Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 275, datë 1.04.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe rregullat e sigurisë së armëve””.

Ministria e Brendshme

|

Postuar më: 26.03.2021

|

Data e Mbylljes: 22.04.2021

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1121

PDF

|

XML

Qëllimi i këtij projektvendimi është të unifikojë rregullat dhe kushtet e sigurisë që duhet të plotësohen për veprimtarinë e transportit të armëve, pjesëve kryesore dhe municioneve të tyre, kushtet e sigurisë për ndërtimin e poligoneve të qitjes të hapur, të mbyllur, me pjatel, si kushtet dhe rregullat e sigurisë për ruajtjen e armës së zjarrit në vendbanim.

 

Ky projektvendim synon të realizojë njësimin e plotë të termave (përkufizimeve dhe kategorive të armëve, pjesëve të armëve dhe municioneve, poligoneve), objekt i ligjit nr. 74/2014, i ndryshuar, si dhe të përcaktojë kushtet dhe rregullat për ruajtjen e armëve, pjesëve kryesore dhe municioneve të tyre, kushtet dhe rregullat për funksionimin e poligoneve, rregullat e ndërtimit dhe shfrytëzimit të poligoneve me pjatel.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.