PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR BARAZI, PËRFSHIRJE DHE PJESËMARRJEN E ROMËVE DHE EGJIPTIANËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË (2021-2025)

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

|

Postuar më: 02.07.2021

|

Data e Mbylljes: 09.08.2021

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 4506

PDF

|

XML

Plani Kombëtar i Veprimit për Barazi, Përfshirje dhe Pjesëmarrjen e Romëve dhe Egjiptianëve 2021-2025 (këtu e në vijim “PKVBPPRE 2021-2025”) u përgatit në emër të Qeverisë së Shqipërisë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në koordinim dhe konsultim me ministritë e tjera përgjegjëse, njësitë e vetëqeverisjes vendore, institucionet e pavarura, organizatat e shoqërisë civile, si dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat punojnë për cështjet e integrimit të romëve dhe egjiptianëve në Shqipëri. 

Ky plan është një angazhim i ri me kohështrirje 2021-2025, i cili targeton Minoritetet Romë dhe Egjiptianë. Plani prezanton një përshkallëzim të masave tashmë të zbatuara dhe në zbatim, dhe do të parashikojë gjithashtu nisjen e aktiviteteve të reja për nxitjen e integrimit të romëve dhe egjiptianëve me fondet e parashikuara nga buxheti i shtetit, por duke identifikuar edhe hendekun financiar për periudhën 2021-2025. PKVBPPRE 2021-2025, është hartuar në konsultim të ngushtë me ministritë përgjegjëse të linjës, përfaqësues nga komuniteti Rom dhe Egjiptian, njësitë e qeverisjes vendore, organizata të shoqërisë civile si dhe aktorë të tjerë.

 Në deklaratën e Partnerëve të Ballkanit Perëndimor mbi Integrimin e Romëve në Procesin e Zgjerimit të BE, Shqipëria bëri një angazhim për të vazhduar dhe rritur përpjekjet për barazi të plotë dhe integrimin e Romëve, veçanërisht përmes zbatimit dhe ndjekjes së Konkluzioneve të Përbashkëta të Seminareve Rome, në sektorët e Punësimit, Strehimit, Arsimit, Shëndetit, Regjistrimit civil, Mbrojtje Sociale dhe Mos-diskriminim. Shqipëria u angazhua për të zhvilluar, miratuar dhe zbatuar standarde rajonale mbi buxhetimin publik në lidhje me integrimin e romëve për politikat e synuara, si dhe rritjen e buxhetit publik (qëndror dhe lokal) për integrimin e këtij komuniteti; të krijojë kanale dhe mekanizma zyrtarë për përfshirjen e përbashkët të qeverive lokale dhe komunitetit romë në formulimin e politikave, vendimmarrjes, zbatimit dhe monitorimit të përpjekjeve të ndërmarra për arritjen e objektivave të kësaj Deklarate.
Plani përputhet plotësisht me kornizën e re strategjike rome të BE-së për barazi, përfshirje dhe pjesëmarrje 2020-2030.

Plani Kombëtar i Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve (2016-2020) demonstroi njohje nga administrata qëndrore në lidhje me rëndësinë e hartimit të masave dhe aktiviteteve të reja për promovimin e integrimit të Romëve dhe Egjiptianëve me fokus të veçantë në uljen e barrierave me të cilat përballen Romët dhe Egjiptianët si hyrja në shërbime, përmirësimi i kushteve të jetesës përmes integrimit dhe promovimi i dialogut ndërkulturor.

Masat e PKVIRE (2016-2020) u hartuan në gjashtë fusha prioritare: regjistrimi civil, arsimi dhe dialogu ndërkulturor, punësimi dhe zhvillimi i aftësive, kujdesi shëndetësor, strehimi dhe integrimi urban dhe mbrojtja sociale. Mbrojtja e të drejtave të njeriut, përfshirë romët, dhe politikat anti-diskriminim është një nga pesë përparësitë kryesore të axhendës së integrimit në BE për Shqipërinë.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.