projekt vendim per MIRATIMIN E DOKUMENTACIONIT SHOQËRUES TË FORMULARIT, AFATET DHE PROCEDURA E SHQYRTIMIT TË KËRKESËS PËR PAJISJE ME DEKLARATË, SI DHE DEKLARATA PËR ARRITJEN E FAZËS SË ZHVILLIMIT PËRFUNDIMTAR TË KËRKIMIT SHKENCOR

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

|

Postuar më: 05.11.2021

|

Data e Mbylljes: 20.12.2022

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 877

PDF

|

XML

                                                            R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

 KËSHILLI I MINISTRAVE

PROJEKT

vendim

 

Nr. ......, datë ......2021  

 

PËR

 

MIRATIMIN E DOKUMENTACIONIT SHOQËRUES TË FORMULARIT, AFATET DHE PROCEDURA E SHQYRTIMIT TË KËRKESËS PËR PAJISJE ME DEKLARATË, SI DHE DEKLARATA PËR ARRITJEN E FAZËS SË ZHVILLIMIT PËRFUNDIMTAR TË KËRKIMIT SHKENCOR

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 6, të nenit 49/1, të ligjit nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit” i ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Miratimin e dokumentacionit shoqërues të formularit, afatet dhe procedura e shqyrtimit të kërkesës për pajisje me deklaratë të kontrollit të detajuar ndaj kërkimit shkencor për burimet gjenetike, si dhe deklarata për arritjen e fazës së zhvillimit përfundimtar të kërkimit shkencor, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
     
  2. Dokumentacioni shoqërues i formularit duhet të përmbajë:
  1. Kërkesën e plotësuar për pajisjen me deklaratë të kontrollit të detajuar ndaj
          kërkimet shkencore për burimet gjenetike, sipas formatit të miratuar nga  ministri;
  2. Certifikatën për përdorimin e materialit biologjik, të lëshuar nga ministria për  
    aplikimin për akses në burimet gjenetike in-situ;
  3. Dokumentin e miratimit nga ministria për aksesin në burime gjenetike ex-situ;
  4. Marrëveshjen për transferimin e materialit nga burimet ex- situ që janë në
          pronësi apo financim publik, dhe  të dhënave shoqëruese të tyre;
  5. Pëlqimin e informuar paraprak, me shkrim nga komuniteti, për të pasur akses në dijet, risitë dhe praktikat e komuniteteve vendore në lidhje me burimet gjenetike dhe njohuritë tradicionale;
  6. Miratimin paraprak për transferimin e materialeve gjenetike tek të tretët në bazë të normave ndërkombëtare, të lëshuar nga ministria/apo pronari privat, si dhe marrëveshjen e nënshkruar nga palët.
  7. Informacionin mbi materialin biologjik që do të jetë objekt i shfrytëzimit i të burimeve gjenetike, numrin e mostrave dhe sasitë përkatëse, sipas Shtojcës nr. 1, bashkëlidhur këtij vendimi;
  8. Informacionin mbi metodat laboratorike për veprimtaritë kërkimore- shkencore në burimet gjenetike, sipas Shtojcës nr. 2, bashkëlidhur këtij vendimi.
     
  1. Dokumentacioni i përcaktuar sipas pikës 2, të këtij vendimi, depozitohet pranë ministrisë, e cila e shqyrton atë brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e dorëzimit të kërkesës për pajisje me deklaratë.
     
  2. Në rast se ministria konstaton se kërkesa e paraqitur nga kërkuesi nuk plotëson dokumentacionin e përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, njofton kërkuesin për të bërë plotësimet e nevojshme brenda një afati 10 ditor.
     
  3. Ministria, pas plotësimit të dokumentacionit shqyrton kërkesën dhe dokumentacionin shoqërues dhe ministri, brenda 10 (dhjetë) ditëve nxjerr aktin e miratimit për pajisjen me deklaratën e kontrollit të detajuar ndaj kërkimit shkencore për burimet gjenetike.
     
  4. Pajisja me deklaratën e arritjes së fazës përfundimtare të kërkimit shkencor kryhet pas plotësimit nga kërkuesi të formularit dhe dokumentacionit shoqërues sipas nenit 49/2, të ligjit nr. 9587/2006, dhe e depoziton pranë ministrisë, e cila e shqyrton atë brenda 20 (njëzet) ditëve nga data e dorëzimit të formularit të kërkesës.
     
  5. Në rast se Ministria konstaton se formulari i paraqitur nga kërkuesi nuk plotëson dokumentacionin e përcaktuar në pikën 2 të nenit 49/2, të këtij ligji, njofton kërkuesin për të bërë plotësimet e nevojshme brenda një afati 15 (pesëmbëdhjetë) ditor.
     
  6. Ministria, pas plotësimit të dokumentacionit, e shqyrton formularin dhe ministri brenda 10 (dhjetë) ditëve, nxjerr aktin e miratimit për deklaratën për arritjen e fazës së zhvillimit përfundimtar të kërkimit shkencor.
     
  7. Ngarkohet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe strukturat përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

 

 

 

Shtojca nr. 1

Informacioni mbi mbi materialin biologjik që do të jetë objekt i shfrytëzimit i të burimeve gjenetike, numrin e mostrave dhe sasitë përkatëse.

    1. Të paraqitet një përmbledhje e metodave laboratorike, biologjinë molekulare të ADN-së (p.sh. për PCR në kohën reale).
      ________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
                                                                                                            
    2. Emri shkencor i burimit gjenetik                                    Emri i zakonshëm i llojit: 
       
                                                                           

1.3    Statusi i llojit

I rrezikuar                                                                     

Endemike              

I përkeqësuar       

I kërcënuar           

 

         Sasia             

 

 

 

 

Karakteristika

 

 

Ekzemplarëtˡ

 

Pjesë

   

 

 

 

 

 

Fara, Spore Organele, Embrione

 

Gamete

 

Qelizat somatike

 

Acidet nukleike

 

Pjesë të tjera²

 

Faune

 

Vertebrorë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Jo Vertebrorë

Bimë

 

 

 

 

 

 

 

Alga

 

 

 

 

 

 

 

protozoar

 

 

 

 

 

 

 

Kërpudha

 

 

 

 

 

 

 

Baktere

 

 

 

 

 

 

 

Myshk

 

 

 

 

 

 

 

Virus

 

 

 

 

 

 

 

Grupime të tjera³

 

 

 

 

 

 

 

 

ˡ Në mungesë të pjesëve të veçanta të një mostre, referojuni qelizës përkatëse si 'mostra të plota'.² Kategoria 'pjesë të tjera' përfshin pjesët riprodhuese, strukturat riprodhuese vegjetative si kërcell, zhardhokë dhe rizoma. ³ Kategoria 'grupime të tjera' përfshin llumin, mykun, etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shtojca nr. 2

2.1 Informacionin mbi metodat laboratorike për veprimtaritë-kërkimore shkencore në burimet gjenetike

____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

2.2 Baza shkencore: Duhet të paraqitet një përmbledhje e parimeve se si funksionon metoda, p.sh. informacion i bazuar në biologjinë molekulare të ADN-së (p.sh. për PCR në kohë reale). Rekomandohen referenca për publikimet përkatëse shkencore.

 

 

 

2.3 Të paraqitet protokolli i plotë i optimizuar i metodës/metodave të kërkimit shkencor në burimet gjenetike nëse aplikohet në mënyrë të pavarur në laboratorë të tjerë.

Të përshkruhen qartë të gjitha fazat e protokollit operacional.

 

 

 

 

2.4 Protokolli i punës në laborator, duhet të përfshijë detaje në lidhje me:

Kushtet, udhëzimet dhe rregullat e punës,

Përcaktimi i materialeve të kërkuara, përfshirë një vlerësim të sasive dhe udhëzimeve për ruajtjen dhe trajtimin e materialeve gjenetike.

Pajisjet e kërkuara, qoftë pajisjet kryesore, të tilla si një sistem PCR ose centrifugë, si: instrumente të vegjël si mikropipetat,  tubat e reagimit, madhësitë e duhura të tyre etj.

2.5 Të përshkruhet metodika e regjistrimit te të dhënave (programeve bio statistikore).

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.