Projektvendimi “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendim e Këshillit të Ministrave nr. 348, datë 29.04.2014, “Për procedurat e hyrjes/daljes, vulosjes së armëve dhe regjistrimit të shtetasve shqiptarë e të huaj me armë të kategorisë “b” e “c” në territorin e Republikës së Shqipërisë””.

Ministria e Brendshme

|

Postuar më: 26.03.2021

|

Data e Mbylljes: 22.04.2021

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1091

PDF

|

XML

Qëllimi i këtij projektvendimi është unifikimi dhe përmirësimi i procedurave të hyrjes/daljes, markimit të armëve dhe regjistrimit të shtetasve që hyjnë e dalin me armë të katëgorive B dhe C, në territorin shqiptar. Përcaktimi i dokumentacionit që duhet të paraqesin subjektet e licencuara për import/eksport, tregtim apo transport armësh, në rast të hyrjeve/ daljeve në pikat kufitare, dokumentacioni për procedurën e hyrjes me armë në territorin shqiptar, si dhe standardizimi i procedurave të markimit të armëve të importit.

 

Ky projektvendim synon të saktësojë rregullat, procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm që duhet t’i paraqitet autoriteteve të shërbimit doganor, Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE), apo punonjësve të policisë kufitare në rastet e hyrjes/daljes së armëve në pikat e kalimit kufitar, rregullat për regjistrimin e tyre dhe markimin.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.