Projektvendimi "Për një ndryshim në VKM nr. 421, datë 13.05.2015 “Për procedurat e shqyrtimit të kërkesave, dokumentacionin, afatet e shqyrtimit dhe kriteret e veçanta të licencimit të veprimtarive të lejuara me armët”

Ministria e Brendshme

|

Postuar më: 26.03.2021

|

Data e Mbylljes: 22.04.2021

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1195

PDF

|

XML

Qëllimi i këtij projektvendimi është unifikimi i procedurave të shqyrtimit të kërkesave për pajisjen me licencë për veprimtaritë e lejuara me armët, përcaktimi i dokumentacionit, afateve të shqyrtimit dhe përcaktimi i kritereve e veçanta të licensimit, në kuadër të ndryshimeve në ligjin për armët si dhe të procesit të derregulimit.

 

Ky projektvendim synon të lehtësojë procesin e pajisjes me licencë për veprimtaritë e lejuara me armë, ku titullari i subjektit paraqet online kërkesën në strukturën e policisë.

Qëllimi i këtij projektvendimi është ofrimi i shërbimeve, duke reduktuar kohën e marrjes së shërbimit, duke evituar burokracitë etj.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.