Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.110/2018 "Për noterinë"

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më: 02.04.2021

|

Data e Mbylljes: 30.04.2021

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 2046

PDF

|

XML

Ky projektligj ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe dispozitave për kontrollin dhe marrjen e masave të përshtatshme për të adresuar lidhjet kriminale të të interesuarit, kandidatit për noter, zëvendësnoterit ose noterit, si dhe të garantohen masa efektive për të parandaluar depërtimin e elementëve kriminalë ose të lidhur me ta në këtë profesion.

Objektiv i këtij projektakti është që të garantojë integritetin dhe besueshmërisë  e subjekteve të sipërcituara duke kontrolluar e marrë masat përkatëse në rast se ata përfshihen në kryerjen e veprimeve ose mosveprimeve që përbëjnë një nga veprat penale të parashikuara në pikën 1, të nenit 3, të ligjit nr. 10 192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, si dhe mungesa e kontakteve të papërshtatshme me një person të përfshirë në krimin e organizuar.

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.