Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës 2021-2030

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

|

Postuar më: 25.10.2021

|

Data e Mbylljes: 06.12.2021

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1228

PDF

|

XML

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në zbatim të Strategjisë Kombëtare të Energjisë (2018-2030) dhe të Rekomandimit
2018/01/MC-EnC të Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë, ka hartuar draftin final të Planit Kombëtar të
Energjisë dhe Klimës. Midis të tjerash ky plan përcakton objektivin kombëtar të reduktimit të Gazeve me Efekt Serë deri në
vitin 2030 në përputhje me NDC-në.
NECP do të mbulojë periudhën 2021-2030, duke përcaktuar objektivat kombëtare për secilën prej pesë dimensioneve të
Unionit të Energjisë si dhe politikat dhe masat përkatëse për të përmbushur këto objektiva si më poshtë:

- Dimensioni 1: Siguria e energjisë, që ka të bëjë me zhvillimin e politikave strategjike relevante për prodhimin e energjisë, diversifikimin e
energjisë mix dhe/ose kursimin e energjisë.
- Dimensioni 2: Një treg i brendshëm plotësisht i integruar i energjisë, që synon zhvillimin e politikave dhe planeve të zhvillimit të
infrastrukturës për konektivitetin me Palët e tjera Kontraktuese dhe/ose Shtetet Anëtare si edhe integrimin dhe bashkimin e tregut, vendosjen
eleksibilitetit në sektorin e energjisë, zhvillimin e teknologjive smart dhe smart grids.
- Dimension 3: Eficenca e energjisë, që adreson politikat ekzistuese dhe të planifikuara dhe masat që lidhen me arritjen e objektivave të
ardhshëm të eficencës së energjisë për të reduktuar konsumimin e energjisë në sektorë të ndryshëm.
- Dimensioni 4: Dekarbonizimi i ekonomisë, që synon zhvillimin e politikave dhe masave për reduktimin e emetimeve të gazeve me efekt serë
(GHG) në të gjithë sektorët kryesorë për të përmbushur objektivat e NDC-së sipas Marrëveshjes së Parisit.
- Dimensioni 5: Kërkimi, inovacioni dhe konkurrenca, parashikon politikat, masat dhe planet për përshpejtimin e
transformimit të sektorit të energjisë, përfshirë programe të financimit për kërkim- zhvillimin (R&D).

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.