Projektvendimi “Për një shtesë dhe ndryshim në vendimin nr. 94, datë 4.2.2015, të Këshillit të Ministrave “Për procedurat për armët, në rastet e deklarimit të vdekjes, deklarimit të mbylljes ligjore të aktivitetit, për qëllime studimore, të humbjes së armës, vjedhjes së saj apo dokumentit/autorizimit”.

Ministria e Brendshme

|

Postuar më: 26.03.2021

|

Data e Mbylljes: 22.04.2021

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1036

PDF

|

XML

Qëllimi i këtij projektvendimi është lehtësimi i procesit të njoftimit të strukturës kompetente në rastet e vdekjes së një personi i cili ka qenë mbajtës ose koleksionues i armëve, në rastet e mbylljes ligjore të aktivitetit, apo në rastet e vjedhjes apo humbjes së armës të zotëruar nga personat fizikë e juridikë, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve online, duke reduktuar kohën e marrjes së shërbimit, duke evituar burokracitë etj.

 

Komunikimi online shërben si një portë nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet kompetente.

Ky projektvendim synon të realizojë ofrimin online të shërbimit të njoftimit nga të strukturës kompetente në rastet e vdekjes së një personi i cili ka qenë mbajtës ose koleksionues i armëve, në rastet e mbylljes ligjore të aktivitetit, apo në rastet e vjedhjes apo humbjes së armës të zotëruar nga personat fizikë e juridikë.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.