PËR STATUSIN “FËMIJË NË PËRKUJDESJE TË REPUBLIKËS”

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

|

Postuar më: 24.08.2021

|

Data e Mbylljes: 15.09.2021

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1666

PDF

|

XML

Qëllimi i projektligjit është marrja në mbrojtje dhe në përkujdesjen e shtetit të fëmijës, njëri ose të dy prindërit e të cilit apo, në mungesë të tyre, personi i ngarkuar ligjërisht me kujdestarinë e tij, kanë humbur jetën në kushtet e përcaktuara nga ligji për statusin “Dëshmor i Atdheut”, në përpjekje për mbrojtjen e pronës publike, mbrojtjen e jetës së individit, gjatë apo nga një akt terrorist, për shkak të plagëve të marra apo të sëmundjeve të marra si pasojë e kryerjes me përgjegjshmëri të detyrës dhe ushtrimit të profesionit në kushte të jashtëzakonshme apo nga një akt dhune gjatë ushtrimit apo për shkak të detyrës dhe në lidhje të drejtpërdrejtë me ushtrimin e saj.

Me anë të parashikimeve të këtij projektligji, përfitohen disa lloje trajtimesh financiare dhe jomateriale.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.