Projektvendim "Për masat lidhur me sigurimin e informacionit mbi konsumin e lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2 gjatë marketingut të automjeteve të reja”

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

|

Postuar më: 09.11.2021

|

Data e Mbylljes: 20.12.2022

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 994

PDF

|

XML

Leter me koke Keshilli i ministrave-1-01

                                         

 P R O J E K T V E N D I M

 

Nr.____, datë _____2021

  

"PËR MASAT LIDHUR ME SIGURIMIN E INFORMACIONIT MBI KONSUMIN E LËNDËS DJEGËSE DHE SHKARKIMET E CO2 GJATË MARKETINGUT TË AUTOMJETEVE TË REJA” (1)

  

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, pikës 4, të nenit 13 të Ligjit nr. 155/2020 “Për ndryshimet klimatike” dhe shkronjës (c), të nenit 14, të ligjit nr. 162/2014 "Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis", me propozim të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjinë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

1. Përcaktimin e masave për sigurimin e informacionit mbi konsumin e lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2 nga autoveturat e reja, të cilat ofrohen për shitje ose për dhënie më qira në Republikën e Shqipërisë. Ky informacion u vihet në dispozicion konsumatorëve me qëllim:

a) që t’i mundësojë konsumatorët të bëjnë një zgjedhje të bazuar në informacion, si dhe

b) promovimin e blerjes ose dhënies me qira të autoveturave, që përdorin më pak lëndë djegëse dhe në këtë mënyrë shkarkojnë më pak CO2 në mjedis.

 2. Për qëllime të këtij Vendimi, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

a.   “Autoveturë për pasagjerë”, ka të njëjtin kuptim sipas përcaktimit në gërmën “a”, të pikës 1, të nënit 54, të ligjit nr.8378, datë 22.7.1998 “Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

b.   “Autoveturat e reja për pasagjerë” nënkupton çdo autovetur, i cili nuk i është shitur më parë përveçse për qëllim shitje në pakicë apo shpërndarje për shitje;

  1. “Çertifikata e përputhshmërisë" nënkupton çertifikatën e përputhshmërisë të lëshuar nga prodhuesi.
  2. “Etiketa mbi konsumin e lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2/Fuel economy label” (në vijim Etiketa), nënkupton etiketën që përmban informacionin për konsumatorin mbi konsumin zyrtar të lëndës djegëse dhe shkarkimet specifike zyrtare të CO2, për autoveturën  ku është bashkangjitur etiketa;
  3. “Konsum zyrtar i lëndës djegëse” nënkupton konsumin e lëndës djegëse siç përcaktohet në broshurën e autoveturave të reja për pasagjerë apo në çertifikatën e përputhshmërisë të lëshuar nga prodhuesi. Kur disa variante dhe/ose versione grupohen nën një model, vlera që duhet dhënë për konsumin e lëndës djegëse të atij modeli bazohet në variantin dhe / ose versionin me konsumin më të lartë zyrtar të lëndës djegëse brenda atij grupi.
  4. Literaturë promovuese”, nënkupton të gjithë materialin e shtypur që përdoret në marketing, reklamim dhe promovimin e autoveturave për publikun e gjerë. Këtu përfshihen, të paktën, manuale teknike, broshura, reklama në gazeta, revista dhe shtypin e specializuar  dhe postera.
  5. “Udhërrëfyes mbi konsumin e lëndës djegëse nënkupton një përmbledhje të të dhënave zyrtare të konsumit të lëndës djegëse dhe shkarkimeve zyrtare specifike të CO2, për secilin model të autoveturave të reja që është i disponueshëm në tregun vendas.
  6. Marka” nënkupton emrin tregtar të prodhuesit dhe që paraqitet në certifikatën e përputhshmërisë dhe dokumentacionin e miratimit të tipit.
  7. “Material promovues” do të thotë çdo formë e informacionit e përdorur në marketing, reklamim dhe promovim të autoveturave të reja të pasagjerëve për shitje ose dhënie me qira për publikun e gjerë. Këtu përfshihen tekste dhe fotografi në faqet e internetit, përmbajtja e të cilave është nën kontrollin ligjor të prodhuesve ose kompanive të autoveturave, organizatave dhe personave të cilët ofrojnë autovetura të reja pasagjerësh për shitje dhe dhënie me qira, si dhe faqet e internetit të panaireve tregtare ku prezantohen autoveturat e reja të  pasagjerëve për publikun e gjerë;
  8. “Media e ruajtjes elektronike, magnetike ose optike” nënkupton çdo material fizik mbi të cilin informacioni mund të regjistrohet në mënyrë elektronike dhe i cili mund të shërbejë si mjet informacioni për publikun e gjerë.
  9. Model” nënkupton përshkrimin tregtar të markës, tipit dhe, nëse është i disponueshëm dhe i përshtatshëm, variantin dhe versionin e një autoveture  pasagjerësh;
  10. “Pikë shitje” nënkupton një vendndodhje, që mund të jetë një sallë ekspozite/shoëroom autoveturash  ose ambient i hapur, ku autoveturat  e reja të pasagjerëve shfaqen ose ofrohen për shitje ose qira për klientët e mundshëm, apo edhe panairet tregtare ku autoveturat e reja të pasagjerëve paraqiten për publikun.
  11. “Shkarkimet specifike zyrtare të CO2, për një autoveturë të caktuar pasagjerësh nënkupton informacionin që jepet në broshurën e autoveturave të reja për pasagjerë apo në çertifikatën e përputhshmërisë të lëshuar nga prodhuesi. Kur disa variante dhe/ose versione janë grupuar nën një model, vlerat që do të jepen për CO2 e atij modeli do të bazohen në variantin dhe/ose versionin me shkarkimet më të larta zyrtare të CO2 brenda atij grupi;
  12. Shitës i autoveturave të reja të pasagjerëve”(këtu e në vijim: shitësi) nënkupton personin që shet ose jep me qira autoveturat e reja të pasagjerëve tek përdoruesi përfundimtar.
  13. “Shpërndarje me mjete elektronike” nënkupton që dërgimin e informacionit dhe marrjen në destinacionin e tij me anë të pajisjeve elektronike për përpunim (përfshirë kompresimin dixhital) dhe ruajtjen e të dhënave, dhe transmetimin e plotë, të transmetuara dhe të marra me tel, me radio, me anë të mënyrave optike ose mjeteve të tjera elektromagnetike;
  14. Tip', 'variant' dhe 'version” nënkuptojnë autoveturat e diferencuara të një marke të caktuar që deklarohen nga prodhuesi, sipas përcaktimit në çertifikatën e përputhshmërisë të lëshuar nga prodhuesi dhe të identifikuara në mënyrë unike sipas tipit, variantit dhe karaktereve të versionit alfanumerik.
  15. “Tregtar i autoveturave të reja të pasagjerëve” (këtu e në vijim: tregtari) nënkupton prodhuesin ose përfaqësuesin e tij të autorizuar i vendosur në Republikën e Shqipërisë, ose person tjetër fizik ose juridik që importon dhe/ose vendos në treg autoveturat e pasagjerëve në Republikën e Shqipërisë;
     
    3. Çdo tregtar/shitës që shet ose jep me qera autovetura të reja për pasagjerë, është i detyruar të marrë masat për informimin e konsumatorëve lidhur me:
    a) konsumin lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2, për modelet e autoveturave që janë në shitje;
    b) kostot operative vjetore dhe taksat që aplikohen sipas legjislacionit në fuqi për modelet e autoveturave të reja;
    c) pasojat në shëndet dhe në mjedis që vijnë nga konsumimi i lëndëve djegëse dhe shkarkimet e CO2 sipas modeleve të autoveturave  të reja.
     
    4. Tregtari siguron që:
    a)  të dhënat sipas pikës 3, t’u prezantohen konsumatorëve në çdo vend të dukshëm ku autoveturat e reja janë të ekspozuara për qëllime promovuese. Të dhënat të jenë të vërteta, të sakta dhe të qarta, sipas informacionit të pasqyruar në etiketën, manualin, posterat, literaturën dhe materialet promovuese, reklama etj, që shoqërojnë autoveturën e re.
    b) të dhënat e prezantuara të mos kenë shenja, simbole ose mbishkrime në lidhje me konsumin e karburantit ose shkarkimet e CO2, që nuk janë në përputhje me kërkesat e këtij vendimi, si dhe të mos shkaktojnë konfuzion për konsumatorin e mundshëm të autoveturave të reja.
    c)  dokumentacioni promocional për shitjen e autoveturave të reja të orientojë konsumatorët në vendimmarrjen e tyre të blerjes në pikën e shitjes, për modelin e autoveturave të reja, i cili gjendet në atë pikë shitje dhe që përdor më pak karburant, dhe për pasojë shkarkon më pak CO2 në mjedis.
    5.  Dokumentacioni promocional mbi konsumin e lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2 për çdo model të ri autoveture në shitje, përfshin:
    a) etiketën mbi konsumin e lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2;
    b) manualin mbi konsumin e karburantit dhe shkarkimet e CO2;
    c) afishimin/ posterin për shitjen e autoveturave të reja;
    d) materialet promocionale.
    6.  Etiketa të jetë në gjuhën shqipe dhe në përputhje me kërkesat e përcaktuara në Shtojcën I, bashkëlidhur këtij Vendimi. Etiketa vendoset ose shfaqet në mënyrë të qartë dhe të dukshme pranë çdo modeli të ri autoveture  në pikën e shitjes.

7. Udhërrëfyesi mbi konsumin e lëndës djegese dhe shkarkimet e CO2 përgatitet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) në konsultim me tregtarin, në përputhje me kërkesat e Shtojcës II, bashkëlidhur këtij Vendimi. Udhërrëfyesi të jetë në version hard copy si edhe në versionin elektronik. Versioni hard copy, i shtypur në letër të jetë i transportueshëm dhe kompakt.

8. Afishimi/Posteri për shitjen e autoveturave përmban të dhënat zyrtare lidhur me konsumin e lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2, për të gjitha modelet e reja të autoveturave  të reja. Të dhënat shfaqen në një pozicion të dukshëm dhe në përputhje me formatin e kërkesat në Shtojcës III, bashkëlidhur këtij vendimi.

 9. Tregtari siguron që literaturat promocionale për secilin model të autoveturave  të reja që ofrohen për shitje përmbajnë të dhëna mbi konsumin zyrtar të lëndës djegëse dhe për shkarkimet specifike zyrtare të CO2, në përputhje me kërkesat e Shtojcës IV, bashkëlidhur këtij vendimi.

 10. Tregtari siguron që materialet promovuese të ndryshme nga ato në pikën 9, të këtij vendimi, për secilin model të autoveturave  të reja që ofrohen për shitje, përmbajnë të dhëna mbi konsumin zyrtar të lëndës djegëse dhe për shkarkimet specifike zyrtare të CO2,.

11. Shitësi siguron që:

  1. të marrë etiketën e çdo modeli të ri autoveture nga tregtari dhe në përputhje me pikën 6, të këtij vendimi;
  2. të vërë në dispozicion etiketën falas për konsumatorët në pikën e shitjes;
  3. të marrë një numër të mjaftueshëm të kopjeve të materialeve promovuese dhe manualit nga tregtari;
  4. të vërë në dispozicion botimin e fundit të manualit falas për konsumatorët në pikën e shitjes;
  5. manuali për konsumin e lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2, për modelet e autoveturave të reja vihet në dispozicion të konsumatorëve jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data e botimit të tij.

 12. Mungesa e informacionit nga tregtari ose shitësi, në pikën e shitjes apo të dhënies me qira të autoveturave  të reja, që lidhet me konsumin e lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2 në përputhje me kërkesat e këtij vendimi, përbën kundërvajtje administrative dhe ndëshkohet sipas parashikimeve në shkronjën “b”, të pikës 1, të nenit 57, të ligjit nr. 9902, datë 17.4.2008 "Për mbrojtjen e konsumatorit".

 13. Autoritetet përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e kërkesave të këtij vendimi janë:

  1. Struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut pranë Ministrisë përgjegjëse për tregtinë dhe mbrojtjen e konsumatorit;
  2. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) pranë Ministrisë përgjegjëse për fushën e transportit;

 Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Efektet juridike fillojnë më 1 janar 2023.

 KRYEMINISTRI

 EDI RAMA

  

SHTOJCA I

ETIKETA MBI KONSUMIN E LËNDËS DJEGËSE

DHE SHKARKIMET E CO2

Të paktën, të gjitha etiketat e konsumit të lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2 në territorin e Republikës së Shqipërisë:

1. I përmbahen një formati të standardizuar, në mënyrë që të njihen më mirë nga konsumatorët/ të interesuarit;

2. Janë në një madhësi prej 297 mm × 210 mm (A4);

3. Përmbajnë një referencë të modelit dhe llojit të lëndës djegëse të autoveturave të cilës i janë bashkëngjitur;

4. Përmbajnë vlerën numerike të konsumit zyrtar të lëndës djegëse dhe shkarkimeve zyrtare specifike të CO2. Vlera e konsumit zyrtar të lëndës djegëse shprehet në litra për 100 kilometra (l/100 km), ose një kombinim i përshtatshëm i tyre dhe shprehet deri me një numër pas presjes dhjetore. Shkarkimet specifike zyrtare të CO2 jepen në gram për kilometër (g/km) të rrumbullakosura në numrin e plotë më të përafërt.

5. Përmbajnë tekstin vijues në lidhje me disponueshmërinë e manualit për konsumin e lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2: ‘Një udhërrëfyes mbi konsumin e lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2, i cili përmban të dhëna për të gjitha modelet e reja të autoveturave është i disponueshëm falas në çdo pikë shitje’.

6. Përmban tekstin si vijon: “Përveç eficencës së lëndës djegëse të një autoveture, mënyra e drejtimit të autoveturës, si dhe faktorët e tjerë jo-teknikë luajnë rol në përcaktimin e konsumit të lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2 të një autoveture. CO2 është gazi kryesor me efekt serrë përgjegjës për ngrohjen globale”

7. Etiketa, rekomandohet të përmbajë dhe një model të koduar me ngjyra, të ngjashëm me atë të etiketës së energjisë, me shkronja A-G bazuar në shkarkime të ulta dhe të larta.

Një prezantim grafik i etiketës mbi konsumin e lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2, jepet më poshtë:

 

Prodhuesi:

Marka: 

Tipi, varianti, versioni:

Lloji i lëndës djegëse: 

Konsumi i lëndës djegëse:        XX, X l/100 km ose XX, X m3/100 km

Urban/ qytetës:

Extra-urban/interurban/ndërqytetës:

Përbërja:

 Shkarkimet e CO2:              XXX g/km 

Një udhërrëfyes mbi konsumin e lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2, i cili përmban të dhëna për të gjitha modelet e reja të autoveturave  është i disponueshëm falas në çdo pikë shitje’.

Përveç eficencës së lëndës djegëse të një autoveture, mënyra e drejtimit të autoveturës  si dhe faktorët e tjerë jo-teknikë luajnë rol në përcaktimin e konsumit të lëndës djegëse të një autoveture dhe në shkarkimet e CO2, që është gazi kryesor me efekt serrë përgjegjës për ngrohjen globale’

 

SHTOJCA II

UDHËRRËFYESI MBI KONSUMIN E LËNDËS DJEGËSE

DHE SHKARKIMET E CO2

 

Udhërrëfyesi mbi konsumin e lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2 përmban, të paktën, informacionin e mëposhtëm:

  1. Një listë të të gjitha modeleve të reja të autoveturave  të disponueshme për blerje në Shqipëri mbi baza vjetore, të grupuara sipas markave në rend alfabetik. Nëse udhëzuesi përditësohet më shumë se një herë në vit, të përmbajë një listë të të gjitha modeleve të reja të autoveturave  të disponueshme në datën e botimit të këtij përditësimi.
  2. Për çdo model që shfaqet në udhëzues, jepet informacion mbi llojin e lëndës djegëse, vlerën numerike të konsumit zyrtar të lëndës djegëse dhe shkarkimet specifike zyrtare të CO2. Vlera e konsumit zyrtar të lëndës djegëse shprehet ose në litra për 100 kilometra (l / 100 km) ose kilometra për litër (km/l), ose një kombinim i përshtatshëm midis tyre, dhe pasqyrohet deri në një numër pas presjes dhjetore. Shkarkimet specifike zyrtare të CO2 shprehen të rrumbullakosura në numrin e plotë më të afërt në gram për kilometër (g/km).
  3. Një listë të 10 modeleve të autoveturave  me eficencën më të lartë të lëndës djegëse të renditura në rend rritës për shkarkimet specifike të CO2 për secilin lloj të lëndës djegëse. Lista të përmbajë modelin, vlerën numerike të konsumit zyrtar të lëndës djegëse dhe shkarkimet specifike zyrtare të CO2.
  4. Këshilla për drejtuesit e autoveturave  se, përdorimi i saktë dhe mirëmbajtja e rregullt e autoveturave si dhe mënyra e drejtimit, të tilla si shmangia e drejtimit agresiv, udhëtimi me shpejtësi më të ulët, frenimi paraprak, fryrja e gomave në mënyrën e duhur, reduktimi i kohës së qëndrimit me motorin ndezur dhe shmangia e mbingarkesës, zvogëlojnë konsumin e lëndës djegëse dhe ulin shkarkimet e CO2 nga autoveturat e tyre për pasagjer;
  5. Një shpjegim mbi efektet e shkarkimeve të gazeve me efekt serrë, ndryshimet e mundshme klimatike dhe si ndikojnë autoveturat , si dhe një referencë mbi lëndët e ndryshme djegëse që janë në dispozicion të konsumatorit dhe ndikimet e tyre në mjedis, bazuar në provat më të fundit shkencore dhe kërkesat ligjore.
  6. Një referencë në objektivin kombëtar për shkarkimet mesatare të CO2 që vijnë nga autoveturat e reja për pasagjerë dhe datën se kur duhet të arrihet ai objektiv;

Tabela me të dhënat që do përfshihen në udhërrëfyesin mbi konsumin e lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2.

 

 

 

Tipi dhe modeli i autoveturës

 

 

 

Lloji i lëndës djegëse

 

WLTP vlerat e konsumit zyrtar të lëndës djegëse (të kombinuara)

(l/100 km ose m3/100 km ose këh/100 km bazuar në llojin e lëndës djegëse)

 

 

 

Shkarkimet e CO2 (g/km)

 
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SHTOJCA III

AFISHIMI/POSTERI QË SHFAQET NË PIKËN E SHITJES

 

Për qëllime të këtij vendimi, afishimi/posteri të plotësoj të paktën kërkesat e mëposhtme:

1. Afishimi ose posteri të ketë një madhësi minimale/ të paktën prej 70 cm × 50 cm;

2. Informacioni të jetë lehtësisht i lexueshëm;

3. Kur informacioni jepet në një ekran elektronik, përmasat e ekranit të jenë të paktën 25 cm × 32 cm (17 inç). Informacioni mund të shfaqet duke përdorur teknikat e rrëshqitjes (scroll);

4. Modelet e autoveturave  për pasagjer grupohen dhe renditen të ndara sipas llojit të lëndës djegëse që përdor (p.sh. benzinë ose naftë etj.). Për çdo lloj lënde djegëse/ karburanti, modelet renditen në rend rritës për shkarkimet e CO2, dhe modeli me konsumin më të ulët zyrtar të lëndës djegëse vendoset në krye të listës.

5. Për çdo model autoveture për pasagjer të listuar jepet marka, vlera numerike e konsumit zyrtar të lëndës djegëse dhe shkarkimet specifike zyrtare të CO2. Vlera e konsumit zyrtar të lëndës djegëse shprehet në litra për 100 kilometra (l/100 km), kilometra për litër (km/l), ose një kombinim i përshtatshëm midis tyre, dhe pasqyrohet deri në një numër pas presjes dhjetore. Shkarkimet specifike zyrtare të CO2 shprehen të rrumbullakosura në numrin më të afërt të plotë në gram për kilometër (g/km).

6. Afishimi/Posteri përmban tekstin e mëposhtëm në lidhje me disponueshmërinë e udhëzuesit mbi konsumin e lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2: “Një udhërrëfyes mbi konsumin e lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2, i cili përmban të dhëna për të gjitha modelet e autoveturave  të reja, është i disponueshëm falas në çdo pikë shitje”. Në rastin e një afishimi/posteri elektronik, ky mesazh të jetë gjithmonë i paraqitur.

7. Afishimi/Posteri përmban tekstin në vijim: “Përveç eficencës së lëndës djegëse të një autoveture, mënyra e drejtimit të autoveture, si dhe faktorë të tjerë jo-teknikë luajnë rol në përcaktimin e konsumit të lëndës djegëse dhe shkarkimet e CO2 të një autoveture. CO2 është gazi kryesor me efekt serrë përgjegjës për ngrohjen globale”. Në rastin e një ekrani elektronik, ky mesazh të jetë gjithmonë i paraqitur.
8.Afishimi/Posteri përditësohet të paktën çdo gjashtë muaj. Kur përdoret një ekran elektronik, informacioni përditësohet të paktën çdo tre muaj.

9. Afishimi/Posteri mund të zëvendësohet plotësisht dhe përgjithmonë nga një ekran elektronik. Në këtë rast, ekrani elektronik do të paraqitet në mënyrë të tillë që të tërheqë vëmendjen dhe ndërgjegjësoj konsumatorin të paktën me të njëjtin intensitet, siç do të kishte arritur një afishim/poster.

Një format i posterit, jepet më poshtë:

Lloji i lëndës djegëse

Renditja

Modeli

Shkarkimet zyrtare specifike të CO2

(g/km)

Konsumi zyrtar i lëndës djegëse

(l/100km ose m3/100km)

Benzinë

1.

 

 

 

2.

 

 

 

...

 

 

 

Naftë

1.

 

 

 

2.

 

 

 

...

 

 

 

Biodiesel

1.

 

 

 

2.

 

 

 

...

 

 

 

Gaz i lëngshëm (LPG)

1.

 

 

 

2.

 

 

 

...

 

 

 

Gaz natyror i kompresuar (CNG)

1.

 

 

 

2.

 

 

 

...

 

 

 

Sistemet hibride

1.

 

 

 

2.

 

 

 

...

 

 

 

...

1.

 

 

 

2.

 

 

 

...

 

 

 

 

SHTOJCA IV

SIGURIMI I TË DHËNAVE MBI KONSUMIN E LËNDËS DJEGËSE DHE

SHKARKIMET E CO2 NË LITERATURA PROMOVUESE

 

Të gjitha literaturat promovuese të përmbajnë konsumin zyrtar të lëndës djegëse dhe të dhënat zyrtare specifike të shkarkimeve të CO2 për autoveturat të cilave u referohen. Ky informacion të plotësojë të paktën kërkesat e mëposhtme:

1. Të jetë lehtësisht i lexueshëm dhe jo më pak i rëndësishëm se pjesa kryesore e informacionit e dhënë në literaturën promovuese;

2. Të jetë lehtësisht i kuptueshëm edhe me një lexim të shpejtë;

3. Të dhënat e konsumit zyrtar të lëndës djegëse të sigurohen për të gjitha modelet e ndryshme të autoveturave që mbulon materiali promovues. Nëse specifikohet më shumë se një model, atëherë ose të përfshihen të dhënat zyrtare të konsumit të lëndës djegëse për të gjitha modelet e specifikuara ose të përcaktohet diapazoni midis konsumit më të keq (më të lartë) dhe më të mire (më të ulët) të lëndës djegëse. Konsumi i lëndës djegëse të shprehet ose në litra për 100 kilometra (l/100 km), kilometra për litër (km/l) ose një kombinim i përshtatshëm midis tyre. Të gjitha të dhënat numerike shprehen deri në një numër pas presjes dhjetore.

Nëse literatura promovuese përmban vetëm referencën e markës së autoveturës, dhe jo të ndonjë modeli në veçanti, atëherë të dhënat për konsumin e lëndës djegëse nuk është e nevojshme të jenë të pasqyruara.

 

 

 

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.