Projektligj “Për Urdhërin Profesional të Inxhinierëve”

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

|

Postuar më: 15.02.2022

|

Data e Mbylljes: 28.03.2022

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 7

|

Nr.Shikimeve: 3477

PDF

|

XML

Qëllimi i Ligjit për Urdhërin Profesional të Inxhinierëve është të krijojë dhe përcaktojë rregullat për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Urdhërit Profesional të Inxhinierëve në Republikën e Shqipërisë, në funksion të mbrojtjes së interesit publik, duke respektuar parimin e shqyrtimit të pavarur dhe autonominë profesionale. Gjithashtu, synon të mbrojë dhe garantojë standardet në formimin dhe ushtrimin e profesionit të inxhinierit.

Për sa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet  e tyre

Komentet nga qytetarët

arrow

Gent N.

Sugjerime
a - Neni nr 7 te hiqet pasi i j bie ndesh me parimin e veterregullimit dhe krijohen mbivendosje te kopetencave midis urdherit dhe institucioneve arsimore.
Neni nr 7 synon qe te detyroj anetaret e urdherit ( inxhijieret qe te keyejne trajnime periodike me pagese jashte organizmave qe i ka vete urdheri dhe duhet te perfitohen pa pagese nga cdo anetar i tij)
b-Neni nr 8 dunet mendoj se duhet te hiqet sepse jo vetem qe eshte i panevojshe por ne fakt kufizon shume sherbimet inxhinierike qe mbulon urdheri.
Lenia e ketij neni nenkuoton ne fakt qe ato sherbime qe nuk percaktohen ne kete nen te mbulohen edhe ne vijim nga Ministria e linjes.
Kjo eshte e pa pranueshme.
c- Neni nr 9 eshte i pa nevojshem pasi ligji duhet te regulloj standartizimin e sherbimeve dhe nuk duhet qe te percaktoj se kush sektor ( publiku apo provati) eshte “ tregu” i tij.
Urdheri garanton cdo perfitues qe deshiron te marr sherbim prej tij qe ky sherbim te jete i sigurt.

Postuar më: 22.02.2022 01:57

arrow

armond k.

Disa komente lidhur me KREU II _Kushtet dhe kriteret për ushtrimin e profesionit, po bej sugjerimet perkatese.

Neni 5, Kushtet e ushtrimit të profesionit, pika 2 ,
Kjo pike korespondon me nenin 31 te P.ligjit te propozuar. Mendoj qe kjo pike mund te hiqet dhe disa paragrafe te saj mund te plotesojne nenin 31 te p.ligjit te propozuar.

Neni 7, Formimi professional
Ky nen mendoj se duhet te kishte emertimin “ Formimi vazhdueshem professional” , pasi ka te bej me përditësimin e inxhinjereve.
Sikurse dihet P.Ligji per UPI -in eshte asistuar nga Urdheri i Inxhinjerit Italian ( CNI_Consiglio Nazionale Enginieri ) për të siguruar nje përafrim sa me te plotë te legjislacionit shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Ky objektiv lidhet drejtpërdrejt edhe me përmbushjen e detyrimeve të parashikuara në nenet 49-59 të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA ) si dhe me detyrimet afatshkurtra dhe afatmesme të parashikuara nga Partneriteti Evropian i nënshkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në shkurt 2008.
Formimi i vazhduar profesional eshte parashikuar ne P. ligjin e propozuar ne Nenin 34, _Ruajtja e titullit dhe edukimi i vazhdueshëm. , ku citohet se
“Me qëllim garantimin e cilësisë dhe efiksitetit të shërbimit që ofron ndaj komunitetit, Inxhinieri Profesionist është i detyruar të kujdeset për përditësimin e vazhdueshëm dhe konstant të kompetencave professional. Modalitetet dhe tematikat përcaktohen në Rregulloren/t e UPI-t brenda 1(një) viti nga hyrja në fuqi e këtij Ligji.”
Ky qellim duke u nisur edhe ga eksperienca e Urdherit te Inxhinjerit Italian mund te kryhet vetem nga nje bashkim profesionistesh te akredituar nga ky Urdher Profesional me eksperience dhe background te larte teknik dhe te specializuar sipas fushave inxhinjerike qe mbulon ky urdher.
Ne nenin 7 te propozuar, pretendohet se se formimi profesional i inxhinierëve duhet te realizohet nga ministria që mbulon fushën e arsimit, ne nje universitetet,etj.
Kjo eshte e pamundur praktikisht dhe teknikiksht per faktin se ekziston nje game shume e gjere specialitetesh dhe transmetimi I dijeve dhe perditesimeve mund te behet vetem nga specialiste te fushes , sikurse e theksohet me siper .
Edhe nga pikpamja legjislative , kjo krijon mospërputhjeve, pasi si ministrija e arsimit apo universitetet zhvillojne politika ne fushen e arsimit dhe shkences ne perputhje me legjislacioinin e tyre dhe pa interferuar me urdherat profesioanale .
Pra duke qene se ky nen ezaurohet me nenin 34 te ketij P.ligji , mendoj se duhet te hiqet , aq me teper qe ai cenon rende parimet e pavaresise ne drejtim te ushtrirnit te aktivitetit te profesioneve te inxhinierit, autonomise profesionale ,principeve te deontologjise dhe te vetrregullimit.

Neni 8, Ushtrimi i veprimtarive profesionale

Duke qene se veprimtaria profesionale e urdherit eshte konsulenca inxhinjerike dhe fusha e zbatimit , sikurse percaktohet ne piken 1( paragarfet a,bdhe c ), keto aktivitete jane ne oponence me njera tjetren
Pra ne parim , anetare te urdherit mund te jene edhe inxhinjeret e zbatimit por ne momentin qe ata punesohen te jene drejtues teknike ne zbatim, urdheri nuk mund ti lejoje atyre te kryejne sherbime te konsulences sikurse mbikqyrja , kolaudimi , projektimi etj. Kjo duhet shtuar ne piken 2 te ketij neni.

Neni 9 , Shërbimi për punët publike

Mendoj se ushtrimi i aktivitetit te inxhinjerit nga administrat publike si profesionist ne aktivitete projektuese , mbikqyrje , kolaudim etj ,perben konflikt interesi dhe deformon tregun e konsulences , pasi shfrytezohet posti per te akaparuar projekte te cilat duhet te realizohen nga anetaresia e shoqates.

Mendoj se nje inxhinjer I regjistruar tek urdheri , i cili punesohet ne administrate publike , duhet te çregjistrohet nga UPI apo ti ç`aktivizohet nga AKSHI firma elektronike etj ( keto mund te formulohen te detajuara ne rregulloren e urdherit ) Nje inxhiner i administrates publike duhet te kryeje vetem aktivitet administtrativ sipas pozicionit qe i percakton statusi i tij ligjor .

Neni 10, Provimi i shtetit

Perderisa ne nenin 4 , pika j , percaktohe se provimi i shtetit kryhet sipas përcaktimeve të parashikuara në Rregulloren e UPI-t dhe legjislacionin në fuqi,, nje detajim ketij neni eshte i tepert . Ky nen mund te qendroje, por ne menyre te shkurtuar ,per t`ja lene rregullores se urdherit qe te formuloje ne hollesi procesin

Neni 13, Antaresimi në UPI
Nese biem dakord qe neni 7 te hiqet , automatikisht pika nr 1 e ketij neni bie . “

Postuar më: 08.03.2022 03:39

arrow

Fatos T.

Miratimi i ketij P.Ligji ne parlamentin shqiptar , do te jete nje arritje e shenuar , mbas perpjekjeve disa vjeçare ne kete drejtim .
Mendoj se krahas shqyrtimit te P.Ligjit duhet pare prezenca e konflikteve legjislative me aktet ligjore dhe nenligjore te tjera te fushes si psh me disa nene te ligjit ekzistues Nr.8402 , date 10.9.1998 “ Per Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve te Ndertimit “ , i ndryshuar dhe konkretisht me nenet 14/4 -14/8 qe bejne fjale per Regjistrin elektronik te profesinisteve te licencuar , Shkeljet disiplinore , procedurat disiplinore , masat disiplinore etj , te cilet duhen shfuqizuar pasi do te jene atribut I UPI-it . Gjithashtu konstatohen ne P.Lgjin e Inxhinjerit edhe citime qe perkasin urdherit te arkitektit i t ecilet jane futur gabimisht dhe duhen hequr.
Po keshtu duhen pare edhe mosperputhje te tjera legjislative qe trajtojne probleme te konkurences , konfliktit te interesave etj.

Postuar më: 08.03.2022 03:45

arrow

Feliks M.

Pershendetje.
Nga leximi i draftit konstatoj qe disa nga nenet kane nevoje per tu rregulluar ose hequr sepse e kompromentojne rolin e pavaresise se urdherit.

Prsh. Neni 7/1.Duhet heq percaktimi qe formimi profesional te kryhet nga ministria.Formimi kryhet nga urdhri.Nqs formimi kryhet nga ministria humbet pavaresia dhe roli i urdherit,pervec kostove per anetaret.



Neni 8/a dhe 8/b.Fusha e veprimit do percaktohet nga urdheri.Nuk mund te percaktohen fusha specifike ne ligjin baze sepse kjo mund te kufizoje apo lere boshlleqe per fushen e e veprimit mbas miratimit te urdhrit.
Neni 9.Duhet hequr.kufizon te drejtat e veprimit. Shpresoj te merren parasysh, Ju faleminderit

Postuar më: 08.03.2022 10:20

arrow

Jurgen S.

Neni 7: duhet hequr paragrafi ku detyron anëtarët të formohen prej kurseve nga ministria, sepse prek pavarësinë e urdhrit dhe detyron anëtarët të paguajnë kosto të panevojshme jashtë urdhrit.
Neni 8: ligji nuk mund të shprehet për ushtrimin e disa profesioneve dhe për disa jo. Sherbime inxhinierike është fjala korekte.

Postuar më: 09.03.2022 05:23

arrow

Gëzim B.

Une jam ing.Gezim Beqaj dhe po paraqes verejtjet dhe komentet ne emer te 11 shoqatave dhe grupimeve inxhinierike:

Duke ju falenderuar për nisjen procesit të konsultimit mbi Draft Ligjin e publikuar nga ju në datën 15/02/2022 në cilësinë e përfaqësimit të 11 shoqatave dhe grupimeve inxhinierike në Shqipëri si dhe në vijim të komunikimeve të mëparshme me ju, pasi kemi marrë edhe njëherë opinionet dhe vërejtjet nga të gjitha shoqatat dhe grupimet që ne përfaqësojmë në këtë proces dhe pavarësisht nga opinionet e shprehura në platformën që ju e keni publikuar atë, po i parqesim ato si më poshtë.

Në takimin e fundit që ne patëm në zyrat tuaja në prezencë edhe të znj.Luljeta Bozo, deputete në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë me të cilën ne jemi dakordësuar që ajo të na përfaqësojë në këtë nismë, ju deklaruat se do të hidhnit për konsultim draft – ligjin që ne kemi dorëzuar tek ju dhe që është i dakordësuar nga të gjitha shoqatat dhe grupimet inxhinierike.
Kjo eshte bere per të siguruar nje përafrim sa me te plotë te legjislacionit shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Evropian ( Direktiva 36/2005/CE e Parlamentit Evropian).
Ky objektiv lidhet drejtpërdrejt edhe me përmbushjen e detyrimeve të parashikuara në nenet 49-59 të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA ) si dhe me detyrimet afatshkurtra dhe afatmesme të parashikuara nga Partneriteti Evropian i nënshkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në shkurt 2008.

Draft ligji është hartuar me mbështetjen zyrtare të Urdhërit Nacional Italian të Inxhinierit (CNI), si dhe nga Shoqata e Inxhinierëve të Mbretërisë të Hollandës (KIVI) dhe është çertifikuar nga ata.Po ashtu, Draft-ligj ka marrë vërejtjet dhe opinionet edhe nga masa e gjerë e faktorit inxhinierik shqiptar nëpërmjet organizimit të takimeve të mbajtura në Universitetin Shtetëror dhe në ato private në Tiranë, në takime të hapura të pakufizuara me pjesëmarrjen të gjithe profesionisteve të interesuar, duke e bërë publik Draft ligjin nëpërmjet rrejteve sociale, si dhe në një takim përmbyllës në korpusin e Universitetit Shtetëror të Tiranës, në prani të mediave dhe duke e pasqyruar atë direkt në rrjete sociale.

Në publikimin që ju keni bërë vëmë re se ju keni shtuar një kapitull të ri, duke futur disa nene që i keni “huazuar” nga ligji nr. 10171 datë 22.10.2009, si dhe shtesa të tjera.
Ne këtë e shikojmë si diçka jo vetëm të panevojshme, por edhe të demshme, pasi ato krijojnë mbivendosje dhe kufizime duke prekur parimet bazë të Urdhërit që janë parimi i “vetërregullimit” dhe i “autonomisë në vendimmarrje”, por edhe në kundërshtim me vetë ligjin nr. 10171 datë 22.10.2009, i cili në fakt është një ligj kuadër, dhe në asnjë rast nuk mund të merren nene të këtij ligji dhe të futen në një ligj tjetër, për më tepër duke dhënë efekt kufizues apo edhe duke dalë jashtë kornizave që ai ka.

Le t’i analizojmë ato me radhë:

1- Neni nr. 7 "Formimi profesional" duhet të hiqet për këto arsye:
a- Ekziston një nen tjetër në Draft ligjin që keni publikuar dhe konkretisht neni nr. 34 me titull “Ruajtja e titullit dhe edukimi i vazhdueshëm”, i cili plotëson standartet dhe kërkesat për edukimin e vazhdueshëm si një detyrim për çdo anëtar të Urdhërit. Edukimi i vazhdueshëm nënkupton ruajtjen dhe përmirësimin e aftësive profesionale duke u përditësuar me prurjet e reja dhe avancimet teknologjike në disiplinat përkatëse. Kjo realizohet nëpërmjet organizimit ose pjesëmarrjes në seminare, trajnime, konferenca, leksione të hapura, etj.. Mënyrat e përditësimit profesional vlerësohen nga organet përkatëse të Urdhërit, në përputhje me situatën dhe profilet përkatëse që do të përditësohen. Kjo nuk nënkupton kryerjen e testeve apo provimeve të vazhdueshme nga anëtarët.

b- Marrja e titujve apo gradave shkencore si dhe trajnimet apo kualifikimet nuk janë në kompetencë të Urdhërave profesionalë, pasi ato i nënshtrohen angazhimeve dhe detyrimeve financiare individuale.
Edukimi i vazhdueshëm profesional nuk nënkupton marrjen në provim apo "testim" të profesionistëve, por angazhimin e tyre për t’u informuar me të rejat profesionale të cilat Urdhëri i ofron falas dhe në mënyrën më të mirë që gjykohet se është efikase, edhe për faktin se të gjithë specialistët më të mirë të fushës janë pjesë e UPI-it.
Në asnjë mënyrë nuk mund të parashikohen apo "saktësohen" në ligje institucionet që kanë të drejtën për të kryer “formimin profesional” pasi ato janë objekt i vetërregullimit të UPI-t
dhe parshikohen ne rregulloren e tij ,ne perputhje me nenin 34 te projektligjit ku citohet se :
Modalitetet dhe tematikat përcaktohen në Rregulloren/t e UPI-t brenda 1(një) viti nga hyrja në fuqi e këtij Ligji.

c-Pretendimi se formimi profesional i inxhinierëve realizohet nga ministria që mbulon fushën e arsimit, apo universitetet,etj, krijon mospërputhje legjislative, pasi si ministrija e arsimit apo universitetet zhvillojne politika ne fushen e arsimit dhe shkences ne perputhje me legjislaciinin e tyre ne fuqi dhe pa interferuar me legjislacionin qe i takon urdherave profesioanal.

d- Përcaktimi në ligj i institucioneve që mund të bëjnë trajnime profesionale, duke i nominuar ato bie ndesh me parimet e "konkurrencës së lirë në treg" dhe krijon monopolizim, i cili është i dëmshëm dhe i papranueshëm në kushtet e ekonomisë së tregut.

e-Neni nr. 7 "Formimi profesional" është kopjuar "ekzaktësisht" nga ligji nr. 10171 datë 22.10.2009 "Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë" duke u "huazuar" prej tij. Kjo në fakt bie ndesh me praktiken legjislative pasi çdo ndryshim i mundshëm në të ardhmen në ligjin nr. 10171 detyrimisht do të kërkojë që të ndryshohet po me ligj, pra edhe per ligjin mbi UPI. Për shkak të teknikës legjislative nuk mund që të ketë mbivendosje të së njejtës dispozitë (rregullim ligjor) në dy ose me shumë akte ligjore.
Në Draft ligjin e UPI në nenin nr.32 të tij “Kodi Etik profesional i Inxhinierit” është cilësuar që ai hartohet sipas përcaktimeve në Ligjin nr. 10171 datë 22.10.2009. Kjo është mëse e mjaftueshme dhe në përputhje të plotë me teknikën legjislative.

f-Përsa i përket anës financiare, UPI bazohet në vetëfinancim vetëm në pagesën e kuotës vjetore të anëtarësimit. Të gjitha shërbimet e tjera çdo anëtar i UPI -it ato i përfiton falas. Parë në këtë këndvështrim, UPI do të garantojë edukimin e vazhdueshëm pa pagesa të tjera shtesë, sepse njëri nga funksionet kryesore të UPI-it është edukimi profesional vijues i anëtarëve të tij.

g-Përcaktimi me ligj i institucioneve që duhet të bëjnë trajnimin, bie ndesh me parimin kryesor të vetërregullimit dhe vetëfinancimit të UPI-it. Formimi i vazhduar profesional si ne te gjithe urdherat professional te vendeve te BE kryhet nga nje bashkim profesionistesh te akredituar nga UPI dhe te specializuar sipas fushave inxhinjerike qe mbulon ky urdher.Kjo do te pasqyrohet edhe ne rregulloren e UPI-it


h- Pika nr. 2 e nenit nr. 7 duke përcaktuar dhe specialitetet ku konsistojnë trajnimet është e papranueshme pasi nuk mund të “saktësohen” në ligj se cilat disiplina apo specialitete do t’i nënshtrohen trajnimit. Kjo mund të jetë një e drejtë apo kompetencë e institucioneve arsimore të cilat i nëneshtrohen një ligji tjetër dhe nuk ka përse të vihet këtu në këtë Draft ligj. Nga ana tjetër përcaktimi i disiplinave të veçanta në ligj bie ndesh edhe me nenin nr. 12 të ligjit nr. 10171 ku citohet se “Regjistrimi në Urdhër profesional- Çdo profesionist, për të fituar të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar, regjistrohet në Urdhërin Profesional përkatës.”
Në këto kushte mendoj që neni nr. 7 të hiqet komplet.

2- Neni nr 8. "Ushtrimi i veprimtarisë profesionale" bie ndesh me ligjin nr. 10171 datë 22.10.2009 dhe konkretisht me nenin nr. 5 "Profesionet e rregulluara" i cili përcakton si profesion të rregulluar atë të "INXHINIERIT" duke mos bërë asnjë kufizim.
Përcaktimi që bën neni nr. 8 duke "saktësuar" se cilat "shërbime" apo "veprimtari" do të rregullohen është i papranueshëm.
Kjo e cënon rëndë objektin dhe qëllimin e UPI-t, duke cënuar rëndë interesin publik dhe disiplinimin e shërbimeve inxhinierike, si dhe lirinë individuale kushtetuese të veprimtarisë së lirë ekonomike.

Që të gjitha kategoritë (disiplinat) dhe shërbimet inxhinierike duhet të rregullohen nga UPI.
Ato mund të pasurohen apo specifikohen në të ardhmen në funksion të zhvillimeve dhe kërkesave të tregut dhe nuk mund të përcaktohen në ligj.
Janë rregulloret ato që bëjnë përditësimin në funksion dhe në interes të tregut dhe publikut.
Përcaktimi me ligj i vetëm disa prej “vepritmarive” profesionale që duhet të mbulojë UPI, ashtu siç përcaktohet në nenin nr. 8 e cënon rëndë funksionin dhe qëllimin që ka në fakt UPI-i.
Ky nen bie ndesh në radhë të parë me objektin, qëllimin dhe fushën e zbatimit të ligjit nr. 10171 të përcaktuara në nenet nr.1, nr.2 dhe nr.3 të tij.
Aktiviteti apo veprimtaria e inxhinierit profesionist për sa kohë është në përmbushje të plotë me kompetencën që atij i jep ligji për “Profesionet e rregulluara”, dhe ai është i regjistruar në UPI duke plotësuar detyrimet ndaj tij, nuk mund të limitohet me përcaktime pjesore sikurse e kërkon neni nr.8. Përkundrazi, ai mund të firmosë dhe të ushtrojë aktivitetin e tij në mënyrë të lirë për çdo shërbim inxhinierik që ai është i arsimuar dhe që ka fituar të drejtën të jetë i regjistruar në Regjistrin e Urdhërit në disiplinën përkatëse.
Eshtë regjistri i Urdhërit që përcakton të gjitha të drejtat që ka profesionisti dhe që disiplinohen nga organizmat e Urdhërit.
Në këto kushte neni.8 mendojme se duhet që të hiqet komplet.

3- Neni nr. 9 "Shërbimi për punë publike" mendoj se nuk është i nevojshëm, pasi UPI në misionin e vet nuk ka për detyrë që të përcaktojë se kush do të jetë "tregu" i inxhinierëve profesionistë privatë apo në administratë publike. UPI është rregullator dhe garant për rregullimin e profesionistëve, dhe me tutje është zgjedhja e tregut nëse e shikon apo jo të arsyeshme që të perfitojë nga kjo.
Në këtë Draft ligj është e përcaktuar qartë se vetëm inxhinierët që janë anëtarë të UPI-it mund të kenë firmë të vlefshme si profesionistë.
Administrata publike mund të bëjë zgjedhjen e saj mbase me akte të tjera nënligjore për sa kohë një inxhinier i punësuar në administratë publike nuk firmos si profesionist, por në një pozicion administrativ. Kjo dispozitë mbivendos atribute të administratës shtetërore të përcaktuara me ligj, mbi atribute të UPI-it.

4- Neni nr.13 pika nr. 1 "Anëtari i UPI-t ka të drejtë të jetë çdo profesionist që ka formim sipas pikës 2 të nenit 7 të këtij ligji."
Me heqjen e nenit nr.7 siç e kam këkruar më sipër, edhe këtu kjo duhet te hiqet.
Anëtar i UPI-t ka të drejtë të jetë çdo inxhinier që ka përfunduar studimet në përputhje me ligjin e arsimit të lartë dhe plotëson kriteret e kërkuara nga ky ligj.
Kjo është e përcaktuar qartë në nenin nr.21 “Regjistri Profesional i UPI-t” si dhe në nenin nr.22 “Detyrat dhe të drejtat e anëtarit të UPI-t”.
Në këto kushte pika nr.1 e nenit nr.13 duhet të hiqet.

5- Neni nr.10 dhe nr.11 do të duhet që të hiqen sepse ato janë marrë si “citime” nga ligji nr. 10117 datë 22/10/2009 mbi “profesionet e Rregulluara”. Kjo në fakt bie ndesh me praktikën legjislative pasi çdo ndryshim i mundshëm në të ardhmen në ligjin n.r 10171 detyrimisht do të kërkojë që të ndryshohet po me ligj edhe ligji mbi UPI. Për shkak të teknikës legjislative nuk mund që të ketë mbivendosje të së njejtës dispozitë (rregullim ligjor) në dy ose më shumë akte ligjore.
Kjo nuk është e nevojshme për më tepër edhe për faktin se në Draft ligjin për UPI është respektuar dhe është e cilësuar në më shumë se një referimi që i është bërë pikërisht ligjit nr. 10117, datë 22/10/2009 e shprehur në Nenin nr. 4 – pika j “Neni nr.13, Neni nr.24 – pika 1, si dhe duke ju referuar në tërësi atij.
Në këtë mënyrë çdo ndryshim i mundshëm në të ardhmen i ligjit nr. 10117 datë 22/10/2019 për “Profesionet e Rregulluara” mund të pasqyrohet automatikisht dhe shumë lehtë në UPI nëpërmjet rregulloreve të tij.
Fakti që Draft ligji ka lënë hapësirën dhe kohën e mjaftueshme për hartimin e rregulloreve është në plotësim të parimit bazë atë të “vetërregullimit” por që është i “vëzhguar” nga ligji. Kjo përbën garancinë më të madhe të mundshme që UPI të vetëregullohet, por gjithmonë në respekt të ligjit.
Për sa më sipër mendojmë se nenet nr.10 dhe nr.11 duhet të hiqen.

Përfundimisht dhe me cilësinë e përfaqësimit të 11 Shoqatave dhe Grupimeve inxhinierike në Republikën e Shqipërise, ne kërkojmë që Draft ligji për UPI-in, i dërguar tek ju nga ana jonë të dërgohet në Kuvend pa ndyshime dhe ndërhyrje që ju keni bërë.
Vijojmë të jemi besnik në angazhimin që kemi marrë për të përmbyllur së bashku me sukses procesin.
Me respekt, ing.Gëzim BEQAJ – Sekretar i Përgjithshëm i SHOSHIK

Postuar më: 10.03.2022 07:15

arrow

Dëshire M.

Të Nderuar!
Nisur nga publikimi i Draft Projekt Ligjit “Për Urdhërin Profesional të Inxhinierëve” të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Energjitikës, na lejoni të shprehim komentet tona si grup interesi dhe të përfshirë në këtë sektor me aktivitetin tonë profesional.
Ne jemi një grup inxhinierësh prefesionistë që ushtrojmë profesionin e inxhinierit secili në fushat përkatëse sipas eksperiencave profesionale në sektorë të ndryshëm të inxhinierisë.
Të dhënat e këtij grupimi i gjeni në materialin e firmosur nga secili inxhinier bashkangjitur këtij dokumenti listë e cila do të përditesohet në vazhdim për shkak të limitit kohor që keni vendosur për konsultime.
Fillimisht kërkojmë të vëmë në dijeni (për të painformuarit) se aktualisht aktiviteti i profesionistëve tanë në vend po funksionon:
Bazuar ne Vendimin Nr. 943, datë 28.12.2016 për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin Nr.759, datë 12.11.2014, të Këshillit të Ministrave, "Për licencimin profesional të individëve dhe personave juridikë që do të ushtrojnë veprimtari në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrjes e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim" dhe në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 52, të ligjit nr.10081, datë 23.2.2009, "Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, dhe të nenit 18, të ligjit nr.8402, datë 10.9.1998, "Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave eshte miratuar Rregullorja e cila përcakton dhe shtrin fushën e veprimit në:
1. Organizimin dhe funksionimin e strukturave, që kryejnë dhe mbështesin procesin e licencimit profesional të subjekteve, në fushën e studimit e projektimit në ndërtim dhe mbikë-qyrjes e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim.
2. Kategoritë e punimeve të studimit e projektimit dhe mbikëqyrjes e kolaudimit, kushtet dhe kriteret paraprake, dokumentare dhe specifike, që duhen plotësuar për t'u pajisur me licencë profesionale.
3. Të drejtat që kanë subjektet për t'u pajisur me licencë në fushën e studimit e projektimit dhe mbikëqyrjes e kolaudimit.
4. Detyrimet dhe kufizimet që kanë subjektet, si dhe masat administrative, për rastet e veprimeve në kundërshtim me dispozitat në fuqi, gjatë ushtrimit të aktivitetit.
Pra në këtë kuadër kuptohet qartë që bie ndesh me Draft Ligjin “Për Urdhërin Profesional të Inxhinierëve” dhe “Për Urdhërin Profesional të Arkitektëve” të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Energjitikës me dt 15.02.2022.
Megjithatë pas leximit me kujdes dhe më përgjegjësi të Projekt Ligjit të publikuar ju lutem na lejoni të shprehim pikat për diskutim të cilat duhet të konsiderohen deri në detaje në mënyrë që të mos dërgohet për aprovim në Kuvend ky Projekt Ligj.
1. Së pari shprehim pakënaqësinë tonë për ndërmarrjen e një iniciative të tillë nga ana e Institucionit tuaj duke qenë se kjo është një temë shumë e rëndësishme dhe mendojmë që duhet të jetë tërësisht e pavarur nga Institucionet Shtetërore dhe aq më pak e pavarur politikisht. Institucionet Shtetërore në vecanti duhet të prezantojne vullnetin e të gjithë komunitetit dhe jo të mbështesin iniciativa spontane të një grupi të caktuar për interesa që nuk përfaqësojnë të gjithë komunitetin përkatës. Të dy këto projektligje ( “Për Urdhërin Profesional të Inxhinierëve” dhe “Për Urdhërin Profesional të Arkitektëve”) kanë në fokusin e tyre dhe qëllim të vetëm monopolizimin e licensimit të profesionistëve dhe nuk japin asnjë kontribut konkret në rritjen e cilësisë dhe profesionalizmit të kësaj kategorie sic e kërkon tregu sot. E themi këtë pasi sic e dini cilësia dhe profesionalizmi vendosen nëpërmjet Standarteve dhe Normave teknike të miratura dhe aprovuara me ligj. Nësë realisht shqetësimi juaj si Institucion është rritja e cilësisë por më së shumti e garancisë së shërbimeve që ofron ky grup profesionistësh do ishte e udhës të ndërrmerni inciativa konkrete në përmirësimin e ligjshmërisë për sa i përket standarteve dhe normave teknike që aplikohen sot në vendin tonë në cdo sektor inxhinierik. Kujtojmë që akoma punohet me standartet e vendosura nga rregjimi i kaluar dhe asnjë përpjekje për përmirësimin e tyre nuk ka pasur gjatë këtyre viteve, përjashto vetem disa përmirësime për konstruksionet në ndërtim.

2. Sot që ju kërkoni të paraqisni në kuvend për miratim këtë Projektligj projektuesit tanë profesionistë janë të detyruar të punojnë me Manualin e Ndërtimit të vitit 2015, ndërkohë që po jetojmë në një kohë ku po përballemi me rritje marramendëse te cmimeve dhe tregu aktualisht është jashtë kontrolli në të gjithë botën. Çuditërisht vëmëndja juaj aktuale është e përqendruar tek miratimi i këtij Projektligji për licensimin e profesionisteve dhe për më tepër e konsideroni kaq urgjente (meqenëse problemet e cmimeve të energjisë me të cilat po përballemi aktualisht “ i keni zgjidhur tashmë”) sa vetem 20 ditë kohë keni lënë në dispozicion për konsultime.

3. Projekt-Ligji i hedhur për konsultime së pari është një iniciativë e cila nuk ka bërë publike dhe transparente burimin e tij, pra grupin e interesit i cili është marrë me përgatitjen e këtij Projekt ligji, pasi integriteti i hartuesve është pjesë e rëndësishme e vlerësimit të këtij dokumenti.

4. Publikimi i këtij Projekt Ligji është bërë vetëm në faqen zyrtare të Ministrisë së Energjitikës, e cila si organ publik ka limit të kufizuar ndjekësish dhe natyrisht mundësia për t’u informuar e Grupeve të Interesit është e kufizuar.

5. Nga data e publikimit dhe deri në datën e mbylljes së komenteve , rekomandimeve apo edhe mosaprovimeve që mund të vijnë nga grupet e interesit është lënë një afat 20 ditor që është shumë pak për të diskutuar dhe aprovuar një çështje kaq komplekse dhe të rëndësishme për jetën profesionale të individëve në Republikën e Shqipërise. Nuk është e justifikuar pse duhet një ngutje e tillë për të arritur në mbylljen e këtij procesi, pa lënë kohën e nëvojshme në dispozicion për shqyrtimin me qetësi dhe profersionalizëm nga të gjithë profesionistët e lirë të vendit tonë të cilët së pari mund të mos kenë marrë njoftim për një iniciativë të tillë dhe së dyti mund të mos jenë të disponueshëm për një kohë të shurtër të përfshihen në këtë proces për shkak të angazhimeve të tyre personale.

6. Të gjithë të diplomuarit në Universitetin Politeknik në degë të ndryshme të inxhinierisë pas perfundimit të studimeve pajisen me një diplomë unniversitare Bachelor apo Master Profesional/Shkencor me anë të së cilës vërtetojnë se i janë nënshtruar të gjithë provimeve sipas programit mësimor universitar. Natyrisht që formimi i tij profesional nuk mbaron këtu, por eksperinca e tij në profesion zhvillohet vit pas viti dhe kjo vërtetohet me anë të CV së tij dhe natyrisht është tregu i lirë i punës që bën edhe vlerësimin real të vlerave të tij profesionale. Në këtë kuadër cfarë të mire i sjell përmirësimit të cilësisë së vlerave të Profesionistit Ritestimi nga një grup profesionistësh të cilët nuk kanë një status të vecantë për hartimin e Tezave apo programit profesional në të cilin Testuesi duhet të kualifikohet.

7. Formimi profesional është një proces tepër i vështirë për t’u përmbledhur në një tëstim të vëtëm duke qene se nevoja e tregut për profesionistë është shumë e gjërë edhe brenda llojit. Kështu për një proces të caktuar pune kualifikimet inxhinierike të Profesionistit në punë zhvillohen në përshtatje me kërkesat a atij vendi pune. Pra në rastet kur kërkohet për shëmbull inxhinier në Mbrojtje Rele në Tensionet e Larta, apo nje inxhinier mekanik që punon në transportin rrugor profesionisti zhvillon njohuritë e tij profesionale në këtë drejtim duke u kualifikuar për këtë proces. Pra në këtë rast testimi të cilit do i nënshtrohet a do të jetë në gjendje te vërtetojë realisht njohuritë e tij në mënyrë që punëdhënësi të ketë kështu një siguri të shtuar për profesionisitin që do të punësojë? Në rastet kur pasi është kaluar ky testim dhe gjatë ushtrimit të profesionit të tij në punë profesionisti demostron një mungesë të theksuar të formimit të tij profesional a është në gjendje që punëmarrësi të marrë dëmshpërblim nga Urdhëri i Inxhinierëvë për pajisjen me të drejtën e ushtrimit të profesionit të këtij individi? Theksoj se në Projekt Ligj e kundërta e kësaj situate është zgjidhur pra ndëshkimi me heqje të Licensës për profesionistin që nuk performon sipas standarteve gjatë aktivitetit të tij profesional. Pra si mundet që masa ndëshkuese të merren mbi individin por ndërkohë kompensime për performacën e tij të ulët në punë nuk aplikohen?

8. Nisur edhe nga shpjegimet e mësiperme, vihet re që ky mision është mjaft i vështirë për t’u permbledhur në një rregullore të vetme e cila të mbulojë me rigorozitet dhe të menaxhojë me profesionalizëm gjithë aktivitetin profesional të inxhinierëve në cdo sektor të fushës profesionale që mbulon ky aktivitet në nevojat që ka tregu i lirë.
Ashtu sic është paraqitur ky Projekt Ligj lë shteg për abuzim, krijimin e klientelizmit profesional, korrupsion dhe papërgjegjshmëri profesionale, duke cënuar autonominë profesionale të individit. Në ligj thuhet se:
a) «Profesion i rregulluar i inxhinierit» : është një veprimtari apo grup veprimtarish profesionale, e drejta e ushtrimit të së cilave ose njëra nga format e ushtrimit, rregullohet me këtë ligj dhe me aktet nënligjore dhe kushtëzohet me një nivel të caktuar formimi ose me zotërimin e kualifikimeve profesionale në fushën specifike të inxhinierisë.
Pra e drejta e ushtrimit të profesionit nuk varet nga kualifikimi profesional dhe nga nevojat e tregut te lirë por nga mënyra e interpretimit të këtyre njohurive të shprehura në këtë ligj dhe që në fund të këtij vlerësimi qëndron një testim kualifikimi «provimi i shtetit» i përbërë nga përzgjedhja rastësore e pyetjeve teknike të cilat nuk janë as në përshtatje me misionin aktual të aktivitetit të inxhinierit përkatës.
9. Në këtë ligj përcaktohen edhe kriteret për ushtrimin e së drejtës profesionale ku është determinantë fakti që profesonisti duhet të ketë kryer provimin e shtetit. Ky është një kufizim i panevojshëm dhe diskriminues për profesionistin i cili ka demostruar një kualifikim dhe pergatitje të lartë në ushtrimin e profesionit të tij dhe që nuk i ka vlerë nëse nuk përmbush kriteret sipas ligjit. Ndërkohë që tregu i lirë është në fakt gjykuesi më i mirë i perfomancës së punës së një profesionisti bazuar në eksperiencën individuale në të cilën investon gjatë karrierrës së tij profesionale karrierë kjo e cila përcaktohet nga kërkesat që profili i punës ku aktivizohet kërkon.

10. Theksojmë se veprimtaritë profesionale të inxhinierit janë shumë më të gjëra se përshkrimi i bërë në nenin 8 të këtij ligji dhe kjo tregon edhe njëherë fokusin abuziv dhe diskriminues që ka ky ligj duke kufizuar shërbimet inxhinierike në një diapazon kaq të ngushtë dhe të varfër të aktivitetit të inxhinierit. Kjo tregon edhe njëherë që qëllimi i këtij ligji shfaq interes vetëm në veprimtarinë profesionale siç thuhet në:
a) shërbim dhe konsulence ne hartimin e projekteve në fazat përkatëse, fisibilitet, studim projektim, projektide, projektzbatim, mbikqyrje, kolaudim deri ne zbatimin e plote të objekteve të të gjitha tipologjive, si: banesë, social kulturore, industriale, infrastrukurë, sociale, studime etj..
b) përgatitja e vlerësimit volumor e financiar të objekteve sipas fazave përkatëse të projektimit;
c) pjesëmarrja në përgatitjen e ligjeve në fushën e inxhinierise, proçedurave dhe rregulloreve përkatëse të tyre.

Theksojmë se ky është një diskrimin që i bëhet profesionit të inxhinierit i cili ka një shtrirje shumë më të gjërë në të gjitha fushat e aktivitetit tregtar, prodhues, industri, transport, ndërtim dhe cdo lloj tjetër biznesi në të cilët është i nevojshëm kontributi profesional i inxhinierit sipas specialitetit të tij i cili gjithashtu nuk kufizohet vetëm me përshkrimin e bërë në nenin 7 të këtij ligji që thotë:
« Formimi profesional mbi të cilat veprojnë dispozitat e këtij ligji konsistojnë në specialitetet: a) inxhinjer ndertimi, civile, industriale, b) inxhinjer mekanik-metalurg; c) inxhinjer elektrik-eletroteknik-elektronik-energjetik ; ç) inxhinier gjeodet d) inxhinier gjeolog-minierash –gjeoteknik; dh) inxhinjer kimist; e) inxhinier pyjesh; ë) inxhinier nafte ; f) inxhinjer ambienti; etj. »
Per listën e gjatë të specialiteteve inxhinierike që ushtrojne aktivitetin e tyre profesional në tregun e lirë vendas apo të huaj duhet ti referohemi listës së specialiteteve të aprovuara nga Ministria e Arsimit për fakultete të vecanta të inxhinierisë.

11. Në nenin 10 të këtij ligji theksohet se provimi i shtetit shërben për të “Formalizuar përfundimin me sukses të formimit universitar” dhe se ”Programi i testit hartohet nga Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Universiteti Tiranes, në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të UPI-së dhe miratohet nga ministria që mbulon fushën e arsimit »

Vë në vëmendjen tuaj se cdo testues përgatitet për të marrë pjesë në një provim bazuar në materialet didaktike të mirëpërcaktuar më parë mbi bazë të të cilave duhet të hartohet edhe teza e pyetjeve. Në këtë rast formimi profesional është një proces që zgjat me vite duke filluar nga niveli arsimor i shkollës së mesme deri në përfundimin e arsimit të lartë. Si mundet të përmblidhen në një testim të vetëm gjithë këto materiale në mënyrë që të realizohet një proces i njëjtë, i drejtë dhe tranparent për të gjithë pavarësisht se ku e ushtrojnë aktivitetin e tyre profesional ?
Kjo është një cështje delikate që lë vend për abuzim dhe trajtim jo të barabartë të pjesëmarrësve në provim. Nisur edhe nga eksperieca me eficensën e energjisë e cila është e ngjashme me propozimin e dhënë në nenin 10 të këtij ligji, mendojmë që këto ligje duhet të eleminohen pasi fyejnë dinjitetin e fakulteteve që kane diplomuar profesionistët, vë në dyshim integritetin e tyre, krijojnë konflike midis profesionistëve që mund të kenë pikëpamje të ndryshme dhe luhet me jeten e njerëzve që kanë sakrifikuar për t’u diplomuar dhe për të ushtruar profesionin e tyre.

12. Ky është një proces shumë i rëndësishëm dhe delikat dhe inciativa të tilla mund të rezultojnë drastike për jetën profesionale të kësaj shtrese të shoqërisë, ndaj shqyrtimi i tyre kërkon maturi, konsensus të gjërë dhe profesionalizëm të niveleve të larta.

13. Në këtë Projekt Ligj nuk e gjen veten të lirë dhe të motivuar asnjë nga Profesionistët që ushtrojnë aktivitetin e tyre ndër vite dhe aq më pak ata që do ti bashkohen këtij kontigjenti në të ardhmen.

14. Nisur nga të gjithë argumentet e mësipërme si dhe duke mos u ndjerë të përfaqësuar në këtë ligj ne nuk jemi dakort për aprovimin e tij dhe e kundërshtojmë atë më forcë pasi do të prishë balancat në treg, do të krijojë situata favorizueze për disa individë dhe diskriminuese për të tjerët si dhe do të krijojë një klimë profesionale të pabazuar në meritën profesionale të individit por të justifikuar nën petkun e aprovimit të urdhërit te inxhinierit do të përjashtonte rregullimin e tregut sipas kërkesave të tij.

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, Me respekt

Postuar më: 11.03.2022 04:23

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.