Draft ligji për gazet serrë të florinuara

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

|

Postuar më: 13.10.2021

|

Data e Mbylljes: 21.12.2021

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1500

PDF

|

XML

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

 

Projekt L I G J

(Nr......., datë ..........2021)

“PËR GAZET SERRË TË FLUORINUARA[1]

 

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

 

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

 

KREU I

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

 

 

Neni 1

Qëllimi

 

   Ky ligj ka për qëllim reduktimin e emetimeve të gazeve serrë të fluorinuara në mënyrë që të arrihet mbrojtja e mjedisit.

Neni 2

Objektivat dhe parimet

1. Ky ligj përcakton:

a) rregullat për importin, eksportin, përpunimin, grumbullimin, rikuperimin, riciklimin, shkatërrimin, çmontimin, transportin, magazinimin, vendosjen ne treg te gazeve serrë të fluorinuara dhe te pajisjeve që përmbajnë gaze serrë të fluorinuar, ose funksionimi i të cilave mbështetet në këto gazra;

b) kushtet për vendosjen në treg të produkteve dhe pajisjeve specifike që përmbajnë gaze serrë të fluorinuar, ose funksionimi i të cilave mbështetet në keto gazra;

c) kushtet për përdorime specifike të gazeve serrë të fluorinuar;

d) kufijtë sasiorë për vendosjen në treg të hidrofluorokarboneve;

e) kërkesat për licencimin dhe autorizimin e sipërmarrësve që operojnë në treg me gazet serrë të fluorinuara dhe pajisjet që përmbajnë këto gaze.

 

2. Objektivat e përcaktuar në pikën 1 të këtij neni zbatohen në funksion të parimeve të mëposhtme:

a) parimi i përgjegjësive të përbashkëta, por të diferencuara, sipas të cilit të gjitha palët e Amendamentit të Kigalit të Protokollit të Montrealit, pavarësisht nëse janë vende në zhvillim apo të zhvilluara, marrin përgjegjësi për reduktimin e gazeve serrë të fluorinuara sipas kushteve të secilit vend dhe brenda situatës së re ekonomike dhe politike të krijuar;  

b) parimi i kujdesit paraprak, sipas të cilit masat duhen marrë, në radhë të parë, për të parashikuar, parandaluar apo minimizuar problemet e shëndetit njerëzor dhe mjedisit kundrejt efekteve të dëmshme që rezultojnë ose që kanë të ngjarë të rezultojnë nga aktiviteti njerëzor i cili ndryshon ose ka të ngjarë të hollojë shtresën e ozonit.

c) parimi i efiçencës, sipas të cilit politikat dhe masat që merren për reduktimin e gazeve serrë të fluorinuara duhet të jenë me kosto efektive, në mënyrë të tillë që të sigurojnë përfitime globale me kostot më të ulëta të mundshme;

d) parimi i zhvillimit të qëndrueshëm, sipas të cilit masat për mbrojtjen e sistemit të klimës nga ndryshimet antropogjene të integruara në politikën dhe programet e zhvillimit kombëtar duhet të çojnë në rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit;

dh) parimi i bashkëpunimit dhe financimit kombëtar dhe ndërkombëtar, sipas të cilit përpjekjet për të reduktuar gazet me efekt serrë mund të bëhen bashkërisht dhe në koordinim me vende të tjera të interesuara dhe, përveç buxhetit të shtetit, të mbështeten edhe nga burime financimi ndërkombëtare apo dypalëshe.

Neni 3

Përkufizimi i termave

 

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

  1. “Autorizim” është është akti administrativ, që i njeh titullarit të saj të drejtën të kryejë një apo disa veprime, në përputhje me kushtet e përcaktuara në të, sipas ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 "Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar.
  2. “Aerosol teknik”, është një shpërndarës (bombul) aerosoli, e përdorur në mirëmbajtjen, riparimin, pastrimin, testimin, dezinsektimin dhe  prodhimin e pajisjeve dhe produkteve, instalimin e pajisjeve dhe  përdorime të tjera;
  3. Cikli organik Rankine”, është një cikël që përmban gaze serrë të fluorinuara të kondensueshme që transformojnë nxehtësinë nga një burim nxehtësie në energji për gjenerimin e energjisë elektrike apo energjisë mekanike;
  4. Çertifikatë” është dokumenti zyrtare i lëshuar nga një organ certifikues, të cilat regjistrojnë arritjet e një individi pas vlerësimit, sipas një procedure e standardi të paracaktuar, sipas legjislacionit për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë.
  5. Çmontim”, është mbyllja  përfundimtare dhe  nxjerrja nga përdorimi i një produkti apo i një pjese të pajisjes që përmban gaze serrë të fluorinuara;
  6. Gaze serrë të fluorinuara”, janë hidrofluorokarbonet, perfluorokarbonet, heksafluori i squfurit dhe gaze të tjera serrë që përmbajnë fluor, të listuara në Aneksin I, bashkëlidhur këtij ligji, ose përzierjet që përmbajnë ndonjë prej këtyre substancave;
  7. Heksafluorid i squfurit ose “SF6”, eshte substanca e listuar në seksionin 3, të Aneksës  I ose përzierjet që përmbajnë këtë substancë;
  1. Hidrofluorokarbon” ose “HFC”, janë substancat e listuara në seksionin 1 të Aneksës I, bashkëlidhur këtij ligji, ose përzierjet që përmbajnë ndonjë prej këtyre substancave;
  2. Instalim”, është bashkimi i dy ose më shumë pjesëve të pajisjeve apo qarqeve që përmbajnë ose që janë të projektuara të përmbajnë gaze serrë të fluorinuara, me synimin për të montuar një sistem në vendin ku do të operohet, që përfshin edhe bashkimin e konduktorëve të gazit të një sistemi, për të plotësuar një qark pa marrë parasysh nevojën për të ngarkuar sistemin pas montimit;
  1.  “Kamion frigoriferik”, është një automjet me peshe mbi 3.5 ton që është projektuar dhe ndërtuar kryesisht për të kryer transportin e mallrave dhe që është pajisur më një njësi frigoriferike;
  2. “Kontejner”, është një produkt i cili është projektuar kryesisht për transportimin ose ruajtjen e gazeve serrë të fluorinuara;
  3. Kontejner pa rimbushje”, është një kontejner i cili nuk mund të rimbushet pa u përshtatur për këtë qëllim ose është vendosur në treg pa parashikuar rikthimin e tij për rimbushje;
  4. “Kutia e shpejtësisë elektrike”, janë pajisje ndryshuese dhe kombinimi i tyre me pajisjet e kontrollit, matjes, pajisjet mbrojtëse dhe rregulluese dhe montimi i mjeteve dhe pajisjeve të tilla të shoqëruara me ndërlidhjet, aksesorët, strukturat mbështetëse dhe mbyllëse, të destinuara për përdorim në lidhje me gjenerimin, transmetimin, shpërndarjen dhe transformimin e energjisë elektrike.
  5. “Leje e mjedisit”, ka të njëjtin kuptim siç parashikohet në ligjin përkatës që rregullon lejet e mjedisit.
  6. “Licencë” është akti administrativ, që i njeh titullarit të saj të drejtën të fillojë e të ushtrojë tipin e veprimtarisë, në përputhje me kushtet e përcaktuara në të, lëshuar sipas ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 "Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar dhe përfshihet në kategorinë III. 3 të aneksit të tij. 
  7. “Lëndë e parë/Feedstock”, është çdo gaz serrë i fluorinuar ose çdo substancë e listuar në Aneksen II, që i nënshtrohet transformimit kimik në një proces, gjatë të cilit ajo është transformuar plotësisht nga përbërja e saj origjinale dhe shkarkimet e saj janë të papërfillshme;
  8. “Mirëmbajtje ose shërbim”, janë të gjitha aktivitetet, me përjashtim të rikuperimit dhe kontrollit të rrjedhjes, që përfshin ndarjen në qarqe, të cilat përmbajnë ose janë të projektuara të përmbajnë gaze serrë të fluorinuara, në veçanti furnizimi i sistemit me gaze serrë të fluorinuara, duke hequr një ose më shumë pjesë të qarkut ose  pajisjes, duke ribashkuar dy ose më shumë pjesë të qarkut ose të pajisjeve, si dhe riparimi i rrjedhjeve;
  9.  “Ministria”, është ministria përgjegjëse për mjedisin.
  10. “Ministër”, është ministri përgjegjës përgjegjës për mjedisin.
  11. Operator”, është çdo person fizik/tregtar ose juridik, i cili është përgjegjës për operimin dhe funksionimin teknik të produkteve dhe pajisjeve që përmbajnë gaze sere te fluorinuara apo funksionimi i të cilave mbështetet mbi gazet serrë të fluorinuara;
  12. Pajisje e lëvizshme”, është një pajisje në lëvizje gjatë operimit;
  13. Pajisje e palëvizshme”, është një pajisje që nuk lëviz gjatë funksionimit dhe përfshin pajisje të lëvizshme të dhomave të ajrit të kondicionuar;
  14. Pajisjet e mbrojtjes nga zjarri”, janë pajisjet dhe sistemet e përdorura në parandalimin e zjarreve apo pajisjet e shuarjes me presion përfshirë fikëset e zjarrit;
  15.  “Pajisje ushtarake”, janë armët, municionet dhe materialet e luftës të destinuara posaçërisht për qëllime ushtarake, që janë të nevojshme për mbrojtjen e interesave  të sigurisë së vendit;
  16. Paketa e sistemeve të centralizuara të ftohjes”, janë sisteme me dy ose më shumë kompresorë, qe operojnë në mënyrë paralele, të cilët janë të lidhur me një ose shumë kondensorë të përbashkët dhe me një numër pajisjesh ftohëse, të tilla si: vitrinat, banakët frigoriferikë, ngrirësit ose dhomat frigoriferike të ruajtjes.
  17. Pajisje e mbyllur hermetikisht”, është një pajisje në të cilën të gjitha pjesët që përmbajnë gaze serrë të fluorinuara janë të puthitura me saldim, ngjitje ose lidhje të ngjashme të përhershme, të cilat mund të përfshijnë valvula të mbuluara dhe porta shërbimi të mbuluara, që lejojnë riparim të duhur ose asgjësim dhe të cilat kanë një shkallë rrjedhjeje të testuar jo më pak se 3 gramë në vit nën një presion prek të paktën një çerek të presionit maksimal të lejueshëm;
  18.  “Përdorim”, është përdorimi i gazeve serrë të fluorinuara gjatë prodhimit, mirëmbajtjes ose shërbimit, duke përfshirë rimbushjen e produkteve dhe pajisjeve gazet sere te fluorinuara dhe procese të tjera që parashikohen në këtë ligj;
  19.  “Përdorim tregtar”, është përdorimi për magazinimin, paraqitja  ose shperndarja e produkteve për shitje tek përdoruesi i fundit, në shitje me pakicë dhe në shërbimet e ushqimit;
  20.  “Qarku primar i ftohjes së sistemeve kaskadë”, është qarku primar në sistemet indirekte me temperaturë mesatare ku kombinimi i dy ose më shumë qarqeve të veçanta të ftohjes janë të lidhura në seri të tilla që qarku primar perthith nxehtësinë e kondensimit të një qarku sekondar për një temperaturë mesatare.
  21. Riciklim”, është ripërdorimi i një gazi serrë të fluorinuar, pas një procesi bazik pastrimi;
  22. Rigjenerim”, është ripërpunimi i një gazi serrë të fluorinuar të rikuperuar, në mënyrë që të përmbushë përformancës ekuivalente të një substancë të pastër, duke marrë në konsideratë qëllimin e përdorimit të tij;
  23. Rikuperim”, është grumbullimi dhe ruajtja e gazeve serrë të fluorinuara nga produktet dhe pajisjet, përfshirë kontejnerët gjatë procesit te mirëmbajtjes ose shërbimit apo përpara asgjësimit të produkteve ose pajisjes;
  24. “Rimorkio frigoriferike”, është një mjet transporti që është projektuar dhe ndërtuar për t’u tërhequr nga një kamion ose një traktor, kryesisht për të kryer transportin e mallrave dhe është e pajisur me një njësi frigoriferike.
  25. “Riparim”, është rregullimi i produkteve  ose  pajisjeve përmbajne ose funksionimi i te cilave  mbështetet në gaze serrë të fluorinuara të cilat jane te dëmtuara ose kane   rrjedhje  ,  duke përfshirë edhe një pjesë te produkteve ose pajisjes qe permban ose   është projektuar të përmbajë gaze të tilla;
  26. “Sistemet e veçanta të ndara të ajrit të kondicionuar”, janë sistemet për dhomat me ajër të kondicionuar, të cilat përbëhen nga një njësi e jashtme dhe një njësi e brendshme të lidhura me tuba ftohjeje, të cilët kanë nevojë për instalimin në vendin e përdorimit.
  27. “Sistemi i zbulimit të rrjedhjeve”, një pajisje mekanike, elektrike ose elektronike e kalibruar për të zbuluar rrjedhje të gazeve serrë të fluorinuara, e cila, kur i zbulon, sinjalizon operatorin.
  28. “Sipërmarrës”, është çdo person fizik /tregtar ose juridik, i regjistruar në regjistrin tregtar që:
    1. prodhon, përdor, rikuperon, grumbullon, riciklon, rigjeneron ose shkatërron gazet serrë të fluorinuara;
    2. importon apo eksporton gazet serrë të fluorinuara ose produktet dhe pajisjet që përmbajnë këto gaze;
    3. vendos në treg gazet serrë të fluorinuara ose produkte dhe pajisje që përmbajnë ose funksionet e të cilave mbështeten ne këto gaze;
    4. instalon, kryen shërbime, mirëmban, riparon, kontrollon për rrjedhje ose cmonton pajisjet që përmbajnë, apo funksionimi i të cilave mbështetet mbi gazet serrë të fluorinuara;
    5. është operatori i pajisjeve që përmbajnë apo funksionimi i të cilave mbështetet mbi gazet serrë të fluorinuara;
    6. prodhon, importon, eksporton, vendos në treg ose shkatërron gazet e listuara në Aneksin  II;
    7. vendos në treg gazet serrë të fluorinuara ose produkte dhe pajisje që përmbajnë gazet e listuara në Aneksin II.
  29. “Substancë e virgjër”, është një substancë e cila nuk ka qenë e përdorur më parë.
  30. “Shkatërrim”, është procesi, me anë të të cilit pothuajse të gjitha ose një pjesë e gazeve serrë të fluorinuara transformohen ose zbërthehen në mënyrë të përhershme, në një ose më shumë substanca të qëndrueshme, të cilat nuk janë gaze serrë të fluorinuara;
  31. Shkumë me një komponent”, është një përbërje shkume që përmbahet në një aerosol të vetëm në gjendje të lëngshme, jo reaguese ose pjesërisht e reaguese, dhe që zgjerohet dhe mpikset kur del nga bombula me spraj;
  32.  “Ton të CO2 ekuivalent”, është një sasi e gazeve serrë, e shprehur si rezulltat  i peshës

në ton metrik të gazeve serrë me potencialin e ngrohjes së tyre globale;

  1. Vendosje në treg”, është furnizimi ose bërja e disponueshme për herë të parë në treg, me ose pa pagesë, ose përdorimi i produktit për qëllime vetjake të prodhuesit dhe përfshin edhe zhdoganimin për qarkullim në tregun shqiptar;

KREU II

PARANDALIMI DHE KONTROLLI

Neni 4

Parandalimi i shkarkimeve të gazeve serrë të fluorinuara

 

  1. Operatorët e pajisjeve që përmbajnë gaze serrë të fluorinuara ndërmarrin masat e nevojshme teknike dhe ekonomike paraprake sipas kërkesave të këtij ligji, për të parandaluar lëshimin e paqëllimshëm apo rrjedhjet e këtyre gazeve, si dhe për të minimizuar rrjedhjen e tyre.

 

  1. Lëshimi i qëllimshëm i gazeve serrë të fluorinuara në atmosferë, ndalohet në rastet kur lëshimi i tyre nuk është teknikisht i nevojshëm për përdorimin e parashikuar.

 

  1. Në rast se ndodh një rrjedhje e gazeve serrë të fluorinuara, operatori merr masa të menjëhershme për riparimin e pajisjes që përmban gaz. Kur pajisja i nënshtrohet kontrolleve për rrjedhje sipas përcaktimeve të pikës 1, të nenit 5, si dhe kur pajisja është riparuar, operatori verifikon brenda 30 ditëve nga dita e riparimit nëse ky riparim ka qenë efektiv. Kontrolli dhe verifikimi kryhet nga një person fizik i certifikuar, sipas përcaktimeve të nenit 11, të këtij ligji.

 

  1. Personi fizik/tregtar që kryen detyrat e përcaktuara në gërmën “a” deri në “c” të pikës 1  të nenit 9, pajiset me certifikatën e parashikuar në nenin 11, të këtij ligji, si dhe merr masa paraprake për të parandaluar rrjedhjen e gazeve serrë të fluorinuara.

 

  1. Sipërmarrësit që kryejnë instalimin, mirëmbajtjen, riparimin ose çaktivizimin e pajisjeve të listuara në gërmat “a” deri në “d” të pikës 2, të nenit 5, pajisen me certifikatën e parashikuar ne nenin 10, te këtij ligji dhe marrin masa paraprake për të parandaluar rrjedhjen e gazeve serrë të fluorinuara.

Neni 5

Kontrolli i rrjedhjeve

  1. Operatorët e pajisjes, që përmban gaze serrë të fluorinuara në sasi prej 5 tonë CO2 ekuivalente ose më shumë dhe që nuk përfshihen në shkuma, duhet të sigurojnë që pajisja është kontrolluar për rrjedhjet.

 

  1. Në zbatim të pikës 1, operatorët sigurojnë kryerjen e kontrollit të pajisjeve që përmbajnë gaze serrë të fluorinuara, të përcaktuara si mëposhtë:
    1. Pajisje të palëvizshme ftohjeje;
    2. Pajisje të palëvizshme të ajrit të kondicionuar;
    3. Pompat e nxehtësisë të palëvizshme;

ç.    Pajisjet e palëvizshme të mbrojtjes nga zjarri;

    1. Njësitë ftohëse në kamionët dhe rimorkiot frigoriferike;

dh. Kutia elektrike e shpejtësisë (electric sëitchgear);

    1. Cikle organike rankine.

 

  1. Pajisjet e palëvizshme të mbrojtjes nga zjarri, e përcaktuara në gërmën “d”, të pikës 2, të këtij neni konsiderohen të kontrolluara, në rast se:

 

    1. regjimi ekzistues i inspektimit i plotëson standardet ISO 14520 ose EN 15004; dhe
    2. pajisjet e mbrojtjes nga zjarri inspektohen me shpeshtësinë e parashikuar në pikën 5, të këtij neni.

 

  1. Pajisjet e përcaktuara në shkronjat “a” deri “d”, të pikës 2, të këtij neni, kontrollohen nga persona fizikë të certifikuar në përputhje me parashikimet e nenit 9, të këtij kreu.

 

  1. Pajisja hermetikisht e mbyllur që përmban gaze serre të fluorinuara në sasi më të vogël se 10 tonë CO2 ekuivalente, nuk i nënshtrohet kontrolleve për rrjedhje në rast se është etiketuar si e mbyllur hermetikisht.

 

  1. Kutia elektrike e shpejtësisë nuk i nënshtrohet kontrolleve për rrjedhje sipas këtij neni, kur ajo përmbush një nga kushtet e mëposhtme:
    1. Ka një normë të testimit të rrjedhjes prej më pak se 0,1% në vit, të përcaktuar në specifikimet teknike të prodhuesit dhe është i etiketuar si i tillë;
    2. Është e pajisur me një pajisje monitorimi të presionit ose densitetit;
    3. Përmban më pak se 6 kg gaze serrë të fluorinuara.

 

  1. Kontrolli i rrjedhjes në përputhje me pikën 1 të këtij neni, kryhet me shpeshtësinë e mëposhtme:
    1. Të paktën çdo 12 (dymbëdhjetë) muaj, për pajisje që përmban gaze serrë të fluorinuara në sasi prej 5 tonë CO2 ekuivalente ose më shumë, por më pak se 50 tonë CO2 ekuivalente dhe kur një sistem zbulimi i rrjedhjeve është instaluar, të paktën çdo 24 (njëzet e katër) muaj;
    2. Të paktën çdo 6 (gjashtë) muaj, për pajisje që përmbajnë gaze serrë të fluorinuara në sasi prej 50 tonë CO2 ekuivalente ose më shumë, por më pak se 500 tonë CO2 ekuivalente dhe kur një sistem zbulimi i rrjedhjeve është instaluar, të paktën çdo 12 (dymbëdhjetë) muaj;
    3. Të paktën çdo 3 (tre) muaj për pajisje që përmbajnë gaze serrë të fluorinuara në sasi prej 500 tonë CO2 ekuivalente ose më shumë dhe kur një sistem zbulimi i rrjedhjeve është instaluar, të paktën çdo 6 (gjashtë) muaj.

 

  1. Kërkesat dhe metodat standarde të kontrollit të rrjedhjeve të gazeve serrë të fluorinuara nga pajisjet e përmendura në pikën 2, miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit dhe ministrit përgjegjës për ekonominë.

Neni 6

Sistemet e zbulimit të rrjedhjeve

  1. Operatorët e pajisjeve të përcaktuara në gërmat “a” deri “d” të pikës 2, të nenit 5 dhe që përmban gaze serrë të fluorinuara në sasi ekuivalente prej 500 tonë CO2 ose më shumë, sigurojnë që kjo pajisje përmban një sistem të zbulimit të rrjedhjeve, i cili sinjalizon operatorin ose subjekte të licencuara që kryejnë shërbimin për kontrollin e ndonjë rrjedhje të mundshme.

 

  1. Operatorët e pajisjeve të përcaktuara në gërmat “f” dhe “g” të pikës 2, të nenit 5 dhe që përmban gaze serrë të fluorinuara në sasi ekuivalente prej 500 tonë CO2 ose më shumë të instaluar nga data1 janar 2023 sigurojnë që kjo pajisje përmban një sistem të zbulimit të rrjedhjeve, i cili sinjalizon operatorin ose subjekte të licencuara që kryejnë shërbimin për kontrollin e ndonjë rrjedhje të mundshme.

 

 

  1. Operatorët e pajisjes së listuar në gërmat “a” deri “d” dhe (g) të pikës 2, të nenit 5, që janë subjekt i pikave 1 dhe 2 të këtij neni, kryejnë kontrollin të paktën një herë në çdo 12 (dymbëdhjetë) muaj të sistemeve të zbulimit të rrjedhjeve për të siguruar funksionimin e duhur të tyre.

 

  1. Operatorët e pajisjes së listuar në gërmën “f” të pikës 2, të nenit 5, që janë subjekt i pikës 2, të këtij neni, kryejnë kontrollin një herë në çdo 6 (gjashtë) vjet të sistemeve të zbulimit të rrjedhjeve për të siguruar funksionimin e duhur të tyre.

Neni 7

Mbajtja dhe ruajtja e të dhënave

  1. Operatorët e pajisjes, për të cilën kërkohet kontrolli për rrjedhjet në përputhje me pikat 1 dhe 3, të nenit 5,  krijojnë dhe mbajnë të dhëna për çdo pjesë të kësaj pajisjeje duke specifikuar informacionin si vijon:
    1. Për sasinë dhe llojin e gazeve serrë të fluorinuara të instaluara;
    2. Për sasitë e gazeve serrë të fluorinuara, që janë shtuar gjatë instalimit, mirëmbajtjes ose shërbimit ose për shkak të rrjedhjes;
    3. Nëse sasitë e instaluara të gazeve serrë të fluorinuara janë ricikluar apo rigjeneruar, përfshirë emrin dhe adresën e fabrikës/sipërmarrësit të riciklimit ose të rigjenerimit dhenumrin e certifikatës;
    4. Për sasinë e rikuperuar të gazeve serrë të fluorinuara;
    5. Për gjenealitetet e sipërmarrësit, i cili ka instaluar, ka kryer shërbimet, mirëmbajtjen dhe, kur është e zbatueshme, ka riparuar apo ka nxjerrë jashtë përdorimit pajisjen, duke përfshirë numrin e certifikatës së tij;
    6. Për datat e kryerjes dhe rezultatet e kontrolleve të kryera në bazë të pikave 3 deri 5, të nenit 5;
    7. Nëse pajisja është nxjerrë jashtë përdorimit, masat e ndërmarra për rikuperimin dhe shkatërrimin e gazeve serrë të fluorinuara.

 

  1. Të dhënat e përmendura në pikën 1, të këtij neni ruhen në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit në regjistrin elektronik, për të cilat do të zbatohen rregullat e mëposhtme:
    1. operatorët e parashikuar në pikën 1, të këtij neni, ruajnë informacionin e parashikuar në pikën 1, për të paktën pesë vjet;
    2. sipërmarrësit që kryejnë veprimtaritë e përmendura gërmën “e”, të pikës 1, të këtij neni për llogari të operatorëve,  ruajnë informacionin e parashikuar në pikën 1,  për të paktën pesë vjet.

 

  1. Informacioni i parashikuar në pikën 1, të këtij neni, i vihet në dispozicion  Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, me kërkesë të saj. Nëse të dhënat e marra nga operatorët ose sipërmarrësit përmbajnë informacion mjedisor, Agjencia Kombëtare e Mjedisit i vë këto të dhëna në dispozicion të publikut, sipas legjislacinit në fuqi.

 

  1. Në përputhje me pikën 2, të nenit 11, sipërmarrësit që furnizojnë me gaze serrë të fluorinuara, i vënë në dispozicion autoriteteve kompetente sipas kërkesës, informacionin përkatës për blerësit e gazeve serrë të fluorinuara duke përfshirë detajet e mëposhtme:
    1. numrin e faturës së blerësve, dhe
    2. sasitë përkatëse të gazeve serrë të fluorinuara të blera.

 

  1. Formati i mbajtjes dhe ruajtjes së të dhënave të përcaktuara në këtë nen miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për mjedisin.

Neni 8

Rikuperimi

  1. Operatorët e pajisjeve të palëvizshme ose të njësive ftohëse (frigoriferike) të kamionëve dhe rimorkiove frigoriferike, që përmbajnë gaze serrë të fluorinuara që nuk gjenden në shkuma, kryejnë rikuperimin e gazeve nëpërmjet personave fizik që zotërojnë certifikatën përkatëse në përputhje me nenin 9, të këtij kreu, në mënyrë që këto gaze të riciklohen, rigjenerohen ose të shkatërrohen.

 

  1. I nënshtrohen parashikimit të pikës 1, të këtij neni, pajisjet e mëposhtme:
    1. Qarqet ftohëse të frigoriferëve të palëvizshëm, të pajisjeve stacionare me ajër të kondicionuar dhe pajisjeve stacionare të pompave të nxehtësisë;
    2. Qarqet ftohëse të njësive frigoriferike të kamionëve dhe trajlerëve frigoriferikë;
    3. Pajisjet e palëvizshme që përmbajnë tretës me bazë gaze serrë të fluorinuara;
    4. Pajisjet e palëvizshme për mbrojtjen nga zjarri;
    5. Kutitë e shpejtësisë të stacioneve elektrike me tension të lartë.

 

  1. Sipërmarrësi që përdor një kontejner që përmban gaze serrë të fluorinuara, përpara asgjësimit të tij, merr masa për rikuperimin e gazeve të mbetura për të garantuar më tej riciklimin, rigjenerimin ose shkatërrimin e tyre.

 

  1. Operatorët e produkteve dhe pajisjeve që nuk listohen në pikën 2, të këtij neni, përfshirë pajisjet e lëvizshme që përmbajnë gaze serrë të fluorinuara, marrin masat për rikuperimin e gazeve, në bazë të teknikave më të mira në dispozicion nga persona fizike të  kualifikuar, në mënyrë që ato të riciklohen, të rigjenerohen ose të shkatërrohen.

 

  1. Rikuperimi i gazeve serrë të fluorinuara nga pajisjet me ajër të kondicionuar në mjetet motorrike rrugore, që nuk përfshihen në kërkesat e këtij ligji, kryhet nga persona fizike të kualifikuar në përputhje me pikën 2, të nenit 9, të këtij kreu.

 

Neni 9

Skemat e përgjegjësive të prodhuesit

 

1.Prodhuesi i gazeve serrë të fluorinuara apo/ose palët e treta që veprojnë në emër të tyre marrin masa që të financojnë të gjitha kostot që rrjedhin për ngritjen dhe funksionimin e skemës së rikuperimit, riciklimit, rigjenerimit apo shkatërrimit të gazeve serrë të fluorinuara, individualisht apo në bashkëpunim ndërmjet tyre, brenda një afati prej 5 (pesë) vjetësh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

 

2. Prodhuesit e pajisjeve dhe produkteve të gazeve serrë të fluorinuara ose palët e treta që veprojnë në emër të tyre:

a) sigurojnë që skema e rikuperimit, riciklimit, rigjenerimit apo shkatërrimit të gazeve serrë të fluorinuara realizohet nga persona fizikë apo sipërmarrje që zotërojnë certifikatën përkatëse në përputhje me pikën 8, të këtij kreu;

b) informojnë përdoruesit përfundimtarë dhe u japin mundësi të dorëzojnë në pika të afërta grumbullimi lehtësisht të aksesueshme prej tyre, siç janë pikat e shitjes së pajisjeve dhe produkteve përkatëse.

Neni 10

Trajnimi dhe çertifikimi

  1. Trajnimit u nënshtrohen personat fizikë që kryejnë detyrat e mëposhtme:

a) Instalimin, servisin, mirëmbajtjen, riparimin ose nxjerrjen nga përdorimi të pajisjeve të listuara në shkronjat "a" deri "dh", të pikës 2 të nenit 5, të këtij ligji;

b) Kontrollin e rrjedhjeve të pajisjeve të përmendura në shkronjat "a" deri "d", të pikës 2 të nenit 5, siç parashikohet në pikën 1 të nenit 5;

c) Rikuperimin e gazeve serrë të fluorinuara, siç parashikohet në pikën 1 të nenit 8.

 

  1. Certifikata për personat fizikë dhe juridike, si dhe dëshmia e kryerjes së trajnimit për personat fizikë lëshohet nga "organi i akredituar certifikues i personelit", pasi i nënshtrohen testimit teorik dhe praktik të njohurive, në përputhje me kërkesat e referuara në pikën 3 të këtij neni.

 

  1. Kërkesat minimale për programet e trajnimit, dëshmive të trajnimeve për personat fizikë, certifikimit për personat fizikë dhe sipërmarrësit, sistemin e vlerësimit të tyre dhe formatet e dëshmive dhe certifikatave, të cilat specifikojnë për secilin lloj të pajisjeve aftësitë dhe njohuritë e nevojshme praktike e teorike, miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për mjedisin, ministrit përgjegjës për çështjet e punësimit dhe formimin profesional dhe ministrit përgjegjës për arsimin.

KREU III

VENDOSJA NË TREG DHE KONTROLLI I PËRDORIMIT

Neni 11

Kufizimet për vendosjen në treg

  1. Kufizimet për vendosjen në treg të produkteve dhe pajisjeve të përcaktuara në Aneksin III, të këtij ligji, me përjashtim të pajisjeve për përdorim ushtarak, përcaktohen sipas detyrimeve që rrjedhin nga Amendamenti i Kigalit, të Protokollit të Montrealit “Për substancat që hollojnë shtresën e ozonit”, ku Republika e Shqipërisë është palë.
  2. Shitja dhe blerja e gazeve serrë të fluorinuara në funksion të kryerjes së instalimit, shërbimeve, mirëmbajtjes ose riparimit të pajisjeve, që përmbajnë gaze serrë të fluorinuara ose funksionimi i të cilave mbështetet mbi ato gaze, kryhet vetëm nga persona fizikë/tregtarët ose juridike të licencuar.
  3. Pajisjet e mbyllura jo hermetikisht të mbushura me gaze serrë të fluorinuara shiten për përdoruesit e fundit, vetëm kur provohet se instalimi i pajisjes do të kryhet nga persona fizikë ose juridik të certifikuar sipas këtij ligji.

Neni 12

Etiketimi dhe informacioni mbi produktet dhe pajisjet

  1. Produktet dhe pajisjet që përmbajnë ose funksionimi i të cilave mbështetet mbi gazet serrë të fluorinuara, vendosen në treg vetëm nëse janë pajisur me etiketë. Konkretisht:
    1. Pajisjet ftohëse frigoriferike;
    2. Pajisjet me ajër të kondicionuar;
    3. Pompat e nxehtësisë;
    4. Pajisjet e mbrojtjes nga zjarri;
    5. Kutinë e shpejtësisë elektrike;
    6. Aerosolet që përmbajnë gaze serrë të fluorinuara, me përjashtim të inhalatorëve me doza të përcaktuara për shpërndarjen e përbërësve farmaceutikë;
    7. të gjithë kontejnerët e gazeve serrë të fluorinuara;
    8. Solventët me bazë gaze serrë të fluorinuara;
    9. Cikle organike Rankine.

 

  1. Etiketa duhet të tregojnë të dhënat e mëposhtme:
    1. Një referencë që produkti ose pajisja përmban gaze serrë të fluorinuara ose që funksionimi i tyre mbështetet mbi gaze të tilla;
    2. Emërtimi i pranuar nga industria për gazet serrë të fluorinuara në fjalë ose, nëse nuk ka përcaktim të tillë, vendosja e emrit kimik;
    3. Sasinë e shprehur në peshë dhe në CO2 ekuivalente e gazeve serrë të fluorinuara, që përmbahen në produkt apo pajisje, ose sasinë e gazeve serrë të fluorinuara, për të cilën pajisja është projektuar, si edhe potencialin e ngrohjes globale të këtyre gazeve.

 

  1. Etiketa sipas pikës 2 te ketij neni, kur është e aplikueshme/zbatueshme, duhet të tregojë edhe të dhënat e mëposhtme:
    1. Një referencë që gazet serrë të fluorinuara përmbahen në pajisje hermetikisht të mbyllura;
    2.  Një referencë që kutia e shpejtësisë elektrike ka një normë të testimit për rrjedhje prej më pak se 0,1% në vit, të përcaktuar në specifikimet teknike të prodhuesit.

 

  1. Etiketa duhet të jetë qartësisht e lexueshme, që nuk fshihet, në gjuhën shqipe dhe vendoset:
    1.  afër portave hyrëse ku kryhet mbushja ose rigjenerimi i gazet serrë të fluorinuara;
    2.  në atë pjesë të produktit ose pajisjes që përmban gaze serrë të fluorinuara.
    3.  për sistemet e mbyllura hermetikisht, ato duhet të etiketohen si të tilla.

 

  1. Shkumat dhe polyolet e parapërziera, që përmbajnë gaze serrë të fluorinuara, do të vendosen në treg vetëm nëse gazet serrë të fluorinuara janë identifikuar me një etiketë duke përdorur emërtimin e pranuar nga industria për gazet serrë të fluorinuara në fjalë ose, nëse nuk ka përcaktim të tillë vendoset emri kimik. Etiketa duhet të tregojë në mënyrë të qartë se shkuma ose polyolet e parapërziera përmbajnë gaze serrë të fluorinuara. Në rastin e shtresave të polisteroleve, ky informacion deklarohet ne gjuhen shqipe, në mënyrë të qartë dhe të vendosur mire.

 

  1. Gazet serrë të fluorinuara të rigjeneruara apo të ricikluara duhet të etiketohen me një tregues se substanca është rigjeneruar ose ricikluar, dhe të shoqërohen me informacionin për numrin e serisë dhe emrin e adresën e fabrikës/sipërmarrësit që ka kryer rigjenerimin ose riciklimin.

 

  1. Gazet serrë të fluorinuara, të vendosura në treg për shkatërrim, duhet të etiketohen me një tregues se përmbajtja e kontejnerit duhet vetëm të shkatërrohet sipas legjislacionit te posaçëm ne fuqi.

 

  1. Gazet serrë të fluorinuara, që vendosen në treg për eksport të drejtpërdrejtë, të etiketohen me një tregues që përmbajtja e kontejnerit të eksportohet menjëherë.

 

  1. Gazet serrë të fluorinuara, të vendosura në treg për përdorim në pajisjet ushtarake, etiketohen me një tregues që përmbajtja e kontejnerit përdoret vetëm për atë qëllim

 

  1. Gazet serrë të fluorinuara, të vendosura në treg për gravurën e materialeve gjysmëpërçuese ose për pastrimin me avull kimikatesh të dhomave të depozitimit brenda sektorit të prodhimit të gjysmëpërçuesve, të etiketohen me një tregues se përmbajtja e kontejnerit mund të përdoret vetëm për këtë qëllim.

 

  1. Gazet serrë të fluorinuara, të vendosura në treg për përdorim si lëndë e parë, të etiketohen me një tregues se përmbajtja e kontejnerit mund të përdoret vetëm si lëndë e parë.

 

  1. Gazet serrë të fluorinuara, të vendosura në treg për prodhimin e inhalatorëve për thithjen e dozave të përcaktuara të ilaçeve, për furnizimin e përbërësve farmaceutikë, të etiketohen me një tregues se përmbajtja e kontejnerit të përdoret vetëm për atë qëllim.

 

  1. Informacioni i përmendur në pikat 2, 3 dhe 5, të këtij neni, përfshihet në manualet udhëzuese për produktet dhe pajisjet në fjalë.

 

  1. Në rastin e produkteve dhe pajisjeve, që përmbajnë gaze serrë të fluorinuara me një potencial të ngrohjes globale prej 150 ose më shumë, ky informacion të përfshihet edhe në përshkrimet e përdorura për reklama.

 

  1. Forma e etiketës dhe kërkesa shtesë për etiketimin e produkteve dhe pajisjeve që përmbajnë gaze serrë të fluorinuara përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për mjedisin, ministrit përgjegjës për tregtinë dhe ministrit përgjegjës për industrinë.

Neni 13

Kontrolli i përdorimit

  1. Përdorimi i hekzafluorit të squfurit ndalohet:
    1. në procesin e derdhjes së magnezit dhe në riciklimin e aliazheve të magnezit të derdhur. Për instalimet që përdorin një sasi të hekzafluorit të squfurit më pak se 850 kg në vit, në procesin e derdhjes së magnezit dhe në riciklimin e aliazheve të magnezit të derdhur, ky ndalim do të zbatohet;
    2. në mbushjen e gomave të makinave.

 

  1. Për shërbimin ose mirëmbajtjen e pajisjeve të ftohjes me një masë mbushjeje prej 40 tonë CO2 ekuivalente ose më shumë, ndalohet përdorimi i gazeve serrë të fluorinuara, me një potencial të ngrohjes globale prej 2500 apo më shumë.

 

  1. Përjashtohen nga ndalimet sipas pikës 1 dhe 2, pajisjet ushtarake ose pajisjet e destinuara për aplikimet e projektuara për ftohjen e produkteve nën temperaturën -50 °C.

 

  1. Ndalimet e përcaktuara në pikën 2, të këtij neni, nuk zbatohen për kategoritë e mëposhtme të gazeve serrë të fluorinuara:
    1. Gazet serrë të fluorinuara të rigjeneruara që kanë një potencial të ngrohjes globale prej 2500 ose më shumë, që përdoren për mirëmbajtjen ose shërbimin e pajisjeve ekzistuese ftohëse dhe të etiketuara në përputhje me nenin 14;
    2. Gazet serrë të fluorinuara të ricikluara që kanë një potencial të ngrohjes globale prej 2500 ose më shumë, që përdoren për mirëmbajtjen ose shërbimin e pajisjeve ekzistuese ftohëse dhe që sigurojnë se janë rikuperuar nga pajisje të tilla. Gaze të tilla të ricikluara mund të përdoren vetëm nga sipërmarrësit, të cilët kryejnë rikuperimin e tyre si pjesë e mirëmbajtjes ose shërbimit.

 

Neni 14

Para-mbushja e pajisjeve me Hidrofluorokarbon

  1. Pajisjet e ftohjes, ajrit të kondicionuar dhe pompave të ngrohjes të mbushura me hidrofluorokarbon vendosen në treg vetëm kur sasia e hidrofluorokarboneve në pajisje është llogaritur brenda sistemit të kuotave të përcaktuara në Kreun VI.

 

  1. Në raste se pajisjet e parambushura vendosen në treg sipas përcaktimit në pikën 1, prodhuesit dhe importuesit e pajisjeve duhet të sigurojnë që përputhshmëria me këtë përcaktim të jetë plotësisht e dokumentuar.

 

  1. Në rast se hidrofluorokarbonet që gjenden brenda në pajisje, nuk janë vendosur në treg para mbushjes të pajisjes, atëherë importuesit e këtyre pajisjeve duhet të pajisen me autorizimin përkatës për ndarjen e kuotës vjetore, të lëshuar nga ministria përgjegjësë për mjedisin.  

 

  1. Prodhuesit dhe importuesit e pajisjeve të përcaktuara në pikën 2, mbajnë dokumentacionin për një periudhë jo më pak se pesë vjet pas vendosjes në treg të pajisjeve. Importuesit e pajisjeve që vendosin në treg pajisje të parambushura dhe që hidrofluorokarbonet që gjenden brenda në pajisje nuk janë vendosur në treg para mbushjes të pajisjes, sigurojnë që ato janë të regjistruara në përputhje me nenin 16, të këtij ligji.

KREU IV

 

REDUKTIMI I SASISE TE HIDROFLUOROKARBONEVE TE VENDOSURA NE TREG

Neni 15

Reduktimi i sasisë së hidrofluorokarboneve të vendosur në treg

 

  1. Ministria përgjegjëse për mjedisin siguron që sasia e hidrofluorokarboneve që prodhuesit dhe importuesit kanë të drejtë të vendosin në treg çdo vit, nuk kalon kuotën vjetore të përcaktuar për Republikën e Shqipërisë.

 

  1. Importuesit duhet të sigurojnë që sasia e hidrofluorokarboneve e vendosur prej tyre në treg, nuk kalon kuotën e tyre vjetore të përcaktuar nga ministria përgjegjëse për mjedisin, në përputhje me Kreun VI, të këtij ligji.

 

  1.  Ky nen nuk zbatohet për prodhuesit ose importuesit, të cilët prodhojnë ose importojnë më pak se 100 ton  CO2 ekvuivalent të hidrofluorokarboneve në vit.

 

  1. Ky nen gjithashtu nuk zbatohet për kategoritë e mëposhtme të hidrofluorokarboneve:
    1. Hidrofluorokarbonet e importuar nga vendet e Bashkimit Europian për shkatërrim;
    2. Hidrofluorokarbonet e importuara nga një prodhues për t’u përdorur si lëndë e parë (feedstock applications) ose të furnizuara nga një prodhues ose importues tek një sipermarrës për t’u përdorur si lëndë e parë (feedstock applications);
    3. Hidrofluorokarbonet e furnizuara nga një prodhues ose importues për t’u përdorur për pajisje ushtarake;
    4. Hidrofluorokarbonet e furnizuara nga një prodhues ose importues për t’u përdorur për gravurën e materialeve gjysmëpërçuese ose për pastrimin me avull kimikatesh të dhomave të depozitimit brenda sektorit të prodhimit të gjysmëpërçuesve;
    5. Hidrofluorokarbonet e furnizuara nga një prodhues ose importues për t’u përdorur për në prodhimin e inhalatorëve me dozë të matur.

 

  1. Ministria përgjegjëse për mjedisin mund të përjashtojë deri në 4 vjet nga detyrimi i kuotave sipas pikës 1, hidrofluorokarbonet për përdorime specifike ose për kategori specifike të produkteve ose pajisjeve, nëse kërkohet:

a. për ato perdorime të veçanta, te produkteve ose të pajisjeve, per te cilat nuk ka ne dispozicion alternativa, ose nuk mund të përdoren për arsye teknike ose sigurie; dhe

b.  nëse një furnizim i mjaftueshëm me hydrofluorkarbone nuk mund të sigurohet pa sjell shpenzime në disproporcion.

 

 

 

Neni 16

Regjistri elektronik

  1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, Agjencia Kombëtare e Mjedisit krijon një bazë të dhënash ne regjistrin elektronik në përputhje në përputhje me standardet, rregullat, dhe procedurat e përcaktuara në ligjin nr. 10 325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”.

 

  1. Regjistrimi në këtë regjistër është i detyrueshëm për:
    1. Importuesit, të cilëve ju është alokuar një kuotë e përcaktuar për vendosjen në treg të hidrofluorokarboneve;
    2. Sipermarrësit, të cilëve ju është transferuar kuota e hidrofluorokarboneve;
    3. Importuesit që furnizojnë ose sipërmarrës që furnizohen me hidrofluorokarbone, sipas pikës 3 dhe 4, të nenit 14.
    4. Importuesit e pajisjeve të parambushura, hidrofluorokarbonet e përmbajtura në pajisje nuk janë vendosur në treg para mbushjes të pajisjes, sipas nenit 13.

 

 

  1. Ky regjistër është i aksesueshëm nga publiku.

 

4. Rregullat e detajuara për regjistrimin e  produkteve dhe pajisjeve që përmbajnë ose funksionimi i të cilave mbështetet mbi gazet serrë të fluorinuara nga prodhuesit dhe importuesit, detyrimet për të raportuar në regjistrin elektronik, si dhe mirëmbajtjen e regjistrit, miratohen nga Këshilli i Ministrave me propozimin e ministrit përgjegjës për mjedisin.

 

KAPITULLI V

RAPORTIMI

Neni 17

Raportimi mbi  importin, eksportin, përdorimin si lëndë e  para dhe shkatërrimin e substancave të listuara në Aneksat I ose II

  1. Cdo importues dhe eksportues, që  importon ose eksporton 1 metrik ton ose 100 tonë CO2 ekuivalent ose më shumë gaze serrë të fluorinuara dhe gazet e listuara në aneksin II, gjatë vitit pasardhës duhet të raportojë në ministrinë përgjegjëse për mjedisin për të dhënat e specifikuara në Aneksen VII për secilën nga ato substanca për atë vit kalendarik.

 

  1. Cdo sipërmarrës, që shkatërron 1 metrik ton ose 1000 tonë CO2 ekuivalent ose më shumë gaze serrë të fluorinuara dhe gazet e listuara në Aneksen II, deri ne 31 mars te vitit pasardhës duhet të raportojë në ministrinë përgjegjëse për mjedisin për të dhënat e specifikuara në Aneksa VII, për secilën nga ato substanca për atë vit kalendarik.

 

  1. Cdo sipërmarrës, që përdor 1000 tonë CO2 ekuivalent ose më shumë gaze serrë të fluorinuara si lëndë të parë, deri ne 31 Mars te vitit pasardhës duhet të raportojë në ministrinë përgjegjëse për mjedisin për të dhënat e specifikuara në Aneksen VII për secilën nga ato substanca për atë vit kalendarik.

 

  1. Cdo sipërmarrës, që ka vendosur në treg 500 tonë CO2 ekuivalent ose më shumë gaze serrë të fluorinuara dhe gazet e listuara në Aneksin II që gjenden në produkte ose pajisje, deri ne 31 Mars të vitit pasardhës, duhet të raportojë në ministrinë përgjegjëse për mjedisin për të dhënat e specifikuara në Aneksen VII për secilën nga ato substanca për atë vit kalendarik.

 

  1. Cdo importues që vendos në treg pajisje të parambushura, ku hidrofluorkarbonet e gjendura brenda në këto pajisje nuk jane vendosur në treg para mbushjes së pajisjes, do të dorëzojnë në ministrinë përgjegjëse për mjedisin dokumentacionin perkates, sipas nenit 14.

 

  1. Sipërmarrësit ruajnë dokumentacionin perkates për të paktën 5 vite. Raporti i verifikimit do t’i jepet autoriteteve përgjegjëse, në çdo moment që autoritet e kërkojnë këtë raport.

 

  1. Formati dhe mënyra e pergatitjes dhe dorezimit të raportit të verifikimit përcaktohen me udhëzim te  ministrit pergjegjes per mjedisin.

 

  1. Ministria përgjegjëse për mjedisin dhe autoritetet e tjera shtetërore marrin masat e nevojshme për ruajtjen e konfidencialitetit të informacionit të dorëzuar sipas këtij neni.

Neni 18

Mbledhja e të dhënave të emetimeve

Ministria përgjegjëse për mjedisin krijon sistemet e raportimit për sektorët përkatës të përmendur në këtë ligj, me qëllim marrjen e të dhënave të emetimeve.

KREU VI

LICENCIMI DHE AUTORIZIMI

Neni 19

Licencimi

  1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, sipërmarrësit që kryejnë importin, eksportin, magazinimin  dhe vendosjen në treg të gazeve serrë të fluorinuara, të pajisjeve që përmbajnë gaze serrë të fluorinuar, ose funksionimi i të cilave mbështetet në këto gaze duhet të licencohen sipas ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 "Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë" dhe përfshihen në kategorinë III. 3, të shtojcës së tij.  

 

  1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, sipërmarrësit që kryejnë përpunimin, grumbullimin, rikuperimin, riciklimin, shkatërrimin, cmontimin, transportin, të gazeve serrë të fluorinuara, të pajisjeve që përmbajnë gaze serrë të fluorinuar, ose funksionimi i të cilave mbështetet në këto gaze duhet të pajisen me licencën “veprimtaritë e tjera profesionale lidhur me ndikimin në mjedis”, me kodin III.2.B.

 

  1. Sipërmarrësit që kryejnë veprimtari me gaze serrë të fluorinuara duhet të pajisen me lejen e mjedisit përkatëse, në përputhje me parashikimet ligjore të legjislacionit në fuqi për lejet e mjedisit.

 

  1. Dokumentacioni dhe procedurat për dhënien e licencave për importin, eksportin, magazinimin  dhe vendosjen në treg të gazeve serrë të fluorinuara, të pajisjeve që përmbajnë gaze serrë të fluorinuar, ose funksionimi i të cilave mbështetet në këto gaze miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për mjedisin..

 

Neni 20

Autorizimi per ndarjen e kuotës vjetore të hidrofluorokarboneve

 

  1. Sipërmarrësit që kryejnë importin e hidrofluorokarboneve dhe/ose pajisjeve te para-mbushura me hidrolfuorokarbone, duhen të pajisen me autorizim, i cili përcakton kuotën vjetore të hidrofluorokarboneve të caktuar për sipërmarrësit përkatës, në përputhje me parimet dhe procedurat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë.

 

  1. Kushtet e posacme, procedura, afatet dhe institucionet pergjegjes autorizimin e përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për mjedisin.

 

  1. Mënyra e ndarjes së kuotave vjetore të importit të hidrofluorokarboneve dhe/ose pajisjeve të para-mbushura me hidrolfuorokarbone,  dokumentacioni përkates si dhe kriteret për  ndarjen e kuotave miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për mjedisin.

 

  1. Importuesit për kuotat e alokuara dhe për çdo ndryshim në këto kuota njoftohen nëpërmjet regjistrit elektronik.

 

KREU VII

DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Neni 20

Kundërvajtjet  administrative

  1. Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundravajtje administrative dhe dënohet me gjobë sipas kufijve dhe përcaktimeve në pikat e mëposhtme, në përputhje me ligjet përkatëse për kundravajtjet administrative dhe për inspektimin.

 

  1. Dënohen me gjobë shkeljet e mëposhtme:

 

  1. Zhvillimi i aktiviteti pa licence denohet me gjobe nga 1.000.000 (një milion) deri në 2.000.000 (dy milion) lekë;

 

  1. Lëshimi i qëllimshëm i gazeve serrë të fluorinuara në atmosferë gjatë instalimit, servisit, mirëmbajtjes, riparimit, rikuperimit, riciklimit dhe rigjenerimit të gazeve serrë të fluorinuara; ose çmontimit të pajisjeve gjobe deri 200.000 (dyqind mijë) Lekë deri në 500.000 (pesëqind mijë) lekë ë;

 

  1. Moskryerja e kontrollit për rrjedhje të pajisjeve të referuara në nenin 5, të këtij ligji, nga persona të certifikuar,denohet me gjobe nga 100.000 (njëqind mijë) deri në 200.000 (dyqind mijë) lekë;

 

  1. Mosmbajtja e të dhënave të specifikuara në nenin 7, të këtij ligji, për çdo pjesë të pajisjeve dhe mosruajtjen e tyre për të paktën 5 (pesë) vjet dhe mosvënien në dispozicion të ministrisë përgjegjëse për mjedisin, me kërkesë të saj, dënohet me gjobë deri nga 20.000 (njëzet mijë) deri në 100.000 (njëqind mijë) lekë;
  2. Moskryerja e rikuperimit të gazeve serrë të fluorinuara nga pajisjet e palëvizshme ose njësitë ftohëse (frigoriferike) të kamionave dhe rimorkiove frigoriferikë, që listohen në nenin 8, të këtij ligji, nëpërmjet personave fizikë të certifikuar dënohet me gjobë nga 20.000 (njëzet mijë) deri ne 100.000 (njëqind mijë) lekë;
  3. Kryerja e  instalimin, servisin, mirëmbajtjen, riparimin ose çmontimin e pajisjeve që përmbajnë gaze serrë të fluorinuara, me persona të pacertifikuar dënohet me gjobë nga 100.000 (njëqind mijë) lekë deri në 500.000 (pesëqind mijë) lekë;
  4. Vendosja në treg të gazeve serrë të fluorinuara dhe gazeve të listuara në Aneksen II, të këtij ligji , në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara në Kreun III, të këtij ligji denohet me gjobe 100.000 (njëqind mijë) deri ne 500.000 (pesëqind mijë) lekë;
  5. Mosraportimi për importin, eksportin, përdorimin e lëndës së parë/feedstock dhe shkatërrimin e substancave të listuara në Aneksin I dhe II, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në në nenin 16, të këtij ligji denohet me gjobë nga 100.000 (njëqind mijë) deri në 500.000 (pesëqind mijë) lekë.
  1. Të drejtën e gjobës për kundërvajtjet e përcaktuara në këtë nen e ka struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit.

 

  1. Gjoba paguhet brenda një periudhe prej 10 ditësh kalendarike, nga njoftimi i saj, përveçse kur vendimi për vënien e saj është pezulluar, sipas legjislacionit në fuqi.

 

  1. Subjekti, ndaj të cilit vendoset masa administrative, ka të drejtën e ankimit te titullari i strukturës përgjegjëse për inspektimin në mjedis, sipas afateve dhe procedurave të legjislacionit në fuqi.

 

  1. Kundër vendimit të titullarit të strukturës përgjegjëse për inspektimin në mjedis mund të bëhet ankim në gjykatën kompetente brenda 30 ditëve nga shpallja e vendimit.

 

  1. Ministri pergjegjes per mjedisin, me propozimin e strukturës përgjegjëse inspektuese në mjedis, në rastet kur gjoba nuk është paguar brenda afatit të përcaktuar, vendos pezullimin e licences ose autorizimit përkatëse për të gjithë veprimtarinë apo pjesë të saj deri në pagesën e gjobës, dhe vendimi i pezullimit publikohet në Regjistrin Kombëtar të Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve.

 

  1. Subjekti, ndaj të cilit merret masa e pezullimit, ka të drejtën e ankimit, sipas legjislacionit në fuqi.

 

 

Neni 21

Shfuqizime

 

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, gërma “a”, e pikës 3, të nenit 20, të  ligjit nr. 10431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”, shfuqizohet.

 

 

Neni 22

Aktet nënligjore

  1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave dhe ministri përgjegjës për mjedisin që, pas hyrjes në fuqi të ketij ligji, te nxjerrin aktet nenligjore në zbatim të pikës 5, të nenit 9, pikës 7 të nenit 17, pikës 2 të nenit 20.

 

  1. Ngarkohet Ministri përgjegjës për mjedisin që, brenda 12 muajve nga data e hyrjes në fuqi e këtij ligji, te miratojë aktet nënligjore në zbatim të pikës 7, të nenit 5, pikës 5, të nenit 7, dhe brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë aktet nënligjore në zbatim të pikës 15, neni 12, pikës 5, neni 1, të pikës 8, neni 17 dhe pikës 2, të nenit 18.

 

Neni 23

Hyrja në fuqi

 

Ky ligj hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI

 

LINDITA NIKOLLA

 

ANKESI I

GAZET SERRË TË FLUORINUARA QË PËRCAKTOHEN NË PIKËN 1 TË NENIT 2

 

Substanca

GWP (1)

Përcaktimi industrial

Emërtimi kimik
(Emërtimi i zakonshëm)

Formula Kimike

HFC-23

trifluoromethane
(fluoroform)

CHF3

14 800

HFC-32

difluoromethane

CH2F2

675

HFC-41

fluoromethane
(methyl fluoride)

CH3F

92

HFC-125

pentafluoroethane

CHF2CF3

3 500

HFC-134

1,1,2,2-tetrafluoroethane

CHF2CHF2

1 100

HFC-134a

1,1,1,2-tetrafluoroethane

CH2FCF3

1 430

HFC-143

1,1,2-trifluoroethane

CH2FCHF2

353

HFC-143a

1,1,1-trifluoroethane

CH3CF3

4 470

HFC-152

1,2-difluoroethane

CH2FCH2F

53

HFC-152a

1,1-difluoroethane

CH3CHF2

124

HFC-161

fluoroethane
(ethyl fluoride)

CH3CH2F

12

HFC-227ea

1,1,1,2,3,3,3-heptafluoropropane

CF3CHFCF3

3 220

HFC-236cb

1,1,1,2,2,3-hexafluoropropane

CH2FCF2CF3

1 340

HFC-236ea

1,1,1,2,3,3-hexafluoropropane

CHF2CHFCF3

1 370

HFC-236fa

1,1,1,3,3,3-hexafluoropropane

CF3CH2CF3

9 810

HFC-245ca

1,1,2,2,3-pentafluoropropane

CH2FCF2CHF2

693

HFC-245fa

1,1,1,3,3-pentafluoropropane

CHF2CH2CF3

1 030

 

 

Substanca

GWP (1)

Përcaktimi industrial

Emërtimi kimik
(Emërtimi i zakonshëm)

Formula Kimike

HFC-365 mfc

1,1,1,3,3-pentafluorobutane

CF3CH2CF2CH3

794

HFC-43-10 mee

1,1,1,2,2,3,4,5,5,5-decafluoropentane

CF3CHFCHFCF2CF3

1 640

PFC-14

tetrafluoromethane
(perfluoromethane, carbon tetrafluoride)

CF4

7 390

PFC-116

hexafluoroethane
(perfluoroethane)

C2F6

12 200

PFC-218

octafluoropropane
(perfluoropropane)

C3F8

8 830

PFC-3-1-10 (R-31-10)

decafluorobutane
(perfluorobutane)

C4F10

8 860

PFC-4-1-12 (R-41-12)

dodecafluoropentane
(perfluoropentane)

C5F12

9 160

PFC-5-1-14 (R-51-14)

tetradecafluorohexane
(perfluorohexane)

C6F14

9 300

PFC-c-318

octafluorocyclobutane
(perfluorocyclobutane)

c-C4F8

10 300

 

sulphur hexafluoride

SF6

22 800

 

 

ANKESI II

GAZET E TJERA SERRË TË FLUORINUARA QË JANË OBJEKT PËR RAPORTIM NË PËRPUTHJE ME NENIN 20

Substanca

GWP (1)

Emërtimi i zakonshëm/përcaktimi industrial

Formula Kimike

HFC-1234yf

CF3CF  = CH2

4 Fn (2)

HFC-1234ze

trans — CHF = CHCF3

7 Fn 2

HFC-1336mzz

CF3CH = CHCF3

9

HCFC-1233zd

C3H2ClF3

4,5

HCFC-1233xf

C3H2ClF3

1 Fn (3)

HFE-125

CHF2OCF3

14 900

HFE-134 (HG-00)

CHF2OCHF2

6 320

HFE-143a

CH3OCF3

756

HCFE-235da2 (isofluorane)

CHF2OCHClCF3

350

HFE-245cb2

CH3OCF2CF3

708

HFE-245fa2

CHF2OCH2CF3

659

HFE-254cb2

CH3OCF2CHF2

359

HFE-347 mcc3 (HFE-7000)

CH3OCF2CF2CF3

575

HFE-347pcf2

CHF2CF2OCH2CF3

580

HFE-356pcc3

CH3OCF2CF2CHF2

110

HFE-449sl (HFE-7100)

C4F9OCH3

297

HFE-569sf2 (HFE-7200)

C4F9OC2H5

59

Substanca

GWP (1)

Emërtimi i zakonshëm/përcaktimi industrial

Formula Kimike

HFE-43-10pccc124 (H-Galden 1040x) HG-11

CHF2OCF2OC2F4OCHF2

1 870

HFE-236ca12 (HG-10)

CHF2OCF2OCHF2

2 800

HFE-338pcc13 (HG-01)

CHF2OCF2CF2OCHF2

1 500

HFE-347mmy1

(CF3)2CFOCH3

343

2,2,3,3,3-pentafluoropropanol

CF3CF2CH2OH

42

bis(trifluoromethyl)-methanol

(CF3)2CHOH

195

HFE-227ea

CF3CHFOCF3

1 540

HFE-236ea2 (desfluoran)

CHF2OCHFCF3

989

HFE-236fa

CF3CH2OCF3

487

HFE-245fa1

CHF2CH2OCF3

286

HFE 263fb2

CF3CH2OCH3

11

HFE-329 mcc2

CHF2CF2OCF2CF3

919

HFE-338 mcf2

CF3CH2OCF2CF3

552

HFE-338mmz1

(CF3)2CHOCHF2

380

HFE-347 mcf2

CHF2CH2OCF2CF3

374

HFE-356 mec3

CH3OCF2CHFCF3

101

HFE-356mm1

(CF3)2CHOCH3

27

HFE-356pcf2

CHF2CH2OCF2CHF2

265

HFE-356pcf3

CHF2OCH2CF2CHF2

502

HFE 365  mcf3

CF3CF2CH2OCH3

11

Substanca

GWP (1)

Emërtimi i zakonshëm/përcaktimi industrial

Formula Kimike

HFE-374pc2

CHF2CF2OCH2CH3

557

 

- (CF2)4CH (OH)-

73

perfluoropolymethylisopropyl-ether  (PFPMIE)

CF3OCF(CF3)CF2OCF2OCF3

10 300

nitrogen trifluoride

NF3

17 200

trifluoromethyl sulphur pentafluoride

SF5CF3

17 700

perfluorocyclopropane

c-C3F6

17 340  Fn (4)

       
 

 

ANEKS III

NDALIMET E VENDOSJES NË TREG TË PËRCAKTUARA NË NENIN 11

Produktet dhe pajisjet
Aty ku është e mundur, GWP e përzierjeve që përmbajne gaze serrë të fluorinuar do të përllogaritet në përputhje me Aneksin IV, sic përaktohet në Nenin 2

Data e ndalimit

1.  Kontenierë jo-rimbushës për gaze serrë të fluorinuar, që përdoren për shërbim, mirëmbajtje, ose mbushje e pajisjeve ftohëse, pajiseve gtë ajrit të kondicionuar dhe pajisjeve ngorhëse, sistemeve të mbrojtjes nga zjarri ose kuti e shpejtësisë elektrike, ose për përdorim si solventë  

 

Data e hyrjes në fuqi të këtij ligji

2.  sisteme jo të kufizuara të avullimit në mënyrë direkte që përnbajnë HFCs dhe PFCs si ftohës

Data e hyrjes në fuqi të këtij ligji

3. Pajisje të mbrojtjes nga zjarri

që përnbajnë PFCs

Data e hyrjes në fuqi të këtij ligji

që përnbajnë HFC-23

1 vit nga

data e hyrjes në fuqi të këtij ligji

4.  Dritaret për përdorim shtëpiak që përmbajnë përmbajne gaze serrë të fluorinuar

Data e hyrjes në fuqi të këtij ligji

5.  Dritaret e tjera që përmbajnë përmbajne gaze serrë të fluorinuar

Data e hyrjes në fuqi të këtij ligji

6.  Këpucë që përmbajnë përmbajne gaze serrë të fluorinuar

Data e hyrjes në fuqi të këtij ligji

7.  Goma që përmbajnë përmbajne gaze serrë të fluorinuar

Data e hyrjes në fuqi të këtij ligji

8.  Shkume me një përbërës, përveç kur kërkohet për të përmbushur standardet kombëtare të sigurisë, që përmbajnë gaze serrë të fluorinuar me GWP me 150 ose më shumë

Data e hyrjes në fuqi të këtij ligji

9.  Gjeneratorë aerosol  të tregtuara dhe të destinuara për t'u shitur për publikun e gjerë për qëllime argëtimi dhe dekorative, të renditura në pikën 40 të Aneksës XVII të Rregullores (KE) Nr 1907/2006, dhe buritë e sinjaleve, që përmbajnë HFC-të me GWP prej 150 ose më shumë

Data e hyrjes në fuqi të këtij ligji

10.  Frigoriferë dhe ngrirës shtëpiakë që përmbajnë HFC-të me GWP prej 150 ose më shumë

Data e hyrjes në fuqi të këtij ligji

11.  Frigoriferë dhe ngrirës për përdorim tregtar (pajisje hermetikisht të mbyllura)

që përmbajnë HFC-të me GWP prej 2 500 ose më shumë

1 janar 2023

që përmbajnë HFCs me GWP prej 150 ose më shumë

1 janar 2025

12.  Pajisje ftohëse të palëvizshme, që përmbajnë, ose funksionimi i të cilave mbështetet në, HFCs me GWP prej 2 500 ose më shumë, me përjashtim të pajisjeve të destinuara për aplikim të projektuara për të ftohur produktet në temperatura nën 50 ° C

1 janar 2023

13. Paketa e sistemeve të centralizuara të ftohjes për përdorim komercial me një kapacitet prej 40 kË ose më shumë që përmbajnë, ose funksionimi i të cilave mbështetet në gaze serrë të fluorinuar me GWP prej 150 ose më shumë, përveç në qarkun primar i ftohjes së sistemeve kaskadë, ku mund të përdoren gaze serrë të fluorinuar GWP prej më pak se 1 500

1 janar 2025

14.  Pajisjet e lëvizshme të  ajrit të kondicionuar (pajisje hermetikisht të mbyllura që lëvizin midis dhomave nga përdoruesi fundor) që përmbajnë HFC-të me GWP prej 150 ose më shumë

 

 1 janar 2023

 

1 janar 2023

 

 

15.  Sistemet e veçanta të ndara të ajrit të kondicionuar që përmbajnë më pak se 3 kg gaze serrë të fluorinuar, që përmbajnë, ose funksionimi i të cilave mbështetet në gaze serrë të fluorinuar me GWP prej 750 ose më shumë

1 janar 2030

16.  Shkuma që përmbajnë HFC-të me GWP prej 150 ose më shumë, përveç kur kërkohet të përmbushin standardet kombëtare të sigurisë

Polistireni i shtrydhur (XPS)

1 janar 2023

Shkuma të tjera

1 janar 2023

17.  Aerosolet teknike që përmbajnë HFC-të me GWP prej 150 ose më shumë, përveç kur kërkohet të plotësojnë standardet kombëtare të sigurisë ose kur përdoren për aplikime mjekësore

1 janar 2023

 

 

ANEKS IV

METODA E LLOGARITJES SË GWP TOTALE TË NJË PËRZIERJEJE

GWP e një përzierjeje llogaritet si një mesatare e ponderuar, që rrjedh nga shuma e fraksioneve të peshës së substancave individuale të shumëzuara me GWP e tyre, përveç nëse specifikohet ndryshe, duke përfshirë substancat që nuk janë gaze serrë të fluorinuar.

Σ (Substanca X % x GWP) + ( Substancë X% x GWP) + ... (Substancë N% x GWP), ku % është kontributi në peshë me një tolerancë peshe prej +/- 1%.

Për shembull: aplikimi i formulës në një përzierje të gazeve të përbërë nga 60% dimetileter, 10% HFC-152a dhe 30% izobutan:

Σ (60% x 1) + (10% x 124) + (30% x 3)

→ \; Total GWP = 13,9

GWP e substancave të mëposhtme jo të fluorinuara përdoren për të llogaritur GWP e përzierjeve. Për substancat e tjera që nuk janë të listuara në këtë aneksë, vlen një vlerë default prej 0.

 

Substanca

GWP (1)

Emërtimi i zakonshëm

Përcaktimi industrial

Formula Kimike

methane nitrous  oxide dimethyl  ether methylene  chloride methyl  chloride chloroform
ethane propane butane isobutane pentane isopentane
ethoxyethane (diethyl ether)

methyl formate hydrogen ammonia ethylene propylene
cyclopentane

R-170

R-290

R-600

R-600a

R-601

R-601a

R-610

R-611

R-702

R-717

R-1150

R-1270

CH4

N2O CH3OCH3
CH2Cl2

CH3Cl

CHCl3

CH3CH3

CH3CH2CH3

CH3CH2CH2CH3

CH(CH3)2CH3

CH3CH2CH2CH2CH3

(CH3)2CHCH2CH3

CH3CH2OCH2CH3

HCOOCH3

H2

NH3

C2H4

C3H6

C5H10

25

298

1

9

13

31

6

3

4

3

5 (2)

5 (2)

4

25

6

0

4

2

5 (2)

ANEKS V

LLOGARITJA E SASISW MAKSIMALE, VLERAVE REFERUESE DHE KUOTAT PWR VENDOSJEN NË TREG TË HIDROFLUORKARBONEVE

 

Sasia maksimale e përcaktuar në nenit 16 do të llogaritet duke zbatuar përqindjet e mëposhtme në sasinë mesatare totale vjetore të vendosur në treg në Republikën e  Shqipërisë gjatë periudhës ........... e tutje, sasia maksimale e referuar e përcaktuar në nenit 16 do të llogaritet duke zbatuar përqindjet e mëposhtme në sasinë mesatare totale vjetore të vendosur në treg në Republikëne  Shqipërisë gjatë periudhës ......deri në ...., dhe më pas zbriten shumat për përdorimet e përjashtuara sipas nenit 16, në bazë të të dhënave në dispozicion.

 

 

Vitet

Përqindja për të llogaritur sasinë maksimale të hidrofluorkarboneve që do të vendosen në treg dhe kuotat korresponduese

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sasia maksimale, vlerat referuese dhe kuotat për vendosjen e në treg të hidrofluorkarboneve të përcaktuara në nenet  16 dhe 17 do të llogariten si sasi të agreguara të të gjitha llojeve të hidrofluorkarboneve, shprehur në ton (e) e CO2 ekuivalente.

 

Sasia maksimale, vlerat referuese dhe kuotat për vendosjen e në treg të hidrofluorkarboneve të përcaktuara në nenet   16 dhe 17 do të bazohet në sasitë e të hidrofluorokarboneve që prodhuesve dhe importuesit kanë vendosur në treg në Republikën e Shqipërisë gjatë periudhës referuese ose të alokimit, por duke përjashtuar sasitë e hidrofluorokarboneve për përdorimin e përmendur në nenin 15 gjatë së njëjtës periudhë, në bazë të të dhënave në dispozicion.

 

Transaksionet e përmendura në gërmën (c), të pikës 4, të nenit të nenit 15 (2) duhet të verifikohen në përputhje me nenin 20 pavarësisht sasive të përfshira.

 

 

 

ANEKS VI

MEKANIZMI I ALOKIMIT

 

  1. Përcaktimi i sasisë që do t'u alokohet sipërmarrësve për të cilat është përcaktuar një vlerë reference sipas nenit16

Çdo sipërmarrës për të cilën është caktuar një vlerë referuese merr një kuotë që korrespondon me 89% të vlerës referuese të shumëzuar me përqindjen e treguar në Aneksin V për vitin përkatës.

  1. Përcaktimi i sasisë që alokohet sipërmarrësve që kanë dorëzuar një deklaratë sipas nenit 17.2

Shuma e kuotave të alokuara sipas pikës 1 është zbritur nga sasia maksimale për vitin e caktuar të përcaktuar në Aneksin V, e përdorur për të përcaktuar sasinë që alokohet sipërmarrësve për të cilët nuk ka pasur vlerë reference të përcaktuara dhe të cilët kanë dorëzuar një deklaratë sipas nenit 17.2 (sasia që duhet ndarë në hapin 1 të pëllogaritjes).

2.1. Hapi 1 i llogaritjes

Çdo sipërmarrësi merr një alokim që korrespondon me sasinë e kërkuar në deklaratën e tij, por kjo nuk duhet të tejkalojë përqindjen proporcionale të sasia që duhet alokuar në hapin 1.

Sasia proporcionale llogaritet duke ndarë 100 me numrin e sipërmarrësve që kanë dorëzuar një deklaratë. Shuma e kuotave të alokuara në hapin 1 zbritet nga sasia që do të alokohet në hapin 1 për të përcaktuar sasinë që do të alokohett në hapin 2.

2.2. Hapi 2 i llogaritjes

Çdo sipërmarrës  që nuk ka marrë 100% të sasisë së kërkuar në deklaratën e saj në hapin 1 merr një alokim shtesë që korrespondon me diferencën ndërmjet sasisë së kërkuar dhe sasisë së marrë në hapin 1. Megjithatë, kjo nuk duhet të tejkalojë përqindjen proporcionale të sasia që duhet alokuar në hapin 2.

Përqindja proporcionale llogaritet duke ndarë 100 nga numri i që janë pranuar për një alokim në hapin 2. Shuma e kuotave të alokuara në hapin 2 zbritet nga sasia që duhet alokuar në hapin 2 për të përcaktuar sasinë që do të alokohet në hapin 3.

2.3. Hapi 3 i llogaritjes

Hapi 2 përsëritet derisa të plotësohen të gjitha kërkesat ose sasia e mbetur që do të alokohet në fazën e ardhshme është më pak se 500 ton CO2 ekuivalent.

  1. Përcaktimi i sasisë që do t'u alokohet sipërmarrësve që kanë dorëzuar një deklaratë sipas nenit 1

Për alokimin e kuotave për vitin …. deri në vitin …. zbritet shuma e kuotave të alokuara sipas pikave 1 dhe 2 nga sasia maksimale për vitin e caktuar të përcaktuar në Aneksin V për të përcaktuar sasinë që do t’u  alokohet  sipërmarrësve për të cilat është përcaktuarr një vlerë referuese dhe që kanë dorëzuar një deklaratë sipas nenit 16.5

Zbatohet mekanizmi i alokimit i përcaktuar në pikën 2.1 dhe 2.2.

Për ndarjen e kuotave për vitin …. dhe çdo vit pas kësaj, sipërmarrësit që kanë paraqitur një deklaratë sipas nenit 16.5  do të trajtohen në të njëjtën mënyrë si sipërmarrësit që kanë paraqitur një deklaratë sipas nenit 16.1

 

 

ANEKSI VII

TË DHËNA QË DUHET TË RAPORTOHEN SIPAS NENIT 19

1. Çdo prodhues i përcaktuar në nenin 19.1 raporton për:

  1. Sasinë totale të secilës substancë të listuar në anekset I dhe II që ajo ka prodhuar në Republiken e Shqipërise, duke identifikuar kategoritë kryesore të përdorimit në të cilat përdoret substanca;
  2. sasitë e secilës substancë të listuar në aneksin I dhe aty ku është e mundur në Aneksi II, që ka vendosur në treg në Republiken e Shqipërise, duke specifikuar në mënyrë të veçantë sasitë e vendosura në treg për përdorim si lëndë e parë, eksporte të drejtpërdrejta, prodhimi i  inhalatorëve me dozë të matur për shpërndarjen e përbërësve farmaceutikë, përdorimi në pajisje ushtarake dhe përdorimi në etching e materialit gjysmëpërçues ose pastrimi i dhomave të depozitimit të avujve kimikë brenda sektorit prodhues të gjysmëpërçuesve;
  3. sasitë e secilës substancë të listuar në anekset I dhe II që janë ricikluar, rigjetur dhe shkatërruar, respektivisht;
  4. çdo stok që mbahen në fillim dhe në fund të periudhës raportuese;
  5. çdo autorizim për të përdorur kuotën, duke specifikuar sasitë përkatëse, për qëllimin e nenit 14.

2. Çdo importues i përcaktuar në Nenin 19.1 duhet të raportojë për:

  1. sasitë e secilës substancë të listuar në aneksin I dhe aty ku është e mundur në Aneksi II, që ka vendosur në treg në Republiken e Shqipërise, duke specifikuar në mënyrë të veçantë sasitë e vendosura në treg për përdorim si lëndë e parë, eksporte të drejtpërdrejta, prodhimi i  inhalatorëve me dozë të matur për shpërndarjen e përbërësve farmaceutikë, përdorimi në pajisje ushtarake dhe përdorimi në etching e materialit gjysmëpërçues ose pastrimi i dhomave të depozitimit të avujve kimikë brenda sektorit prodhues të gjysmëpërçuesve;
     
  2. sasitë e secilës substancë të listuar në anekset I dhe II që janë ricikluar, rigjetur dhe shkatërruar, respektivisht;
  3. çdo stok që mbahen në fillim dhe në fund të periudhës raportuese;
  4. çdo autorizim për të përdorur kuotën, duke specifikuar sasitë përkatëse, për qëllimin e nenit 14.
  5. çdo sasi të poseduar në fillim dhe në fund të periudhës raportuese.

3. Secili eksportues i përcaktuar në nenin 19.1 duhet të raportojë për:

  1. Sasitë e secilës substancë të listuar në Anekset I dhe II që ajo ka eksportuar nga Bashkimi  Europian, me qëllim riciklimin, rikuperimin ose asgjesimin
  2. Sasitë e secilës substancë të listuar në Anekset I dhe II që ajo ka eksportuar nga Bashkimi  Europian, me qëllim riciklimin, rikuperimin ose asgjesimin, respektivisht
     

4. Çdo ndërmarrje e përcaktuar në Nenin 19.2 duhet të raportojë për:

    1. sasitë e çdo substance të listuar në Anekset I dhe II, të shkatërruara, duke përfshirë sasitë e atyre substancave që përmbahen në produkte ose pajisje;
    2. çdo rezervë të çdo substance të listuar në Anekset I dhe II, që presin të shkatërrohen, duke përfshirë sasitë e atyre substancave që përmbahen në produkte ose pajisje;
    3. teknologjinë e përdorur për shkatërrimin e substancave të listuara në Anekset I dhe II.

5. Çdo sipërmarrës i përcaktuar në Nenin 19.3 do të raportojë për sasitë e secilës substancë të listuar në Aneksin I të përdorur si lëndë e pare

6. Çdo sipërmarrës i përcaktuar në nenin 19.4 duhet të raportojë për:

    1. kategoritë e produkteve ose pajisjeve që përmbajnë substanca të listuara në Anekset I dhe II;
    2. numrin e njësive;
    3. çdo sasi të çdo substance të listuar në Anesket I dhe II të përmbajtura në produktet ose pajisjet.

 

 

[1] Ky ligj përafron pjeserisht  Rregulloren e Këshillit dhe Parlamentit Evropian (EC) nr.EC/517/2014, e datës 16 prill 2014 “Mbi gazet serrë të fluorinuara” që shfuqizon rregulloren (EC) nr.842/2006.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.