhet: i) formulari për të dhënat për ambalazhin e hedhur në treg; ii) formulari për të dhënat për ambalazhin e grumbulluar dhe çuar në përpunim, riciklim.

Bashkitë duhet të sigurojnë që të marrin raportime të rregullta mujore nga këto kompani dhe të filtrojnë informacionin e marrë për ta hedhur në databazë. Bashkitë duhet të kenë kontakte të rregullta me këto kompani dhe të ndajnë me to modelin e raportimit të një formati tip, si më poshtë:

Bashkia: …           - Kompania: …              Periudha (muaji): ...

  1. Sasia e totale e mbetjeve të grumbulluara në këtë periudhë / që hyjnë në impiant [kg/periudhë]: …

B. Burimi i lëndës së parë që hyn në impiant (mund të jetë nga mbetjet kontenierët, të ndara ose jo, ose lëndë e parë, që nuk grumbullohet kontenierët)[3]

Produkti

Destinacioni

Sasia e prodhuar

 

[-]

[kg/periudhë]

Dengu i letrave të kompresuara

 

 

Dengu i plastikës të kompresuar

 

 

..

 

 

  1. Totali [kg/periudhë]

 

 

  1. Mbetjet fundore pas procesimit = A -B [kg/periudhë]

 

 

 

Për të patur të dhëna sa më të sakta, do të mundësohet edhe burimi i të dhënave për këto fraksione specifike të rrymës së mbetjeve bashkiake si në tabelën më poshtë:

Bashkia: …           Periudha (viti): ...

 

  1. Materiale jo të rekuperuara *
  1. Materiale të rekuperuara

Potenciali (Materiale totale të mundshme)

Kategoritë e mbetjeve  

Metoda A

Llogaritja:

Sasia totale e mbetjeve bashkiake* përqindja sipas Strategjisë Kombëtare të Mbetjeve 2011

Metoda B

Matjet:

Sasia totale e mbetjeve bashkiake sipas ushtrimit në terren me matjet që do të kryejë bashkia

Sasia e rekuperuar nga kompani të ndryshme

A + B

 

kg/periudhë

kg/periudhë

kg/periudhë

kg/periudhë

Plastikë

 

 

 

 

Letër & Karton

 

 

 

 

 

 

 

 

  1. Raportim të rregullt ditor nga çdo impiant për riciklimin/kompostimin e mbetjeve – Sipas akteve nënligjore për rrymat specifike, të gjitha bizneset të cilat prodhojnë, përpunojnë, importojnë, eksportojnë dhe trajtojnë rryma specifike të mbetjeve duhet të raportojnë rregullisht çdo fund Janari për vitin paraardhës tek njësitë vendore ku ato operojnë. Bashkitë, nisur nga kuadri ligjor në fuqi, për të informuar biznesin dhe për të ndërtuar një marrëdhënie të drejtë dhe reciproke raportimi, mund të dërgojnë njoftime vjetore përpara afatit të dorëzimit të raportimeve tek bizneset përkatëse në territorin e saj. Pjesë e ndërtimit të kësaj marrëdhënie të ndërsjelltë të bashkisë me bizneset janë edhe takimet vjetore që mund të organizohen si iniciativë e bashkisë me bizneset për të sqaruar procedurën e raportimit dhe rëndësinë e tyre.
  2. Vlerësimeve në terren përmes intervistave me sektorin informal / kompanitë e riciklimit që operojnë në territorin e bashkisë. Fakt është që në të gjitha bashkitë ekziston sektori informal, i cili grumbullon rregulisht nga Pikat e grumbullimit të Mbetjeve apo venddepozitimeve të hapura, kryesisht mbetje të riciklueshme, të cilat hyjnë në linjën e përpunimit, pasi i blen sektori i bizneseve të riciklimit. Në këto kushte bashkitë mund të ngrenë ekipe për evidentimin e tyre dhe zhvillimin e intervistave për të kuptuar sasinë e mbetjeve të riciklueshme që ata grumbullojnë dhe që shkon për industrinë e riciklimit. Bashkia mund të zgjedhë që të kryejë intervista apo anketa 1-2 herë në vit me këtë sektor.

Ndërkohë, përveç formularëve të përmendur më lart si formate raportimi apo mbajtje të dhënash nga ana e bashkive apo edhe bizneseve, në Aneksin II janë paraqitur formularët tip që bashkia mund të përdorë për të kërkuar me shkrese zyrtare, të dhëna nga kompanitë që merren me grumbullimin dhe procesimin e rrymave specifike të mbetjeve, 1-2 herë në vit për të kapur afatete e raportimit në institucionet qendrore. Bahskia mund të zgjedhë që të përdorë format e përmendura më lart ose ato në aneks për të kërkuar informacionin për sasitë e rrymave specifike të mbetjeve bizneseve që merren me to.

    1. Besueshmëria e të dhënave

Në mënyrë që të dhënat të jenë të krahasueshme është shumë e rëndësishme që bashkitë të specifikojnë se cilën nga metodat e mësipërme kanë përdorur për të llogaritur sasinë e mbetjeve të grumbulluara në mënyrë të diferencuar:

 

Shkalla e saktësisë

Grumbullimi në mënyrë të diferencuar

 

A (më e saktë)

Raportim i çdo kompanie që ushtron aktivitet në territorin e bashkisë për grumbullimin/trajtimin e fraksioneve të veçanta të mbetjeve

B (mesatarisht e saktë)

Raportim nga impiantet e riciklimit/kompostimit brenda territorit të bashkisë ose në rajon

C (më pak e saktë)

Vlerësime në terren përmes intervistave

 

  1. Të dhënat financiare për llogaritjen e indikatoreve te performances
    1. Kosto e plotë e menaxhimit të mbetjeve lek/banorë/vit lek/ton

Të gjitha bashkitë e vendit duhet të fillojnë zbatimin e VKM nr.319, datë 31.05.2018 “Për miratimin e masave për kostot e menaxhimit të integruar të mbetjeve”, bazuar në Udhëzuesin “Metodat e llogaritjes së kostos dhe tarifës në menaxhimin e mbetjeve të ngurta në nivel njësie të qeverisjes vendore në Shqipëri” të hartuar nga dldp, HELVETAS, për llogaritjen e plotë të kostos së shërbimit të menaxhimit të mbetjeve, ku merren në konsideratë të gjitha shërbimet e mbetjeve. Për këtë arsye, bashkitë duhet të jenë shumë të qartë, dhe të kenë të dhëna reale për:

  • Zonën e shërbimit dhe llojin e saj (urbane, sub-urbane apo rurale)
  • Numrin e popullisë që ata japin shërbimin
  • Numrin e turistave sezonale
  • Normën e gjenerimit të mbetjeve
  • Llojin e mjeteve teknologjike/ kontenierëve në terren
  • Gjatësinë e rrugës së plotë për grumbullimin e mbetjeve në zonën e shërbimit
  • Distanca për në pikën fundore të trajtimit të mbetjeve
  • Potencialisht frekuencën e ofrimit të shërbimit në zonat përkatëse
  • Tarifën e depozitimit të mbetjeve në impiant

Në kërkesat për raportime, bashkive ju kërkohen që të raportojnë në lidhje me koston e shërbimeve dhe mirëmbajtjes, planifikimin e të ardhurave dhe realizimin e tyre nga tarifa e pastrimit. Ndonëse pjesa më e madhe e bashkive mund t’i kenë këto të dhëna, ato janë të gjeneruara në mënyra të ndryshme. Në lidhje me këto tre vlera, më poshtë jepën mënyrat e nga më e sakta deri tek më pak e sakta për gjenerimin e këtyre të dhënave:

I. Kosto e shërbimeve dhe e mirëmbajtjes

  1. Llogaritja e kostos sipas modelit të miratuar me VKM nr.319, datë 31.05.2018 “Për miratimin e masave për kostot e menaxhimit të integruar të mbetjeve” dhe miratimi i saj në buxhetin vjetor të bashkisë nga Këshilli Bashkiak. Kjo është mënyra më e saktë për koston e shërbimeve, pasi llogaritet nga metodologjia e miratuar me VKM-ë dhe më pas miratohet dhe bëhet zyrtare nga vendimi për buxhetin vjetor të Këshillit Bashkiak, dhe disponohet nga Zyra e Financës dhe Buxhetit në Bashki. 
  2. Llogaritja e kostos jo me modelin e kostos sipas VKM-së, por e miratuar nga Këshilli Bashkiak në buxhetin vjetor të bashkië. Kjo është mënyra mesatarisht më e saktë, ku ndonëse kosto nuk është llogaritur sipas modelit, por nga konstatimet e bashkive për zërat kryesore të kostos (si kosto e transportit, kosto e mirëmbajtjes dhe amortizimit dhe kosto e punonjësve), ajo është e miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak në buxhetin vjetor të bashkisë dhe disponohet nga Zyra e Financës dhe Buxhetit në Bashki.
  3. Kosto për shërbimin e mbetjeve nuk është llogaritur as sipas modelit të VKM-së, as sipas konstatimeve të bashkisë për zërat kryesor të kostos, por është një buxhet total për shërbimet publike i miratuar me vendim të Këshillit Bashkia. Kjo është metodoa më pak e saktë, pasi nuk kemi një shifër të saktë se sa kushton shërbimi për menaxhimin e mbetjeve, por vetëm një buxhet total, i cili është për të gjitha shërbimet publike, i cili mund të jetë i detajuar ose jo për shërbimin e mbetjeve.

Shkalla e besueshmërisë

Kosto e shërbimeve dhe mirëmbajtjes

A (më e saktë)

Kosto sipas modelit të VKM-së dhe miratuar në Këshill Bashkiak

B (mesatarisht e saktë)

Kosto sipas konstatimeve për zërat kryesorë të shërbimit dhe miratuar në Këshill Bashkiak

C (më pak e saktë)

Kosto totale për shërbimet publike e miratuar në Këshill Bashkiak 

 

    1. Planifikimi i të ardhurave nga tarifa e pastrimit
  1. Të ardhurat e planifikuara të llogaritura nga niveli i tarifave, të llogaritur sipas VKM-së për çdo kategori të konsumatorëve, dhe miratuar në Paketën Fiskale me vendim Këshilli Bashkiak, me numrin e klientëve sipas kategorive në databazën e instaluar në Zyrën e Taksave dhe Tarifave vendore në bashki. Kjo është mënyra më e saktë për planifikimin e të ardhurave, ku bashkia llogarit tarifat bazuar në koston e shërbimit sipas modelit të miratuar me VKM-ë për çdo kategori të konsumatorëve, dhe planifikon të ardhurat bazuar në numrin e klientëve të detajuar sipas kategorive, të miratuara në Paketën Fiskale me vendim të Këshillit Bashkiak.
  2. Të ardhurat e planifikuara të llogarituar nga niveli i tarifave të miratuara me vendim të Këshillit Bashkiak sipas kategorive të konsumatorëve (jo të llogaritura sipas VKM-së) me numrin e klientëve sipas kategorive në databazën e instaluar në zyrën e taksave dhe tarifave vendore në bashki. Kjo është metoda mesatarisht e saktë, ku tarifat janë përcaktuara nga bashkia për kategori të ndryshme të konsumatorëve, pa marrë në konsideratë koston e shërbimit. Zyra e tarifave dhe taksave, në sajë të databazës së klientëve planifikon potencilaisht të ardhurat që duhet të mblidhen në bashki sipas tarifave të miratuara në Paketën Fiskale të vitit përkatës.
  3. Të ardhurat e planifikikuara llogariten si një total i mundshëm (pa u detajuar për secilën kategori sipas nivelit përkatës të tarifës së pastrimit të miratuar me Paketë Fiskale), i cili mund të jetë një shumë e huazuar nga viti parardhës, ose mund të jetë një shifër e cila përputhet me shpenzimet për shërbimin e mbetjeve, për të synuar mbulimin e kostos. Kjo është metodoa më pak e saktë, pasi nuk merr në konsideratë nivelin e tarifave (pavarësisht si janë miratuar) dhe gjithashtu nuk merr në konsideratë kategoritë e detajuara të konsumatorëve.

Shkalla e besueshmërisë

Planifikimi i të ardhurave nga tarfa e pastrimit

A (më e saktë)

Planifikimi i të ardhurave sipas tarifave të llogaritura për çdo kategori konsumatorësh, sipas modelit të VKM-së, miratuar në Paketë Fiskale dhe me numrin e detajuar të konsumatorëve në databzën e Zyrës të Taksave dhe Tarifave vendore

B (mesatarisht e saktë)

Planifikimi i të ardhurave sipas tarifave (jo sipas VKM-së) të miratuar në Paketë Fiskale dhe me numrin e detajuar të konsumatorëve në databzën e Zyrës të Taksave dhe Tarifave vendore

C (më pak e saktë)

Të ardhurat e planifikikuara llogariten si një total i mundshëm (pa u detajuar për secilën kategori sipas nivelit përkatës të tarifës së pastrimit të miratuar me Paketë Fiskale), si një shumë e huazuar nga viti parardhës, ose që përputhet me shpenzimet për shërbimin e mbetjeve

    1. Realizimi i të ardhurave nga tarifa e pastrimit
  1. Të ardhurat e realizuara nga tarifa e pastrimit mblidhen nga Zyrat e Taksave dhe Tarifave vendore bazuar nga arkëtimet e faturave të personalizuara për secilën kategori të konsumatorëve. Kjo është metoda më e saktë, ku zyra e tarifave dhe taksave vendore hedh në databazën e saj pagesat e personalizuara për secilën kategori të konsumatorëve të detajuar. Këto të ardhura mund të mblidhen nga vetë zyra e taksave dhe tarifave vendore, ose nga agjentë të jashtëm, të cilët ja komunikojnnë zyrës së bashkisë.
  2. Të ardhurat e realizuara nga tarifa e pastrimit mblidhen nga Zyra e Taksave dhe Tarifave vendore si total, pa u detajuar sipas kategorive të konsumatorëve. Kjo është metoda mesatarisht e saktë, ku zyra e taksave dhe tarifave vendore, nuk mban evidenca të detajuara për secilën kategori të konsumatorëve, por thjeshtë arkëton tarifat e pastrimit si total për të gjithë bashkinë (pa kuptuar cila kategori ka kontribuar më shumë dhe sa përqind e tyre kanë paguar).
  3. Të ardhurat e realizuara nga tarifa e pastrimit nuk mblidhen të veçanta nga tarifat e tjera, por janë një shumë totale e të gjithë tarifave vendore të paguara nga konsumatorë të ndryshëm. Kjo është metoda më pak e saktë, pasi zyra e taksave dhe tarifa vendore ka një informacion shumë të përgjithshëm me detyrimet vendore që duhet të paguajnë konsumatorë të ndryshëm, por nuk ka të detajuar në databazë shumat përkatëse për secilën kategori të tarifave vendore. Në këtë rast bashkia e ka të pamundur të kuptojë realizimin vjetor të të ardhurave nga tarifa e pastrimit.

Shkalla e besueshmërisë

Realizimi i të ardhurave nga tarifa e pastrimit

A (më e saktë)

Të ardhurat e realizuara nga tarifa e pastrimit bazuar nga arkëtimet e faturave të personalizuara për secilën kategori të konsumatorëve

B (mesatarisht e saktë)

Të ardhurat e realizuara nga tarifa e pastrimit si total, pa u detajuar sipas kategorive të konsumatorëve

C (më pak e saktë)

Të ardhurat e realizuara nga tarifa e pastrimit si një shumë totale e të gjithë tarifave vendore të paguara nga konsumatorë të ndryshëm

 

    1. Sasia e të ardhurave të planifikuara dhe të grumbulluara nga tarifat e menaxhimit të mbetjeve

Ndërkohë, zyra e taksave dhe tarifave në bashki, është përgjegjëse për mbajtjen e të dhënave në lidhje me nivelin e tarifave për konsumatorët, planifikimin e tyre dhe realizimit të të ardhurave. Ata duhet të kenë parasysh dhe t'i kushtojnë vëmendje, së bashku me zyrën e financave dhe zyrën e shërbimeve publike, që të hartojnë një politikë fiskale të përshtatshme për kontekstin vendor, duke synuar sigurimin e qëndrueshëm të shërbimit dhe rikuperimin e plotë të kostos.

Të gjitha të dhëna që kërkohen duhet të grumbullohen pranë zyrës së taksave dhe tarifave dhe të përditësohen rregullisht, bazuar në të gjitha ndryshimet e zhvilluara në kohë reale. Kërkohet që të adresohen shifra specifike për të tre llojet e konsumatorëve, për të kuptuar peshën që ato kanë në të ardhurat fiskale, dhe cili konsumator kontribon më shumë (ka barrën më të lartë) në mbulimin e kostos nga tarifat. Kjo do të ndihmojë bashkitë të kuptojnë nëse politikat e tyre fiskale në kohë duhet të ndryshohen kundrejt konsumatorëve.

Gjithashtu është e rëndësishme që të ardhurat të jenë mbledhur në të njëjtin vit financiar, duke shmangur kështu krijimin dhe akumulimin e borxheve. Të ardhurat vjetore nga menaxhimi i mbetjeve përfshijnë vetëm të ardhurat e mbledhura për faturat e dërguara përgjatë vitit në fjalë. Nga këto të ardhura duhet të përjashtohet mbledhja e borxheve nga vitet e mëparëshme:

Konsumatorët

Nr.

Tarifa

Parashikimi për vitin 2019

Grumbullimi për vitin 2019

Familjare

 

 

 

 

Biznese të vogla

 

 

 

 

Biznese të mëdha

 

 

 

 

Institucione

 

 

 

 

Total

 

 

 

 

 

Në mënyrë që të dhënat të jenë të krahasueshme është shumë e rëndësishme që bashkitë të specifikojnë së cilën nga metodat e mësipërme kanë përdorur për të llogaritur të ardhurat e parashikuara dhe të grumbulluara

 

Shkalla e saktësisë

Parashikimi dhe grumbullimi i të ardhurave

A (më e saktë)

Bashkitë lëshojnë faturë që specifikon tarifën e mbetjeve për çdo kategori klienti. Rekorde të mbledhjes së faturave mirëmbahen për çdo cikël të lëshimit të faturave. Mbledhjet e faturave janë të identifikuara kundrejt çdo fature specifike që është lëshuar.

Struktura e kodeve të kontabilitetit gjithashtu lejon monitorimin e lëshimit të faturave dhe mbledhjes së tyre për çdo zonë/njësi administrative të NJVQV-së.

B (mesatarisht e saktë)

Ekziston një ndarje e qartë e të ardhurave të mbledhura në vitin aktual me mbledhjen e borxheve të akumuluara në vite. Megjithate të ardhurat e mbledhura nuk përputhen kundrejt faturave specifike të lëshuara në atë vit.

C (më pak e saktë)

Bashkitë nuk lëshojnë fatura për të gjithë klientët, ose faturat janë për disa tarifa sëbashku. Gjithashtu nuk ekziston një regjistër që të ndajë të ardhurat e prapambetura (borxheve) nga të ardhurat e mbledhura përgjatë vitit aktual. Struktura e kodeve të kontabilitetit nuk na mundëson një ndarje të qartë të të ardhurave.

 

  1. Matja e performancës së shërbimit
    1. Indikatori 1 – Mbulimi i zonës me shërbim (në %)

Ky indikator shpreh sasinë e mbetjeve urbane të mbledhura në NJVQV, nga autoritetet e autorizuara për kryerjen e këtij shërbimi, kundrejt sasisë totale të mbetjeve të prodhuara në këtë NjQV. Ky indikator është i thjeshtë për t’u matur dhe është gjerësisht i sugjeruar nga literatura për t’u përdorur në matjen e eficencës së grumbullimit të mbetjeve. Megjithatë besueshmëria e tij varet shumë nga metodat e përdorura për gjenerimin e të dhënave që përdoren për matjen e këtij indikatori (shiko pikat e mësipërme) si në formulën e mëposhtme:

 

    1. Indikatori 2 – Shkalla e grumbullimit të diferencuar të mbetjeve

Ky indikator shpreh sasinë e mbetjeve urbane të mbledhura në mënyrë të diferencuar në NJVQV nga autoritetet e autorizuara për kryerjen e këtij shërbimi. Eshtë e rëndësishme që ky indikator të llogaritet mbi bazën e sasinë së mbetjeve të mbledhura në mënyrë të veçuar, të cilat arrijnë të ndara në qendrat e trajtimit (impiantet). Nëse është e mundur dhe ekziston informacioni i sasisë së mbetjeve të mbledhura nga sektori informal në pika të ndryshme të sistemit, atëherë duhet që, sasisë së mbetjeve që mbërijnë të ndara në qendrat e trajtimit t’u shtohet edhe sasia e grumbulluar në mënyrë të veçuar nga sektori informal. Besueshmeria e tij varet shumë nga metodat e përdorura për gjenerimin e të dhënave që përdoren për matjen e këtij indikatori (shiko pikat e mësipërme) si në formulën e mëposhtme:

    1. Indikatori 3 - Shkalla e trajtimit të mbetjeve në përputhje me legjislacionin

Ky indikator shpreh sasinë e mbetjeve që trajtohet në landfill, incinerator, impiant kompostimi apo riciklimi, të cilat janë projektuar, ndërtuar si dhe operojnë dhe mirëmbahen në përputhje me standardet e aprovuara nga institucionet e nivelit qëndror. Besueshmëria e tij varet shumë nga metodat e përdorura për gjenerimin e të dhënave që përdoren për matjen e këtij indikatori (shiko pikat e mësipërme) si në formulën e mëposhtme:

 

    1. Indikatori 4 – Eficienca në mbledhjen e tarifave

Ky indikator shpreh se sa është shkalla e realizimit të planifikimit në mbledhjen e tarifave. Ky indikator është i përcaktuar si përqindje e raportit të të ardhurave të grumbulluara në vitin aktual me totalin e të ardhurave të planifikuara për këtë vit. Besueshmeria e tij varet shumë nga metodat e përdorura për gjenerimin e të dhënave që përdoren për matjen e këtij indikatori (shiko pikat e mësipërme) si në formulën e mëposhtme.

 

    1. Indikatori 5 – Shkalla e rikuperimit të kostos

Ky indikator shpreh se sa është shkalla e mbulimit të kostos operative të menaxhimit të mbetjeve nga NJVQV, nga të ardhurat që lidhen ekskluzivisht me menaxhimin e mbetjeve. Ky indikator është i përcaktuar si një përqindje e të ardhurave operative në sistemin e menaxhimit te mbetjeve në raport me koston operative të sherbimit. Besueshmeria e tij varet shumë nga metodat e përdorura për gjenerimin e të dhënave që përdoren për matjen e këtij indikatori (shiko pikat e mësipërme) si në formulën e mëposhtme.

 

    1. Indikatori 6 – Cilësia e shërbimit

Ky është një indikator cilësor i përbërë, i cili është detajuar në 5 nën-komponentë, ku secili prej tyre vlerësohet me pikë sipas kritere të vlerësimit të përshkruar në tabelën e mëposhtme:

 

1

Prezenca e konteniereve të dëmtuar që nuk janë riparuar (pa rrota, të deformuar pa kapak)

Kontenierë shumë të dëmtuar, të djegur                                                                 

Kontenierë me dëmtime strukturore (të deformuar, të çarë)                                      

Kontenierë me dëmtime mesatare (mungesë rrotash)                                             

Kontenierë pak të dëmtuar me (mungesa kapaku)                                                 

Kontenierë shumë pak të dëmtuar                                                                         

0 pikë

5 pikë

10 pikë

15 pikë

20 pikë

2

Prezenca e mbetjeve të akumuluara rreth kontenierit pas kryerjes së shërbimit

Prezencë e madhe e mbeteve te hapura ne toke rreth kontenierëve ose anës tyre   

Prezencë e qeseve të mbyllura me mbetje rreth kontenierëve                           

Prezencë e pakët e mbetjeve të pafshira përreth kontenierëve

Prezencë e vogël e mbetjeve dhe mosdisinfektim i kontenierëve

Kontenierë të pastër të dezinfektuar dhe të larë                                                       

0 pikë

5 pikë

10 pikë

15 pikë

20 pikë

3

Prezenca e mbetjeve në rrugët kryesore pas kryerjes së fshirjes/larjes

Prezencë shumë e madhe e mbetjeve të hapura në të gjithë sipërfaqen e rrugës

Prezencë e madhe e mbetjeve të përhapura anës rrugës pranë trotuarëve

Prezencë mesatare e mbetjeve anës kunetave të rrugëve                                     Prezencë e vogël e mbetjeve, copa të vogla mbetjesh të riciklueshme                     Prezencë shumë e vogël e mbetjeve                                                               

0 pikë

5 pikë

10 pikë

15 pikë

20 pikë

4

Prezenca e mbetjeve në periferi, pika ilegale dhe djegia e mbetjeve në kontenierë

Prezencë e mbetjeve që digjen anës rrugëve

Prezencë e pikave ilegale historike të grumbullimit të mbetjeve

Prezencë e mbetjeve të përhapura në rrugë si pasojë e mungesës së grumbullimit

Prezencë e vogël e mbetjeve vetëm përreth kontenierëve

Prezencë shumë e vogël e mbetjeve të përhapura në rrugë

0 pikë

5 pikë

10 pikë

15 pikë

20 pikë

5

Përdorimi i mjeteve personale mbrojtëse nga puntorët e pastrimit dhe zbatimi i protokollove në rast incidentesh

Nuk ka asnjë përputhje me përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse

Ka përputhje të ulët

Ka përputhje të mesme

Ka përputhje mesatarisht të lartë

Ka përputhje të larte

0 pikë

5 pikë

10 pikë

15 pikë

20 pikë

 

Ky indikator vlerësohet dy herë, nga vetë inspektorët e shërbimit në bashki dhe nga vlerësues monitorues jashtë bashkisë. Ai llogaritet si mesatarizim i pikëve të grumbulluara për çdo nën- komponent.

 

    1. Indikatori 7 – Kënaqësia e publikut

Ky indikator mund të llogaritet në dy mënyra:

  1. Matja e eficencës në adresimin e ankesave të klientëve:
     

     
  2. Matja e shkallës së kënaqësisë së publikut për shërbimin e pastrimit. Kjo realizohet me anë të një pyetësori që është bashkëlidhur në aneksin e kësaj metodologjie.

 

    1. Indikatori 8 – Vlerësimi i rolit të bashkisë në cilësinë e shërbimit të ofruar

Ky është një indikator cilësor i përbërë, i cili është detajuar në 5 nën-komponentë, ku secili prej tyre vlerësohet me pikë sipas kritereve të vlerësimit të përshkruar në tabelën e mëposhtme:

 

1

Plani lokal për menaxhimin e mbetjeve

Nëse bashkia nuk ka plan për menaxhimin e mbetjeve

Nëse bashkia ka një plan të pamiratuar nga Këshilli Bashkiak

Nëse plani është i miratuar nga Këshilli Bashkiak

Nëse plani është në koherencë me politikat kombëtare

Nëse plani është i shoqëruar edhe me rregulloren e brendshme të menaxhimit të mbetjeve të miratuar në Këshillin Bashkiak

0 pikë

5 pikë

10 pikë

15 pikë

20 pikë

2

Zbatueshmëria e planit

Nëse raporti i aktiviteteve të zbatuara me ato të planifikuara në planin lokal të menaxhimit të mbetjeve është < 30%

Nëse raporti i aktiviteteve të zbatuara me ato të planifikuara në planin lokal të menaxhimit të mbetjeve është 31 - 40 %

Nëse raporti i aktiviteteve të zbatuara me ato të planifikuara në planin lokal të menaxhimit të mbetjeve është 41 - 60 %

Nëse raporti i aktiviteteve të zbatuara me ato të planifikuara në planin lokal të menaxhimit të mbetjeve është 61 - 80 %

Nëse raporti i aktiviteteve të zbatuara me ato të planifikuara në planin lokal të menaxhimit të mbetjeve është > 81 % 

0 pikë

5 pikë

10 pikë

15 pikë

20 pikë

3

Struktura organizative

Nëse bashkia ka vetëm një person përgjegjës për menaxhimin e mbetjeve                                       

Nëse bashkia ka një strukturë me të paktën 3 persona (sektor)                                        Nëse bashkia ka një departament me disa sektorë/me detyra dhe përgjegjësi të përcaktuara

Nëse të gjitha vendet e strukturës janë të plotësuara me staf të përshtatshëm për atë pozicion

Nëse stafi trajnohet të paktën 2 herë në vit për çështjet e menaxhimit të mbetjeve

0 pikë

5 pikë

10 pikë

15 pikë

20 pikë

4

Ekzistenca e të dhënave për mbetjet / databazë

Bashkia ka evidenca të matjes ditore mujore të sasisë së grumbulluar të mbetjeve, por jo një databazë, ku rregjistron çdo ditë/muaj këto të dhëna                              Bashkia ka një rregjistër për të dhënat, por të fragmentarizuar, jo të plotësuar të papërditësuar

Bashkia kryen matje dhe vlerësime në mënyrë të rregullt të sasisë së gjeneruar të mbetjeve, përbërjes mercologjike, sasisë së grumbulluar, të ricikluar & trajtuar

Bashkia plotëson databazën bazuar vetëm në matje sipas procedurave dhe metodologjive standarte dhe jo në bazë të sugjerimeve/ vlerësimeve/ përafrimeve

Bashkia ka staf të dedikuar për grumbullimin dhe përditësimin e të dhënave dhe për vlerësimin e performancës së shërbimit                                                                 

0 pikë

5 pikë

10 pikë

15 pikë

20 pikë

5

Sistemi i monitorimit

Bashkia ka supervizor për monitorimin e shërbimit/por ka mungesë evidencash statistikore që përcaktojnë sasinë dhe cilësinë e shërbimit të ofruar

Bashkia ka supervizor për monitorimin dhe evidenca përshkrimore për shërbimin, por mungojnë indikatorët e performancës dhe matjes së cilësisë së shërbimit

Bashkia ka procedura standarte të miratuara për monitorimin e shërbimit dhe matjen e indikatorëve të performancës

Bashkia ka hartuar penalitete për moskryerjen e shërbimit sipas kontratës të miratuara në këshillin bashkiak

Bashkia ka supervizor të kualifikuar mjaftueshëm për sistemin e monitorimit dhe me akses në mjetet e transportit

0 pikë

5 pikë

10 pikë

15 pikë

20 pikë

 

Ky indikator vlerësohet dy herë, nga vetë inspektorët e shërbimit në bashki dhe nga vlerësues monitorues jashtë bashkisë. Ai llogaritet si mesatarizim i pikëve të grumbulluara për çdo nën- komponent

 

 

 

Aneks I – Pyetësori për matjen e kënaqësisë së publikut

 

Pyetësor për vlerësimin e kënaqësisë qytetare për shërbimin e menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë ………..

 

 

Bashkia

Njësia administrative

Data e intervistës

Nr. i pyetësorit

...............         

         ....................

......................

............

 

Ky pyetësor realizohet nga Bashkia ............. dhe ka si qëllim të vlerësoje shkallën e kënaqësisë së qytetarëve për shërbimin e pastrimit të ofruar nga Bashkia ........ Përgjigjet Tuaja janë konfidenciale, dhe nuk do të publikohen apo nuk do të përdoren për asnjë qëllim tjetër përveçse për të vlerësuar shërbimin e menaxhimit të mbetjeve.

 

 

 

 

1. A ofrohet shërbimi i grumbullimit, transportit dhe pastrimit te rrugeve në zonën ku ju banoni?

a

Po

 

b

Jo

 

    1. Nëse po, sa të kënaqur jeni ju me cilësinë e shërbimit të pastrimit në zonën ku ju banoni?

a

Shumë të kënaqur

 

b

Të kënaqur

 

c

Neutral

d

Të pakënaqur

 

e

Shumë të pakënaqur

 

f

Tjeter_____________

 

 

    1. Nese jo cilat prej alterativave të mëposhtme ju mendoni që ndikonë më shumë në cilësinë aktuale të shërbimit të pastrimit në zonën ku ju banoni?

a

Nr i konteniereve nuk është i mjaftueshëm

 

b

Frekuenca e shërbimit nuk është e mjaftueshme

 

c

Kontenieret tejmbushen nga bizneset e zonës

d

Qytetaret i hedhin mbetjet jashtë konteniereve

 

e

Aktiviteti ilegal i grumbulluesëve të mbetjeve të riciklueshme

 

f

Tjeter_____________

 

 

  1. A është i mjaftueshëm numri i kontenierëve për grumbullimin e mbetjeve në zonën ku ju banoni?

a

Po

 

b

Jo

 

c

Tjeter__________________________

 

 

  1. Sipas informacionit që ju keni, sa herë ndodh mbledhja e mbetjeve në zonën ku ju banoni?

a

Çdo ditë

 

b

2 herë në dite

 

c

Sa here______ në javë

d

Nuk ka rregull

 

e

Nuk e di

 

f

Tjeter___________________

 

 

  1. Sipas mendimi tuaj si do të vlerësonit, Ju shkallën e pastërtisë së rrugëve dhe shesheve kryesore në bashkinë tuaj?

a

Shumë të pastërta

 

b

Të pastra

 

c

Neutral

d

Të papastra

 

e

Shumë të papapastra

 

f

Tjeter______________________________

 

  1. Sipas mendimit tuaj cili nga faktorët e mëposhtëm ndikon më shumë në cilësinë e shërbimit të pastrimit në zonën ku ju banoni?

a

Prezencë e mbetjeve të akumuluara përreth  kontenierëve para se të kryhet shërbimi

 

b

Prezencë e mbetjeve të akumuluara përreth  kontenierëve pasi kryhet shërbimi

 

c

Prezenca e mbeturinave në rrugët kryesore të qytetit dhe në vendet më të populluara

d

Prezencë e mbetjeve të akumuluara në rrugët periferike ose anës tyre

 

e

Djegie e mbeturinave në zonat periferike/rurale

 

f

Tjeter_____________

 

 

  1. A paguani ju një tarifë për shërbimin e pastrimit?                                  

a

Po

 

b

Jo

 

c

Tjeter__________________________

                                                                                            

6.1 Nëse po sa është tarifa për shërbimin e pastrimit që ju paguani? __________________ lek/vit

 

6.2 Nëse jo cila është arësyeja që Ju nuk e paguani tarifën e shërbimit?

______________________________________________________________________

 

  1. A do të ishit Ju të gatshëm të paguanit një tarifë më të lartë për një qytet më të pastër? Ju lutemi zgjidhni një prej alternativave te meposhtme:

a

Po

 

b

Jo

 

c

Tjeter__________________________

 

  1. A jeni ju të informuar për çështje e shërbimit të pastrimit si grumbulllimi, transporti dhe ku asgjesohen mbetjet?

a

Po

 

b

Jo

 

8.1. Nëse po, nëpërmjet kujt mjeteve të komunikimit e merrni ju këtë informacion?

a

Media lokale

 

e

Faqet e internetit te bashkise dhe rrjetet sociale të saja

b

Fatura që më vjen në shtëpi ka informacion ndërgjegjësues

 

f

Rrethi shoqëror

c

Fletëpalosjeve të ndryshmë

 

g

Tjetër (specifiko)

d

Njoftimeve të shpallura nga bashkia në këndin e njoftimeve

 

 

 

  1. Sipas mendimit tuaj si mund të ndikojnë qytetarët në përmirësimin e shërbimit të pastrimit? Ju lutemi zgjidhni nga 1 deri ne 3 nga alternativat e mëposhtme duke i renditur sipas rëndësisë duke filluar nga 1 si më e rëndësishmja:                                                                                                                   

a

Të paguajnë tarifën e pastrimit         

 

d

Pastrim vullnetar

b

Të hedhin mbetjet në vendin e caktuar

 

e

Nuk e di

c

Të mbajnë pastër hapësirat publike   

 

f

Tjetër

 

  1. Sipas mendimit tuaj cilat prej masave të mëposhtme Bashkia duhet të ndërmarrë në drejtim të përmirësimit të cilësisë së shërbimit të pastrimit? Ju lutemi zgjidhni nga 1 deri ne 3 nga alternativat e mëposhtme duke i renditur sipas rëndësisë duke filluar nga 1 si më e rëndësishmja:
       

a

Të rrisë frekuencen e ofrimit te sherbimit         

 

d

Të ofrojë infrastrukturën për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve

b

Të shtojë numrin e puntorëve që mirëmbajnë rrugët dhe sheshet kryesore

 

e

Të risë tarifën e pastrimit për të financuar një shërbim më të mirë

c

Të shtoje numrin e konteniereve dhe koshave rrugore   

 

f

Të intensifikojë komunikimin me qytetarët dhe bizneset përmes fushatave të informimit dhe sensibilizimit

g

Tjeter

 

 

Duke ju falenderuar për pergjigjet, në përfundim të këtij pyetësori do të dëshironim të kishim një vlerësim final nga Ju për cilësinë e shërbimit të pastrimit për bashkinë Shkodër. Nga 1 deri tek 10 cilën notë do ti jepnit këtij shërbimi?

 

 

Aneks II – Formularët që mund të përdroen nga bashkitë për të kërkuar raportime të rregullta nga kompanitë që merren me grumbullimin dhe trajtimin e rrymave specifike të mbetjeve.

 

I. Formulari për të dhënat për ambalazhin e hedhur në treg

 

1. Të dhënat për ambalazhin e hedhur në treg: _________________datë

2.Të dhënat për prodhuesin: Kompania _______________; Personi i Kontaktit ________________; Adresa:______________

3. Të dhënat për llojin dhe sasinë e ambalazhit që është hedhur në treg

Lloji i materialit të ambalazhit

Sasia e

hedhur në treg (kg/vit)

Sasia e ambalazhit të

hedhur në treg-njësia e ambalazhit (copë)

Sasia e ambalazhit të:

eksportuar (kg/vit)

Sasia e ambalazhit të: Importuar (kg/vit)

Qelq

 

 

 

 

Metal

 

 

 

 

Letër/ Karton dhe ambalazh shumë shtresor

 

 

 

 

Plastikë

 

 

 

 

Dru

 

 

 

 

Amabalzh prej materialeve të tjera

 

 

 

 

Personi përgjegjës për të dhënat:___________________________________

 

II. Formulari për të dhënat për ambalazhin e grumbulluar dhe çuar në përpunim, riciklim

 

1. Të dhënat për ambalazhin e grumbulluar dhe çuar në përpunim, riciklim: _________________datë

2.Të dhënat për prodhuesin: Kompania _______________; Personi i Kontaktit ________________; Adresa:______________

3. Të dhënat për llojin dhe sasinë e ambalazhit që është hedhur në treg

Lloji i materialit të ambalazhit

Sasia e

përgjithshme e

grumbulluar

(kg/vit)

Sasia për

riciklim

(kg/vit)

Sasia për mënyra të

tjera të përpunimit

(kg/vit)

Sasia e

Eksportuar (kg/vit)

Qelq

 

 

 

 

Metal

 

 

 

 

Letër/ Karton dhe ambalazh shumë shtresor

 

 

 

 

Plastikë

 

 

 

 

Dru

 

 

 

 

Amabalzh prej materialeve të tjera

 

 

 

 

Personi përgjegjës për të dhënat:_____________________________________

 

III. Formularë për të dhënat për sasinë e mbetjeve inerte

A. – Për operatorët e pikave të grumbullimit të mbetjeve inerte

 

1. Të dhënat për sasinë e mbetjeve inerte që transportohen në pikën e grumbullimit të mbetjeve inerte: _________________datë

2.Të dhënat për operatorin: Kompania _______________; Personi i Kontaktit ________________; Adresa:______________

3. Të dhënat për sasinë e mbetjeve inerte

Kodi i mbetjeve inerte 

17 09 04

Sasia e

përgjithshme e

grumbulluar në pikë

(kg/vit)

Sasia që ka shkuar për

ripërdorim

(kg/vit)

Sasia për mënyra të

tjera të përpunimit

(kg/vit)

Sasia e

Eksportuar (kg/vit)

Mbetje të përziera nga ndërtimi dhe prishjet (jo të rrezikshme)

 

 

 

 

Mbetje ndërtimi dhe prishjeve që përmbajnë mërkur (Hg)

 

 

 

 

Mbetje ndërtimi dhe prishjeve që përmbajnë PCB

 

 

 

 

Mbetje nga ndërtimi dhe të prishjeve, duke përfshirë mbetjet e përziera që përmbajnë substanca të rrezikshme

 

 

 

 

Total

 

 

 

 

Personi përgjegjës për të dhënat:___________________________________

 

B. – Subjektet e ndërtimit në territorin e bashkisë

 

1. Të dhënat për sasinë e mbetjeve inerte që gjenerohen në kantierin e ndërtimit: _________________datë

2.Të dhënat për operatorin: Kompania _______________; Personi i Kontaktit ________________; Adresa:______________

3. Të dhënat për sasinë e mbetjeve inerte

Kodi i mbetjeve inerte 

17 09 04

Sasia e

përgjithshme e

gjeneruar në kantier

(kg/vit)

Sasia që ka shkuar për

ripërdorim

(kg/vit)

Sasia për mënyra të

tjera të përpunimit

(kg/vit)

Sasia e

Eksportuar (kg/vit)

Mbetje të përziera nga ndërtimi dhe prishjet (jo të rrezikshme)

 

 

 

 

Mbetje ndërtimi dhe prishjeve që përmbajnë mërkur (Hg)

 

 

 

 

Mbetje ndërtimi dhe prishjeve që përmbajnë PCB

 

 

 

 

Mbetje nga ndërtimi dhe të prishjeve, duke përfshirë mbetjet e përziera që përmbajnë substanca të rrezikshme

 

 

 

 

Total

 

 

 

 

Personi përgjegjës për të dhënat: _____________________________________

 

IV. Formularë për të dhënat për sasinë e mbetjeve nga pajisjet elektrike dhe elektronike

 

1. Të dhënat për sasinë e mbetjeve nga pajisjet elektrike dhe elektronike që gjenerohen nga subjekti: _________________datë

2.Të dhënat për operatorin: Kompania _______________; Personi i Kontaktit ________________; Adresa:______________

3. Të dhënat për sasinë e mbetjeve nga pajisjet elektrike dhe elektronike

Kodi i mbetjeve nga pajisjet elektrike dhe elektronike   

16 02 / 20 01 36

Sasia e

përgjithshme e

gjeneruar

(kg/vit)

Sasia që ka shkuar për ripërdorim

(kg/vit)

Sasia për mënyra të tjera të përpunimit

(kg/vit)

Sasia e

Eksportuar (kg/vit)

Mbetjet nga pajisjte elektrike dhe elektronike

 

 

 

 

Pajisjet e skaduara elektrike dhe elektronike - Mbetje të tubave fluorishente dhe mbetje të tjera që përmbajnë mërkur (mbetje të rrezikshme)

 

 

 

 

Pajisjet e skaduara elektrike dhe elektronike Pajisje skarco që përmbajnë klorofluorokarbone (mbetje të rrezikshme)

 

 

 

 

Total

 

 

 

 

Personi përgjegjës për të dhënat: _____________________________________

1. Të dhënat për sasinë e mbetjeve nga pajisjet elektrike dhe elektronike që grumbullohen dhe trajtohen nga subjekti: _________________datë

2.Të dhënat për operatorin: Kompania _______________; Personi i Kontaktit ________________; Adresa:______________

3. Të dhënat për sasinë e mbetjeve nga pajisjet elektrike dhe elektronike

Kodi i mbetjeve nga pajisjet elektrike dhe elektronike   

16 02 / 20 01 36

Sasia e

përgjithshme e

grumbulluar

(kg/vit)

Sasia që ka shkuar për ripërdorim

(kg/vit)

Sasia për mënyra të tjera të përpunimit

(kg/vit)

Sasia e

Eksportuar (kg/vit)

Mbetjet nga pajisjte elektrike dhe elektronike

 

 

 

 

Pajisjet e skaduara elektrike dhe elektronike - Mbetje të tubave fluorishente dhe mbetje të tjera që përmbajnë mërkur (mbetje të rrezikshme)

 

 

 

 

Pajisjet e skaduara elektrike dhe elektronike Pajisje skarco që përmbajnë klorofluorokarbone (mbetje të rrezikshme)

 

 

 

 

Total

 

 

 

 

Personi përgjegjës për të dhënat:_____________________________________

 

V. Formularë për të dhënat për sasinë e mbetjeve nga bateritë dhe akumulatorët

 

1. Të dhënat për sasinë e mbetjeve nga bateritë dhe akumulatorët që gjenerohen nga subjekti: _________________datë

2.Të dhënat për operatorin: Kompania _______________; Personi i Kontaktit ________________; Adresa:______________

3. Të dhënat për sasinë e mbetjeve nga bateritë dhe akumulatorët

Kodi i mbetjeve nga bateritë dhe akumulatorët   

16 06 / 16 06 01 / 16 06 06

Sasia e

përgjithshme e

gjeneruar

(kg/vit)

Sasia që ka shkuar për ripërdorim

(kg/vit)

Sasia për mënyra të tjera të përpunimit

(kg/vit)

Sasia e

Eksportuar (kg/vit)

Bateri dhe akumulatorë

 

 

 

 

Bateri plumbi (të rrezikshme)

 

 

 

 

Elektrolite të ndara të mbledhur nga bateri dhe akumulatorë të tjerë (të rrezikshme)

 

 

 

 

Total

 

 

 

 

Personi përgjegjës për të dhënat:_____________________________________

 

1. Të dhënat për sasinë e mbetjeve nga bateritë dhe akumulatorët që grumbullohen dhe trajtohen nga subjekti: _________________datë

2.Të dhënat për operatorin: Kompania _______________; Personi i Kontaktit ________________; Adresa:______________

3. Të dhënat për sasinë e mbetjeve nga bateritë dhe akumulatorët

Kodi i mbetjeve nga bateritë dhe akumulatorët   

16 06 / 16 06 01 / 16 06 06

Sasia e

përgjithshme e

grumbulluar

(kg/vit)

Sasia që ka shkuar për ripërdorim

(kg/vit)

Sasia për mënyra të tjera të përpunimit

(kg/vit)

Sasia e

Eksportuar (kg/vit)

Bateri dhe akumulatorë

 

 

 

 

Bateri plumbi (të rrezikshme)

 

 

 

 

Elektrolite të ndara të mbledhur nga bateri dhe akumulatorë të tjerë (të rrezikshme)

 

 

 

 

Total

 

 

 

 

Personi përgjegjës për të dhënat:_____________________________________

 

VI.Formularë për të dhënat për sasinë e mbetjeve nga vajrat e përdorur

 

1. Të dhënat për sasinë e mbetjeve nga vajrat e përdor që grumbullohen dhe trajtohen nga subjekti: _________________datë

2.Të dhënat për operatorin: Kompania _______________; Personi i Kontaktit ________________; Adresa:______________

3. Të dhënat për sasinë e mbetjeve nga vajrat e përdorur:

Kodi i mbetjeve nga vajrat e përdorur   

12 01 06 / 12 01 10

Sasia e

përgjithshme e

grumbulluar

(kg/vit)

Sasia që ka shkuar për ripërdorim

(kg/vit)

Sasia për mënyra të tjera të përpunimit

(kg/vit)

Sasia e

Eksportuar (kg/vit)

Vajrat minerale të makinerive që përmbajnë halogjenë (përveç emulsioneve dhe solucioneve) (të rrezikshme)

 

 

 

 

Vajrat sintetik të makinerive (të rrezikshme)

 

 

 

 

Total

 

 

 

 

Personi përgjegjës për të dhënat:_____________________________________

 

  1. Formularë për të dhënat për sasinë e mbetjeve nga gomat e dala jashtë përdorimit
     

1. Të dhënat për sasinë e mbetjeve nga gomat e dala jashtë përdorimit që grumbullohen dhe trajtohen nga subjekti: _________________datë

2.Të dhënat për operatorin: Kompania _______________; Personi i Kontaktit ________________; Adresa:______________

3. Të dhënat për sasinë e mbetjeve nga gomat e dala jashtë përdorimit:

Kodi i mbetjeve nga gomat e dala jashtë përdorimit   

16 01 03/ 400  000 00

Sasia e

përgjithshme e

grumbulluar

(kg/vit)

Sasia që ka shkuar për ripërdorim

(kg/vit)

Sasia për mënyra të tjera të përpunimit

(kg/vit)

Sasia e

Eksportuar (kg/vit)

Gomat jashtë përdorimit

 

 

 

 

Total

 

 

 

 

Personi përgjegjës për të dhënat:_____________________________________

 

  1. Formularë për të dhënat për sasinë e mbetjeve nga produket e kafshëve
     

1. Të dhënat për sasinë e mbetjeve nga produktet e kafshëve që gjenerohen nga subjekti: _________________datë

2.Të dhënat për operatorin: Kompania _______________; Personi i Kontaktit ________________; Adresa:______________

3. Të dhënat për sasinë e mbetjeve nga produktet e kafshëve:

Kodi i mbetjeve nga produktet e kafshëve    

02 01 02

Sasia e

përgjithshme e

gjeneruar

(kg/vit)

Sasia që ka shkuar për ripërdorim

(kg/vit)

Sasia për mënyra të tjera të përpunimit

(kg/vit)

Sasia e

Eksportuar (kg/vit)

Mbetjet nga indet e kafshëve

 

 

 

 

Total

 

 

 

 

Personi përgjegjës për të dhënat:_____________________________________

 

1. Të dhënat për sasinë e mbetjeve nga produktet e kafshëve që grumbullohen dhe trajtohen nga subjekti: _________________datë

2.Të dhënat për operatorin: Kompania _______________; Personi i Kontaktit ________________; Adresa:______________

3. Të dhënat për sasinë e mbetjeve nga produktet e kafshëve:

Kodi i mbetjeve nga produktet e kafshëve    

02 01 02

Sasia e

përgjithshme e

grumbulluar

(kg/vit)

Sasia që ka shkuar për ripërdorim

(kg/vit)

Sasia për mënyra të tjera të përpunimit

(kg/vit)

Sasia e

Eksportuar (kg/vit)

Mbetjet nga indet e kafshëve

 

 

 

 

Total

 

 

 

 

Personi përgjegjës për të dhënat:_____________________________________

 

 

 

[1] Referuar të dhënave të Planit Kombëtar Sektorial të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta, miratuar me VKKT nr.1 datë 13.01.2020

[2] Në impiantin e Sharrës është peshorja e instaluar dhe pika për grumbullimin e mbetjeve inerte

[3] Këto janë raste kur këto kompani mbledhin, për shembull plastikë të pastër nga kompani të tjera që nuk e përdorin atë për qëllimet e tyre dhe e përpunojnë atë. Pra, kjo kategori nuk është mbetjet, por do të llogaritete në fund për raportimin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar të sasisë së plastikës së ricikluar, por nuk duhet të konsiderohet si mbetje plastike e mbledhur dhe e ricikluar

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar