VKM "Kriteret për ushtrimin, miratimin dhe monitorimin e veprimtarive kërkimore-shkencore në Fondin Pyjor Kombëtar"
PROJEKTVENDIM
Nr. ......, datë ......2021
PËR
KRITERET E USHTRIMIT, TË MIRATIMIT DHE TË MONITORIMIT TË VEPRIMTARIVE KËRKIMORE-SHKENCORE NË FONDIN PYJOR KOMBËTAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, pikës 4 të nenit 20, të ligjit nr.57/2020, datë 30.04.2020, “Për pyjet”, me propozimin e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave,
V E N D O S I:
- Miratimin e kritereve për ushtrimin, miratimin dhe monitorimin e veprimtarive kërkimore-shkencore në Fondin Pyjor Kombëtar, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
- Veprimtaritë kërkimore-shkencore në Fondin Pyjor Kombëtar, ushtrohen nga institucionet
arsimore, institucionet e tjera dhe subjektet juridike e fizike, në përputhje me legjislacionin në
fuqi për pyjet dhe me legjislacionin e posaçëm në fushën kërkimore-shkencore, sipas kritereve
të mëposhtme:
- Personi fizik të ketë gradë shkencore në fushën e pyjeve dhe përvojë mbi 10-vjeçare, në fushën e pyjeve;
- Personi juridik të ketë të paktën 3 specialistë pyjesh me kualifikim jo më të ulët se Master Shkencor dhe drejtuesin me gradë shkencore dhe përvojë mbi 10-vjeçare, në fushën e pyjeve;
- Për institucionet arsimore, institucione të tjera dhe subjektet që kërkojnë të ngrenë baza eksperimentale dhe didaktike në fondin pyjor publik, drejtuesi i grupit studimor, të ketë mbi 10 vjet eksperiencë në fushën e pyjeve;
- Të ketë mjetet dhe infrastrukturën e nevojshme për rastin studimor/kërkimor që do ushtrojë;
- Të kryejë pagesën sipas tarifave të përcaktuara në aktin nënligjor, për të ardhurat e gjeneruara nga tarifat në zbatim të ligjit nr.57/2020, “Për pyjet”.
- Për miratimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore në fondin pyjor bashkiak, si pjesë e fondit pyjor kombëtar, subjektet paraqesin kërkesën me shkrim për miratim pranë bashkisë përkatëse, që ka në pronësi këtë fond.
- Kërkesa me shkrim shoqërohet me dokumentacionin që verteton plotësimin e kritereve të përcaktuara në pikën 2, si dhe nga tre shtojca, të cilat janë pjesë përbërëse e këtij vendimi:
- Shtojca nr. 1, pasqyron detaje mbi aplikuesit;
- Shtojca nr. 2, pasqyron detajet mbi veprimtarinë kërkimore-shkencore;
- Shtojca nr. 3, vetëdeklarimi.
- Struktura përgjegjëse për pyjet në bashki, brenda 15 ditëve pune nga data e dorëzimit, shqyrton kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur.
- Në rast se nga ana e strukturave përgjegjëse për pyjet në bashki, konstatohet se kërkesa e paraqitur nga subjekti kërkues nuk plotëson kërkesat e pikës 4, të këtij vendimi, subjektit i kërkohet plotësimi i dokumentacionit brenda 10 ditëve. Në rast se subjekti nuk paraqet dokumentacionin plotësues brenda afatit të kërkuar, kërkesa refuzohet.
- Struktura përgjegjëse për pyjet në bashki, mbështetet në planet e mbarështimit për shqyrtimin e kërkesës së subjektit, për ushtrimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore, dhe në rast se kërkesa është në përputhje me përcaktimet e legjislacionit në fuqi për pyjet si dhe parashikimet e këtij vendimi, miraton të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore.
- Struktura përgjegjëse për pyjet në bashki njofton Agjencinë Kombëtare të Pyjeve, mbi ushtrimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore.
- Struktura përgjegjëse për pyjet në bashki dhe Agjencia Kombëtare e Pyjeve, monitorojnë veprimtarinë kërkimore-shkencore të subjektit, dhe në rast se konstatohen shkelje gjatë veprimtarisë kërkimore-shkencore, marrin masa administrative në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, për mospërmbushje dhe mosrespektim të kushteve të kërkesës dhe aktivitetit të miratuar për tu ushtruar.
- Në rastet e studimeve, marrjes dhe programeve të tjera lidhur me përdorimin e bazës gjenetike të florës/faunës, bashkia për dhënien e miratimit për ushtrimin e veprimtarisë së kërkimit shkencor në fondin pyjor kombëtar dhe subjekti që ushtron këtë veprimtari, duhet të bazohet në kërkesat e ligjit nr.9587, datë 20.07.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar.
- Subjekti pas përfundimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore, dorëzon në bashki dhe në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve një raport përmbledhës mbi rezultatet e marra. Agjencia dërgon çdo 6 muaj informacionin e marrë, në ministrinë përgjegjëse për pyjet.
- Struktura përgjegjëse për pyjet në bashki administron regjistrin e kërkesave dhe miratimeve për ushtrimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore, si dhe i vënë në dispozicion të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe ministrisë përgjegjëse për pyjet, në fund të çdo viti ose sa herë kërkohet prej tyre.
- Në rast se kërkesa për ushtrimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore bëhet për pyjet në pronësi private, subjekti i paraqet kërkesën pronarit si edhe bashkisë brenda territorit të së cilës gjendet sipërfaqja pyjore. Kërkesa miratohet nga bashkia përkatëse, bazuar në parashikimet e këtij vendimi, pas marrjes së dakordësisë nga pronari.
- Kur veprimtaria kërkimore-shkencore kërkohet në fond pyjor të zonave të mbrojtura mjedisore, zbatohen percaktimet e bëra në VKM nr.302, datë 10.05.2019, “Për kriteret e ushtrimit, të miratimit e monitorimit të veprimtarive kerkimore-shkencore në Zonat e Mbrojtura Mjedisore.
- Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, bashkitë dhe Agjencia Kombëtare e Pyjeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
Shtojca nr.1
Formulari i Aplikimit
KËRKESË
PËR TË DREJTËN E USHTRIMIT TË VEPRIMTARIVE
KËRKIMORE-SHKENCORE
NË FONDIN PYJOR KOMBËTAR
DETAJE TË APLIKUESIT/APLIKUESVE (zgjidh opsionin) |
||||||
1.1 Emër Mbiemër:
1.2 Institucioni (emërtimi dhe NIPT): |
1.1.1 Pozicioni:
|
|||||
1.3 Adresa: |
1.3.1 Kodi postar: |
|||||
1.4 Nr i telefonit/ e-mail: |
||||||
1.5 Lista e anëtarëve të stafit pjesëmarrës në studimin kërkimor-shkencor, grada shkencore, pozicioni:
|
||||||
1.6 Titulli i studimit/projektit:
1.7. Bashkia:
1.8 Ekonomia Pyjore dhe ngastra në të cilën zhvillohet veprimtaria (me treguesit kadastralë):
1.9 Kordinatat gjeografike të zonës (KRRGJSH):
1.10 Përshkrimi i shkurtër i projektit:
1.9.1 Metodologjia e studimit/projektit:
1.9.2 Fillimi dhe mbarimi i projektit:
19.3. Data e dorëzimit të raportit përfundimtar:
|
||||||
MBAR |
||||||
Shtojca nr.2
DETAJE MBI VEPRIMTARINË KËRKIMORE-SHKENCORE NË FONDIN PYJOR KOMBËTAR
Bashkia |
Treguesit kadastralë të zonës që do të studiohet |
Emri latinisht i llojit florë/faunë |
Emri i zakonshëm i llojit (shqip dhe latinisht) |
Gjendja e objektit të studimit/kërkimit |
Statusi i llojit/ve |
Sasia |
Shpeshtësia e matjeve dhe marrjes së mostrave/provave |
□ I gjallë □ I ngordhur □ Material gjenetik □ Mostra |
□ I rrezikuar □ I Përkeqësuar □ I Kërcënuar
|
||||||
|
|
||||||
|
|
||||||
|
|
||||||
|
|
||||||
|
|
||||||
|
|
||||||
|
|
||||||
|
|
Shtojca nr.3
VETËDEKLARIM
Unë i/e nënshkruari/a _______________ i/e datëlindjes ________________
(emër/atësi/mbiemër) (datë/muaj/vit)
Nëse aplikanti përfaqëson një institucion duhet të saktësojë pozicionin që mban
- Deklaroj, me vullnet të lirë e të plotë, se mbaj përgjegjësi personale për të gjithë informacionin që është plotësuar në këtë formular dhe se veprimtaria e kërkimit-shkencor nuk do të ketë ndikime negative në drejtim të prishjes së ekuilibrave natyrorë dhe se pas përfundimit të projektit do të dorëzojë pranë bashkisë__________________dhe Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, raportin përmbledhës për rezultatet e arritura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.
Deklaruesi Datë
_______________ ____ / ___/___
Firma
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim