“Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.9047, datë 10.07.2003 “Për shërbimin ushtarak në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar
|
Postuar më: 25.03.2021
|
Data e Mbylljes: 30.06.2021
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1214
KUVENDI
PROJEKTLIGJ
Nr.______, datë_____._____2021
“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9047, DATË 10.07.2003 “PËR SHËRBIMIN USHTARAK NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me propozim të Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
Në ligjin nr. 9047, datë 10.07.2003 “Për shërbimin ushtarak në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Pika 3 e nenit 9 ndryshon si më poshtë:
3. Shërbimi ushtarak në rezervë kryhet nga shtetasit e moshës:
- deri 45 vjeç për ushtarët;
- deri 55 vjeç për nënoficerët;
- deri 60 vjeç për oficerët;
Neni 2
Në gërmën “a” të pikës 1 të nenit 15, emërtimi ‘...Spitali Ushtarak Qendror Universitar...’, zëvendësohet me emwrtimin “...stukturës mjekësore ushatrake qendrore, përgjegjëse për mbështetjen shëndetësore të FA...”
Neni 3
Në fjalinë e fundit të nenit 17, pas togëfjalshit, ‘Subjektet shtetërore...’ të shtohen fjalët “... dhe private...”
Neni 4
Në pikën 2 të nenit 28, emërtimi, “...Spitalin Ushtarak Qendror Universitar...”, zëvendësohet emërtimin “... stukturën mjekësore ushatrake qendrore, përgjegjëse për mbështetjen shëndetësore të FA...”
Neni 5
Në pikën 2 të nenit 34, fjalët “...(njësitë bashkiake) dhe komunat...” zëvendësohen me fjalët, “...dhe njësitë administrative...”.
Neni 6
Në pikën 1 të nenit 39, fjala “...sigurimit..” zëvendësohet me togëfjalshin “...sigurisë kombëtare...”.
Neni 7
Ky ligj hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.
KRYETARI
Gramoz Ruçi
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim