Projektvendimi “Për një shtesë dhe ndryshim në vendimin nr. 96, datë 4.2.2015, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave të deklarimit, ruajtjes, regjistrimit dhe paaftësimit për armët e koleksionit”.

Ministria e Brendshme

|

Postuar më: 26.03.2021

|

Data e Mbylljes: 22.04.2021

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1477

PDF

|

XML

Qëllimi i këtij projektvendimi është të lehtësojë procesin e marrjes së autorizimit si koleksionist, ose person i autorizuar për administrimin e armëve në muze, për personat fizikë dhe juridikë. Komunikimi online shërben si një portë nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet kompetente.

Ky projektvendim synon të realizojë ofrimin online të shërbimit të njoftimit të strukturës kompetente, duke reduktuar kohën e marrjes së shërbimit, duke evituar rradhët, burokracitë dhe duke i ofruar lehtësi personave të interesuar të marrin shërbimin e kërkuar nëpërmjet internetit etj.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.