Projektligj “Për Urdhërin Profesional të Arkitektëve”

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

|

Postuar më: 15.02.2022

|

Data e Mbylljes: 28.03.2022

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 1

|

Nr.Shikimeve: 1428

PDF

|

XML

Qëllimi i Ligjit për Urdhërin Profesional të Arkitektëve është të krijojë dhe përcaktojë rregullat për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Urdhërit Profesional të Arkitektëve në Republikën e Shqipërisë, në funksion të mbrojtjes së interesit publik, duke respektuar parimin e shqyrtimit të pavarur dhe autonominë profesionale. Gjithashtu, synon të mbrojë dhe garantojë standardet në formimin dhe ushtrimin e profesionit të arkitektit.

Për sa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet  e tyre

Komentet nga qytetarët

arrow

Gjergji C.

Tiranë 07.03.2022

LETËR E HAPUR

Drejtuar:
KUVENDIT TË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË
Znj. Lindita Nikolla, kryetare

MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJITIKËS
Znj. Belinda Balluku, Ministre

MINISTRISË SË ARSIMIT DHE SPORTIT
Znj. Evis Kushi, Ministre

PRESIDENCËS SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË
Z. Ilir Meta, President

KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË
Z. Edi Rama, Kryeministër

AKADEMISË SË SHKENCAVE TË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË
Z. Skënder Gjinushi, kryetar

AVOKATIT TË POPULLIT
Znj. Erinda Ballanca

KOMISIONERIT PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT DHE MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
Z. Besnik Dervishi

UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS
Prof.Dr. Andrea Maliqari, Rektor



Lënda: Argumentimi, interpretimi dhe kundërshtitë Ligjore referuar Funksionimit të
Profesionit të Lirë të Arkitektit dhe Planifikuesve Urban për:
“Projekt Ligjit për Urdhërin e Arkitektit 07.06.2020”

Të nderuar!
Çmojmë të arsyeshëm tu përcjellim shqetësimin tonë në lidhje me Projekt Ligjin për krijmini e Urdhërit të Arkitektit.
Bashkësia e Arkitektëve dhe Planifikuesve Urban si palë e interesuar, mbetet e papërfaqësuar si duhet në asnjë prej pragjeve ligjore si “grup interesi” që lidhet me projekt-ligjin për krijimin e Urdhërit të Arkitektit. Shumë prej nesh tashmë kemi bërë publik mendimin tonë duke u shprehur qartë në Kundërshtim me “krijimin” e Urdhërit të Arkitektit. Ky kundërshtim i shkruar, zë fill me Peticionin e vitit 2019 (të firmosur elektronikisht nga mbi 3 700 firmëtarë:
(linku i mëposhtëm Petition · Peticion Kundër projekt ligjit “ Për Urdhërin Profesional të Arkitekteve” · Change.org), arkitektë të liçencuar, antarë të disa shoqatave që përfaqsojnë këtë mjeshtëri, entet e akredituara arsimore dhe studentë apo arkitektë të pa liçencuar, etj. Peticioni ka vijuar në takime me pjesëmarrje të gjerë rreth kësaj çështjeje si dhe mbështetjen e intelektualëve, IAL-ve të ndryshme që kanë në kurrikulat e veta arsimimin e profesionistëve në këto drejtime. Një numër i madh studentësh të Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe jo vetëm, që preken rëndë prej këtij Projektligji janë bashkangjitur gjithashtu.
Bashkësia jonë përbëhet kryesisht nga Arkitektë dhe Planifikues Urbanë të Licensuar që punojnë në Republikën e Shqipërisë prej vitesh.
Qëndrimi ynë bazohet në çështje themelore që do cënonin profesionin tonë. Draftet e këtij Projekt Ligji që janë paraqitur e ndryshuar parreshtur në disa uebsajte, lidhen me Italinë që mbetet shembulli më i pasuksesshëm i përvojave në Europë e më gjerë. Kjo nismë ligjore nuk ka përputhshmëri me Ligjet vepruese që rregullojnë Profesionin e Arkitektit dhe nuk bazohet në asnjë Direktivë të BE (apo detyrime për përafrim legjislacioni), etj. si më poshtë:
1. Profesioni i Arkitektit dhe Planifikuesit Urban është tashmë i rregulluar me Ligjin Nr. 10171/2009 (i ndryshuar).
-Ai gjithashtu kontrollohet përmes Liçencimit nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës.
-Arkitektët dhe Planifikuesit Urbanë kanë detyrim përfundimin e studimeve sipas programeve të akredituara përkatëse, hartuar e mbikqyrur nga Ministria e Arsimit nëpërmjet Institucioneve të Arsimit të Lartë (Ligji Nr. 80/2015).
-Procesi i Projektimit (veprimtaria kryesore dhe thelbësore e punës së përditëshme) si dhe marrja e Lejeve të Ndërtimit, kontrollohet me imtësi nga Institucione Ligjzbatuese të mirëpërcaktuara (në disa nivele filtrash) në Nivel Qëndror si KKT-ja, AZHT-ja, AKPT-ja dhe në Nivel Vendor si DPPZHT-ja, DPT-ja, Sektoret e Makroplanifikimit, Mikroplanifikimit, Kadastrës dhe ata të Lejeve.

2. Çdo Profesionist i Lirë është i regjistruar në zyrat e Taksave dhe është Tatim Pagues në nivel vendor e qendror veç pagesave për sigurimet.
3. Nëse një Arkitekt mund implikohet në një çështje Penale, kjo gjë hetohet dhe gjykohet nga Prokuroria dhe Gjykatat (sipas shkallëve).
4. Në Direktivën 36/2005/CE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 7 Shtator 2005
Shprehet qartësisht:
(27) Architectural design, the quality of buildings, their harmonious incorporation into their surroundings, respect for natural and urban landscapes and for the public and private heritage are a matter of public interest. Mutual recognition of qualifications should therefore be based on qualitative and quantitative criteria which ensure that the holders of recognized qualifications are in a position to understand and translate the needs of individuals, social groups and authorities as regards spatial planning, the design, organization and realization of structures, conservation and the exploitation of the architectural heritage, and protection of natural balances.

(28) National regulations in the field of architecture and on access to and the pursuit of the professional activities of an architect vary widely in scope. In most Member States, activities in the field of architecture are pursued, de jure or de facto, by persons bearing the title of architect alone or accompanied by another title, without those persons having a monopoly on the pursuit of such activities, unless there are legislative provisions to the contrary. These activities, or some of them, may also be pursued by other professionals, in particular by engineers who have undergone special training in the field of construction or the art of building. With a view to simplifying this Directive, reference should be made to the concept of ‘architect’ in order to delimit the scope of the provisions relating to the automatic recognition of the qualifications in the field of architecture, without prejudice to the special features of the national regulations governing those activities.

(27)
Dizajni arkitektonik, cilësia e ndërtesave, përfshirja e tyre harmonike në mjedisin e tyre, respektimi i peizazheve natyrore dhe urbane dhe për trashëgiminë publike dhe private janë një çështje me interes publik. Prandaj, njohja e ndërsjellë e kualifikimeve duhet të bazohet në kritere cilësore dhe sasiore të cilat sigurojnë që mbajtësit e kualifikimeve të njohura janë në gjendje të kuptojnë dhe përkthejnë nevojat e individëve, grupeve shoqërore dhe autoriteteve në lidhje me planifikimin hapësinor, projektimin, organizimin dhe realizimin e strukturat, konservimi dhe shfrytëzimi i trashëgimisë arkitekturore dhe mbrojtja e ekuilibrave natyrorë.



(28)
Rregulloret kombëtare në fushën e arkitekturës dhe për aksesin dhe ndjekjen e aktiviteteve profesionale të një arkitekti ndryshojnë shumë në shtrirje. Në shumicën e Shteteve Anëtare, aktivitetet në fushën e arkitekturës ndiqen, de jure ose de facto, nga persona që mbajnë titullin e arkitektit të vetëm ose të shoqëruar nga një titull tjetër, pa ata persona që kanë monopolin e ndjekjes së aktiviteteve të tilla, përveç rasteve kur ka dispozitat legjislative në të kundërtën. Këto aktivitete, ose disa prej tyre, mund të ndiqen edhe nga profesionistë të tjerë, veçanërisht nga inxhinierë që kanë kaluar trajnime të veçanta në fushën e ndërtimit ose artit të ndërtimit. Me qëllim të thjeshtimit të kësaj direktive, duhet t'i referohet konceptit "arkitekt" për të kufizuar qëllimin e dispozitave në lidhje me njohjen automatike të kualifikimeve në fushën e arkitekturës, pa paragjykuar veçoritë e veçanta të rregulloret kombëtare që rregullojnë ato aktivitete.
Dhe tërësia e kësaj direktive flet për “Njohjen e Kualifikimeve Profesionale” ndërsjelltas me çdo vend antar të EU. Në asnjë pikë sidomos për Arkitektin kjo Direktivë nuk kërkon ose detyron për krijimin e një Urdhëri.


Thënë sa më sipër, profesioni Arkitektit sot mbetet tërësisht i Kontrolluar nga zinxhiri i ligjeve dhe Autoriteteve përkatëse.
Krijimi me ligj i një hallke të re si Urdhëri i Profesionit të Arkitektëve (UPA) sjell pasoja e përplasje të shumta ligjore dhe etike si më poshtë:
5. Urdhëri në vetvete nuk ka as Tagrin dhe as Akreditimin e duhur për të vendosur në diskutim e kontroll atë që Institucionet Shtetërore dhe Ligjzbatuese kanë bërë dhe po e bëjnë gjatë gjithë kohës deri sot.

6. Miratimi i ligjit për krijimin e UPA-së cënon në mënyrë arbitrare Profesionistët e Lirë të cilët janë një nga grupimet më të mëdha të gjenerimit të të ardhurave dhe të vendeve të punës. Përmes tij prodhohen rregulla loje të njëanshme të dyshimta dhe pa asnjë interes publik.

7. Strukturat e UPA si parashtrohen në Projekt-Ligjin në fjalë, nuk gjejnë dot zbatim nëpër rrethe pasi 80% e Arkitektëve punojnë në Tiranë. Kjo qasje ligjore e bën të pamundur ngritjen e veprimtarinë e UPA-Rajonale pasi nuk plotsohet numri i detyrueshëm i profesionistëve. Kjo e bën këtë nismë krejt të pa lidhur me realitetin.

8. Urdhëri është në kundërshtim me Funksionimin e Profesionistëve të Lirë dhe sidomos Krijimtarinë e tyre. Ai futet si një hallkë e tepërt dhe merr atribute që me Ligj dhe gjithëpranim i ka:
• Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës (pjesa e Licensimit),
• Ministria e Arsimit nëpërmjet Institucioneve të Arsimit të Lartë (Ligji Nr. 80/2015),
• Këshillat e Lartë si KKT-ja,
• Institucionet Vendore si Bashkitë (në rolin e kontrollorit të veprimtarisë dhe dokumentacionit tonë), në rolin e Institucioneve Tatimore, etj.
• Nga mënyra si vepron dhe atributet që i jepen, ky “Urdhër” zhvendos Gjykatat dhe gjithë zinxhirin e ligjshëm të organeve ligjzbatuese në aspektin përcaktuese të drejtës që përcakton e Ushtrimit të së Drejtës së Profesionit të Lirë fituar përmes Punës e Sakrificës që nga arsimimi e dedikimi me mbi pesë vite të çdo profesionisti në këtë fushë.

9. Referencat rreth krijimit të UPA (Urdhërit Profesional të Arkitektit) janë nga Vende të cilat prej kohësh duan t’i zhbëjnë këto “Urdhëra” të krijuar vite më parë dhe në kushte krejt të tjera zhvillimi. Shembulli qëmtohet nga vende ku tashmë Urdhërat e Arkitektëve janë kthyer në hallka burokratike, pa dobi për qytetarët e profesionistët.

10. Shmangia e “Shembujve” më të mirë që funksionojnë sot në Europë por dhe më gjerë, ngjall dyshim si për njohuri të cunguara Etiko-Profesionale ashtu dhe për njëanshmëri e konflikt interesi.

11. Nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Grupi i Interesit të Profesionistëve Arkitektëve ose Planifikuesve Urbanë e Dizajnit për Krijimin e një Urdhëri të tillë. Është veçanërisht absurde që në vitin 2022 të mundohemi të rregullojmë profesionet me Ligje të krijuara në Vitet 1923, nga Qeveri Autokratike e orientime të shpallura Fashiste. Ka veç një grupim, Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë-SHASH-i (që duhet theksuar se prej vitesh nuk përfaqëson asnjë Arkitekt por interesa vetjake të një grupi të vogël e të mbyllur) të përfshirë në mënyrë aspak transparete e të njëanshme që e nxit këtë nismë, duke shmangur zinxhirin ligjor mbi të Drejtën e Informimit, Këshillimit dhe gjithëpërfshirjes së bashkësisë së Arkitektëve dhe Planifikuesve Urbanë. Fshehtas, me këmbëngulje e pa arsyetim, pretendohet domosdoshmëria e një “Urdhëri” (UPA), që nga mënyrat e draftimit, përfshirjes e miratimit, do pasojë me një klimë tejet monopolizuese të pabarazpeshuar në ligj dhe oferta jo reale dhe konkurruese në tregun e punës.


12. Paqartësia, shpejtësia dhe mënyra përjashtuese e grupeve të interesit, shprehet hapur në draftet e ndryshuara pa baza dhe pa përmirësime të publikuara qysh nga viti 2018. Po kështu parazgjedhja e një Shoqate SHASH, për të “Uzurpuar” UPA, nuk të jep as garancinë më minimale se ky Projekt Ligj është i mirëmenduar dhe funksional për të “Mirën Publike dhe Profesionale”.
SHASH është një prej dhjetra OJQ që veprojnë në Republikën e Shqipërisë e në fushën e profesionit tone ka të paktën dy të tilla. Njëra prej shoqatave është krejt e përjashtuar pa përmendur profesionistët e tjerë të cilët i kanë gjithë të dhënat në arkivat e Ministrisë për tu njoftuar e tërhequr mendim.

13. Profesioni ynë nuk përfshihet në çështje të drejt-përdrejta penale. Ai mund të ketë nevojë vetëm për Miratime të Standarteve të Projektimit dhe Kodit të Ndërtimit. Thënë kjo duhet të kemi parasysh se SHASH si organizëm i specializuar i zgjedhur njëanshëm në Grupin e Punës për hartimin e këtij Ligji, nuk ka bërë as edhe një hap konkret për të përmirësuar nevojat e ngutshme që kërkon tregu i punës e profesionistët. Përkundrazi ka treguar një moskokëçarje të theksuar të përfaqësimit të Arkitektëve si dhe humbjen në rritje të Vlerave e Përfaqësimit dinjitoz të Profesionistëve të Lirë.

14. Me anën e “Stigmatizimit” dhe “Mistifikimit” të fakteve, kjo nismë kërkon të mbulojë përgjegjësit
e vërtet të zhvillimeve Urbane të këtyre 30 viteve.

15. SHASH-i nuk ka asnjë atribut Ligjor të përfaqësojë askënd nga komuniteti ynë pasi asnjëherë nuk ka qënë dhe as që është përpjekur të jetë i tillë. Mungesa e “cilësisë”, trasparencës dhe mospërfaqësimi e zhvesh SHASH-in (Shoqatën e Arkitektëve të Shqipërisë) nga çfarëdo lloj pretendimi si përfaqsues i një grupi interesi.
As edhe njëherë qysh nga viti 1991, SHASH-i nuk ka pasur regjistër por as evidencat më të vogla se sa Arkitektë punojnë në Shqipëri dhe si janë kushtet e punës dhe profesionit të tyre.
Kjo gjë shpreh qartë se një nga përbërësit kyç të grupit të punës është i pa aftë për të prodhuar ligje e vendimarrje për shumicën e profesionistëve që kjo shoqatë nuk i përfaqëson dhe nuk i ka përfaqësuar ndonjëherë.

Sa parashtruar më lart, ne si Grup Interesi në Fushën e Arkitekturës, Planifikimit Urban dhe Dizajnit shprehim Votën Kundër miratimit të Projekt Ligjit për Urdhërin e Arkitektit dhe kërkojmë mirkuptimin tuaj për anullimin e çdo procesi të tillë si të dëmshëm për Profesionistët e kësaj fushe dhe pa asnjë dobi për publikun.

Me respekt
Arkitekt Gjergji CACA


Postuar më: 10.03.2022 02:25

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.